Parashikimet Mujore Korrik 2021 për të gjitha shenjat, me analizën e këndeve planetare.

 

 

 

Parashikimet Mujore Korrik 2021 për të gjitha shenjat, me analizën e këndeve planetare.

Frymë komunikimi por edhe ndryshime në cështjet sentimentale shqetësojnë shumë!

Korriku do na japë nga fillimi frymë të rëndësishme nga ana komunikuese pasi Merkuri tek Binjakët është kthyer për mirë në vijë të drejtë dhe ka shtuar shpejtësinë. Pavarsisht këtyre Marsi dhe Afërdita nga Luani në kundërshtim me Saturnin tek Ujori dhe katrori me Uranin tek Demi do krijojnë probleme dhe ulje-ngritje nga ana personale dhjetditëshin e parë të muajit. Ftohtësia dhe distancimi që mund të shfaqet nëpërmjet disa zënkave dhe tensioni do drejtojnë në ndryshime në jetën tonë personale nëse nuk arrijmë të balancojmë humorin tonë të vështirë.

Hëna e Re tek Gaforrja në 10 Korrik na jep mundësinë të realizojmë një fillim të ri të rëndësishëm që do lidhet me familjen dhe cështjet e pasurisë së paluajtshme që mund të shfaqen. Do ekzistojnë mundësi të rëndësishme që do vinë në mënyrë surprizuese të na enthusiazmojnë dhe të krijojnë një kornizë të re stabiliteti dhe sigurie që nuk do ngjasojë me asnjë situatë të mëparshme. Eshtë e nevojshme të jemi inovativ dhe të marrim vendime revoltuese nëse nevojitet.

Në 11 Korrik Merkuri kalon tek Gaforrja duke përforcuar bisedat dhe nevojën për komunikim brenda ambjentit familjar. Sentimentaliteti është i fortë dhe krijon dëshirë për zgjidhjen e situatave. Kujdes pasi me lehtësi asimilojmë problemet e personave rreth nesh.

Në 13 Korrik takimi Afërditës me Marsin tek Luani lartëson jetën tonë personale pasi përforcon pasionin, lojën sentimentale, sensualitetin në të gjitha nivelet e lidhjes tonë. Dëshira seksuale e lartë do drejtojë në caste unike gëzimi dhe dëshirë nga ana personale që do lartësojnë lidhjen tonë dhe do krijojnë rrethana të reja në jetën tonë personale.

Në 22 Korrik Afërdita fillimisht kalon tek Virgjëresha, një pozicion që nuk do ti përshtatet. Përqendrohet në detaje në jetën tonë personale ku mund të krijojnë grindje dhe ankth. Të njëjtën ditë Dielli kalon tek Luani duke përforcuar paralelisht nevojën për argëtim, të kaloni mirë dhe shijime në të gjitha fushat e jetës tonë.

Në 24 Korrik Hëna e Plotë në boshtin Luani- Ujori na fton të mbyllim cështje ku mund të na shqetësojnë shumë lidhje shoqërore dhe personale. Nuk përjashtohet të ekzistojnë sqarime që do ndikojnë gjykimin tonë, të kujdesshëm do duhet të jemi në anën komunikuese pasi ashpërsia mund të drejtojë në kundërshtime të forta.

Në 28 Korrik Merkuri kalon tek Luani duke përforcuar nevojën për qef, komunikim të fortë, shfaqjen e theksuar të “egos”. Pamaturia dhe eksagjerimet do shqetësojnë nëse nuk arrijmë të ruajmë një masë. Të njëjtën ditë Jupiteri kalon në vijë të kundërt tek Ujori duke ftuar të rikontrollojmë cështjet e qëllimeve dhe aspiratave, cëshhet e lidhjeve shoqërore që eksistojnë nga e kaluara.

Në 29 Korrik Marsi kalon tek Virgjëresha duke u kujdesur të vendosë në rregull përditshëmrinë dhe të rrisë rëndësishëm detyrimet në ambjentin tonë të punës.

Për tu informuar përditë, lexoni parashikimet tona ditore:

Muaj të mbarë miq të dashur dhe mos harroni të shihni gjithashtu lëvizjet e planetëve dhe si ato ndikojnë tek ne dita ditës në http://www.astrologu.al

Muaj të mbarë miq të dashur!

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Zgjidhni shenjën tuaj të zodiakut tani: