
26 GUSHT 2026 : DY DITË PARA EKLIPSIT — NJË DETAJ I VOGËL MUND TË NDRYSHOJË TË GJITHË TABLONË!
Dita e 26 gushtit është një ditë përgatitore shumë e rëndësishme, sepse Dielli dhe Merkuri ndodhen të dy në Virgjëreshë dhe po afrohen drejt bashkimit ekzakt që do të ndodhë më 27 gusht. Kjo do të thotë se mendja, vullneti, logjika dhe qartësia po përqendrohen në të njëjtën zonë. Dita është ideale për analizë, planifikim, rregullim, përgatitje dokumentesh, kontroll detajesh dhe organizim të një çështjeje që duhet të marrë formë.
Virgjëresha është shenjë e përmirësimit, shëndetit, punës, shërbimit, përditshmërisë, praktikës dhe saktësisë. Kur Dielli dhe Merkuri afrohen në këtë shenjë, ne mund të shohim më qartë ku ka gabime, çfarë duhet rregulluar, cilat fjalë duhen thënë, cilat dokumente duhen sistemuar dhe cilat vendime duhen marrë me maturi. Por duhet të kemi kujdes: kjo qartësi mund të kthehet edhe në stres, kritikë, ankth, analizë të tepërt dhe dëshirë për të kontrolluar çdo detaj.
Më të ndikuara janë Virgjëresha, Peshqit, Binjakët dhe Shigjetari, sidomos dhjetëditëshi i parë, me pika rreth 2°–5° të shenjave të ndryshueshme. Për Virgjëreshën, kjo është periudhë qartësie personale. Për Peshqit, marrëdhëniet dhe partneritetet kërkojnë bisedë. Për Binjakët, familja dhe shtëpia kërkojnë organizim. Për Shigjetarin, karriera dhe statusi kërkojnë vendim praktik. Shenjat e tokës, Demi dhe Bricjapi, mund të përfitojnë për studime, udhëtime, dashuri, krijimtari dhe plane afatgjata.
Një tjetër element shumë i rëndësishëm është se po afrohemi drejt eklipsit hënor dhe Hënës së Plotë në Peshq, që do të ndodhë më 28 gusht. Kjo do të thotë se dita e sotme nuk është vetëm ditë analize; është edhe ditë përgatitjeje para një kulmi emocional. Boshti Virgjëreshë–Peshq aktivizohet shumë fort: logjika përballë ndjenjës, detaji përballë besimit, realiteti përballë ëndrrës, trupi përballë shpirtit, puna përballë dorëzimit. Sot duhet të përgatitemi për këtë kulm duke vendosur rregull, jo duke krijuar panik.
Për çështje praktike, dita është shumë e mirë për dokumente, organizim, kontrolle, check-up, dieta, terapi, intervista, përgatitje për nënshkrime, mbledhje të dhënash, analiza financiare, punë administrative, sistemim shtëpie dhe planifikim të një bisede të rëndësishme. Është ditë shumë e dobishme për të bërë listë, për të vendosur prioritet dhe për të parë se çfarë duhet korrigjuar para se emocionet e eklipsit të rriten.
Në dashuri, dita është më shumë për bisedë të qartë sesa për romantizëm. Për ribashkim, mund të jetë e mirë nëse palët janë gati të analizojnë realisht çfarë nuk funksionoi. Për propozim, më mirë të ketë maturi, sepse eklipsi hënor është shumë afër dhe emocionet mund të rriten. Për marrëdhënie ekzistuese, është ditë e mirë për të vendosur rregulla praktike, por jo për të kritikuar partnerin.
Për nënshkrime, dita mund të jetë e mirë nëse dokumentet janë kontrolluar mirë, por duhet pasur parasysh afërsia e eklipsit. Për çështje shumë emocionale ose të pakthyeshme, më mirë të mos nxitohet. Për shëndet, dita është shumë e mirë për analizë dhe plan, por jo për vendime ekstreme.
Duhet të shmangen ankthi, kritika, detajet që na bëjnë të humbasim tablonë e madhe, nxitimi para eklipsit, vendimet emocionale të maskuara si logjikë, lodhja nga puna e tepërt dhe prirja për të rregulluar jetën e të tjerëve pa parë veten. Sot duhet përgatitje, jo panik.
KËSHILLA E DITËS:
Vendosni rregull përpara se emocionet të arrijnë kulmin. Kontrolloni dokumentet, shëndetin, financat dhe prioritetet, por mos u përpiqni të zgjidhni gjithçka menjëherë ose të rregulloni jetën e të tjerëve. Sot ju duhet përgatitje e qetë, jo perfeksionizëm dhe panik.
Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook
https://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu
Ju presim…