AMMONAS

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
18/02/2018

Zoti kryesor i Egjipit, zoti i pjellorisë, Amoni, është i pari nder katër hyjnitë kryesore të krijimit. Është arketipi egjiptian i fuqisë së kombit, i cili lufton dhe shkateron armiqtë e vendit. Edhe pse ushtarak, natyra e tjj mbetet mjaft misterioze. Në Personalitetin i tij dallohet  shkëlqimi i diellit, por duke mbajtur çelësat e fshehtë të ezoterizmit. Është “shpirti që jeton i lir në ujërat e lashta”.

Amoni “mbizotëronte” në kohën e lindjes tuaj dhe ju dhuronte diellin, një burim unik energjie që ju bën të dalloni. Ju bekoj me aftësinë mahnitëse që ju lejon të “shihni” thellë brenda shpirtit të të tjerëve dhe të dalloni talentet, shqetësimet dhe qëllimet e vërteta. Kjo ju ndihmon të shihni dhe kaloni nëpër kurthet. Të tjerë të duan, pasi mund te zbusni  shqetësimet e tyre dhe të udhëhiqni hapat e tyre. Nën mbrojtjen e fuqishme të zotit më të rëndësishëm egjiptian dhe falë pasurisë tuaj shpirterore, mund të “kapni” gjithçka që shpëton nga logjika  e njerëzve te tjerë. Ju keni “dhuratën” e parashikimit dhe rrallë bini jashtë me këshillat që  jepni miqve tuaj. Megjithatë  ky karizëm  mund të veprojë si një pengesë, pasi askush nuk ka aftësinë t’ju tregojë një gënjeshtër të pafajshme! Lirëshmeria dhe sjellja juaj “pushton” të tjerët që nuk i rezistojnë dot sharmit tuaj. Bujaria juaj mahnit, pasi nuk kërkoni kurrë shpërblime në atë që ju ofroni. Pasioni, karakterizon dashuritë  tuaj dhe i vetmi armik i juaj është ekzagjerimi!

Shiko gjithashtu