Parashikimet

Dashi javor
23/03/2020 to 29/03/2020

Të përgjithshmet

Dashi im, këtë javë do të mbani rol protagonist në ngjarje astrologjike pasi Hëna e re do të realizohet në shenjën tuaj në 24/3. Kjo Hëna e re ju nxit të llogarisni energjitë dhe vendimet qëkeni marrë vecanërisht për cështje që kanë të bëjnë me lidhjet tuaja ndërpersonale. Nëse ndiheni se ekzistojnë gjëra në të cilat mund të kishit lëvizur, ndryshe tani është mundësia ti rishikonit. Kjo do t’ju ndihmojë dhe të analizoni pjesën e detyrimeve që ju përket pasi kjo do të jetë liruese për shpirtin tuaj.

Parashikimet në dashuri

Ditët e para të javës ka shumë gjasa të ndjeni pasiguri në lidhje me cështjet tuaja sentimnetale dhe nuk përjashtohet të filloni të mendoni disa gabime që keni bërë në këtë fushë. Në 27/3 trekëndëshi Afërditës që ndodhet në Dem me Jupiterin që ndodhet në Bricjap, tregon si do të krijohen kushtet favorizuese për të ardhur më afër në nivel personal- me ndonjë person i cili lidhet me ambjentin tuaj të punës. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, tani është mundësia të bëni një rifillim në të dhe të lini pas c’do gjë që ju kishte larguar periudhën e kaluar.

Parashikimet profesionale

Detyrimet në punë mbajnë mirë dhe këtë javë madje akoma dhe nëse nuk ndodheni në punë, më një mënyrë c’do gjë që lidhet me të do t’ju shqetësojë orët mëëtë shumta të ditës. Hëna e re e cila do të realizohet në fillimet e javës në shenjën tuaj, mund të sjellë një propozim të ri profesional apo një bisedë më një person që lidheni bashkë nga punë, e cila do t’ju gëzojë.

, , ,