Parashikimet Mujore PRILL 2021 për të gjitha shenjat, me analizë të këndeve planetare.

 

 

 

Parashikimet Mujore për Muajin Prill 2021 për të gjitha shenjat e zodiakut, me analizën e këndeve planetare

Mësoni tani sesi yjet tuaja ndikojnë këtë muaj cështjet sentimentale dhe profesionale.

Fillime të reja funskionojnë si rilindje për jetën tonë.

Prilli është muaji që do krijojë kushtet për fillime të rëndësishme të reja në të gjitha nivele e jetës tonë.

01 Prill Hëna tek Shigjetari në gjashtkëndësh me Saturnin tek Ujori

Merruni me planet tuaja afatgjata dhe përqendroni informacione që keni nevojë për të marrë vendimet e duhura në lidhje me realizimin e qëllimeve tuaja.

02 Prill Merkuri tek Peshqit në gjashtkëndësh me Plutonin tek Bricjapi

Kërkoni në thellësi cështjet për të cilat duhet të njihni më shumë. Merruni me planet që do t’ju ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të mëdha.

Merkuri në 04.04 kalon tek Dashi dhe krijon nevojën e fortë për komunikim dhe mbështetje urgjente të ideve dhe mendimeve në maksimum. Impulsiviteti dhe nxitimi kanë rol protagonist dhe mund të drejtojnë në vendime të rëndësishme, por është e nevojshme të dalim nga veprimet e pamenduara që do të na shtyjn ënë lëvizje të gabuara.

05 Prill Hëna tek Ujori në gjashtkëndësh me Merkurin tek Dashi

Hapuni nga ana komunikuese dhe shprehni lirshëm veten tuaj dhe idetë tuaja.

06 Prill Afërdita tek Dashi në gjashtkëndësh me Marsin tek Binjakët

Përdorni energjinë krijuese dhe frymzoheni. Komunikoni me të tjerët dhe shijoni kohë me të dashurit tuaj.

07 Prill Hëna tek Ujori në takim me Jupirin tek Ujori

Kërkoni mundësinë për të zgjeruar me ndonjë mënyrë veprimet tuaja apo të fitoni një eksperiencë të re që do ju sjellë më pranë në ëndrrat tuaja.

08 Prill Hëna tek Peshqit në gjashtkëndësh me Uranin tek Demi

Punoni me dicka të re dhe të ndryshme dhe ndiqni një qasje të pazakontë.

09 Prill Marsi tek Binjakët në katror me Neptunin tek Peshqit

Mund të na karakterizojnë një mungesë energjie dhe motivesh. Ndoshta do doni të tregoheni të dobishëm, por ka mundësi të tjerët të shfrytëzojnë dëshirën tuaj të mirë. Sigurohuni për ndjenjat e tjerve, para se të hapeni.

10 Prill Merkuri tek Dashi në gjashtkëndësh me Saturnin tek Ujori

Aftësia e vetpërqendrimi është e fortë dhe do ndikojë për të parë detaje për lidhjet tuaja të gjata. Përqendroni informacionet apo merrni këshillat që keni nevojë.

10 Prill Afërdita tek Dashi në gjashtkëndësh me Jupiterin tek Ujori

Lidhjet dhe disa shkëputjet do t’ju ndihmojnë të orjentoni situatat atje ku doni. Shijoni kohën me të tjerët dhe të takoni persona të rinj. Mund të ndiheni pak me fat.

11 Prill Afërdita tek Dashi në gjashtkëndësh me Jupiterin tek Ujori

Eshtë një moment i jashtzakonshëm për të filluar një rrugtim të ri në jetën tuaj apo një biznes i ri. Jeni plot energji dhe enthusiazëm dhe ndiheni të gatshëm të merrni përgjegjësi të reja.

11 Prill Afërdita tek Dashi në katror me Plutonin tek Bricjapi

Ka mundësi të ndjeni se disa duan të ushtrojnë fuqi dhe kontroll, por kjo mund të shkaktohet dhe në cështje të ndërgjegjshme që duhet të përballeni. Mos u zhgënjeni nga vështirësi të këtij lloji.

Në 12.04 Hëna e re tek Ujori mund të luajë rol protagonist nga ana personalitetit dhe zgjedhjeve. Ndikon kryesisht shenjat Impulsive (Dashi, Gaforrja, Peshorja, Bricjapi) që kanë lindur në fillim dhe mes të dhjetditëshit të tretë. Dritat në kënd konvergjent katrori me Plutonin tek Bricjapi krijojnë ndjenjën e ndryshimit brenda presioneve, pasigurive dhe situatave pushtuese që na problematizojnë shumë. Kjo ngjarje mund të jetë përcaktuese në jetën tonë personale dhe profesionale, pasi na bën kokfortë për të përparuar në ndryshime të rëndësishme në jetën tonë. Kujdes pasi frika dhe pasiguria mund të funksionojnë si mekanizëm në lidhjet tona.

13 Prill Dielli tek Dashi në gjashtkëndësh me Marsin tek Binjakët

Keni energji pa fund, kështu që përdoreni për të mirën tuaj. Mundeni të merrni përsipër iniciativa për të patur sukses në atë që doni. Do jeni plot enthusiazëm.

Në 14.04 Afërdita kalon tek Demi duke përforcuar qëndrimin për të kënaqur c’do nevojë të vogël dhe të madhe. Afërdita në shenjën e udhëheqjes së saj ndihmon të balancojmë anën ekonomike dhe të përparojmë në ndryshime që do ndihmojnë për të balancuar jetën tonë personale. Nuk do hezitojmë të krijojmë një ambjent ku romanticiteti dhe pasioni do përforcojnë dhe do përmirësojnë lidhjen tonë.

15 Prill Dielli tek Dashi në gjashtkëndësh me Jupiterin tek Ujori

Mundësi për zgjerim. Mund të ndiheni produktiv dhe me fat.

16 Prill Dielli tek Dashi në katror me Plutonin tek Bricjapi

Energjia mund të jetë e fortë dhe pakontrollueshme. Mos lini ndjenjat të marrin situatën në dorë dhe përballuni me situatat me qetësi.

17 Prill Marsi tek Binjakët në trekëndësh me Jupiterin tek Ujori

Ndiheni mirë dhe optimist dhe krijoni mundësi për ju.

17 Prill Merkuri tek Dashi në gjashtkëndësh me Jupiterin tek Ujori

Vecanërisht e lumtur dhe pozitive në komunikim. Plane të mëdha mund të vihen në zbatim.

17 Prill Merkuri tek Dashi në gjashtkëndësh me Marsin tek Binjakët

Enthusiazmi për idetë dhe planet tuaja mund të jetë i fortë dhe mundeni të kërkoni mundësi për ti bërë realitet.

17 Prill Merkuri tek Dashi në katror me Plutonin tek Bricjapi

Ndoshta nevojitet të mbroni idetë dhe planet tuaja.

18 Prill Dielli tek Dashi në takim me Merkurin tek Dashi

Mund të plotësoni dicka që keni filluar 6-8 javë më parë. Do dëshironi shumë ide të reja dhe plane tani.

19 Prill Merkuri hyn tek Demi

Energjia shpirtërore mund të ngadalsohet javët e ardhshme dhe mund të nevojitet më shumë kohë për të përfunduar në ide dhe plane. Sapo ta bëni, do këmbngulni deri në fund, për tu realizuar.

19 Prill Dielli hyn tek Demi

Përpiquni ti shihni gjërat me llogjikë dhe jo ndjenja javët e ardhshme. Kjo mund të ndihmojë në përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë dhe t’ju bëjë të ndiheni më të sigurt për veten tuaj.

Në 20/04 Merkuri kalon tek Demi duke rritur në pikë të rëndësishme nevojën për të sistemuar cështje ekonomike dhe të përparojmë në plane ekonomike që mund të kemi. Ritmet bien, pasi zgjedhim të aspirojmë më të mirën për ne me durim dhe këmbngulje. Këmbngulja nuk do ndihmojë për të qënë fleksibël kur kërkohet, ndaj do duhet të tregojmë më shumë mirkuptim në nevojat rreth nesh.

21 Prill Hëna tek Luani në kundërshtim me Saturnin tek Ujori

Mund të keni nevojë për pak kohë larg përgjegjësive tuaja apo c’do gjëje që ndjeni të rastësishme këtë moment.

22 Prill Afërdita tek Demi në takim me Uranin tek Demi

E paparashikueshmja mund të jetë një cështje në lidhjet këtë moment dhe mund të përballeni me shumë ndryshime në përgjithësi me personat që ju rrethojnë në jetën tuaj. Gjithashtu mund të jeni më të hapur në takimin e personave të rinj.

Në 23/04 Marsi kalon tek Gaforrja, në pozicion rënieje për këtë planet të caktuar. Tensioni dhe zemërimi presionues që mund të ndjejmë shprehen me lehtësi brenda ambjentit familjar duke krijuar probleme të rëndësishme. Kujdes kundërshtimet dhe gjuajtjet poshtë rripit që nuk ju ndihmojnë në lidhjet familjare.

24 Prill Merkuri tek Demi në takim me Uranin tek Demi

Ide të zgjuara me largmapje mund t’ju shfaqen papritmas dhe mund të mendoni jashtë të zakonshmes me ide dhe plane të reja.

25 Prill Afërdita tek Demi në katror me Saturnin tek Ujori

Lidhjet hasin presion tani dhe përgjegjësitë mund të jenë eksagjeruese. Përpiquni të fitoni pak kohë për veten tuaj, pa u krijuar tensione.

25 Prill Merkuri tek Demi në katror me Saturnin tek Ujori

Mund të vështirësoheni të fokusoheni në atë që duhet të bëni dhe ndoshta kjo do t’ju shkaktojë ndonjë zhgënjim. Bëni në mendjen tuaj një pushim nëse ndjeni se është ajo që keni nevojë.

25 Prill Merkuri tek Demi në takim  me Afërditën tek Demi

Komunikimi dhe shprehimi do jenë të këndshme dhe mundeni të shprehni më lehtë ato që dëshironi tek të tjerët. Energjia krijuese mundet gjithashtu të jenë në nivele të larta.

27 Prill Plutoni në vijë të kundërt tek Bricjapi

Planet tuaja mund të ngadalsohen javët e ardhshme dhe kjo ju jep një pushim për tu përshtatur në të gjitha sa janë realizuar tashmë dhe të filloni të përgatiteni për ndryshime të reja që do realizohen pak më pas.

Në 27/04 Hëna e Plotë tek boshti Demi-Akrepi përqendron vëmëndjen tonë në cështjet ekonomike dhe marrveshje në lidhje me persona të tretë. Ndryshimet që mund të shfaqen do krijojnë pasiguri, ndaj është e nevojshme të shmangim sjelljet e ashpra që do drejtojnë në situata shpërthyese. Nga ana personale, pasiguria rritet dhe dyshimet nuk përjashtohet të drejtojnë në distancim nga personi që na intereson.

28 Prill Hëna tek Akrepi në katror me Jupiterin tek Ujori

Komunikimi mund të jetë më i lehtë pasi kuptoni c’farë nënkuptojnë të tjerët pa u nevojitur ta shprehin dhe keni aftësinë të gjeni me lehtësi mënyra shprehimi vec fjalëve.

30 Prill Dielli tek Demi në takim me Uranin tek Demi

 Përqafoni pavarsisnë, individualitetin dhe ndryshueshmërinë tuaj. Shtyni avash-avash veten tuaj jashtë atyre që jeni mësuar deri tani.

Për tu informuar përditë, lexoni parashikimet tona ditore:

Muaj të mbarë miq të dashur dhe mos harroni të shihni gjithashtu lëvizjet e planetëve dhe si ato ndikojnë tek ne dita ditës në http://www.astrologu.al

Muaj të mbarë miq të dashur!

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Zgjidhni shenjën tuaj të zodiakut tani: