Horoskopi i fiseve Majan

22/02/2018

Një sistem astrologjik me simbole të krijuara nga fiset Maja nepërmjet vëzhgimeve të tyre astronomike.

Fiset e hershme Maja interpretonin dhe kuptonin konceprin e kohës më një mënyrë të veçantë që ishte krejtësisht e ndryshme nga çdo qytetërim tjetër.Astrologjia që ata zhvilluan ishte një nga format më të avancuara të astrologjisë në ate kohë.Fiset Maja e kishin kuptuar dhe pranuar faktin se koha nuk është lineare dhe se bëhet fjalë për një seri ciklesh të përsëritura,ku fundi i një rrethi shënon fillimin e një të riu.Sistemi astrologjik qe u zhvillua nga fiset Maja kishte 19 shenja.Sistemi i tyre nuk është i qartë edhe në ditët e sotme dhe kjo sepse nuk është vetëm astrologjik,por në interpretimet e tyre shtoheshin dhe element nga civilizimi i humbur dhe simbole te kulturës së tyre të tilla si kafshët totem,moti dhe katër pikat kordinative.

Astrologjia e fiseve Maja bazohet në një nga tre sistemet kalendarike të këtij qytetërimi konkretisht bazohet në kalendarin Haab qe përbehet nga 360 ditë dhe është më i ngjashmi me kalendarin tonë.Fiset Maja jepnin shumë rëndësi të madhe kafshëve.I konsideronin ata si mësuesit e tyre dhe ishin të shenjtë,duke i lidhur ata me yjet.

Tek Korrelacionet zodiakale përmenden shumë kafshëve të së njëjtës natyrë si yjesia në të cilin korrespondojnë dhe karakteristikat e tyre kryesore pasqyrohen tek personaliteti,sjellja dhe aftësitë e individit.Duke studiuar secilen kafshë është e mundur të kuptojmë karakteristikat pozitive dhe negative dhe kështu dhe vetën.

‘Cikli zodiak’ I fiseve Maja është një sistem astrologjik me simbole të krijuara nga fiset Maja përmes vëzhgimeve të tyre astronomike.Shpesh kalendari Maja ngatërohet me atë të Aztekve.Por nuk është e njëjta gjë!Ky sistem astrologjik është i bazuar në sistemin kalendarik I fiseve Maja dhe perceptimit e tyre për kohën.Për një kuptim më të plotë të shenjave Maja,është mirë të keni një ide për tre kalendaret të përdorura nga fiset Maja.

Shihni më poshtë shenjat e kalendarit e tyre dhe një interpretimin e tyre të shkurtër.

Ch’en: 2 Janar – 21 Janar

Personat e lindur në këtë kohë të vitit janë njerez te natës.Orë nga muzgu dhe deri në rrezet e para të dritës e diellit janë orë force dhe performance të mire për këta njerez.Mund të përdorni orët e mbrëmjes-natës për të ardhur në kontakt me veten dhe për tu mbushur më energji.Psikosinteza juaj ndikohet shumë nga ciklet e hënës prandaj është mirë të mbani veshur një gur hënor dhe për të qenë në gjendje të lidhëni më lehtë me natyrën tuaj hënore.Pika e horizonntit tuaj është Perëndimi dhe do ishte mirë të shikoni në atë drejtim kur jeni duke medituar ose bëni diçka të rëndësishme.

Yax: 22 Janar – 10 Shkurt

Të lindurit e këtyre ditëve ndajnë element të përbashkët me ata që janë lindur nën shenjën Yaxk’in(23 nëntor – 12 dhjetor).Planeti që ndikon tek ju është Afërdita dhejeni nga natyra të mirë dhe plot dashuri. Jini gjithnjë në kontakt me elementet e dashurisë,sepse kështu mund të sillni harmoni tek të tjerët dhe të keni marrëdhënie paqësore dhe të mira.Veçanërisht gjatë kësaj periudhe është e rëndësishme që të jeni ai që sjell ekuilibrin dhe lumturinë në botë!Pika e horizontit që ju favorizon është e Jugut.

Sac: 11 Shkurt – 2 Mars

Të lindurit e kësaj periudhe kanë një marrëdhënie të ngushtë me dritën dhe orët e para të mëngjesit.Herët në mëngjes ju ndiheni të plotë dhe të gjallë,prandaj dhe mëngjesi është më i mirë për aktivitetet tuaja dhe atëherë mund të mbusheni me më shumë energji.Mundohuni të siguroni pak kohë në mëngjes për të medituar,sepse kjo do ju japi mençuri dhe mirëkuptim.Pika e horizontit që është e favorshme për ju është Veriu dhe kafsha totemike është Bretkosa.Kuptimi i kësaj kafshë është përshtatshmëria dhe pranimi i ndryshimeve.Bretkosat lehtë mund të hidhen nga një vend në tjetrin pa shumë përpjekje.Prandaj pranoni ndryshimet që ndodhin në jetën tuaj,sepse tek ndryshimet fshihet fuqia juaj.

Keh: 3 Mars – 22 Mars

Të lindurit nën këtë simbol kanë një marrëdhënie të ngushtë me natyrën dhe balancën natyrore.Me shembullin tuaj mund të ndihmoni në sigurimin e drejtësisë dhe harmonisë në mjedisin tuaj.Energjia juaj është e njëjtë me atë të zjarrit dhe e kuqja është ngjyra e fuqisë tuaj.Pranoje këtë fuqi dhe le të shfaqet nëpërmjet teje. Meditimi në pyje do t’ju ndihmojë të pasuroni aftësitë tuaja dhe pika e horizontit që ju favorizon është Lindja.Totemi juaj është Dreri,sigurisht!

Mak: 23 Mars – 11 Prill

Ata që kanë lindur në këtë kohë janë simboli më misterioz i zodiakut të qytetërimit Maja,sepse kemi mbledhur dhe kuptuar shumë pak gjëra për të!Pra,ju jeni një mister për të tjerët dhe ju bën mirë kur mbani një pjesë të vetes tuaj larg nga të tjerët.Është mirë të kaloni kohë duke medituar dhe duke menduar. Totemi juaj është Ariu që bie kudo në letargji dhe zhduket për pak kohë për të fjetur larg nga të gjitha. Nëse i kushtoni vetes kohën e duhur,ju do të zbuloni ngadalë misteret e ekzistencës tuaj.Numri juaj magjik është 3 dhe simbolizon hyjninë,balancën dhe plotësimin sipas fiseve Maja.

K’ank’in: 12 Prill – 1 Maj

Ata që kanë lindur në këtë periudhë janë njerëz të Tokës dhe Diellit! Ju keni një marrëdhënie shumë të ngushtë si me planetin qe gjendet nën këmbëve tuaja si dhe me energjinë që vjen nga dielli.Të kaloni kohë nën rrezet e diellit,sepse kjo ju bën mirë dhe duke medituar në dritë do të kuptoni shumë të vërteta.Kaloni kohën duke ardhur në kontakt dhe me tokën.Nëse mundeni,do të ishte mirë të vizitonit shpellat dhe të ndjeni se si është të gjendesh në barkun e nënës Tokë!Totemi juaj është qeni që përveçse se është i njohur për besimin e tij,është gjithashtu simbol i një fuqie të pabesueshme të brendshme dhe kjo është pikërisht forca juaj.

Muwan: 2 Maj – 21 Maj

Ata që kanë lindur në këtë kohë kanë një marrëdhënie të ngushtë me zjarrin dhe ujin.Pranoni,përqafoni dhe pershtatuni me këto dy elemente në të gjitha mënyrat e mundshme.Sidomos kur ndodh jashtë një stuhi,një fenomen në të cilin janë të pranishëm të dy elementet (shiu) dhe zjarri (rrufeja).Stuhitë tuaja ju mbushin me energji dhe mund të grumbulloni shumë energji prej tyre.Kafsha juaj totem është kukuvajka.Kukuvajka ka shikim shumë të mirë dhe forca juaj është pikerisht shikimi i mire,ju të dalloni se ku është e vërteta dhe gënjeshtra rreth jush.

Pax: 22 Maj – 10 Qershor

Për ju që keni lindur në këtë periudhë,kafsha juaj totem është xhaguari.Xhaguaret ishin kafshë shumë të rëndësishme në kulturën e fiseve Maja.Ata përfaqësonin konceptin e udhëheqjes.Ashtu si këto edhe ju, këni lindur për të udhëhequr dhe për të drejtuar të tjerët.Pranoni dhe harmonizohuni me këtë ide.Nga natyra, ju jeni njerëz me një karakter të drejtpërdrejtë dhe të sinqert ,si një shigjetë I drejtohet shënjestres saj.Tingulli qe del nga daullja ështëpikerisht tingulli që ju forcon dhe duke ju dhënë stabilitet dhe ekuilibër.Elementi juaj është avulli,një përzierje e tokës,ujit dhe zjarrit.Avulli rritet duke filluar nga thellësia e tokës përmes energjisë së zjarrit.Do t’ju bënit mirë të kombinonit këto tre elementë në jetën tuaj.

Kayab: 11 Qershor – 30 Qershor

Ata që kanë lindur nën këtë simbol kanë një marrëdhënie të veçantë me Hënë dhe kerkimet shpirtërore. Ju zakonisht kërkoni kuptimin më të thellë të gjërave dhe lidhje te fshehta ,sekrete dhe të padukshme midis ngjarjeve në dukje të pakrahasushm të jetës e përditshme.Kafsha e totemit tuaj është Breshka. Breshkat mbartin ne shpinën e tyre botën dhe të gjitha njohuritë e lashta.

Kumk’u: 1 Korrik – 20 Korrik

Ata që kanë lindur nën këtë simbol astrologjik kanë një natyrë të dyfisht.Shumicën e kohës mund të shihni të dyja anët e monedhës dhe vlerësoni mençurinë që secila anë ka ose çfarë mund të ofrojë secila nga ato.Kafsha e totemit tuaj është krokodili.Krokodilat kanë aftësinë e mbijetesës,durimit dhe sinkronizimit e mirë.Është një nga zvarranikët të paktë që mbijetuan periudhën mesozoike,një periudhë ku shumica e zvarranikeve dhe dinosaurëve u zhdukën!Ju jeni njerëz me stabilitet dhe jetëgjatësi.Nuk jeni tipi I ndryshimeve dhe edhe pse gjërat ndryshojnë vazhdimisht rreth jush,ato nuk ndikojnë tek ju.

Wayeb: 21 Korrik – 25 Korrik

Ata që kanë lindur nën këtë shenjë të zodiakut përbani një veçori brenda kalendarit të fiseve Maja. Periudha kohore që I korrespondon secilës shenjave është 20 ditë,ndërsa për ju kohëzgjatja e zodiakut tuaj është vetëm 5 ditë!Gjatë këtyre pesë ditëve,fiset Maja besonin se tronditesh ekuilibri natyror dhe kjo ishte një periudhë ku disa forcave ‘të tjera’,jo të Natyrës, depërtoniin në realitetin e njerëzve dhe hynin në veprim. Kjo nuk do të thotë që të lindurit në këto ditë të veçanta janë me fat të keq,por që kanë një lidhje të thellë me nivelet e tjera të ekzistencës.Pranoni njenjat tuaja superiore dhe ecni në botët paralele.

Pop: 26 Korrik – 14 Gusht

Ata që kanë lindur nen ndikimin e këtij simboli janë nga natyra udhëheqes.Në klasifikimin hierarkik të shoqërisë Maja,si kryetari dhe Xhagiari ishin në të njëjten gradë.Ju mund të transmetoni një vizion të shkëlqyer dhe të përcaktoni një drejtim të qartë për ata që janë përreth jush,ku nderkohë dëgjoni nevojat e tyre personale.Aftësia juaj është drejtimi i qëndrueshëm dhe i saktë.Ju keni një marrëdhënie të thellë me tokën dhe duke ardhur në kontakt me të ndihmon në zhvillimin e talenteve tuaja.

Wo: 15 Gusht – 3 Shtator

Ata që kanë lindur në këtë periudhëkanë ngjashmëri me ata që kanë lindur nën simbolet Che’n (2 Janar-21 Janar) dhe SEC (14 Tetor- 2 Nëntor).Koha më të favorshme për ju është pas perëndimit të diellit dhe lindjes së diellit.Kafsha juaj e totemit është bretkosa dhe si vet kafsha qe mundet lehtë të hidhet nga një vend në tjetrin në të njejtën mënyrë dhe ju mund të hidheni nga njëri vend në tjetrin me vetdije të plotë.Ju jeni njerez që ju tërheq misteri dhe kërkoni intuiten e fshehtë.

Sip: 4 Shtator – 23 Shtator

Ata që kanë lindur në këtë periudhë kanë një marrëdhënie të veçantë me elementet e zjarrit dhe ajrit. Totemi juaj është dreri.Dreri është simbol i fisnikerisë,fleksibilitetit dhe lidhjes me pyllin dhe natyrën.Dreri nga ana tjetër është udhëheqës fisnik i drereve të tjerë dhe të gjithë krijesave pyjore. Pranoni energjinë e fisnikerisë dhe mirësjelljes dhe perdorini këto cilësi në jetën tuaj të përditshme. Ngjyra që ju jep forcë është e kuqja.

Sots: 24 Shtator – 13 Tetor

Ata që kanë lindur nën këtë simbol kanë dy kafshë totem,Lakuriqin e natës dhe Peshkun.Është interesante të theksohet se të dy kafshët janë nga natyra të lire të lëvizin kudo,njëri në ajër dhe tjetri në ujë.Pra,ajri dhe uji janë elementët ne të cilët ju ndiheni më mirë dhe keni kontakt më të fortë me energjinë tuaj. Lakuriqi i natës është i lidhur me Nënën Tokë dhe çdo ditë kthehen në gjirin e saj, shpellat për të fjetur.Ju jeni krijesa shumë të ndjeshme ashtu si lakuriqi i natës dhe aftësitë tuaja kanë të bëjnë me intuitën,ndjeshmërinë dhe mund të shihni nëpërmjet gënjeshtër.Peshku përfaqëson thellësinë dhe ndërgjegjeshmerinë.Pra,ju keni një konceptim të thellë dhe mirëkuptim që jo të gjithë njerëzit e kanë.

Sec: 14 Tetor – 2 Nëntor

Ata që kanë lindur në periudhën e mësipërme janë shumë të lidhur me tokën dhe qiellin.Elementi që ju favorizon është ajri.Më shumë mundesi qielli ju hipnotizon nga ju dhe çfarëdo që është lidhet ose vjen nga ai.Ajri është një element qe lidhet me aftësitë intelektuale dhe toka element qe lidhet me realitetin. Keni mundësi të shqyrtoni çdo situatë dhe çështje nga rrenja dhe gjithmonë të gjetni zgjidhjen më praktike dhe efektive.Ju mund të tregoheni shumë të dobishëm me aftësinë tuaj tek të tjeret,pasi pikëpamjet tuaja janë të sigurta dhe praktike.

Xul: 3 Nëntor – 22 Nëntor

Ata që kanë lindur nën këtë simbol kanë një lidhje të ngushtë me kafshën e tyre totemike,qenin.Qeni ishte i rëndësishëm për fiset Maja sepse besonin se qentë drejtonin dhe shoqëronin njerëzit në udhëtimin e tyre në jetën e tjeter pas vdekjes së trupit.Si rezultat,ju që keni lindur në këtë periudhë karakterizoheni nga elementet si besimi,forca dhe përkushtimi ndaj individëve dhe qëllimeve të kësaj jetë.Gjithashtu,meqe keni një mënyrë për t’u lidhur me Epifaninë,ju mund te ndihmoni njerëzit të kapërcejnë frikën e tyre.

Yaxk’in: 23 Nëntor – 12 Dhjetor

Ata që kanë lindur nën këtë shenjë astrologjike lidhen dhe janë nën mbrojtjen e Zotit Ah Kin të fiseve Maja.Ky zot e mbron nga errësira,thatësia dhe sëmundje.Pra, keni duar shëruese,jeni shërues për mjedisit tuaj,si mjek ose nëpërmjet fjalëve shëruese.Por ju gjithashtu keni një të metë dhe kjo është dyshimi Ah Kin solli me vete dyshimin dhe pavendosmërinë.Mësoni të keni besim te vetja dhe tek të tjerët.Ngjyra juaj është e gjelbër.

Mol: 13 Dhjetor – 1 Janar

Ata që kanë lindur në këtë periudhë janë të lidhur në shumë mënyra me elementin e ujit.Fiset Maja besonin se këta njerëz mund të sillnin ujë dhe reshjet.Kushtojini vëmendje ndryshimeve të motit dhe nga mënyra që ndikojnë tek ju,do të kuptoni shumë.Forcat tuaja janë të lidhura me ujin dhe reshjet e shiu!Kafsha juaj totemike është xhaguari që përfaqëson njohuritë misterioze të shamanëve dhe fuqinë e atyre qe drejtojnë.Ju jeni bërë nga elementë të udhëheqjes dhe dijes dhe shumë lehtë jeta mund t’ju orjentojë në një farë mënyre të bëheni një udhëheqës shpirtëror.

Shiko gjithashtu