Parashikimet

Bricjapi vjetor
01/01/2020 to 31/12/2020

Të përgjithshmet

E filloni vitin 2020 me çështje shumë të rëndësishme që ka të bëjë me shumë ndryshime pune dhe rëndësi të veçantë në lidhje me disa kontrata shumë të rëndësishme për të ja arritur. Sundimtari juaj i zodiakut, Saturni, duket se është në një linjë me Merkurin  dhe me  Jupiterinnë një vend paksa të dobët për periudhën që ndodhet në shenjen tuaj. Të dy planetët takohen në shtëpinë e parë të shenjës suaj të zodiakut, e cila ndërlidhet me karrierën. Këtu, mund të thuhet se vendosja e dy planeteve është veçanërisht e dobishme për ju, pasi garanton rritjen e punës dhe ekonomisë dhe në çështjet e rëndësishme  personale. Vetëvlerësimi juaj është rritur dheka të ngjarë të përzieni me një rreth të ri shoqëror.Kjo ka të bëjë dhe me jashtë, sidomos me Gjermaninë dhe Anglinë, ku do të ndiheni më të plotësuar në planet që juve keni në mendje.Është një kohë ideale për të përparuar ëndrrat tuaja dhe për të arritur qëllime si në frontet profesionale ashtu edhe në ato financiare.

Nëse jeni të punësuar, ka të ngjarë të merrni një rritje ose një bonus nëse punoni shumë. Sidoqoftë, sipas horoskopit të Bricjapit 2020, do të ketë edhe periudha jo të mbara por kjo është kalimtare dhe jo problematike. Ndryshimi i punës tuaj aktuale nuk është i përshtatshëm të paktën deri në muajin 11 Shkurt. Përmirësoni efikasitetin tuaj për të arritur suksesin e dëshiruar. Së bashku me karrierën tuaj, kujdesuni për mirëqenien tuaj me shumë kujdes. Menaxhoni si duhet paratë tuaja. Shëndeti, familja, fëmijët dhe miqtë tuaj kanë nevojë për vëmendje nga ju, kështu që kushtojini vëmendje gjërave që juve i keni më shumë për zemër. Shpenzimet tuaja mund të rriten këtë vit për familjen, shëndetin dhe faktorë të tjerë të ngjashëm. Ata që janë martuar ose në njohje apo lidhje  këshillohen të jenë të kujdesshëm këtë periudhë. Si çift mund të jeni nën presion të vazhdueshëm për një arsye ose një tjetër. Nëse problemet janë të mëdha, tregohuni të durueshëm dhe bisedoni me partnerin tuaj për të gjetur zgjidhjet që ju nevojiten.Pak vëmendje më tepër duhet të bëni në datat 11 /01 deri më 17/1.

Dashuria

Parashikimet astrologjike për sferën sentimentale të Bricjapit 2020, zbulojnë se viti po fillon me një ritëm ku gjërat mund të mos shkojnë ashtu siç duam ne. Por, me kalimin e kohës, diçka interesante vjen së shpejti. Nëse jeni beqar, nga 4 Prilli e tutje, marrëdhënia emocionale  për të cilën ëndërroni mund të bëhet realitet. Siç tregohet në horoskopin e Bricjapit në vitin 2020, duket se shumë gjera kanë për të ndryshuar në jetën tuaj sidomos nga mesi i Marsit. Nëse keni një lidhje serioze, marrëdhënia më e rëndësishme në jetën tuaj do të jetë afër muajit Prill dhe Maj, dy muaj perfekt për lidhje serioze.Me ata të cilat planifikoni të martoheni mund  ti realizoni në gjysmën e dytë të vitit. Qëndroni të qetë dhe nëse planifikoni të martoheni ose zyrtarizoni marrëdhënien tuaj, përpiquni ta bëni atë midis 13 majit dhe 25 qershorit.Nga 29 qershori, Marsi hyn në Dash dhe ju mund të përjetoni momente pasionante me të dashurin/ën tuaj. Shijoni ato momente, pasi gjërat atëherë marrin një kthesë tjetër. Midis 10 Shtatorit dhe 14 Nëntorit mund të bëni pak kujdes.Mos u nxitoni në marrje vendimesh sepse mund të keni dhe keqkuptime. Mundohuni  të jeni sa më të komunikueshëm sepse është shumëe lehtë të krijoni debate. Vetëm një shkëndijë duhet  për të ndezur një zjarr qëështëvështirë për t’u shuar! Mbani temperamentin tuaj dhe shmangni konfliktet gjatë asaj kohe. Në fund të fundit, kjo është e përkohshme, nuk kenipse të shqetësoheni, gjithçka kthehet në normale dhe gjithçka do të jetë përsëri si me parëme partnerin tuaj. Për ta përmbledhur, fillimi i vitit sjell ngrohtësi dhe harmoni të jashtëzakonshme në marrëdhëniet. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me çifte të dashur, por edhe për familjen tuaj. Kujdesuni për të dashurit tuaj, veçanërisht për  motrat më të vogla, nëse keni. Periudha midis 4 Prillit dhe 13 Majit duket të jetë ideale për zgjidhjen e çështjeve të zgjatura në pritje të çdo lloj marrëdhënieje.

Karriera dhe financat

Në vitin 2020 sundimtari i zodiakut tuaj, Saturni është në shtëpinë e 2-të. Kjo shtëpi është e lidhur direkt me financat e Bricjapit. Ky pozicion i Saturnit është shumë i rëndësishëm përsa i përket financave dhe parave. Në fillim të vitit, Saturni është në Bricjap me Jupiterin e zbehtë dhe Mërkurin komonikues. Kjo renditje  është njëvendosje  ideale e planetëve përsa i përket fluksit të të ardhurave dhe stabilitetit financiar. Sidoqoftë, përsa i përket karrierës ose investimit tuaj në vitin 2020, kur Saturni lëviz në Ujor në 23 Mars në shtëpinë e 2-të, gjërat mund të jenë ashtu siçdëshironi që ata të jenë në interesin tuaj. Në lidhje me anën ekonomike mund të ketë disa ulje-ngritje këtë vit, pasi planetët ndryshojnë pozicionet gjatë gjithë vitit.Është pak e vështirë të kurseni para këtë vit dhe kjo mund të jetë një problem për stabilitetin tuaj financiar. Sa i përket parashikimeve astrologjike për karrierën tuaj, ju duhet të tregoni përgjegjësi për punën tuaj dhe të jeni të durueshëm. Pozicioni i Saturnit në shtëpinë e 2-të sjell mençuri për ata që merren me financë. Kjo do të thotë që në jetën tuaj të përditshme do të ketë organizim, planifikim dhe menaxhim të parave. Sidoqoftë, Bricjapët pritet të kenë përfitime të konsiderueshme financiare këtë vit por në kohë të ndryshme. Rreth mesit të Majit, Saturni hyn në një kurs retrograde me Jupiterin deri më 29 shtator, kur kthehet në një kurs të duhur. Ne ju këshillojmë në atë kohë të shmangni rreziqet ose të merrni vendime të rëndësishme financiare në mënyrë që të mbroni ekonomitë tuaja. Përmirësime të konsiderueshme do të vërehen nga nëntori e tutje.