Parashikimet

24/8-22/9
Virgjëresha mujor
01/08/2022 to 31/08/2022

Te përgjithëshme

 

Virgjëresha, Gushti është një muaj për introspeksion dhe reflektim pasi do të theksojë nevojën për t'u tërhequr nga turma dhe për të marrë kohë për veten dhe mendimet tuaja. Rastin për këtë mund ta japë një bisedë që do të bëni me persona që janë në mjedisin tuaj miqësor dhe ka shumë mundësi që të kuptoni që nuk lëvizni më në të njëjtën gjatësi vale si të gjithë. Ky muaj mund të sjellë disa tronditje në marrëdhëniet miqësore dhe mënyra se si i shihni gjërat do të luajë një rol të madh në këtë pasi mund të mos jetë njësoj. Përveç kësaj, forcon aftësitë tuaja komunikuese, sjell mundësi për të komunikuar me cilindo person që dëshironi dhe nuk përjashtohet që të ndihmojë veçanërisht në çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e marrëdhënieve personale dhe profesionale.

Dashuria

 

Në dy javët e para të muajit do të keni mundësi që ata të zhvillohen në afera emocionale por edhe për një flirt apo një njohje të re. Mund të mos jetë aq e lehtë për të stabilizuar disa situata dhe për ta bërë këtë do të duhet të bëni durim deri në gjysmën e dytë të muajit që parashikohet të jetë më e qëndrueshme. Duket se prioritetet tuaja do ndryshojnë dhe nuk do kërkoni diçka kalimtare. Muaji i fundit i verës do ta bëjë prioritetin tuaj sigurinë dhe stabilitetin emocional. Nëse jeni në një lidhje, investoni kohë dhe vëmendje në të dhe me siguri do t'ju shpërblejë. Nëse jeni beqarë ka shumë gjasa që të krijohet një romancë pa “fishekzjarre” dhe deklarata madhështore që do të kenë të gjitha elementet për t’u zhvilluar ngadalë por me siguri.

Puna dhe Ekonomia

 

Detyrimet profesionale do fillojnë t'ju preokupojnë më shumë gjatë gjysmës së dytë të muajit dhe ka mundësi që për to të keni disa mendime që do t'ju shqetësojnë. Mundohuni që këto mendime të mos ju prekin, pasi ky është një skenar i mundshëm që mund të dëmtojë një marrëdhënie profesionale apo partneritet që ju intereson. Ka mundësi që të ekzistojnë kushtet për të nisur një bashkëpunim të ri dhe gjithashtu për t'u dalluar në punë. Një ngritje në detyrë, një ndryshim pozicioni apo një shpërblim në nivel profesional janë skenarë të mundshëm drejt fundit të këtij muaji.

Porosite tani hartën  tende personale në: 
https://www.astrologu.al/sq/parashikime-personale

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

 

, , ,