Kriza në moshën mesatare ndikimi i Planeteve ne kete mosh.

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

                                                                   Kriza në moshën mesatare

                                                                                   Planetet

 

Fjala “krizë” shpesh shoqërohet me dicka negative.Në të vërtetë bëhet fjalë për një procedurë, ku njeriu brenda të dhënave të jetës së tij që ndryshon, kalon nga një fazë në një tjetër.Pra bëhet fjalë  vazhdim rregullash që na cojnë një hap para.

 

Kriza në moshën mesatare është fakt, por njeriu në jetën e tij kalon  dhe të tjera të tilla. E para është qysh në moshën e adoleshencës, disa vite më vonë  t`I bëjë ballë krizës në moshën e mesme, aty rreth moshës 39-40, sa të shumta jane  procedurat që ndrysojnë e sjellin situate të reja.

Si për burrat dhe për gratë  40 vjec është mosha ku njeriu gjendet  në kulmin e karierës së tij,pra ka plotësuar krijimin e familjes, është e mundur që të pranojë se fëmijët fitojnë pavarësinë, dhe është e mundur të kalojnë një krizë në martesën e tyre.

 

            Të dhënat astrologjike

Kjo krizë shfaqet në moshën 39-40 dhe zgjat 2-3 vjet.Përgjegjësi për këtë krizë ka Urani,planeti I të paparashikuarës,që në këtë moshë të njeriut, krijon një formë të crregullt  me Uranin e datëlindjes   në horoskopin e tij.Urani është nxitesi më I madh I sistemit planetar dhe simbolizon  goditjen, kryengritjen dhe dyshimin.Është planeti që e mbush jetën tuaj me surpriza dhe zhvillime të paparashikuara.Gjallëria, zgjimi dhe përplasja që shkakton është dyshim  I njohurisë së veprimtarisë së brendshme.Ecuditshme është se ky zgjim mund të bëhet Brenda një nate.Urani do dhe mund të lëjë pas tij të shkuarën . Kthen faktet ,për të sjellur përparimin, pothuajse me ndryshime rrënjësore.”Fajtori” I dytë është” Neptuni,që dhe ky krijon një  formë të crregullt me të lindurin Neptun.Brenda të  pakuptueshmes Neptuni vjen në kontakt me “unë”  që e con atë në sfera të tjera të kapjes dhe të njohjes.Neptuni dashuron pa kufi, pa pritur të paguhet.Tek ai ne njohim krijimin e fantazisë që është një mënyrë arratisjeje dhe shpëtimi.Ndikimi ikëtyre aspekteve bëhet më I ndjeshëm kur marrin pjesë dhe planetë të tjerë personalë p.shUrani në aspect me Diellin,apo Neptuni me Hënën.

 

Kundërshtimi

Urani—Urani

Ky aspect vjen të na trazojë jetën tonë të përditshme.Na këshillon të ecim para  me gjithcka që na pengon në zhvillimin tonë personal.Papritur dalin “dua” me kokëfortësinë tonë, që detyrohemi t`I marrim parasysh pa u larguar apo shtyrë për herë tjetër.Nën këtë aspect tejkalojmëkufijtë e “unë” dhe rregullat ndryshojnë.Në moshën39-40 vjec shohim cifte të ndahen, të ndryshojnë karrierë apo burra t`I kthejnë sytë nga vajza më të reja.Njeriu mohon zghedhjet që ka bërë në jetën e tij deri tani,  duke kuptuar se ka humbur kohë, vite, dhe e kap ankthi se ka humbur kohë dhe s`do të mund të bëjë ato që ka dëshiruar.Si cdo krizë tjetër dhe kjo do qetësi për tu përballuar.Por të gjitha faktet e mësipërme janë shkas për të ecur përpara.Në qoftë seshohim drejtë nevojat tona,”dua-t”dhe gjejmë ekuilibrin e duhur,atëherë pa frikë mund të ndjekim rruge  që na ka haput Urani.

 

Katërkëndëshi

Neptuni-Neptuni

Duke jetuar reagimin e këtij aspekti, shohim se zgjohen e ngrihen drejtë para nesh dëshira   dhe ëndërra që nuk u plotësuan kurrë sepse ato ishin kushtet dhe rrethanat ku gjendeshim, dhe se ishte e pamundur ti merrnim parasysh.Kështu , Neptuni na fton në një  udhëtim  në fantazi ku të ëndërrojmë përsëri.Ky aspect lidhet gjithashtu medaljen nga ajo që ne e quajmë “realitet”.Neptuni  është planeti që na mëson se realiteti është I tepër ilëvizshëm, I ndryshëm tek gjithkush.Pikërisht për këtë arsye  na con shumë lehtë tek mashtrimi dhe utopia.Duke qenë nën ndikimin e këtij katërkëndëshi ne futemi lehtë në rrugë të rrezikshme, ku krijojmë një ikonë mashtrimi për realitetin , dhe ngatërrohemi  në skandale dhe mashtrime.Këtë situatë mund ta kalojmë thjesht duke pritur të largohet.

 

Pasojat

 

Asnjë nuk mbetet pa u prekur nga ndikimi I Uranit dhe Neptunit. Kriza në moshën e tretë mund të shprehet në fusha të ndryshme të jetës duke na shpurë drejt rrugës që kishim zgjedhur e që vazhduam deri në periudhën  që shpërtheu kriza.

Në fushën e shëndetit mund të shfaqen sëmundje të ndryshme që do të na detyrojnë të ndryshojmë mënyrën e jetesës.Numri I alkolikëve rritet në moshën 40 vjec.Në fushën profesionale mund të ndodhin ndryshimetë rëndësishme positive e negative.Në jetën familjare ka gjithashtu ndryshime . Divorcet janë  të shumta në këtë moshë por ka dhe shumë nga ata që në këtë moshë lënë  beqarinë dhe vendosin të krijojnë familje.S`përjashtohet mundësiaqë të vendosin të bëjnë fëmijë ata që nuk e diskutonin këtë cështje para krizës.

Në fushën e ndjenjave shprehet dëshira për eksperienca të reja, histori të pa menduara më parë.Cështje shpirtërore dhe besimi që nuk ju interesonin më parë tani kanë rëndësi për ju , sa mund të bëhen  biseda të përditshme.

 

Akoma një mundësi pra

 

S`duhet harruar se Urani është planeti që pranon tej mase respektin  ndaj njeriut,dhe kërkesa e tij është  që secili nga net ë jetë I lumtur dhe I respektuar në shoqëri.Nga ana tjetër Neptuni  përfaqëson gjithashtu dashurinë dhe harmoninë që frymëzon shpirtin dhe e drejton njeriu te zoti.Që dikush të kapërcejë  krizën e moshës mesatare duhet të jetë I ndërgjeghshëm dhe I përgatitur për t`I bërë ballë.Të përpiqet ta shohë jo si një e keqe , por si një mundësi e dytë në jetë.Një fazë e re ku dot`I jepet rasti për të bërë një kthesë të re në jetë në qoftë se është e nevojshme sigurisht.Pra kemi mundësinë të bëjmë një kthesë tjetër në jetë, me qëllim që të arrijmë të largohemi aty ku kemi qenë të lidhur ,e të shkojmë më pranë “uni-t” tonë.Në fund të rrugës do të mundeni  të gjeni ekuilibrin dhe harmoninë.

Shiko gjithashtu