Luani 23 Korrik - 22 Gusht Çfarë ju pengon dhe si do ta kaloni ?????

       Luani  23 Korrik  - 22 Gusht Çfarë ju pengon dhe si do ta kaloni

 

Egoizmi dhe krenaria juaj janë dy cilësi të cilat , në qoftë se nuk u tregoni kujdes do të lidhnin me zinxhira jetën tuaj . Jeni aq të detyrueshëm , mendjemprehtë dhe të duruar , sa që do të mund të bindni gjithcka , që Alpet s`janë gjë tjetër vecse një kodër e vogël, dhe aq shumë kokëfortë  saqë do të ishit gati qysh nesër  të arrinit në majë të  tyre.

Në më  të shumtën e rasteve ju rrëshket goja para mendjes.Dhe kur e kuptoni se i keni tejkaluar kufijtë, egoizmi I juaj nuk ju lejon të vetkorrigjoheni ,e në këtë mënyrë rrethi I gabimeve rritet.

Duhet të mësoheni të jeni më të përmbajtshëm e mbi të gjitha të zhysni gjuhën në mendjen tuaj para se ta lini atë të thotë cfarë të dojë.

Njerëzit e Luanit duhet më në fund të pushojnë të  vetadhurohen e vetreklamohen, sepse me sjellje të tilla  ata  s`bëjnë  gjë tjetër vec se grumbullojnë sipër tyre urrejtjen dhe ironinë e të tjerëve.

Duhet të kuptojnë se me talentin e tyre , me dëshirën dhe shpirtin e punës do të mund të kapërcejnë  cdo vështirësi që mund të hasin në jetën e tyre tepër të trazuar.

Duhet të kuptoni  paralelisht se  në këtë jetë nuk  jeni vetëm ju dhe s`mund të mos përfillni dhe të tjerët , sepse shumë shpejt do të zbardhi dita e ju do të mbeteni plotësisht vetëm

  Avantazhet

Luanët janë njerëz tepër krenarë,tepër besues dhe me guxim.Dinamizmi I tyre është I ngjashëm dhe energjia për të pasur zili.Punojnë me dëshirë dhe energji të  të rezervuar. Dhe sigurisht nuk vonojnë  të bëjnë realitet cdo synim të tyre.

Luanët janë qendra e rrethit zodiac dhe ndricimi I tyre mund të krahasohet me atë të Diellit, qëështë qendra e sistemit  planetar.Drita që japin Luanët është me të vërtetë verbuese.

Janë miqësor dhe të ngrohtë me ata që I rrethojnë dhe , shumë shpejt arrijnë të bëhen tepër të dashur.

Kanë një mënyrë të vecantë të japin urdhëra të tjerëve.Ibëjnë që të ndihen të suksesshëm dhe të dëshirueshëm.Sigurisht , që vetë Luanët shijojnë adhurimin  e vlerësimin e të tjerëve, gjë që e kanë tepër të nevojshme.

Optimizmi I tyre është e dhënë, dhe përherë I shohin gjërat nga ana positive.Ndajnë gëzimet e tyre me të tjerët,dhe janë në pozicion t`I zgjidhin vetë problemet  dhe mërzitjet e tyre.Kjo është dhe e fshehta e bashkimit të tyre.

Luanët dallohen akoma për ndershmërinë,drejtësinë dhe zemërgjerësinë e tyre.

Dobësitë

Sic e njohim të gjithë , dobësia më emadhe e  Luanëve është egoizmi I tyre  ipamasë e I pakufijshëm.Gratë dhe burrat besojnë se nuk ekziston njeri tjetër në planet vec se vetja e tyre.

Shpërfillin ndjenjat e atyre që kanë pranë, dhe besojnë se pozicioni I tyre “ më I lartë”, I lejon të drejtojnë dhe jetën e të tjerëve.

Përfundimisht jeni pompozë deri në acarim,komandantë absurd e mburravec budallenj.

Si bashkëshortë , burrat Luanë janë tiranë të vërtetë.E quajnë veten e tyre zotni dhe ata që kanë pranë shërbëtorë të besuar për të plotësuar cdo dëshirë të tyre.Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo , në rastin e parë që u krijohet tradhëtojnë gruan pa ndier aspak faj !

Gratë Luan janë sipas radhës së tyre tepër shkataraqe.Adhurojnë luksin dhe shijet e shtrenjta të tyre I cojnë shpesh në borxhe bashkëshortët e tyre.

Diplomacia është fjalë e panjohur si për burrat ashtu dhe për gratë Luanë.Do të thonë përherë atë që mendojnë pa  pyetur për pasojat.

Në përpjekjet e tyre për të grumbulluar sa më shumë  e më tepër forcë,shndërrohen në interesaxhinj  e gënjeshtarë të tmerrshëm.

Së fundi, gratë e burrat Luanë nuk e njohin kurrë fjalën”më fal”, dhe s`bëhet fjalë kurrë që dhe ata vetë të kërkojnë falje për gabimet e tyre, por as të pranojnë faljen e të tjerëve.

Keni dobësi tek njerëzit që:

Kanë mendje të hapur,pranojnë ftesat dhe luftojnë  shumë për të arritur qëllimet e tyre.

Janë të aftë të punojnë bashkë me ju dhe e shfaqin këtë.

Janë më të mirët në atë që bëjnë cfarëdo qoftë ajo.

Dashurojnë luksin dhe mirëqënien.

Nuk simpatizoni njerëzit që:

Përpiqen t`ja u kalojnë apo akoma më keq  që besojnë se janë më të mirë se ju.

Duan gjithmonë të “marrin “ në jetën e tyre pa “dhënë” kurrë.

Janë  të varfër , zevzekë dhe fatkeq.

Janë kopracë dhe nuk shpenzojnë asnjë lek për të dëfryer.

Ju pëlqen të:

Merreni me cdo lloj pune që kërkon organizim dhe marrje të vendimeve të rëndësishme.

Të jeni Drejtor I Përgjithshëm I një biznesi të vogël apo të mesëm, sesa një drejtues I vogël apo I mesëm në një biznes tepër të madh.

Tu jepni urdhëra të tjerëve, të drejtoni situata dhe të kontrolloni cfarëdo gjëje në punë.

Nuk duroni  të:

Të merreni me cdo gjë që do t`ju kufizonte e t`ju vinte në një punë rutinë.

Bëni punë që do t`ju largonte nga kontakti juaj I shpeshtë me njerëzit e tjerë.

Bëheni nëpunës të thjeshtë apo më keq punëtorë anonim në një punë rutinë.Shumë të rralla janë rastet kur një Luan do të zgjedhi punën  e një Nëpunësi Shtetëror, përvec  se kur bëhet fjalë  të mari postin e ndonjë Drejtori.

Të fshehtat e kësaj shenje

Luanët janë luftëtarët më të mëdhenj të Zodiakut.Nuk tërhiqen para cdo gjëje kundërshtare, e nuk e braktisin atë  në qoftë se nuk dalin fitimtarë.Përvec këmbënguljes së tyre e ngjashme është dhe shpirtmadhësia e tyre.Një Luan s`mundet kurrë  të përulë  apo të ofendojë  kundërshtarin e tij. Burrat dhe gratë kërkojnë me domosdo dashurinë,, adhurimin dhe dekorimin e të tjerëve,dhe kërkojnë  të bëhen epiqendra e kujdesit të tyre.

Shumica e Luanëve dashurojnë publicitetin, dhe e ndjekin atë kur ju jepet mundësia.

Luanët I tërheq jashtëzakonisht xhogoja dhe letrat.Fatkeqësisht  shumë herë kur humbasin nuk dinë ku duhet të ndalojnë, dhe me profecinë e”do marr hak”vazhdojnë  e rrezikojnë në borxhe.

Eshtë ëndërr e cdo Luani që t`I jepet sikur dhe një herë mundësia të shkojë në Mekën e bixhozit , në Las Vegas,dhe të ketë aq shumë lekë në xhepa sat ë mund të kthej një nga një të gjitha kazinot , sigurisht ta bëj të ndjeshme prezencën e tij kudo.

Njerëzit e Luanit kanë shije të shtrenjta dhe në veshjen e tyre.Veshin vetëmfima të njohura, dhe ngjyrat e tyre të preferuara janë e verdha , e kuqja e ndezur dhe blu.

Adhurojnë cdo lloj aksesuari në veshje, vecanërisht floririn.

Nuk janë të pakta herët që mund të njohësh një grua Luaneshë nga byrzylykët dhe unazat e panumërta floriri në cdo gisht!Janë gra që adhurojnë gunat më tepër se cdo grua tjetër e Zodiakut.

Shumica e Luanëve janë të stërvitur dhe u pëlqen të tregojnë trupin e tyre.Nuk janë fanatikë të sporteve, si Dashët, dhe duan gjithnjë të merren me dicka në të cilën do tu jepet mundësia të dallohen e të mos humbasin.

Nuk u pëlqen të mbështeten tek të tjerët dhe prandaj s`pëlqejnë aspak  sportetnë skuadër.Nuk durojnë dot idenë se është e mundur të humbasin nga gabimet e një tjetri..

Makina për Luanët nuk është sigurisht një mjet qëdo t`I cojë ata nga një vend në tjetrin.Është një mjet  tërheqës për të tjerët,  dhe përmbushje e egoizmit të tyre. Prandaj ajo duhet të jetë sa më e madhe , e shtrenjtë dhe fantastike.

Mercedes,Kandilak , Pols Pus, dhe Xhaguar janë të vetmet makina qëmund të kompletojnë një Mbret.Por , në qoftë se nuk janë në gjendje të blejnë një të tillë  dhe duhet të dakortohen me dicka tjetër, zgjidhja e tyre e parë do të jetë sigurisht një Pezho.

Personifikimi i lumturisë

Gjetët më në fund njeriun tuaj!I shkoni për shtat shumë mirë njëri – tjetrit dhe  cdo cast jeni gati të bëni atë që do të kënaqte partnerin tuaj.Mund të thotë dikush se  keni lindur për të zbuluar dhe plotësuar njëri – tjetrin.Sikur të ndërronit dhe mëndjet  asgjë nuk do të  ndryshonte në jetën tuaj.Shpesh herë mbeteni të cuditur e me gojë hapur  se para se të shprehni  një mendim apo dëshirë partneri juaj e ka bërë atë realitet.Ka caste kur kërkoni vetë  të keni kundërshtime , kjo vetëm për ta bërë më të pasur jetën tuaj me eksperiencën e një  zënke.Problemi i vetëm në këtë lidhje është se ju që ngjani si dy pika uji, s`keni mundësinë të njihni gjëra që  secili prej jush nuk do të mund t`i bënte vetëm.Ju mungon provokimi dhe antagonizmi.Duhet kujdes që mos të bini në besdisje gjatë ,vec të tjerash një lidhje perfekte.

Në kërkim të përsosmërisë

Mund të karakterizohej  mardhënia juaj “miqësi e përsosur” .

 Sepse  sinqerisht ju po shijoni  kënaqësinë e shoqërisë të njërit me tjetrin.Një lidhje me diskutime të pafundme, shqetësime shpirtërore dhe me mbështetje të sinqerta.Do zbuloni mijëra gjëra për të diskutuar dhe do të kaloni bashkë orë pafund  pa besdisur kurrë njëri- tjetrin.Do të shpjegoni ëndërrat dhe dëshirat tuaja ,e analizoni planet tuaja për të ardhmen.Nuk do të ketë aspak rëndësi nëse këto plane nuk do të realizohen, apo do të bëni plane të reja cdo ditë.Ju po shijoni  në kuptimin e plotë të fjalës prezencën e njëri –tjetrit dhe kërkoni  me cdo kusht të jeni bashkë.Rrallë nuk do të dakortoheni dhe akoma më rrallë do të ziheni.Edhe pse do të ketë cështje që  keni kundërshtime rrënjësore  ju do t`i lini mënjanë

pa u kushtuar rëndësi, me qëllim që të mos prishni zemrën e njëri-tjetrit.Jeni nga ciftet  e admiruar që do të qëndrojnë të dashuruar deri në  pleqëri.

Logjikë dhe pasion

Në këtë mardhënie  cdo partner gjen tek tjetri vlera që admiron  me të vërtetë dhe që do të uronte t`i kishte dhe ai vetë.Kur jeni bashkë uroni që të merrni dicka nga stili, ndjenja , humori, zgjuarsia dhe mënyra e sjelljes së partnerit tuaj.Kujdes se kjo  nuk është rruga e vetme , se mund të ndodh dhe e kundërta.Dhe shoku ju admiron gjëra që bëni apo thoni  e do të donte dhe ai t`ju ngjante me të njëjtën mënyrë.Kjo heshtje e sjellshme mes jush është një e fshehtë e lumturisë  në mardhënien tuaj.është aftësi  juaja magjike të shpalosni talentet e shokut tuaj dhe t`i ktheni në dicka të mirë, më të mirë se cfarë është në të vërtetë.Sigurisht që zënkat nuk do t`ju mungojnë kur shoku juaj e humbet interesin për ju, s`ju korrigjon e kritikon më.S`ju mungon logjika dhe shumë shpejt castet e lumtura do fshijnë nga kujtesa zenkat e vogla.

Martesa juaj ka  parashikimet më të mira.

Bashkë nuk bëni dhe vec nuk mundeni

Një lidhje ku shfaqen vështirësitë.Kjo vjen nga kontraditat tuaja që nuk janë të pakta.Shumë shpesh do të kuptoni se keni mendim të kundërt në trajtimin e cështjeve të ndryshme . E dini se nuk kundërshtoni njëri –tjetrin për gjërat thelbësore, por karakteret përplasëse tuajat vënë në provë padrejtësinë kur bëhet fjalë të merrni vendime të rëndësishmëe për jetën.

Lidhja juaj një ditë duket e përsosur dhe tjetrën e padurueshme,por asnjë prej jush s`merr guximin t`i jap fund kësaj. Ndani bashkë shqetësimet dhe përpiqeni shpesh me dëshirë të mirë të vendosni një urë kalimi për  ndryshimet tuaja.

Mos u përpiqni kot t`ju shpjegoni të tjerëve, miqve e të afërmve  tuaj, situatat se nuk do t`ju kuptojnë.Nuk është logjika ajo që ju mban ju të dy pranë, por ndjenja.Është shumë e mundur të jetoni një lidhje jashtëzakonisht të fortë por që rallë mund të coj në martesë.

Ta kisha thënë se do të largohem !

Bëni cirk në mënyrë të rrezikshme!Lumturinë dhe katastrofën në lidhjen tuaj i ndan veëm një hap.Zënkat e shpeshta nuk mungojnë , por fatmirësisht mundeni pas pak të përqafoheni dhe t`i jepni njëri –tjetrit premtime për dashuri  të përjetshme.Kjo deri në mëngjesin tjetër  dhe prapë nga fillimi.Në këtë vlerësim marrdhëniesh futen të gjitha ciftet që i përkasin të njëjtës Shenjë.Kjo do të thotë se ka mundësi mirëkuptimi për të përballuar  problemet, por asnjë mundësi për zgjidhje  alternative.Dy njerëz që mendojnë e veprojnë në të njëjtën mënyrë s`janë të aftë të ecin përpara.Pengesat që do të hasin do mbyllin në të njëjtën kohë horizontet e të dyve dhe do t`ju bllokojnë nga ana psikologjike dhe sentimentale.Njerëzit që hyjnë në këtë vlerësim është më mirë që të kuptojnë sa s`është vonë se për ta më mirë të krijojnë një lidhje miqësore se sa të përfundojnë në martesë.

Dashuroni provokimet

Këtu mos përputhjet dhe ndryshimet duken më tepër e në mënyrë më serioze nga gjërat që mund t`ju lidhinShpejt do kuptoni se jeni dy njerëz të ndryshëm me dëshira të vecanta  dhe besim.Në qoftë se doni të qëndroni bashkë duhet të krijoni një sistem komunikimi

,ku mes ndryshimeve që keni të mund të merrni  dhe të jepni vetëm cilësitë tuaja positive.Keni fuqinë të njihni talentet e njërit tek tjetri  dhe aftësitë që ju vet nuk keni,dhe kjo është ajo që ju lidh.

Por ka dhe shumë të tjera  që ju ndajnë.Po nuk mëndët të respektoni njëri –tjetrin atëherë shumë shpejt kritika juaj do bëhet djegëse dhe bosh e do të largojë shokun tuaj.

Mardhënia juaj s`ka asnjë mundësi për të vazhduar e forcuar, po mbetët duke zënë në gojë dobësitë  e tjetrit , e duke u hequr gabimeve përmasat e së vërtetës.

Secili nga ju duhet të lëshojë pe  dhe të mësojë të respektojë vendin  ku merr frymë e lëviz  shoku juaj ,që të mund të shijoni mardhënien tuaj.

Një mardhënie, që dhe për qetësinë shpirtërore të të dyve, të mos përfundonte në martesë.

Gjërat janë të vështira

E vetmja e mirë në fillim të kësaj lidhjeje është pamundësia e lidhjes!Është e qartë se ju të dy nuk përputheni aspak.Ndryshime deri në ekstrem në mënyrën e jetës, në të ngrënit , në veshje , në argëtim , në seks.Por dicka  ju sjell ju të dy më pranë.Bukuria e të panjohurës për të jetuar në anën tjetër edhe për pak, është hallka e fatit,e një lidhjeje të fortë sentimentale.Ndryshimet tuaja janë të thella  dhe shumë shpejt do të dalin në sipërfaqe e do t`ju tundin të dyve. Kurrë kjo lidhje nuk do të shkojë në ujëra të qeta.Vazhdimisht do të ndjeheni si i mbytur deri në mes  në një det me furtunë , ku secili do të kapet nga një copë dërrasë , se është i detyruar ,pa rënë dakort se në cfarë vendi , për të mos u fundosur. Ciftet që bëjnë pjesë në këtë  vlerësim zakonisht  gjenden në rrethin Zodiak, dhe është e qartë se do të jetojnë një mardhënie erotike  e  pasionante, por që nuk do të coj asgjëkundi tjetër , vecse në një ndarje të shpejtë, të shoqëruar me një breshëri zënkash.

Më mirë ta harroni!

Si është e mundur të besoni që mes jush të krijohej një lidhje , vec asaj që të con në gjyq.

Largohuni sa më shpejt që të jetë  e mundur për të shpëtuar nga  sa më pak humbje.Ju shqetëson mënyra si flet , vishet, flet në telefon, si ofendon shokët, si ecën dhe akoma dhe mënyra si merr frymë.C`kërkoni ju nga ky njeri që për fat të keq është gjendur në rrugën tuaj? Ose duhet të qëndroni gojë kycur ,fakt shkatërrimtar për ju,  ose duhet të largoheni njëri nga tjetri sa më shpejtë që të jetë e mundur.Mos harxhoni kohën tuaj  të vyer, por kërkoni  nje shok që do t`ju përshtatet më mirë.

 

Shiko gjithashtu