
Në Ditën e Shën Valentinit,nëse i përkisni pjeses me fat të të dashuruarve,keni mundësinë e përkryer që të kaloni një ditë të bukur me bashkëshortin tuaj.Mjafton të bini dakord të festoni së bashku këtë feste siç I takon ose mos ta festoni fare,sepse (gjasme) për ju “çdo ditë është dita e dashuruarve”.Dhe njëra dhe tjetra, janë të respektushme.Por e përsërisimë,mjafton të bini dakort me njeri tjetrin.Sepse nëse njeri dëshiron dhe tjetri jo,gjërat bëhen disi të çuditshme.
Tani,nga ana juaj,nëse doni të bëni më të mirën për bashkëshortin dhe marrëdhënien tuaj, shihni se si do ta organizonikëtë festë në mënyrë të përshtatshme sipas shenjave të horoskopit .Nëse është e ndjeni të nevojshme qe të beni disa leshime,nuk do të berbente problem.A nuk është dhe kjo Brenda rregullave të dashurisë?
Dashi
Për shenjën që kërkon parësi kudo,ashtu dhe në zemrën tuaj,duhet të përgatisni një situatë të veçantë.Mendoni për diçka që nuk e keni bërë më parë,si të shkoni në një restorant të ri, një bar karaoke ose në luna park.Humor erotik do rritet së bashku me adrenalinen dhe si rrjedhim do të ofrojnë në fund një mbrëmje erotike.Mire do ishte të benit dhe një ndryshim në pamjen tuaj të jashtme që parteneri juaj nuk e ka parë më parë,si floket,rrobat ose të brendshmet.
Çfarë duhet të shmangni: përsëritet.Nëse nuk është përvjetori juaj i parë së bashku,nuk do i pëlqente të bënit të njëjtat gjëre si vitin e kaluar,pavarësisht sa mirë kishit kaluar.Gjithashtu e acaron të ndjehet I detyruar për ta feshtuar nëse ai nuk është në qef.
Demi
Demi është tip romantik dhe festimi tradicionale i Shën Valentinit i jep mundësinë për të shijuar bashkë gjithçka qe i pëlqen si shkëmbime dhuratsh,lule,çokollata dhe të ngjashme me keto,një vakt të mirë më një atmosferë të bukur dhe faza romantike qe mund te vijojnë më vonë.Ndoshta do të preferoni të rini vetëm më njeri-tjetrin ate ditë ose të shkonit në vende që do të kishit mundesinë të jini të qetë dhe të vetmuar.Nëse dilni jashtë,preferoni të vini diku ku do të jet e garantuar qe do kaloni mirë dhe I lini eksplorimet për një herë tjetër.
Çfarë duhet të shmangni:Ta detyroni të bej shpenzime të madhaja parash ose ta detyroni të bej premtime të mëdhaja (të dyja I urren).Të jeni të bindur se sensualiteti juaj do të mjaftojë për të kapërcyer zgjedhjen e dështuar të pices në vend të një vakt të shishëm.
Binjakët
Nëse doni ti ofroni Binjakut tuaj të dashur një mbrëmje të këndshme, jepini atij njerëz, lëvizje, zhurme,gjalleri. Kjo ditë është konsideruar vetëm për çiftet, por partneri juaj,dhe pse të do shumë,ndihet I lodhur nga ideja “Ti dhe unë dhe askush tjetër”. Kështu që ju mund të organizoni dhe të kombinoni të dyja situatat:fillimisht mund të vini per të darkuar tet-a-tet me çdo gjë që mund të vijoj pas asaj dhe më vonë mund të takoheni me miqtë tuaj ,ose e anasjellta.Surprizoheni duke shkuar papritur në një vend të frekuentuar ,në një koncert me muzikë që ai e pëlqen.
Çfarë duhet të shmangni:Mos lejoni të flasin sytë dhe të mbizoteroj heshtja edhe pse shumë romantike,binjakëve u pëlqen komunikimin,bisedimet,shkëmbimet kulturore,të gjitha në një atmosferë të lumtur.Kjo e bën atë të ndihet “erotik”.
Gaforrja
Dita e Shën Valentinit u bë kryesisht për gaforen,dhe të gjithë të tjerët vijojnë.Çfarëdo që ju të bëni nga cfare parashikon zakonisht kjo traditë,asnjëherë nuk do të jetë e tepërt për një gafore.As fëminore as kërcënues për lirine e presupozuar (e cila është dhenë pakufizime). Edhe një burr i shenjës e gaforës do të emocionohej nga një arush pelush me një kartë të madhe,drejtuar “zemrës”ose çdo pseudonimi tjetër ju përdorni më njeri-tjetrin.Sidomos kur behet fjalë dhe për takime romantike.
Çfarë duhet të shmangni:Deklarata si “Unë nuk besoj në këto”,”dashuria e vërtetë festohet çdo ditë,”dhe të tjera të ngjashme.Edhe nëse keni këte këndvështrim,duhet të tërhiqeni për hatrin e tij.Përndryshe,do të jeni përgjegjës për rezultatet (të pakëndshme).
Luani
Luani pëlqen gjithçka që ka të bëjë me festimet dhe qe i jep një shije tjetër të jetës së përditshme.Është e qartë,dëshiron që kjo ditë të ketë diçka të veçantë.Dhe preferon një opsion që do ta lejojë ate të shkëlqejë, atje ku do shkoni (çfarë, mendonit së do qëndronit në shtëpi mbyllur?), të veshur bukur.Pra, zgjidhni një vend sa me të frekuentuar,aq sa ju lejojnë financat tuaja sigurisht.Akoma më mirë nëse behësh fjalë për ndonjë nga ato “paketa” e ofruara nga hotele të ndryshme me darkë dhe qëndrim gjatë natës.
Çfarë duhet të shmangni:Çdo gjë të lire,një dhuratë që tregon se e keni zgjedhur në momentin fundit,pa kerkuar.Kini kujdes, kjo nuk kërkon që ju të paguani shuma marramëndeses!Por të paktën,tregoni shije të mire dhe mundohuni të gjeni diçka interesante dhe që i pëlqen.
Virgjëresha
Virgjëreshat mund të tregojnë se nuk u interesojnë “gjera të tilla”,por u pëlqen shumë te shfaqni ndjenjat tuaja (dhe) nepërmjet zakoneve te ditës.Edhe nëse reagimet e tij nuk janë ato të deshiruarat,ai do të vlerësojë me siguri një dhuratë më shije,një kartë të bukur dhe çdo gjë që mund të tregojë se e shihni më seriozitet marrëdhënien tuaj.Çfarë do të donte ai? Një mbremje të bukur në një teatër,ekspozitë ose koncert,një darkë të mirë,një qëndrim gjatë natës në një hotel me spa – të gjitha keto që do e ndihmojnë ate për të shfaqur pasionin e tij .
Çfarë duhet të shmangni:Nëse shkoni direkt ne “temë”,pa ato që u përmendën më sipër. Bëni një surprizë me gjëra që ju e dini qe i përshtaten shijes apo temperamentit të tij.
Peshorja
Peshorja i përket shenjave që i adhurojnë festimet e kësaj dite.Jepini atij dashuri dhe lule dhe I merrni shpirtin!Megjithatë,jo gjëra banale dhe pa shije por gjera më nivel.Shkruani letra nga Eliti ose Eliari në kartë, të cilën do të shoqëroni me një buqetë të bukur ose një kuti me çokollata më të shishme.Shkoni bashkë në një shfaqje më vepra të artit erotik,ose i jepni një libër apo CD ku keni regjistruar pjesët më të dashura për ju.
Çfarë duhet të shmangni:Seksualitetin brutal.Peshorja dëshiron pasionin e dashurisë,por të rafinuar,të spërkatet me shumë romancë.Gjithashtu,për asnjë arsye,mos bëni ndonjë grindje me të ose me kamarierin,sidomos në këtë rast.Ju do ta merzisni atë!
Akrepi
Për Akrepat kjo ditë është një mundësi e shkëlqyer për të shprehur të gjitha pasionet që shoqërojnë dashurinë e tyre.Tregoni edhe njëherë se sa fantastike mund të jetë jeta juaj në cift,duke i berë atij një surprizë për vendin ku do të shkoni dhe çfarë do të bëni atje. Mbulojeni atë me mister,duke e kthyer në një lojë se ku do të takoheni për të kënaqur nevojën e tij për të zbuluar misteret .Bëni regjizorin dhe luani role të ndryshme për ta berë natën të paharrueshëm.
Çfarë të shmangësh:Ti prishni humorin me ideologjinë tuaj anti-valentine nëse ai është një tifoz i festës.Por edhe ta shtyni atë shumë për ta festuar nëse ai është kundër.Organizoheni atë në një kohë tjetër,ku nuk do e presë.
Shigjetari
Shigjetari është një nga shenjat më të prirura për të mos i pëlqyer situat si “festojmë duke dashur ose jo,sepse është dita”.Ai gjithashtu do të donte diçka shumë më pak të parashikueshme dhe të zakonshme sesa një natë nen driten e qirinjve.Nuk do të ishte më mirë të organizonit një udhëtim dy ditor në fundjavë (që është në “distancë sigurie” nga ajo ditë), duke përfshirë rafting nepër lumenj dhe ecje nepër pyjet e gështenjës? Eshtë e sigurt së do të lodheni,por kjo është pikerisht ajo që u pelqen,si tja bëjmë?
Çfarë të shmangni:Një ditë e cila nis duke folur për të ardhmen e marrëdhënies tuaj,ose më keq, për të bërë një propozim të detyrueshëm nëse nuk keni parë një predispozitë të tillë.Ju rrezikoni që kjo festë të jetë e fundit për ju të dy.
Bricjapi
Bricjapi i përket grupit e romantikut të fshehtë të zodiakut,prandaj mos u mashtroni nëse reagon disi i përmbajtur në këtë festë.Është pak I turpshem në këto çështje.Jepini atij një pamje të takimit tuaj të parë,duke shkuar në të njëjtin vend.Ose bëni përsëri rrëfimin erotik në pikën ku keni dhënë puthjen tuaj të pare.Vini këngën tuaj në restorantin ose në bar ku jeni.Tregoni që e vlerësoni ate dhe traditën e marrëdhënies tuaj.
Çfarë duhet të shmangni:Ta vendosni në këtë klimë më zor,nëse ai është më nerva.Nëse nuk mundeni ta sillni në humor me ndonjë gjë,shkoni në shtëpi,porosisni pica dhe shikoni filmin e Tarantinos.Nuk përfitoni gje duke bërë një Bricjapi të merzitet,e garantuar.
Ujori
Ujori dëshiron të bëjë gjithçka në një mënyrë ndryshe nga pjesa tjetër,kështu që një festim të tillë nuk mund të dëshirojë ta kalojë tradicionalisht.Ju duhet të silleni me zgjuarsi duke sugjeruar aktivitete interesante dhe origjinale që do të kënaqin së pari shpirtin dhe pastaj pjesën tjetër.Për shembull, ta therrisni atë në një duel në një lodër tavolinë ose elektronike, me shpërblime ose gjoba seksuale.Në thelb ju duhet të punoni më imagjinatën tuaj,por kjo është pjesa më interesante (ose jo) nëse ju lidheni më një Ujor.
Çfarë duhet të shmanget:Çfarë bën pjesa tjetër e botës.Përveç nëse më tortën me çokollatë në formë zemrë,para se ta hani të lyeni njeri tjetrin,duke ringjallur skena nga ” nëntë javë e gjysmë” (e vjetër,por shumë e dobishme).
Peshqit
Me Peshqit ju duhet të ruani të gjitha zakonet e Shën Valentinit.Shfaqni sa më shumë romanticitet të keni dhe i jepni partenerit tuaj një festë plotë embëlsi.Bombardoheni qe heret në mëngjes më mesazhe,vendosni letra dashurie në të gjitha vendet ku ata mund ti gjejnë ato nëpër xhepat e tij,në çantën,në makinën e tij.Mbushni shtëpinë me balona ose lule.Sado e tepruar,budallalik ose fëminore ta shihni,ai do t’i vlerësojë ato.Çfarëdo që t’i jepni do ti dhuroi atij sigurinë emocionale që gjithmonë ka nevojë.
Çfarë duhet të shmangni:Të injoroni plotësisht këtë ditë.Ose mos të takohen fare,ta takoni ate me duart bosh ose akoma më keq të komentoni me ironi këtë festë të shenjtë për ta.Në të tri rastet,ju keni gabuar.