15 + 1 ide romantike të Shën Valentinit për të dashurin tuaj!

17/02/2018

Festoni dashurinë  tuaj me personin e zemrës!Ndiqni  disa ide fantastike! Nuk është nevoja  të jetë dicka  e shtrenjtë apo e komplikuar, mjafton ta bëni me gjith zemër!  Dita e Shën Shën Valentinit është mundësia juaj për ti rikujtuar  se sat ë rëndësishëm jeninë jetën e njëri tjetrit dhe se vazhdoni endedashuruar!

Dita e Shën Valentini ju lejon të organizoni diçka ndryshe  nga përditshmëria juaj. Qoftë ky  një qiri  i ndezur  teksa  darkoni  ose  mund të vishni një fustan të bukur për një natë të veçantë jashtë, rrëmbeni  këtë mundësi dhe tregojini  atij sai rëndësishëm ështëpër ju.

Më poshtë do lexoni disa ide romantike për partnerin tuajme qëllim që  ta ta mahnisni atë , por duhet të  mbani mend se jeni  ju  ajo, e cilanjeh më së miri tipin e tij dhe çfarë ipëlqen atij. Nëse  të pëlqejnë këto ide , atëherë përshtati ose  ndryshoi  ato në bazë të shijeve dhe  dëshirave tëtij.

 

1) Dërgoji  lule!

Kush tha se lulet nuk u pëlqejnë meshkujve? Disa meshkuj mund të çuditen nëse i dërgoni lule, por ka prej tyre që e çmojnë një gjest të tillë. Nuk e di përse shumë femra  mendojnë se lulet janë vetëm për  gjininë e tyre, kur në fakt ka shumë meshkuj të cilëve u pëlqen  ideja  ti dhurohen lule me një arush  të vogel  në zyrën e tyre. Është një mënyrë e vacant  për t’i treguar atij sa shumë kujdeset  “e vogla”  e tij për të. Në këtë mënyrë  do t’i tregoni atij se ju mendoni  për tëdhe e doni. Mos harro të shkruash dhe njëkartë ku  shpreh ndjenjat e tua.  Por, nëse mendoni se atij  nuk do ti pëlqente  ideja e  luleve në punën e tij,  atëherë ndoshta duhet ta mendoni  dhe një hëre.

2) Tëdarkosh me të!

Cili është ushqimi i tij i preferuar? Gatuani dicka që ai e dashuron vërtet! Mos harroni kreativitetin. Disa qirinj janë gjithmonë një plus për një darkë  romantike , ku  ngjyra e  kuqe duhet  tëmbizotërojë. Përgatisni dhe ëmbëlsirën e tij të preferuar  nëse nuk përbën  angari për ju  ose e blieni atë të gatshme .Mos harroni se dashuria vjen nga stomaku!

3) Boshatis  tasin e tij të vaktit te drekës!

Atëhëtë, boshatisni enën që ai merr me vete për tëdrekuar në punë. Vendosni  brenda diçka të rëndë në peshë, të mbështjellë në një mënyrë që të mos duket dhe  surprizoje atë me diçka që ai nuk pret. Shfaqu në punën e tij në orarin e drekës, me ushqimin  dhe frutin e tij të preferuar.

4) Rikujtoja  vendin!

Keni pasur ndonjëherë një vend të veçantë tuajin? Merrni makinën, lidhjani  sytë dhe e surprizojeni atë duke shkuar në atë vënd.Kujtoni sërisht  ndjenjat tujaja si  atëherë.

5) Shënime Dashurie!

Shënimet e dashurisë janë një mrekulli! Startoni  mëngjesin e tij  me një shënim të vogël në makinë, dhe vijoni me  vaktin e drekës . Lërini shënimet tuaja  në vendet  ku ai  mund t’i gjejë gjatë ditës në mënyrë qëta udhëhiqni partnerin tuaj  drejt  diçkaje më speciale.

6) Relaksojeni atë!

Nëse partneri juaj është shumë i  zënë dhe lodhet në përditshmërinë e tij, pikërisht këtë ditë dhurojini atij qetësi dhe shlodhje. Vozisni ju  atë ditë, bëni të gjitha punët e shtëpisë, merrini  ju fëmijët nga shkolla, bëjini  një masazh relaksues dhe çdo gjë tjetër që mund të sillni ndërmënd.

7) Vishni bukur dhe rregullohuni!

Vishuni  siç duhet për të. Nëse ju dilni për darkë apo pije, vishuni pak më sensuale se zakonisht. Rikujtojini atij  se sa emahnitshme   dukeni  veshur ashtu  bukur,  me grimin e  duhur.

8) Flirtoje  atë!

Argërohuni  teksa e flirtoni atë. Nëse jeni  tëmartuar për një kohë të gjatë, kjo është një arsye tjetër  për të flirtuar edhe më shumë. Anashkalojini  detyrat dhe përgjegjësitë për atë ditë. Bëjeni të  veçantëditën e Shën Valentinit dukeiu dhënë tërësisht lidhjes  suaj. Justifikohuni në punë dhe dilni për një shëtitje, qëndroni në shtrat gjithë ditën, bëni diçkaargëtuese njësoj  si në fillimet e lidhjes  suaj. Fakti që ju jeni  të martuar ose jeni në një lidhje të gjatë nuk do të thotë se  shkëndija apo pasioni është shuar!

9) Shndërrojeni  shtëpinë tuaj nënjë amjent unik!

Nëse shmangni daljet  ditën e Shën Shën Valentinit, mos harroni të blini  disa qirinj për të dekoruarambjentin e shtëpisë suaj, duke I vëndosur atonë hapësirën  më të madhetëmundshme.Zgjohu herët pasi partneri  juaj të jetë larguar për  në punë dhe nis krijimin e skenarit surprizues!Jastëkë të rehatshëm, dekore zemrash, qirinj  dhe padyshim driçimi i ulët janë mënyratmë perfekte për të festuar këtë datë. Mos harroni të vendosni muzikë romantike,vendosni këngë që simbolizojnë dicka për ju dhe për bashkëshortin tuaj. Gjithashtu blini vajra aromatike, vaj për  masazh, çokollata me luleshtrydhe në formë zemre, dhe çdo gjë tjetër krijuese  që mund të mendoni.

10) Përvetësoje dhuaratën nëpërmjet krijimit!

Bëni  njëdhuratë unike në stilin tuaj. Nëse dhurata është një orë ose një thikë ju mund ta bëni vetë mbështilljen. Merrni një kuti të thjeshtë dhe vendosni dhuratën brenda. Më pas mërrni disa revista të vjetra dhe realizoni mbështjelljen e dhuaratës me faqet e tyre. Pritini në formë zemre faqet e mbetura dhe ngjitini  ato sipër mbështjelljes që realizuat. Në fund, spërkateni me parfumin tuaj në mënyrë që aroma të jeni vetë ju!

11) Shërbejani mëngjesin në shtrat!

Kujt nuk i pëlqen ti shërbejnë mëngjesin në shtrat sapo të zgjohet? Zgjohuni më herët dhe përgatisni një mëngjes të pasur, vendosni një trëndafil në një kavanoz të vogël dhe zgjoheni partnerin tuaj  me një puthje. Padyshim një mëngjes i mire po e pret.

12) Buzëkuqi juaj!

Shkruani diçka romantike në pasqyrën e banjos suaj. Diçka plot pasion për t’i treguar atij se ju e mendoni vazhdimishtdhe e dëshironi  atë.

13) Bëji një masazh relaksues!

Relaksojeni të dashurin tuaj me një masazh sensual me vajra esencial dhe për t’i treguar atij sa shumë ju kujdeseni për të!

14) Bëhu provokuese dhe romantike!

Nëse jeni bashkë ose jeni  të martuar për një kohë të gjatë, ju e njihni atë që ai pëlqen më së shumti. Nëse është më provokuese për ju një lojë seksi, ose thjesht të brendshmet   që ai preferon, dita e Shën Valentinit duhet të jetëdita që ku ju duhet ta argëtoni pak më shum partnerin tuaj. Lëreni rutinën e përditshme dhe bëni diçka që do mbajë të gjallë  pasionin dhe dashurinë tuaj!

15) Tregoja atij afeksionin tënd!

Ecni për dore teksa shëtisni jashtë dhe jepni atij shumë përqafime të ngrohta. Dashuria ,afeksioni apo dhemshuaria  janë gjithmonë një mënyrë e mrekullueshme për t’i treguaratij se sa merakosesh.

16) Thuaji të dua!

Zgjoheni nga gjumi kur ora të shkojë dymbëdhjetë në mesnatë, për t’i treguar atij se sa e dashuruar ndiheni dhe se sa shumë e doni. Kështu do të jeni  ju personi I parë që do t’itregoni sa shumë e doni nëDitën e Shën Valentinit.

 

Si përfundim  nuk ështëçështja se sa para do të shpenzoni për bashkshortin tuaj, por janë veprat që ju do kryeni për ta bërë të vaçantë këtë ditë festive. Mundësitë janë të pafundme  por  vetëm juve e  dini se çfarë realisht  i pëlqen atij. Mos hezitoni të bëni diçka të pazakontë. Kënaquni pamasë dhe   realizoni diçka që me të vërtet  do të prekë zemrën e tij. Është e rëndësishme qëdashuria  të mbetet e gjallë përherë, por zbehja e saj është e lehtë kur keni fëmijë ose punoni gjatëdhe ju merr  me vete  rutina e përditshme. Dita e Shën Shën Valentinit,  është dita në të cilën ju duhet të relaksoheni dhe të argëtoheni sa më shumë me partnerin tuaj. Vendosini fëmijët tuaj të flejnë herëtdhe shijoni një mbrëmje të bukur me të dashurin e zemrës suaj. Nëse ju përdorni pak  imagjinatë dhe dedikoni pak kohë, padyshim që do të gjeni ide të bukura dhe romantike për festën e dashurisë.

Shiko gjithashtu