Astra Weekend! Ana Shpirtërore në Fundjavë 14 deri 15/3/2020

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Astra Weekend! Ana Shpirtërore në Fundjavë 14 deri 15/3/2020

Saturni në Ujor.

Përshëndetje, të dashur miq dhe mikesha, shkojnë në një fundjavë me durim, këmbëngulje, shpresë dhe optimizëm pas c’do gjëje që po ndodh.Shkojmë të lehtësojmë paksa humorin tonë duke parë jetën tonë sentimentale.Filloj me Diellin në gjashtkëndësh me Plutonin I cili kërkon të ndërrojmë drejtim dhe të bëjmë përditshmërinë e lidhjes tonë më të mirë.

Marsi në gjashtkëndësh më Neptunin na bën më të dhimbshëm dhe na shtyn të ndihmojmë partnerin tonë, ta dëgjojmë akoma dhe një njeri të cilin nuk e njohim mirë. Në fund, Hëna do të ndodhet në Shigjetar dhe nga atje do të përfundojmë optimizmin për këtë fundjavë; do dëshirojmë të jetojmë caste të lumtura me personat që duam.

Të dielën 22 Mars, Saturni bën hyrjen e tij në shenjën e Ujorit. Do të qëndrojë në këtë shenjë deri në 1 Korrik 2020, pasi dhe në 10 Maj do të kalojë në vijë të kundërt dhe do të kthehet përsëri nëBricjap. Do të shpërngulet përfundimisht në Ujor, në 17 Dhjetor të 2020.

Mundet në mendjen e shumë prej jush, Saturni të jetë një planet plot vështirësi, kufizime dhe limite, por është I domosdoshëm për pjekurinë e njeriut. Me kalimin e tij nga planetët e ditëlindjes tonë, fitojme ndërgjegjësim dhe detyrohemi të përballemi me situate që, shpesh nherë, kishim lënë pas, sepse nuk mundeshim të menaxhonim.

Me radhjen e planetit, situatat që ndryshohen janë tashmë një rrugë e vetme dhe do të detyrohemi të gjunjëzohemi para problemit që do ketë dhe do ta zgjidhim.

C’farë nënkupton hyrja e Saturnit nëUjor ?

Ujori është një shtëpi tradicionale e Saturnit. Kështu që planeti ndihet mirëbrenda tij dhe vazhdon të shfaqë në mënyrë të shëndetshme cilësitë e tij.

Vetëm se këtu do të ndryshojë terren dhe objekt për t’u shprehur.

Ujori është një shenjë ajri… Këtu takojmë kuptimin dhe shpirtërimin.

Në rrugëtimin evolucionar të shenjave tëAjrit( Binjakët, Peshorja) në Ujor, kemi arritur në njeriun e kuptueshëm. Aty ku dija bëhet objektive.Kjo tregon fiks njeriun I cili arriti në një pikë vetndërgjegjjeje, për të gjetur rrugën e tij dhe njohuritë e plota. Ujori është shenja e zodiakut e cila ka fuqine t’I shikojë gjërat objektivisht, si janë , dmth përcjell kudo dijet e tij, pa detyruar njeri ta ndjekë. Kjo është sjellja e një Ujori ndaj njerëzve.

Sa hecim drejt dijes, fitojmë më shumë ndërgjegjje dhe më shumë përgjegjësi. Shenjat e ajrit, ka të përbashkët faktin se janë të gjitha të vecanta.Fjlaët që I karakterizojnë janë komunikimi dhe mendimet.

Kanë lirshmëri dhe I afrojnë njerëzit përmes llogjikës.Shprehen shumë përmes komunikimit, I cili është elementi tyre, ose në të shkruar ose në të folur, ose kërkojnë vazhdimisht tërheqje shpirtërore.Këtu takojmë dhe persona që duan vecanërisht teknologjinë apo librat, sepse ju ofrojnë “joshje” mendore.

Saturni në Ujor do të sjellë zgjidhje brenda ndryshimeve sociale.

Saturni këtu kalon nga një ambjent I tillë, dmth nga një shenjë shpirtërore dhe njerëzore, e cila do të dojë të bëjë vepra dhe të shprehi përfundimisht kërkesat e shenjës, të cilat nuk janë tjera vec se ofrimi social, mbështjetja, bashkësia, shoqëria, komunikimi, llogjika dhe mendimet objective për të gjetur zgjidhje.

Ka shumë gjasa të eksistojnë ndryshime sociale dhe tani me Saturnin duke përshkuar ne shenjë, do të ketë rryma të reja ideologjike, më të organizuara dhe më rezultuese, në lidhje me cështjet e rëndësishme të planetit.

Paralelisht, lëvizje të reja teori të reja por edhe teknologji të reja do të zhvillohen, duke ndryshuar skenarin e tanishëm.

Eshtë momenti I përshtatshëm për të gjetur zgjidhje në shumë nga ato gjëra që deri tani mund të ngjanin pa rrugëdalje, pasi me këshillën e planetit, mundësisht do munden të rivendosen në një bazë më të mirë.

Kolektiviteti është ai që mund të zgjidhë shumë nga problemet dhe tani është momenti ku mund të gjendemi para aktiviteteve zgjedhore, të organizuara dhe thelbësore që do të shërbejnë për një qëllim të përbashkët.

Saturni do të qëndrojë deri në Mars të 2023. Ndoshta shpresa për përmirësim të botës të jetë Saturni në Ujor.

Këtë periudhë, do të ndikojë përfaqësuesit e kryqëzimit të qëndrueshëm, Dem, Luan, Akrepa dhe Ujorë të ditëve të para, por edhe ata që kanë horoskop, mesqiellor apo planet personal në grada të para të shenjave, duke ju dhënë një provë të parë nga ngjarjet që dotë pasojnë brenda viteve të ardhshme. Shkojmë atëher të shikojmë ndarazi, se c;farë mund të sjellë c’do shenjë në nivel sentimental!

Dashi

Të dinit vetëm se sesa favorizuese është Hëna ne Shigjetar këtë fundjavë.Ju karikon, ju bën të dëshironi të lini pas c’do mendim negative që keni patur, të doni të gëzoheni, të kaloni momente lojrash dhe të bukura me partnerin tuaj. Dëshirat tuaja janë aq të fuqishme sa nuk ka mundësi të lini dicka t’ju a prishë dhe këtë po j’ua them pasi keni ndërmend ti ngrini humorin dhe personit që keni përkrah, ta tërhiqni pas vetes për të lënë mënjëanë përditshmërinë tuaj.

Ju Dashët e mi, këtë fundjavë do dilni jashtë! Hëna do ndohet ne Shigjetar gjë që do të thotë se do të jeni dhe social dhe shoqëror dhe humor për të bërë shaka do keni dhe të ngacmoni njerëz me to. Tani është një mundësi e mirë për të krijuar një lidhje të re pasi Merkuri është në vijë të drejtë dhe kalon të Hënën në Peshqit, kështu asgjë nuk do t’ju pengojë pë rtë patur një shkrepje në zemër.

Demi

I dashur Dem, ju kasha thënë të bëni pak durim dhe pesmbëdhjet-ditshin e dytë të Marsit gjërat do të ishin më mirë si tani në fundjavë. Dielli bën gjashtkëndëshin me Plutonin dhe këkron një ndryshim të madh në lidhjen tuaj, të ndryshoni mënyrën sesi I shihni gjërat për më mirë.Marsi krijon një gjashtkëndësh më Neptunin dhe nxjerr për jashtë anën e tij të dhimbshme.Tani mundeni të dëgjoni dëshirat, ankesat dhe kërkesat e partnerit/partneres tuaj dhe c’farë mund të bëni për të ndryshuar sjelljen e saj/tij është të jëni pozitiv.

Për ju Demi im, këtë fundjavë, ndikoheni nga shumëkënde astrologjike duke filluar nga gjashtkëndëshi me Diellin dhe Plutonin I cili ju kërkon të plotësoni synimet dhe ëndërrat tuaja. Në vazhdim, gjashtkëndëshi Mars me Neptun ju lë mënjëanë sjelljet egoiste dhe dëshironi t’I ofroni një njeriu qëia vlen, dashuridhe ndjenjë, nëse mundeni të ndihmoni ama një njeri do të ishtë kënaqësia juaj ta bëni.

Binjakët

Binjakët e mij, kjo fundjavë pritet të jetë vecanërisht me tone të qeta dhe sikur do t’julargohet një barrë shumë e madhe nga mendja dhe zemra juaj. Merkuri më në fund u kthye në vijë të drejtë dhe të Hënën kalon në Peshqit, fund atëher më problemet në komunikimin me partnerin tuaj. Fund tensionet dhe pengesat që sillnin tensione lidhjes tuaj, erdhi ora të qetësoheni. Akoma dhe sikur të kaloni një fundjavëbrenda në shtëpi, nuk keni për tu mërzitur.

Ndërkohë për ju Binjakët e mi, që nuk kishit një lidhje, këtë fundjavë ju jap fund në zhgënjimin që kishit, duke krijuar një lidhje të re. Mban mend para disa ditësh kur ju bërtisja se nuk është momenti duhur për të thënë po një lidhje? Fjala ishtë për Merkurin e kundërt I cili nuk do të sillte jetgjatësi asaj lidhjeje, mos harroni se kjo mbaroi. Nga kjo fundjavë nëse ju vjen personi I duhur përpara, ju lutem të pranoni propozimin.

Gaforrja

E dashur Gaforre, këtë fundjavë ju favorizon shumë Marsi në gjashtkëndësh me Neptunin.Ndërkohe parandjenja dhe qëndrimi juaj ëndërrimtar, ju ndihmon të arrini shumë synimet tuaja. Mundeni atëher ti propozoni partnerit/eres tuaj një shëtitje romantike, përse mos e bëni ju hapin e parë këto dy ditë për të shprehur me cdo mënyrë dashurinë tuaj? Të thoni një “të dua”?Të tregoni me përkëdheljet tuaja dhe ngrohtësinë tuaj c’farë ndjeni?Asgjë nuk kuptohet, ndonjëherë të gjithë kemi nevojë ta dëgjojmë.

E dashur Gaforre, nëse nuk keni krijuar akoma një lidhje, mundem t’ju premtoj dicka positive për këtë fundjavë.Marsi bën gjashtkëndësh më Neptunin, me rezultat figura që përcillni jashtë të jetë më ndihmuese. Dëgjoni kështu problemet e dikujt, jeni në pozicion të ndihmoni dhe të mbështesni një person që ose njihni ose jo. Mundet të krijohet një tërheqje e pamposhtur dhe e cuditshme që do t’ju dërgojë drejt dicka erotike.

Luani

Hëna do ndodhet në Shigjetar, kuptoni atëher I dashur Luan, se është një fundjavë shumë e bukur për ju dhe personin që dashuroni. Hëna ju fal optimizëm, jus jell shpresë, gëzim, kreativitet, dëshironi të ndani të gjitha ato që ndjeni me partnerin/ partneren tuaj, ti përcillni energji positive, me rezultat forcimin e lidhjes tuaj si asnjëherë. Gjithashtu, është një fundjavë shumë e ngrohtë dhe plot lojra, ndaj ftoheni më c’do mënyrë të jetoni këto momente të bukura.

I dashur Luan, fundjava vjen duke ju përmbysur Hëna ne Shigjetar me fokusim në jetën tuaj sentimentale.Sjell dalje, komunikim, të qeshura dhe gëzime.Sjell gjithashtu dhe një njohje të re të saktë të cilën duhet ta ndihmoni ju, dhe c’farë nënkuptoj me këtë? Të mos e linin ë dorë të fatit, njohja që do krijoni këto dy ditë, ka nevojë të aktivizoheni dhe ju paksa, me cilindo mënyrë.

Virgjëresha

Virgjëresha ime, këtë fundjavë kemi një gjashtkëndësh shumë të bukur midis Diellit dhe Plutonit.Ekziston pasion, pushtim ndaj partnerit/ partneres tuaj dhe shumë ndjesi të theksuara. Do mundesha të them se jeni një nga shenjat më të favorizuara të fundjavës dhe nuk keni vec se ta gëzoni. Gjithashtu, dëshironi shumë të ndryshoni drejtimin e lidhjes tuaj për më mirë, ndaj dhe nuk përjashtohet fakti që do të merren vendime shumë të rëndësishme gjatë fundjavës.

Për ju Virgjëreshë, që nuk keni nje lidhje, këtë fundjavë do t’ju realizohet një gjashtkëndësh shumë pozitiv midis Diellit dhe Plutonit. Përcillni nga jashtë një figurën tuaj shuëm pasionante, në pikë ku nuk do të njihni as veten tuaj. Në rast se ju pëlqen ndonjë person, nuk nguroni tëbeni hapin e parë, keni një guxim të pabesueshëm I cili ju ndihmon shumë në krijim e dicka stabël brenda këtyre dy ditëve.

Peshorja

Përshëndetje Peshorja ime, Kjo fundjavë ka një kënd pozotiv, atë të Hënës që ndodhet në Shigjetar, shkon në një shenjë të gëzueshme, shumë optimiste dhe nuk bie psikologjikisht për asnjë arsyje. Do t’ju ndihmojë për t’ju ngritur psikologjinë tuaj, të jeni pranë partnerit/partneres tuaj, të kaloni caste të bukura, të merreni me ndonjë aktivitet të përbashkët, dicka që do t’ju bashkojë dhe do t’ju bëjë ta doni më shumë njëri tjetrin.

Ju Pëshoret e lira, këto dy ditë Hëna do të ndodhet në Shigjetar. Asgjë atëher nuk mundet t’ju mbajë në shtëpi, dëshironi të dilni sepse keni përbrenda gëzim, ndjeni se gjithcka po shkon mirë.Qëndrimi juaj optimist, vizatohet dhe në buzëqeshjen tuaj, gjë që do të thotë se mund t’ju ndodh dhe një njohje e bukur. Vlerësoni mundësitë që do t’ju prezantohen brenda dy ditëve sepse mos harroni Merkuri, është më në fund në një vijë të drejtë.

Akrepi

Akrepi im, nga njëra anë kemi Diellin në gjashtkëndësh më Plutonin dhe nga ana tjetër kemi Marsin në gjashtkëndësh më Neptunin, të cilët krijojnë një fundjavë më qellim ndihmën sesa ngatërresat.Kështu, atëher nga njëra anë keni një tërheqje të pamposhtur për partnerin/partneren tuaj, keni pasion dhe deshirë të lartë të cilat mund të jeni dhe në formë pushtimi, dicka e tillëështë e justifikuar për shenjën tuaj.Nga ana tjetër keni një tendencë të ndihmoni, të kuptoni dhe të nxirrni ndjenjat tuaja të dashurisë dhe romatike.

Kini shumë vëmëndje këtë fundjavë, ju Akrepat beqarë, këtë fundjavë pasi Dielli në gjashtkëndësh me Plutonin dhe Marsin në gjashtkëndësh më Neptunin që krijon kushtet e duhura për të takuar gjysmën tuaj tjetër. Kjo gjysma juaj bëhet fjalë për nje lidhje shumë pasionante dhe të fortë, të cilën do mundesha ta përcaktoj si turbulluese.

Shigjetari

Hëna do të ndodhet në shenjën tuaj Shigjetari im, ndaj këtë fundjavë flasim për dy ditë shumë të gëzueshmë për ju, plot optimizem dhe burim shprese që kurrë nuk kuptuam se nga e gjeni, por mirë që e keni pasi është ngjitëse ajo c’farë ndjeni. Mbështesni partnerin/ partneren tuaj në c’farë do aktivitet që do t’ju sjellë ndjesinë e lirisë, se do të jeni bashkë s’do të thotë se do t’ju mbysë kjo dhe në përgjithësi do t’ju propozoja toi shijonit këto dy ditë. Shigjetari im Hëna do të jetë në shenjën tuaj këto dy ditë, kështu që mund të dilni jashtë, të argëtoheni, të takoni shokë dhe të kaloni momente të qeshura. Fundjava do të sjellë shumë persona krah jush( të vjetër dhe të rinj), cështja është nëse doni të ngatërroni shoqërinë më dicka erotike, mendojeni mirëpara se të veproni. Mos ngatërroni një shoqëri më një dashuri sepse nëse ndërroni mendje, do të keni humbur një njeri I cili do të mundej të luantë nje rol të rëndësishëm në jetën tuaj.

Bricjapi

Bricjapi im, fundjavakrijon një gjashtkëndësh me Marsin në Neptun, një kënd shumë të mirë dhe pozitiv për ju që ndjeni apo ju akuzon partneri/ partnerja juaj se shpesh keni një qëndrim shumë egoist ndaj tij/saj. Mundeni ta ndihmoni, ti qëndroni afër, dhe ta dëgjoni atë, nuk keni asnjë dëshirë për keqkuptime. Dëshironi të shkakrkoni energjinë tuaj, vetëm në gjëra dhe situate që mund t’ju ngrenë humorinb dhe jo t’ju rrezojnë psikologjinë tuaj.

Për ju Bricjapët beqarë, fundjava me ndihmën e gjashtkëndëshit midis Marsit dhe Neptunit, do mundej me qëndrimin tuaj mëshirues të ndihmoni një person I cili mundeni ta bëni dhe t’ju dashurojë. Dëshironi të ndihmoni dhe jeni një spektator/e dhe këtë fundjavë me këshillat tuaja mundeni të ngreni humorin e një personi dhe ai të ndihet shumë familjarë me ju.

Ujori

Ujori im, Hëna do të jetë në Shigjetar kështu që kam shumë lajme të këndshme për këtë fundjavë, optimizmi, gëzimi dhe shpresa janë elementët që shkarkohen pas gjithë javës së vështirë që kaluat. Bëjnë që lidhja juaj të jetë mbuloja juaj, të kaloni caste të bukura, të qeshni dhe të ngacmoni njëri tjetrin. E dini se c’farë do t’ju bëjnë shumë përshtypje Ujori im? Kur keni pranë jush një njeri dhe po kaloni këndshëm, asgjë nuk mundet t’ju trembë apo t’ju prishë humorun, dashuria në fund I shëron të gjitha.

Hëna do të jetë në Shigjëtar, kështu që për ju Ujor të cilët nuk keni ndonjë lidhje, ështëb shumë periudhë e favorizuar ose për të krijuar një lidhje të re ose për të bëjë një njohje të rëndësishme e cila mund t’ju ndryshojë dhe mënyrën e të menduarit. Kjo njohje vjen dhe krijohet më një mënyrë shumë të papritur, për shëmbull brenda një shakaje tënden , të qeshi ky personi I cili mund të ndodhet në shoqërinë tjetër pranë jush, dhe kjo mund t’ju afrojë.

Peshqit

Përshëndetje Peshqit e mij, një lëmsh po bëhet në shenjën tuaj këtë fundjavë.Po filloj me gjashtkëndëshin Diell-Pluton një kënd I cili ju kërkon të ndryshoni drejtimin e lidhjes tuaj.Gjithashtu, ju fal dhe një pasion të pakrahasueshëm ndaj partnerit/ partneres tuaj.Ndërkohë në gjashtkëndëshin me Neptunin nga ana tjetër, ju ndihmon të keni një qëndrim më të dhimbshëm ndaj tij/ saj.Dëshironi ti dëgjoni dëshirat apo ankesat që ka.Si përfundim, t’ju them se të Hënën Merkuri vjen në shenjën tuaj, në vijë të drejtë sigurisht.Për ju Peshqit e mi që jeni beqar/e, kjo fundjavë favorizon vecanërisht gjashtkëndëshin Diell Pluton. Gjithashtu, ju favorizon dhe gjashtkëndëshi Mars-Neptuni dhe të dy ngjarjet astrologjike sjellin njohje të reja dhe takime të nxehta në jetën tuaj. Nëse dëshuroni dhe kërkoni të bëni njohje të rëja brenda këtyre dy ditëve, do të ketë një pasion I pafund në pikë ku nuk do mundëni të kontrolloni dot veten. Mos harroj t’ju them, se Merkuri vjen në shenjën tuaj(të Hënën) në vijë të drejtë dhe kjo është një plus për një ndryshim të madh sentimental.

 

Shiko gjithashtu