
A është ajo që tregojnë?
Verore! Dhe ëndrrat e zjarrta për dashurinë dhe rreh zemra jonë për dashuri dhe lule. Bojrat derdhen për ‘’kimi’’ erotike, të dashur perfektë. Por përse në fundin e verës fletët priten dhe qepen në masat e rutinës.
Ne duam t’ju hapim sytë që të mund të uleni me lehtësi. Do t’i heqim legjendat, duke zbuluar anën e errët të shenjave, që të mësoni dobësitë, veset dhe lëvizjet e tyre që të zhvillohet sa më mirë e të jetojmë më mirë.
Që të parandalojmë disa nga reagimet tuaja shpërthyese, duke i xjerrë të palarat në shesh, të dini se kur themi Demi, Luan ose Peshq duam të themi temperamentin e një shenje dhe jo për të dashurin ose për veten tuaj. Sa për erotizmin, shënoni se përveç temperamentit të një shenje, rol të rëndësishëm luajnë dhe pozicioni i Afërditës dhe i Marsit.
Përfaqësuesi i dytë i ndjekjes erotike është dhe Dielli dhe Hëna. Dielli zbulon tamperamentin tonë dhe Hëna ndjenjat tona. Mërkuri e përfaqëson dashurinë mendore, kurse Jupiteri është me fat. Sigurisht që marrin pjesë dhe Saturni që sjell grindje, Urani që guxon të elektrizojë, Neptuni që idealizon dhe Plutoni që sjell pasion.
Dashi
Zjarri/I vrullshëm
Udhëheqës: Marsi
Temperamenti
΄΄Unë i pari dhe i vetmi΄΄, thërret zëri i tij nga brenda dhe shfaqet me çdo mënyrë që të mund të vërtetojë rëndësinë e tij. Dhe nqs nuk është i pari nevrikoset dhe tërhiqet i djegur. Ku të marrë erë ΄΄adrenalinë΄΄, kërkoni për një Dash gjaknxehtë, i gatshëm për kundërshtime dhe beteja. Ka urrejtje të pashpjegueshme kurse ju zjeni në lëngun tuaj me orë të tëra. Lëvizshmëria e tij e shumtë të nevrikos, kurse shpejtësia dhe nevoja e tij për provokim e bëjnë jetën më të lodhshme. Ai me të vërtetë shkon shumë lart duke lënë plehrat për ju. Burri Dash shet burrëri, kurse femra e luan amazonën dhe i tremb meshkujt. Kavalier thatë? Ndoshta në përralla.
Erotizmi
Për Dashin dashuria është njësoj si lufta, domethënë provokim, ndjekje, fitore. Dhe të thuash se qeniet e dobëta e joshin? As që bëhet fjalë. I vrullshëm, i zjarrtë dhe jep shumë premtime. Çfarë do të thotë? Me siguri sa do të mund ta tërhiqni. Në vepra është seksual dhe jo erotik. Dashuria për të nuk është shijim trupor, është sport dhe ai i mat pak si ΄΄formula 1΄΄. Sentimental, atmosferë, ledhatim? Çfarë janë këto!! Sa ta fitoni interesi i tij erotik pakësohet. Dhe në qoftë se ankoheni dhe qani me siguri e nevrikosni. Do ta mbajë më shumë pranë jush mahnitja juaj. Por në qoftë se qëndroni, diçka të pakapshme me siguri do ta keni në dorë.
Demi
Toka/I qëndrueshëm
Udhëheqës: Afërdita
Temperamenti
E quajnë të pakujdesshëm. Por është një person aq i qetë që preferon më shumë krahun e kolltukut nga i juaji. Nuk e prish qejfin e tij për udhëtime, parti, shfaqje dhe çmendet për bisedime të zgjuara. Në qoftë se i prishni qetësinë e tij ose e ngacmoni do të keni eksperiencën e një Demi të vërtetë. Adhuron mirëqenien dhe ia dhuron me duar hapur vetes së tij dhe ndoshta edhe ju në qoftë se ju ndjen si një zgjerim i vetes së tij. Ka nevojë për siguri, materiale dhe sentimentale ndaj dhe ndoshta këmbëngul në idetë e tij. Mbledh gjëra antike të cilat mund të jenë të veçanta si dhe: letra tuaja, çantën tuaj, telefonin tuaj pa pasur atë maninë që t’ju vjedhë. Kokë e pakthyer, do tju plasë por do t’i kalojë. Duroni?
Erotizmi
Si tokësorë dhe fëmijë i Afërditës është i ndjeshëm ndaj dhe e shijon dashurinë me të gjithë trupin. Në qoftë se nuk jeni dhe ju aq joshës sa të kalojnë ëmbëlsitë e para, është i gatshëm të jepet në provokime pa e prishur lidhjen ose lindjen tuaj, këstu që: i qëndrueshëm, por besnik me asgjë në botë. Në qoftë se ia paguani me të njëjtën monedhë atëherë jeni të fituar. Do të djeni frymëmarrjen e rrezikshme të Demit. Nga momenti që hyni në kafazin e kraharorit të tij thoni mirupafshim të drejtave dhe pavarësisë. Ju dhuron ëmbëlsinë e burgimit.
Binjakët
Ajri/I lëvizshëm
Udhëheqës: Mërkuri
Temperamenti
I zgjuar, i rehatshëm në kontaktet dhe në lidhjet sociale, adhuron lojrat e tij të mendjes, anektodat, shakatë, idetë e reja, si dhe fotografitë e ndryshme interesante. Çudi, fjalë, zverdhje. E thonë të paqëndrueshëm dhe mendjelehtë por ska se çfare të bëj tjetër sepse e urren rutinën e përdishme. Me dy fytyra? Jo në asnjë mënyrë thjesht i lëkundshëm. Duke dashur të njohë vazhdimisht eksperienca dhe persona të rinj, ndërron mendime, vende dhe ndoshta dhe dashuri. Është aq i pavarur saqë bëhet tym dhe zhduket.
Erotizmi
I shpejtë dhe i lumtur, josh, mbush mendjen, tërheq. Ju tërheq me bisedime, hapet papritur dhe mëson, duke luajtur me dëshirat dhe imagjinatat tuaja erotike. Informohet, pra dhe jeton. Imitues i shkëlqyer dhe gjithmonë i informuar për gjithçka (teknikat erotike, për simbolin tuaj të dashur erotik) dhe kështu që bëhet i dashur shumë i mirë. Si libër i hapur përshkruan dhe ai klimën e tij erotike, të mirat, flirtin, si dhe tradhëtitë. Kurse sa për ndjenjën preferon që të bëjë flirt brenda logjikës. Vetëm nqs do që të provojë dashurinë. Thoni ta bën nga interesi ose kurioziteti?
Gaforrja
Uji/I vrullshëm
Udhëheqës: Hëna
Temperamenti
Realist i përhershëm, krijon skenaret e tij dhe dëshpërohet jashtë mase kur nuk arrijnë të tjerët që ta kuptojnë dhe nuk shpreh ato që ka përbrenda. I ndjeshëm, mbyllet shpesh herë në vetvete duke u ndjerë viktimë e të tjerëve dhe e ngjarjeve. Atëherë i mbyll perdet e vetëmbrojtjes dhe sikur thotë i dënon të tjerët me heshtjen e tij. Viktimë? Kriminel? Bëni kujdes: hidhërimi juaj e ushqen. Por i shqetësuar nuk është, sepse ka ndjenja dhe di se çfarë mund të bëjë, por edhe se si mund të manipulojë të tjerët duke kërkuar respekt dhe mirëkuptim si dhe mbrojtje njëkohësisht. Familjar i shkëlqyer, i përkushtuar dhe i dashur pa dyshim, mbron por dhe i largon ata që ikin nga krahët e tij.
Erotizmi
Nën sipërfaqen e ndjeshme fshihet një erotizëm shumë i thellë, të cilën ndoshta dhe ai vetë nuk e di. I turpshëm nga natyra e tij ka nevojë për afrimitet dhe që të hapet, dhe kështu që bie rëndesa mbi ju që të hapeni duke e lutur që t’ju flirtojë. Kur të ndjehet afrimitet mund të bëhet kërkues. Në qoftë se jeni sado pak të pavarur mendohuni para se të jepeni në dashurinë e tijsepse ka pasion më të madh se Akrepi, këmbëngulje më të madhe se Demi dhe një egoizëm që të kujton Dashin. Në qoftë se hyni në kraharorin e tij të ngrohtë do të shkriheni nga arotizmi i tij dhe mund të mbyteni në dashurinë e tij.
Luani
Zjarri/I qëndrueshëm
Udhëheqës: Dielli
Temperamenti
Që të jetë dikush Luan është rol, nuk është njeri i portës përballë. Aktor që në lindje, e ka në gjak që të jetojë në skenë, dramatizon dashurinë, peripecinë si dhe veprimet e tij të thjeshta. Jeton që të duket dhe të udhëheqë, ndaj dhe mjaft duke shpresuar se do t’ju lerë, sikur edhe për pak fare, kënaquni me adhurimin e të tjerëve kur jeni bashkë. Ju do, ju mbron, ju shtron deri dhe rrugicë të kuqe për të kaluar. Ju dhuron momente të këndshme, pluhur floriri me bollëk dhe pret respekt, adhurim dhe përkushtim nga ju. Dhe megjithëse është mbretëror, tiran, kërkon të bëni gjithçka duke ju bërë të ndjeheni gjilpërë. Zgjedhja e dyfishtë: të tërhiqeni ose të ecni përpara. Me sa duket janë të kota kundërshtimet, e pamundur t’ju kuptojë. Sepse Luani luan rol heroik dhe në qoftë se do të ndjehet i zakonshëm do të shuhet ky diell.
Erotizmi
Do t’ju vjedhë zemrën ky i dashur i lindur. Emocionues, zemërgjerë, do t’ju ulë, do t’ju shtrojë qilim të kuq. I dashuruar me dashurinë, ju harron ju pranë tij dhe adhuron partnerin mitologjik që ka krijuar për ju imagjinata e tij. Ai do të jetë drita dhe ju sateliti i tij i dashur. Në qoftë se ia dilni në pasion, në erotizëm, do të ndjehet se është në rrezik por edhe me rutinën të njëjtën gjë do të ndjehet. Dhe pastaj me ju në krah do të kërkojë për partnerin ideal, kurse sa për zemrën e thyer nuk mendoj se do të arrijë t’ju mbushë mendjen.
Virgjëresha
Toka /I lëvizshëm
Udhëheqës: Marsi
Temperamenti
Mani me shkëlqyeshmërinë dhe ndjenja kritikuese. Dhe sepse tym pa zjarr nuk del, atëherë me siguri duhet të ngjani që të bëni krushqi, që të mund të jeni të bashkuar. Zgjuarësia e tij, e shkëlqyer. Por çfarë të bëjë kur humbet pyje të tëra para një peme, kur brenda mendjes së tij kompjuterike zbërthen gjithçka, nevojë, ndjenja, dëshira, kur njëkohësisht jepet në detyrimet dhe në llogjikën e tij. Para organizimit dhe rregullit që ambjenti i tij ka gjithmonë. Qetësi, kurrë! Stres, gjithmonë! Dhe hajde të argëtohet dikush me realizëm, të nxejë në mendimet e punëve të tij. Buzëqesh edhe megjithëse mund të mos jetë festë. Dhe në qoftë se e kritikojmë ashpër ndoshta e bëjmë të shikojë se jeta është e bukur.
Erotizmi
Është sekret i përbashkët ka arkive jo vetëm të të dashurve të kaluar, por edhe të qëndrimeve dhe të teknikave erotike. Sigurisht që jo të shkruajtura në letër por në mendjen e tij me çdo hollësi dhe nuk është pak. Me mendjen e tij kombinuese dhe aftësinë e tij të veçantë të imitimit, por sidomos me ndjenjën tokësore të tij, fiton teknika të shkëlqyera erotike që do t’ju fitojnë dhe do t’ju habisin. Në qoftë se shtyheni nga fantazia dhe romantizmi juaj do të harrojë çdo lloj serioziteti dhe tabu dhe do të lëshohet në shijimet. Të paktën erotike….
Peshorja
Ajri /I vrullshëm
Udhëheqës: Marsi
Temperamenti
I sjellshëm, i këndshëm, shpesh herë dhe joshës. Por si shenjë e Afërditës i ndjeshëm, por që nuk të mbush mendjen. I pëlqen që të flirtojë dhe di se si të japë atë buzëqeshjen e ëmbël duke pasur si qëllim të pëlqehet kudo. Bëhet diplomat i shkëlqyer ose fëmijë… i mirë! Si shenjë e Ajërit është i ftohtë por në mendjen e tij mban dëshirat dhe ndjenjat e tij të thella. Kurse sa për bashkëjetesën, legjendë! Interesohet për ΄΄bashkë΄΄, por nuk është partner sepse ka nevojë për ajrin e lirisë. E do martesën ose flirtin e tij, por edhe pavarësinë! Më në fund bashkëjetesa qëllon statusin, ndaj dhe quhet si shenja më e shoqërueshme dhe sociale. Por atëherë i përket të gjithëve dhe hajde ta mbledhësh.
Erotizmi
Peshorja i dashur ngjan me një Don Zhuan që i ndante zemrën kudo. Por trupin e tij? Dashuria e tij është romantike, fine dhe atmosferike por në seks si mund të dijë ky tip ajror nga shijimet tokësore të trupit? Seks të zjarrtë dhe ndjekje erotike mos prisni nga kjo shenjë ku shfaqet Marsi seksi me dobësi. Peshorja martohet herët ndoshta dhe dy ose tre herë duke besuar se përsëritja i jep më shumë. Në qoftë se doni që ta keni vetëm ju dhe të keni përkushtim nga ai kërkoni në një shenjë më pak ajrore. Në qoftë se doni ledhatime të ndjeshme, pasion, xhelozi, provokim, bashkim ndoshta do të mërziteni me kalimin e kohës më atë. Dashuria është luftë kurse Peshorja është paqësore.
Akrepi
Uji /I qëndrueshëm
Udhëheqës: Marsi
Temperamenti
Akrepi është si një koktej që të djeg si piper. Hidhni në një mikser mendjemadhësinë, një dozë këmbëngulje, pak dhunë dhë ashpërsi, përzieni dhe kullojeni duke shtuar si qershi pasionin dhe erotizmin. Jam i mendimit se ΄΄hakmarrja është një gjellë që hahet e ftohtë΄΄, diçka që nuk e lejon të bëjë gabime të mëdha. Natyrë diktatore, di të manipulojë, ndaj dhe lejon të përhapet fjala që është i fuqishëm dhe ka dëshirë të hekurt, por në thellësi është tip i mbyllur. Pra si simbol i shkon shumë një kafshë mikroskopike helmuese, që po e bëri u zhduk. Pas perdeve të ulura, mbrohet, por njëkohësisht pregatit edhe lojra force, të cilat shpesh herë i fiton. Kur të fitojë dhe të sigurojë besim dhe përkushtim atëherë do të jetë i gatshëm. Do ta pini këtë gotë?
Erotizmi
Erotizmi i Akrepit është sulmues: me udhëheqje, me pasion, tension dhe durim. Në qoftë se jeni të njëjtë do t’ju adhurojë, sepse bashkimi brenda dashurisë është nevojë ekzistuese për atë. Në qoftë se nuk jeni në lartësinë e tij, atëherë fillon tradhëtitë në të cilat është i patërhequr. Por ju duhet të qëndroni besnikë sepse do të bini në grackën e një xhelozi të pashmangshëm. Kraharori i tij i ngrohtë mund të bëhet Alaskë dhe shikimi i tij që shpesh herë është i zhveshur do të bëhet i tejkalueshëm. E vetmja armë e juaja është që të qëndroni pak të largët.
Shigjetari
Zjarri/I lëvizshëm
Udhëheqës: Marsi
Temperamenti
Dhe çfarë nuk mundet ky person qëndror! I vrullshëm, i shpejtë, i zgjuar dhe vazhdimisht i zhvilluar, dhe krijon padashje ide tek të tjerët si dhe adhurim dhe dashuri. Udhëtues, peripeci, i pëlqen dija dhe filozofia, qenie paralele dhe te dashur të jetës dhe të dashurisë. Dhe që të gjitha këto të kujtojnë një person të vetmuar dhe shtëpiak. Por, në përgjithësi ecën përpara (fatlumi), fiton eksperiencë dhe ka si qëllim të shkojë më lart. Do të gjendeni përballë një adoleshenti të padisiplinuar,që reagon në programim, orar, në lidhje, në detyrime dhe rutinë. Me zemër dhe mendje të hapur kërkon horizontet e tij dhe lidhjet e tij dhe guxon qe ta bëj jetën siç dëshiron duke pasur një ndjenjë të shtuar që i thotë që të mos i shmanget kurrë mundësive. Që të mund të duroni ritmet e tij duhet të keni emocionim dhe shpejtësi. Që ta mbani pranë jush tregojini vlerat tuaja dhe do t’ju adhurojë.
Erotizmi
Temperamenti i zjarrtë që ka merr guximin që të flirtojë i pari si dhe të ndjekë dashurinë dhe seksin. Si atlet, ka trup si vegël, nuk ndjen shijimet trupore të tokës, nuk ka pasion dhe ndjenjën e ujit. Dashuria e emocionon si peripeci, mallëngjim erotik, por mungon kënaqësia e bashkimit brenda jap-marr. Me pak fjalë kuptimi i të qenurit bashkë. Ai mjaftohet me tensionin e të fituarit, në shijimin e forcës dhe të lirisë së tij, me vegimin e dashurisë së tij edhe sikur të jeni pranë tij. Dhe Në qoftë se humbet vegimi, një zgjidhje është divorci. Edhe këtu merr përparimin.
Bricjapi
Toka /I vrullshëm
Udhëheqës: Saturni
Temperamenti
Realist, i organizuar, me metoda, ambicjoz, tip punëtor. Saturni i ashpër veshi që në lindje mburojën që i nevojitej. Do fuqi dhe udhëheqje, për shkak të pasigurisë që ndjen, për vlerën dhe shkëlqimin e tij personal, vetëm në qoftë se ia arrin qëllimit profesionalisht ose në shoqëri. Statusi i tij është mbi të gjitha. Ka kritikë shumë të ashpër për veten e tij por edhe ndaj të tjerëve, në qoftë se nuk arrin qëllimet e tij. Brenda tij ka ëndrra, ndjenja. Por buzëqeshja është e pakët. Atë që nuk kupton është se jeta është e bukur, me të gjithë vështirësitë e saj.
Erotizmi
I dashur siç duhet. Kjo thotë gjithçka. Si mundet një tip i tillë të luaj dhe të fitojë në lojrat e flirtit? Si do të marrë pjesë në seks me ngurimet e tij Saturne, çfarë pune ka organizimi në dashuri? Si do të ulet erotikisht ky person? Pomantik? I ngrohtë? Vetëm kur tërheq nevojën e tij për ngrohtësi shpirtërore. Guxim, pasion, fjalë të ëmbla dhe përshpëritje në vesh as që bëhet fjalë. Do të jetë i ndjeshëm në qoftë se e lejon natyra e tij tokësore që të mund t’i flasë trupit të tij. Besnik? Aq sa duhet.
Ujori
Ajri /I qëndrueshëm
Udhëheqës: Urani
Temperamenti
Një përfaqësues e ΄΄kult΄΄ të plotë, një person i padurueshëm që i shmanget afresës së tij dhe e kërkon pavarësinë e tij me ftohtësi akoma dhe në lidhjet e tij më të afërta. Nuk i pëlqejnë zemërngushtësitë. Për rutinë orar të caktuar edhe nqs rezikon të humbasë vendin e tij. Dhe në qoftë se do ta lidhë një qëllim atëherë vendos një qëllim tjetër megjithëse e quajnë të qëndrueshëm. Urren mungesën e taktit. Lëre që ndryshon kur nerikoset, dhe fillon të sillet në një mënyrë të paparë.
Erotizmi
Narkizë, beson se është shumë i mirë dhe i pakapshëm në gjithçka. Ka rezultate shumë të mira në lojën e flirtit dhe tërhiqet nga ngacmimet në distancë, sepse erotizmi i tij fillon nga truri. Romantik i pashërueshëm, idealizon subjektin e pasionit të tij dhe ulet me dhimbje shpirti në fërkimet e përditshme të një lidhjeje në të cilën gjendet me njërën këmbë jashtë. Revolucionar, vështirë të bie dakort me lidhjet e tij dhe kërkon gjithmonë ngacmime , dhe ndoshta ikën sepse i tepron erotizmi. Pastaj çfarë erotizmi mund të ketë një person i qetë, por që elektrizon me magjinë e tij qiellore? Mendja e tij e shkëlqyer nuk lejon të besojë dëshira dhe ndjenja. Adhuron shoqëritë erotike, që i sigurojnë një lloj ndjenje dashurie dhe ngrohtësie por nga larg dhe vetëm.
Peshqit
Uji /I lëvizshëm
Udhëheqës: Neptuni
Temperamenti
Do t’ju çmendë ky person me një mijë fytyra dhe qëndrim enigmatik. Për një Peshk çdo gjë është e thjeshtë. Duke jetuar në botën e tij, nuk ka ngurime, nuk ka kufij, as ndjenjë të realitetit dhe ndoshta dhe as qëllime. Si të jetosh, të shpjegohesh, të biesh dakort, kur kjo ndjeshmëri dhe ky idealizëm është subjektiv dhe aspak real. Si t’ja mbushësh mendjen kur ndryshon ndjenja menjëherë, si dhe nevoja dhe mendime siç ndërron pamjen një dallgë e detit. Duket si viktimë, por në realitet ndoshta është flijues. I ndjeshëm, i mbyllur, mund të të ngatërrojë dhe për veten e tij ose të të mbysë në oqeanet e thella të mendjes së tij. Jeni të vendosur?
Erotizmi
Në qoftë se e fiton, do të humbasësh në krahët e tij. Tregon sikur ka nevojë për mbrojtje dhe i bën të tjerët të ndjehen të fortë. Por Në qoftë se do që ta ndryshosh, atëherë humbet, sepse preferon të jetë e qetë gjithçka rreth tij. Ju fiton më një mënyrë të çuditshme. Peshku është peshkatari më i mirë. Dhe kjo ndodh sepse ka aftësinë të ndryshojë me shumë mënyra të ndryshme. Ai mund të bëhet nga nje person shumë i dobët deri në dikë shumë të fuqishëm. Duke u munduar ta fitosh, në fakt të fiton ai ty me një mënyrë të padukshme. Dhe kur t’ju mbyllë në dashurinë e tij ujore, nuk do të mund ta përcaktoni në qoftë se është delfin apo peshkaqen.