24 SHTATOR 2026 – DITA KU DUHET TË NDASH INTUITËN NGA ILUZIONI

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

24 SHTATOR 2026 – DITA KU DUHET TË NDASH INTUITËN NGA ILUZIONI

Më 24 shtator, Dielli tashmë është në Peshore dhe Hëna vazhdon në Ujor në pjesën e parë të ditës, duke sjellë një klimë ajri, komunikimi, ideje dhe marrëdhënieje. Kjo mund të jetë ditë e mirë për projekte, grupe, miq, biseda, prezantime dhe vendime që kërkojnë objektivitet. Megjithatë, Hëna më vonë lëviz drejt fundit të Ujorit dhe përgatitet të kalojë në Peshq, duke na çuar gradualisht nga mendja te ndjenja. Pra dita ka dy shtresa: fillon më mendore dhe sociale, por përfundon më e ndjeshme, më intuitive dhe më e paqartë.

Dielli në Peshore po afrohet drejt opozitës me Neptunin në retrogradë në Dash. Ky ndikim fillon të ndihet fort që sot, edhe pse kulmi vjen më pas. Opozita Diell–Neptun krijon një atmosferë më të mjegullt, më të ndjeshme dhe më të prirur ndaj idealizimit. Në marrëdhënie, mund të mos shohim qartë tjetrin. Mund të projektojmë dëshirat tona. Mund të besojmë atë që duam të besojmë. Në punë, mund të ketë paqartësi në role, dokumente, përgjegjësi ose komunikim me autoritete. Në trup, mund të ketë lodhje, ulje energjie, nevojë për pushim ose ndjeshmëri më të madhe.

Nga ky ndikim fillojnë të preken më shumë Peshorja, Dashi, Gaforrja dhe Bricjapi i dhjetëditëshit të parë, sidomos ata me planetë rreth 1–4 gradë. Peshorja mund të ndiejë lodhje personale ose pasiguri në drejtim. Dashi mund të ketë paqartësi në marrëdhënie. Gaforrja mund të përballet me mjegull në familje ose karrierë. Bricjapi mund të ndiejë paqartësi midis statusit dhe shtëpisë. Shenjat e ujit, Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit, mund ta ndiejnë si intuitë më të fortë, por duhet të mos e ngatërrojnë intuitën me frikën.

Hëna në Ujor vazhdon të mbështesë bisedat me miq, grupet dhe planifikimin e së ardhmes. Kjo është e dobishme për punë me media, rrjete sociale, komunitete, ide të reja dhe teknologji. Por për shkak të afrimit të Diellit me Neptunin, çdo vendim duhet të kontrollohet. Mund të ketë ide të bukura, por jo të gjitha janë praktike. Mund të ketë njerëz që premtojnë shumë, por nuk e kanë të qartë si do ta bëjnë.

Kjo ditë është e mirë për kreativitet, frymëzim, diskutime, diplomaci, punë sociale, ide, projekte online, biseda me miq, por jo për nënshkrime të rëndësishme nëse informacioni nuk është i plotë. Për terapi, meditim, art, muzikë, shkrim, film, spiritualitet dhe punë të brendshme, dita mund të jetë shumë e mirë. Për check-up, është e favorshme nëse trupi jep sinjale, sepse Neptuni mund të tregojë lodhje ose diçka që nuk duket menjëherë. Për dietë, kujdes me shpërndarjen dhe mungesën e disiplinës.

Në marrëdhënie, dita mund të jetë romantike, por edhe e paqartë. Mund të ketë dëshirë për ideal, për dashuri të bukur, për fjalë të buta. Por Afërdita në Akrep kërkon të vërtetë, ndërsa Neptuni mund të krijojë mjegull. Për ribashkim, dita mund të sjellë mall dhe nostalgji, por nuk është dita më e mirë për vendim përfundimtar. Për propozim, më mirë të pritet nëse ka paqartësi ose nëse njëra palë nuk është plotësisht e qartë.

Duhet të shmangim premtimet e paqarta, besimin e verbër, dokumentet pa kontroll, idealizimin e partnerit, lodhjen, alkoolin ose teprimet, shpërndarjen mendore, viktimizimin dhe vendimet që merren vetëm sepse “duket bukur”. Dita kërkon frymëzim, por edhe kontroll të realitetit.

Këshilla e ditës:
Sot mund të ketë frymëzim, ndjeshmëri dhe ide të bukura, por jo çdo gjë që duket bindëse është edhe e qartë. Kontrolloni faktet, dokumentet dhe premtimet përpara se të vendosni, sidomos në marrëdhënie dhe çështje profesionale. Jepini vetes pak më shumë pushim dhe mos merrni vendime të mëdha vetëm nga emocioni. Dëgjoni intuitën, por kërkoni edhe prova.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

https://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu

Ju presim…