Parashikimi I Muajit Qershor 2019

01/06/2019 to 30/06/2019

Parashikimi mujor : Qershor 2019

Vera erdhi dhe ardhja e saj shënohet nga Qershori, duke bërë nje fillim dinamik në anën astrologjike. Më 3 Maj, Hëna e Re tek Binjakët vjen për t'u përqëndruar në fillimet e reja në aspektin e komunikimit, tregtisë, marrëdhënieve me publikun dhe marrëdhënieve me rrethinën tonë (vëllezërit e motrat, kushërinjtë, miqtë e ngushtë).

Qershor 2019, një muaj komunikues dhe argëtues

Është e rëndësishme të kuptojmë se kemi mundësinë të hapim një rreth të ri socialiteti dhe kjo do të shënojë njohje të reja që mund të luajnë një rol vendimtar si në nivelin personal ashtu edhe në atë profesional. Kujdes duhet të tregoni në lidhje me ndjeshmërisë intensive dhe personifikimit të personave ose situatave, pasi kanë më shumë mundësi t’ju çojnë në zhgënjime. Prandaj aq sa mundeni  le të harmonizojmë logjikën me emocionet. Më 5 Qershor, Merkuri kalon tekGaforja dhe komunikimi bëhet më i ndjeshëm, i butë, intuitiv dhe manipulues, ndërkohë përqendroheni te familja dhe çështjet që mund të prekin atë. Tregoni mirëkuptim në atë që ka të bëjë me njerëzit e tjerë, ndërkohë ne një mënyrë mund ta trajtojmë çdo situatë dhe ta drejtojmë atë siç dëshirojmë. Mirë është sigurisht të mos manipuloni dhe të përpiqeni në një debat të sinqertë për të balancuar nevojat dhe dëshirat e atyre që na rrethojnë. Më 9 Qershor, Afërdita kalon tek Binjakët, është koha për t'u argëtuar, për të takuar njerëz të rinj dhe përse të mos flirtoni me shumë, por kjo mund t’ju kushtojë dhe të ekspozoni, kështu që është mirë të jeni të kujdesshëm. Më 17 Qershor, Hëna e Plotë në aksin Binjake-Shigjetari ju nxit të mbyllni situata dhe marrëdhënieve në lidhje me mjedisin tuaj më të gjerë dhe më të afërt, lëndët e studimit dhe njohurive, në aspektin e horizonteve tuaja shpirtërore, çështjeve të huaja dhe të udhëtimit që mund të ekzistojnë dhe për të qenë me interes për ne. Më 21 Qershor, Dielli shkon tek Gaforrja, pasi kemi ditën më të madhe të vitit. Ekziston një nevojë e fortë për të hyrë në kontakt me rrënjët, familjen tuaj dhe të ndieni ngrohtësinë dhe butësinë që familja juaj mund t’ju japë. Kujdes, sepse mërzitja intensive dhe disponimi ndryshues do të krijojnë probleme. Më 27 Qershor Merkuri kalon tek Luani, një vend i vështirë për të, pasi ngre egoizëm dhe subjektivizëm të fortë dhe na shtyn të shprehim veten menjëherë, duke krijuar probleme në marrëdhënien tuaj. Mirë është të kihet parasysh se fundi i Qershorit do të jetë intensiv, pasi më 2 Korrik presim eklipsin e parë të verës. Kemi të bejmë me Eklipsin e Diellit tek Gaforrja dhe do të shënojë fillimet e reja karmike në aspektin e familjes dhe pasurisë së patundshme. Kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, meqë termometri rritet në mënyrë të rrezikshme dhe ekziston rreziku i përplasjes ...