Afërdita tek Demi … Tani dashuria feston!

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Qëndrueshmëri, siguri dhe sentimentalitet të theksuar ju sjell Afërdita që nga 14 Prill deri në 4 Maj do ndodhet në shenjën e duruar dhe qëndrueshme të Demit, njëra nga të dyja shenjat që udhëheq dhe kthehet në shtëpi të saj! Kështu, që shpreh të gjitha karakteristikat e saj dhe në sjelljen tonë erotike dashuria, kujdesi dhe ngrohtësia janë elemente të forta! Por Demi është shenjë e Tokës, kështu jemi të kujdesshëm me ndjenjat tonë, nuk shtyhemi në impulsivitete dhe ruhemi nga sjellje të nxituara. Gjithashtu, vjen periudha më ndihmuese për financat e të gjithve, por ana negative e këtij kalimi është sjellja pushtuese të cilën ndjejmë përballë personave, por dhe në objekte. E sigurta është se dëshirojmë më shumë shijimet dhe kënaqësitë e pende shqisave, por 23/4 dhe 25/4 Afërdita do sprovojë rezistencat e lidhjeve tona, kështu është e nevojshme orjentimi nga astrologu juaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Kalimi i Afërditës nga Demi aktivizon në favor të lindurve në shenjën e Tokës domethënë Demët, Virgjëreshat dhe Bricjapët, dhe i sjell më shumë oreks për flirte dhe erotizma. Gjithashtu, jep mundësi dhe njohje të papritura në shenjat e Ujit tek Gaforrja (vecanërisht) Akrepët dhe Peshqit, oreks për sentimentalisht, gjallëri dhe lehtësi. Nga 14 deri në 22 Prill ndikimi i planetit ushtrohet në dhjetditëshin e parë të shenjave, dhjetditëshin e dytë aktivizohet në 22 deri 30 Prill dhe në 30 Prill deri në 9 Maj ndikimim e planetit e pranojnë të lindurit në dhjetditëshin e tretë të shenjave.

 

Këndet që do krijojë Afërdita nga Demi

Në 23 Prill , Afërdita në takim me Uranin flet për një ambjent plotësisht të paqëndrueshëm në lidhje, pasi do shfaqen dashuri të reja të freskët, ndërkohë shumë lidhje ndoshta dhe të… kërcënohen!

Në 25 Prill, Afërdita në katror me Saturnin tregon vecanti dhe pengesa në mënyrën sesi funksiononi në lidhjet tuaja ndërpersonale por kryesisht erotike tuajat.

Në 3 Maj, Afërdita në gjashtkëndësh me Neptunin krijon një atmosferë plotësisht romantike dhe të ndjeshme në lidhjen tuaj, merrni dhe jepni dashuri, ndjeni siguri dhe humbisni në botën e ëndrrës dhe imagjinatës.

Në 6 Maj, Afërdita në katror me Jupiterin ju fal bujari, por bëheni më pushtues dhe mundet mënyra sesi funksiononi në cështjet erotike por edhe ato ekonomike të marrë nuanca eksagjerimi.

Në 8 Maj, Afërdita në trekëndësh me Plutonin ju jep mundësinë të shijoni castet e forta sensuale dhe pasionante, ndjeni të udhëheqin jetën tuaj erotike ngjarje fatale që janë jashtë kontrollit tuaj.

 

Ndikimi i kalimit dhe shenjat e zodiakut

DASHI

Kalimi i Afërditës ndodh në fushën e hartës që lidhet me arritjet tuaja materiale, paratë dhe mënyrën sesi funksiononi mbi tyre. Kështu që është periudhë ku rrethanat ju ndihmojnë me veprimet që bëni në tilla cështje, vecanërisht në cështje ekonomike, pasi parashikohet një periudhë me më shumë të ardhura dhe rriten fitimet tuaja ekonomike, ndërkohë shtoni përpjekjet tuaja për të rritur të ardhurat, me aleatin tuaj astrologun tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale  . E sigurta është fundja se i doni të ndani sa keni dhe njëkohësisht nuk hezitoni të kërkoni me guxim personin që ju intereson, por këtë periudhë ju intetereson më shumë qëndrueshmëria dhe siguria në cështjet tuaja sentimentale.

 

DEMI

Kalimi i udhëheqësit tuaj, Afërditës, ndodh në fushën e hartës tuaj që lidhet me cështjet e personalitetit, paraqitjes dhe trupit. Kështu që do hyni në një periudhë më favorizuese ku cështjet tuaja sentimentale, pasi gjërat tani hecin me ritme të shpejta. Paralelisht shihni lidhjet tuaja erotike të rigjallërohen falë Afërditës në shenjën tuaj, që sjell dëshirë seksuale të lartë. Gjithashtu, jeni mjaft romantik dhe theksoni më shumë natyrën tuaj artistike, por vështirësoheni mjaftueshëm për të bërë punë të vështira apo të lodhshme, pasi keni nevojë për të kaluar më shumë mirë! Por kini kujdes në 23/4 dhe në 25/4 , pasi dhe lidhjet tuaja atëher hecin në një litar të tendosur dhe sigurisht do keni nevojë për astrologun tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale  . Fundja, humori juaj i mirë fiton dhe më të vështirin, kërkoni partneritetin dhe ju më shumë, ndërkohë nëse kërkoni dicka të re në cështjet personale, atëher jeni me siguri në një periudhë më ndihmuese !

 

BINJAKET

Afërdita kalon në fushën e hartës që lidhet me nënndërgjegjjen, c’do gjë që është e fshehtë, sekretet, prapaskenat, kështu që fillon një periudhë që ruani për vete sa ndjeni, bëni flirte të fshehta, njohje por nëse jeni beqarë, persona të rinj që do hyn në jetën tuaj tani mund të jenë të përfshirë në situata të ngatërruara apo thjesht kanë nevojë për më shumë nevojë për tu lidhur me ju. Nëse jeni tashmë lidhje dhe horoskopi juaj është dakort, atëher fillon një periudhë qetësie për ju dhe partnerin tuaj, zbuten situatat dhe kërkoni romanticitetin, por në horoskope të vështira ky pozicion i Afërditës mund të sjellë dhe një … lidhje të fshehtë, që tentoni të mos mësohet. C’do skenar që të sjellë Afërdita, ju e dini që më parë, falë astrologut tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

 

GAFORRJA

Kalimi i Afërditës ndodh në fushën e hartës që lidhet me shokët tuaj, qëllimet tuaja dhe me cështjet e aktiviteteve kolektive. Kështu që kaloni në një periudhë më favorizuese për cështjet tuaja personale, dilni të fituar kur funksiononi me frymë grupi, jeni më dipllomatë, të shoqërueshëm, ndërkohë brenda lidhjeve tuaja shoqërore dhe astrologut tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale  , bëni hapa thelbësore pozitive për cështjet tuaja sentimentale. Nëse jeni tashmë në një lidhje atëher ndani momente të bukura më lehtë, qeshni më shumë, ndërkohë nëse jeni beqarë tani është periudha kur pikët tuaja në mjetet e rrjeteve sociale ngrehen dhe një dashuri e re mund të shfaqet nga atje apo nga shoqërimet tuaja me persona shoqërorë!

 

LUANI

Afërdita kalon në fushën e arritjes profesionale dhe famës. Kështu, me hapa të ngadalta dhe qëndrueshme ngreheni lartë dhe hapet një rrugë e re në jetën tuaj profesionale falë pozicionit të ri të Afërditës dhe inagurohet një periudhë e re interesante, me këndvështrime shumë të mira, aq sa nga ana shoqërore, edhe në karrierë. Tani njihni se imazhi juaj publik ju krijon përshtypje të mira dhe ju tentoni të përfitoni nga kjo. Paralelisht, nëse jeni në  një lidhje lini dashurinë me një anë për aspiratat, vec nëse punoni me partnerin tuaj, ndërkohë nëse jeni vetëm, një njohje e re brenda punës apo mbrëmjeve shoqërore janë një skenar i mundshëm për shumë Luanë. Si përfundim, mbani mend të mos vini në përplasje me persona të rëndësishëm rreth 23/4 dhe 25/4 , më mirë flisni me astrologun tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale

 

VIRGJERESHA

Kalimi i Afërditës bëhet në fushën e hartës që lidhet me personat që ndodhen larg apo në rrugëtime të gjata, me filozofinë e jetës dhe argumente të mëdha. Kështu që tani ndiheni më lehtësisht të lumtur sepse arrini të shihni pamjen tërësore dhe nuk shpenzoheni në detaje, duke humbur pyllin për pemën. Por nuk shpenzoheni aq në lidhje që nuk ju zhvillojnë apo nuk përshtaten me dëshirat tuaja, përvec se vetëm kur ekziston dhe nga të dyja palët dëshira për adventura. Ndani shqetësime dhe dyshimet tuaja me astrologun tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale  . Shumë Virgjëresha do njohin një person plotësisht të ndryshëm nga botkuptimi tyre dhe kjo do ti tërheqë, ndërkohë nëse bëni pjesë të ata që kanë tashmë një lidhje të bukur, atëher ndoshta është një moment i mirë të bëni bashkë një udhëtim, me plot kuptimin e fjalës apo figurativisht.

 

PESHORJA

Kalimi i udhëheqësit tuaj, Afërditës, ndodh në fushën e hartës që lidhet me cështje formimi, rilindjeje, të burimeve të përbashkta me partnerin dhe seksin. Kështu që kaloni në një periudhë me më shumë dëshirë seksuale, fiksime mbi lidhjesh, impulse të brëndshme, keni prirje në shijime dhe më vrull të fuqishëm seksual. Gjithashtu, në lidhjet tuaja ndërpersonale jeni më pushtues dhe ndjenja e xhelozisë nuk ju lë të gëzoni një lidhje. Nëse vjne tani një person i ri në sipërfaqje, fundja njoja do ketë karakter seksual, por gjërat nuk do shtrihen pa astrologun tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale  . Paralelisht merreni me para që lidhen me ceqe, detyrime, borxhe, shpërblime, karta krediti dhe e mira është se merrni fitime brenda kësaj, ndërkohë portofoli juaj mbushet falë këshillave të tjerve.

 

AKREPI

Kalimi i Afërditës ndodh në fushën e hartës që lidhet me cështje bashkpunimesh dhe marrveshjesh, me biznese dhe armiq të dukshëm. Kështu gjatë këtij kalimi do të afroheni më pranë me të tjerët dhe bashkpunimet tuaja janë pika e fortë! Një nga kolegët tuaja fundja është astrologu juaj personal në   www.astrologu.al/parashikime-personale  . Eshtë periudhë ku dilni të fituar nga tolerimet që do bëni, pasi jo vetëm të presionoheni për ti bërë, por përkundrazi shihni sesa më shumë mund të fitoni nga ana morale. Tani lidhjet përparojnë, jeni më erotik dhe dëshironi të investoni kohë mbi personin që ju intereson. Funjda keni më shumë admirues dhe joshja juaj është gjithashtu e lartë, por kujdesuni të mos hidhni benzinë zjarrit me sjelljen tuaj rreth 23/4 dhe 25/4.

 

SHIGJETARI

Kalimi i Afërditës ndodh në fushën e hartës që lidhet me cështjet e përditshmërisë, me rrethanat, qasjen dhe sjelljen në ambjentin e punës dhe lidhjet tuaja me kolegë dhe pundhënësit tuaj, por dhe me cështjet e shëndetit tuaj. Kështu që dëshironi të merreni me gjëra të bukura, të këndshme dhe aspak presionuese brenda programit tuaj. Paralelisht, në përditshmërinë e punës tuaj favorizoheni më shumë, bëni hapa në cështjet tuaja profesionale, ndërkohë njihen më lehtë përpjekjet që bëni. Lidhjet tuaja me eprorë, klientë apo furnitorë munden gjithashtu të përmirësohen jashtzakonisht, dhe ju bëni një njohje të re gjatë menaxhimit të detyrimeve, ashtu si mësoni dhe nga astrologu juaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale  . Si përfundim, është periudhë jashtzakonisht ndihmuese dhe për shëndetin tuaj, që tani duket të jetë më i fortë.

 

BRICJAPI

Kalimi i Afërditës ndodh në fushën e hartës që lidhet me cështjet e kreativitetit, argëtimit, me lidhjet erotike, kënaqësinë, rrezikun dhe anën e lumtur të jetës. Gjatë këtij kalimi, shijoni një nga periudhat më të këndshme të këtij viti, qëndrimi juaj është më lozonjat se kurrë dhe këtë e merr dhe partneri juaj, nëse jeni në një lidhje, ndërkohë nëse jeni beqarë mundeni brenda ambjenteve argëtimi apo atletizmi të bëni një njohje të rëndësishme. Por në përgjithësi qeshni më fortë, fitoni të tjerët me prezencën dhe humorin tuaj dhe rrezatoni tek ambjenti juaj i afërt. Flirtoni, ju flirtojnë, joshni dhe ju joshin, tani shkruni ju skenarin tuaj, me orjentimin që merrni nga astrologu juaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale

 

UJORI

Kalimi i Afërditës ndodh në fushën e hartës që lidhet me cështjet e sigurisë sentimentale, fiksimit, instiktit, familjes dhe jetës private. Kështu që ndodheni me humor të mirë, dicka e cila është drejtpërsëdrejti e lidhur ama me ambjentin tuaj familjar apo me vëndin ku jeton. Merrni kështu dashuri nga personat e ambjentit tuaj familjar, ndërkohë bëni lëvizje për të zbukuruar hapësirën që ju rrethon. Por ana negative e këtij kalimi është se lini për momentin cështjet tuaja personale me një anë dhe fokusoheni më shumë në ato që ju mungojnë, nag lidhja apo jeta juaj erotike. Ruani qetësinë juaj rreth 23/4 dhe 25/4 , ashtu do t’ju këshillojë dhe astrologu juaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale  . Gjithashtu, Afërdita këtu nuk jep shumë të ardhura, sat ë paktën keni nevojë këto ditë.

 

PESHQIT

Kalimi i Afërditës ndodh në fushën e hartës që lidhet me temat e përceptimit, mendimit dhe komunikimit dhe trego mënyrën sesi komunikoni dhe kontaktoni dhe dialogoni me ambjentin tuaj të afërt. Kështu që fillon një periudhë më ndihmuese dhe ëmbëlsohen ritmet e përditshëm, në krahasim me stabilen më parë, ndërkohë ju kërkoni ndikime të reja. Merrni informacione të rëndësishme dhe këshilla nga astrologu juaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale  . Paralelisht bëni njohje të reja dhe mundeni të përparoni në cështje të rëndësishme. Ju ndihmon gjithashtu sentimentaliteti fortë që përcillni dhe ndaj brenda kontakteve tuaja shfaqen flirte që ju rinovojnë. Keni më shumë ftesa për dalje, dhe nëse jeni vetëm mundeni të takoni një dashuri të re gjatë zhvendosjes tuaj!

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu