Parashikimet

Virgjëresha javor
23/03/2020 to 29/03/2020

Të përgjithshmet

Cështjet tuaja profesionale nuk do të tërheqin plotësisht interesin tuaj këtë javë, vec nëse puna lidhet me jashtë, pasi në këtë rast nuk përjashtohet të dalin të dhëna të reja nga kjo. Në cdo rast, java është shumë favorizuese për ti përmbajtur energjitë, sukseset por edhe dështimet që mund të kenë ekzistuar në nivel profesional, pasi këto do të përbëjnë mësime të vlefshme për të ardhmen. C’do gjë që lidhet me njohuri të reja, favorizohet shumë këtë javë, pasi Hëna e re do të realizohet në shenjën e Dashit në 24/3 dhe flet për fillime te reja që lidhen me arsimimin.

Parashikimet në dashuri

Virgjëresha ime, gjatë kësaj jave me shumë gjasa të keni mjaftueshëm kohë për të ndenjur me veten tuaj dhe të mendoni dhe kjo do t’ju drejtojë të nxirrni kujtime nga ngjarje dhe situate të kaluarës. Hëna e re e cila do të realizohet në 24/3 në shenjën e Dashit tregon se kjo mund të jetë e këndshme por do të ekzistojnë dhe disa kujtime të cilat do të krijojnë ndjenja të përzjera. Përpiquni të fokusoheni më shumë në cështje ekonomike pasi rrugëtimi në të kaluarën mund t’ju bëjë të harroni detyrime të këtij lloji.

Parashikimet profesionale

Hëna e re e cila do të realizohet në shenjën e Dashit në 24/3 tregon se do të jeni mjaft dyshues këtë javë dhe kjo të ngjyrosë vendimet që do të merrni dhe në nivel profesional. Përpiquni të mos lini këtë dyshim të duket tek personat që bashkëpunoni pasi klima që do të krijohet midis jush është e cuditshme. Nëse puna juaj lidhet me biznesin, do duhet të jeni të kujdesshëm me planet ekonomike që do të planifikoni këto ditë.

, , ,