Virgjëresha  23 Gusht  - 22 Shtator Çfarë ju pengon dhe si do ta kaloni

Virgjëresha  23 Gusht  - 22 Shtator

Çfarë ju pengon dhe si do ta kaloni

Ashpërsia  dhe qëndrimi juaj negative janë cilësi që ju frenojnë dhe ju pengojnë  shpesh që të shijoni gëzimet e jetës suaj.

Ndjeheni fajtorë në mënyrë të padrejtë në qoftë se arrini të krijoni  pasuri dhe lavdi.

Shqetësoheni jashtëzakonisht për çdo bisedë  që do nxirrni nga goja për çdo lëvizje që do të bëni.

Frikë të pashpjegueshme , ide të fiksuara, shqetësime  pa fund ju detyrojnë dhe ju heqin  çdo ndjenjë lirie  dhe spontaliteti.

Që të mund të shijoni jetën tuaj  duhet të gjeni mënyra dhe rrugë , që para së gjithash të qetësoni veten .

Mendimi juaj negative  nuk krijon vetëm ankth , por mund të bëhet shumë shpejt tepër I rrezikshëm per ju, duke ju çuar në izolim nga shoqëria dhe në  një vetmi sentimentale të plotë.Duhet të gjeni pak kohë përditë  që të analizoni  me kujdes idetë tyaja të mendimit.

 

Janë positive, optimiste, entuziaste, apo janë negative , plot shqetësime , frikë e melankoli.

Në qoftë se ndodh kjo e fundit, përpiquni  të ndryshoni  çdo mendimin tuaj negativ në pozitiv.Vini qëllime të vogla të përditshme në jetën tuaj , që të mund të shijoni nga pak  gëzimet e jetës e të ndjeni se I bëtë ato realitet.

Bëjeni këtë sistematikisht e do të shihni të çuditur se gjithë atmosfera e jetës tuaj ngadalë por qëndrueshëm , do të ndryshojë drejt së mirës.

Është tepër e rëndësishme  të ruani përgjithmonë  kontrollin e mendimeve tuaja, sepse kjo është mënyra e vetme  për të  arritur kontrollin e jetës  suaj.

Avantazhet

Altruizmi dhe bujaria  janë cilësitë më të mira të Virgjëreshës.

Njerëzit e kësaj shenje  nuk mund të shohin dot dhimbjen dhe fatkeqësinë e atyre që kanë pranë e të mos  reagojnë.Do t`I ndihmojnë ata me çdo lloj mënyre që nga të ndajë pasurinë e tyre deri tek përpjekjet për të mbledhur ndihma nga rrethi I tyre shoqëror.

Nevoja e tyre për të ndihnuar të tjerët  , është përgjegjësi , dhe për këtë arsye shumica e Virgjëreshës zgjedh si profesion një nga degët e mjekësisë.Nga infermierë deri tek mjekë,nga punonjës socialë deri në konsulent dasmash, Virgjëreshat, jetojnë, në kuptimin e plotë të fjalës, të shijojnë kënaqësinë,se ndihmojnë të gjithë ata që kanë nevojë ndihmën e tyre për të kapërcyer problemet.

Shpjegimet e sinqerta dhe të qarta janë  karakteristikë e tyre. Kurrë s`do t`I dëgjoni që të marrin nëpër gojë të tjerët dhe përherë duhet të keni besim tek ajo që ju kanë premtuar.

Karakterizohen nga një mendim të qëndrueshëm organizimi,  dhe janë të aftë të zgjidhin me qetësi të plotë çdo lloj  problemi professional.Mund të jenë pak më tepër se ç`duhet të imtësishëm , por paralelisht janë të organizueshëm,kanë një analizë mendimi të mrekullueshme,e janë të vendosur në veprimet e tyre.

Dobësitë

Gjëja e parë që dikush do të vëj re tek fytyrat e Virgjëreshës është  shprehja serioze që nxjerr në pah një shqetësim serioz.Nuk është e qartë se për çfarë arsye shqetësohen ,por përherë të gjithë Virgjëreshat shqetësohen.

Nuk ju pëlqen të gjenden në grumbullime të mëdha njerëzish.Parapëlqejnë shoqërinë e pak miqve por të mirë, dhe akoma më tepër u pëlqejnë të qëndrojnë  deri vonë në zyrën e tyre , për të saktësuar edhe një herë (40 herë qysh nga mëngjesi)_,  çbëhet me ekonomineë e tyre, sesa të marrin pjesë  në një mbrëmje ku I kanë  ftuar.

Me një mënyrë llogaritëse të ftohtë por , origjinale matin dhe kritikojnë gjithçka.Nxjerrin shpejtë  përfundime  që shumë herë janë të gabuara ,  e kështu detyrohen  të ndërrojnë mendim për të gjithë e gjithçka shumë shpesh.

Kritikojnë shumë shpesh dhe ashpër  vetë veten e tyre dhe drejtojnë përherë në mënyrë skolastike paraqitjen e tyre  para se të dalin nga shtëpia e tyre.

Por sigurisht  nuk duhet të mos citojmë  maninë që kanë  me pastërtinë që arrin deri në një  fiksim të sëmurë.Është e sigurt se miku juajVirgjëreshë lahet çdo ditë aq herë  sa gjithë njerëzit e tjerë që ju njihni së bashku.

Keni dobësi tek njerëzit që:

Janë praktikë në jetën e tyre dhe kujdesen përherë të të thjeshtojnë gjërat për tad he për të tjerët.

Thonë përherë të vërtetën dhe  dhe zbatojnë përherë në praktikë  të gjitha ato që besojnë.

Janë të vendosur në jetën e tyre të ndjekin atë që është e saktë dhe e drejtë , edhe në rastet kur kjo nuk I intereson.

Mendohen përherë para se të flasin  dhe kanë kujdes që mos të ofendojnë të tjerët.

Nuk simpatizoni njerëzit që:

Përballojnë gjithçka në lidhje me sa kushtojnë  dhe jo me  sa kushtojnë në të vërtetë.

Jetojnë në mënyrë të papërgjegjshme e të dyshimtë, duke I hedhur gjithmonë gabimet të tjerëve, dhe refuzojnë ata vetë që të marrin përsipër përgjegjësinë më të vogël.

Shkatërrojnë gjëra të ndryshme vetëm e vetëm për për kënaqësinë e katastrofës.

Janë të pistë dhe veshin rroba të kërrusura.

Ju pëlqen të:

Merreni me çdo lloj pune  që kërkon vërejtje dhe rrallë shkathtësi.

Merreni me çdo lloj pune që ju jep mundësinë   të jeni në kontakt të shpeshtë   me njerëzit , dhe veçanërisht dashuroni  profesionet që u  shërbejnë si ndihmë njerëzve tëtjerë.

Merreni me gjithçka që mund të ndërtoni vetë me duart tuaja.

Punoni më  tepër vetëm sesa si pjestar I ndonjë grupi.

Nuk duroni  të:

Merreni me diçka që kërkon më tepër një ndjekje administrative, dhe më pak pjesmarrjen në procedurën e prodhimit.

Merreni me  profesione që kërkojnë  nga ju  prodhim idesh  dhe jo ndonjë punë të caktuar.

Të bëni shumë punë në të njëjtën kohë.Që të keni rezultate  duhet të kapeni pas një qëllimi çdo herë.

Të fshehtat e kësaj shenje
Virgjëreshat adhurojnë gjimnastikën dhe përgjithësishtsportet, por kanë inat antagonizmin  dhe ballafaqimin e menjëhershëm.Kështu ata do të  pëlqejnë  të bëhen pjestarë të ndonjë  skuadre dhe me këtë mënyrë të mundin të ndajnë  sukseset e tyre  por dhe dështimet  me lojtarët .

Ciklizmi dhe alpinizmi janë sportet e tyre më dashura, sepse ju sjellin  në kontakt direkt me natyrën që e duan dhe e kanë aq  shumë nevojë.

Shumica e Virgjëreshës kanë një  talent të veçantë  në ndërtimin e objekteve prej druri.Ju pëlqen të merren  me kujdes e durim me drurin dhe krijojnë  çfarëdo gjëje nga zbukurimet e vogla  deri tek mobiljet

Janë idealë në rregullimin e mjeteve  të ndërlikuara, apo të pajisjeve elektrike..Kjo meqënë se durimi I tyre gërshetohet shkëlqyeshëm me thirrjen e tyre të natyrshme për rregull, e organizim ,  dhe me të vërtetë bëjnë mrekullira.

Shija e tyre në veshje  dhe në stilin e përgjithshëm do të mund të thuhej në pak fjalë:I vogël, praktik , I pastër dhe I nevojshëm…

Virgjëreshat  kanë  aftësi të veçantë  të mbajnë të gjitha gjërat, që nga rrobat e deri tek makina , në të njëjtën gjendje si ditën e parë  kur I kanë blerë, pavarësisht se sa vite kanë kaluar.

Dhe meqënëse bëmë  fjalë për makinat, duhet ta dini nga vetë miqtë tuaj Virgjëresha, se s`bëhet fjalë të hyni kurrë në makinën e tyre  në qoftë se pini cigare, keni zakon të keq  të hani brenda saj, po nuk keni fshirë me kujdes këpucët,po nuk keni bërë  katër dushe në gjysëm orën e fundit,, po keni fëmijë të vegjël e të lëvizshëm, mos bie shi dhe jeni të lagur, mos bën vapë dhe jeni të djersitur,mos keni zakon të hapni dritaret ,  mos…A pyesni  se përse të gjitha këto?Natyrisht për mos t`ua bërë pis.

Modelet e shtrenjta  të Hondës dhe  natyrisht Mercedezët, janë makinat ideale për Virgjëreshat, në të bardhë ,argjendi dhe ngjyrë bojëqielli. Me pak fjale kan finencen.

Shiko gjithashtu