Gaforrja 22 Qershor - 22 Korrik Cfarë ju pengon dhe si do ta kaloni...............................................

 

Gaforrja       22   Qershor - 22 Korrik

Cfarë ju pengon dhe si do ta kaloni

Ndjenjat tuaja tepër të ndjeshme janë  faktor  i celiktë në zhvillimin dhe përparimin tuaj.Mërziteni dhe ofendoheni për gjënë më të vogël.Komentet e të tjerëve, situatat e ndryshme në jetë, mënyra se si ju pa punëdhënësi juaj, një bisedë  e shokut , janë fakte të  vërteta që ju hedhin  në melankoli të thellë.Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, nga puset e errëta të ndjenjave tuaja, del kundërshtimi juaj kokëfortë, që s`është gjë tjetër vecse tallje sarkastike e gjithckaje.Shumë herë nuk merrni fare guximin për të dëgjuar tjetrin apo të prisni  lëvizjet e tij.Fantazia e juaj  ju qartëson se cfarë do të bëjnë apo thonë të tjerët, para se ata  mos  ta kenë menduar akoma.Dhe meqë jeni të qartë ,se të gjithë janë bërë bashkë kundër jush, ose zhdukeni nga faqja e dheut,  ose  sulmoni  sapo guxojnë t`ju thonë mirëmëngjesi.Sigurisht duhet të kuptoni se me sjellje të tilla të ngjashme,  s`keni dhe shumë për të pritur nga ata që ju rrethojnë. Pas cuditjes së tyre të parë  nga sjellja juaj absurde do t`ju kthejnë krahët  e do të zhduken sa më shpejt të jetë e mundur.Së fundi, është zakon i përgjithshëm se  shumica e Gaforeve hasin probleme në mardhëniet e tyre  me të tjerët.Shpjegimi i kësaj situate duhet kërkuar në atë cka ndjen një Gafore dhe në ato që  përfundimisht mund të shprehë.

Një boshllëk i tillë  mund ta coj në vetmi, izolim, depresion ,e në raste të vecanta deri në  paranojë.Kur të kuptojë Gaforja burrë dhe grua ,se vuan nga ky bllokim ndjenjash, nuk do duhet të ndjeki terapi të forta.Një  psikoterapist  i mirë mund të ishte një mbështetës i vlefshëm për ta.

Mos lejoni  botën tuaj të ndjenjave të burgosi   jetën  shoqërore dhe erotike.

Mos u mbyllni në veten tuaj. Dilni më në fund nga guacka e pasigurisë , e do të kuptoni se si njerëzit do të vlerësojnë  prezencën tuaj në skenën e teatrit të jetës!

 Avantazhet

Gaforet janë njerëzit më tepër të ndjeshëm, të nxehtë e miqësorë  të Zodiakut. Jetojnë me dëshirën e tyre dhe besojnë më tepër zemrën  se sa mendjen.Disponojnë një fantazi krijuese të pabesueshme që mund t`u japi një kënaqësi që i dallon në cdo profesion i cili  ka të bëj me Artet apo Shkronjat.Pasioni i tyre i heshtur e i pashuar ,është bashkëluftëtari juaj në rrugën drejt suksesit ,cili do qoftë profesioni që do të zgjidhni për tu marrë.Idealista të pashërueshëm , jeni gati të flijoni jetën tuaj,apo dhe një mijëshen tuaj të fundit në xhep , për të ndihmuar cdo mik a të njohur tuajin, pa qenë kurrë nevoja t`ja u kërkojë ai. Gaforet shqetësohen shumë për  mendimin që kanë të tjerët për ta. Duan që t `i dashurojnë, t`i vlerësojnë dhe të kenë nevojë për të gjithë.

Burra dhe gra Gafore  kujdesen vecanërisht të mos mërzitin e mos të mërziten me të gjithë ata që kanë përreth. Kjo akoma dhe në qoftë se ata detyrojnë   pothuajse dhe veten e tyre.                           

Së fundi, Gaforet e të dyja gjinive kanë një mirësjellje të brendshme të rallë dhe janë nga familjarët më të mirë të Zodia

 Dobësitë

Krizat e thella melankolike , të shpeshta e të pashpjegueshme , por që bëjnë përshtypje tek të tjerët , është dobësia më e zakonshme e Gafores.

Jashtë mase të mërzitshëm ,Gaforet duhet më në fund të kuptojnë  se armiku më i keq dhe i rrezikshëm i tyre është vetvetja  dhe fantasia e  shfrenuar.Shohin rreth tyre armiq të padukshëm  që organizojnë kundër tyre   kurthe të tmerrshme , dhe vrapojnë të mbyllen në guackën e tyre, të vecohen nga gjithcka e të zhyten në botën  ideale të ëndërrave.

Gaforet janë njerëz jashtëzakonisht të pasigurt. Aq shumë sa që e jetojnë jetën e tyre duke qenë në një distancë mbrojtëse , e duke  mbushur mendjen  me mendime  negative.

Gaforet burra dhe gra  krijojnë në mendjet e tyre  fantazi e imagjinata  që i bën  të vuajnë, kur kanë arritur të binden se gjithcka është kundër tyre.

Gaforja  negativ është egoist  i pashërueshëm  e një zevzek i parregullueshëm.I intereson vetëm që të  kalojë ai mirë, dhe s`do t` ja dijë se cfarë duan të tjerët.

Paralelisht është i paaftë të marrrë

 përgjegjësi në jetë,   dhe saktësisht  ka simbolin Guacka. Largohet e  kthen kurrizin qysh në pengesën e parë që do të hasi.

Mos prisni kurrë nga Guackat  tepër të mbyllura të Zodiakut, që t`ju shoqërojnë në peripeci të panjohura apo  në ide rrënjësore.

Parapëlqejnë  të qëndrojnë  më mirë të  fshehur në shtëpi, dhe të jetojnë gjithcka me fantazinë e tyre.    

Keni dobësi tek njerëzit që:

Janë të ndjeshëm dhe simpatik.

Kanë dobësi njerëzore dhe nuk përpiqen që t`i fshehin këto ndjenja.

Janë romantikë dhe të brishtë.

Respektojnë  vecoritë e të tjerëve, janë me takt dhe dinë tu bëjnë komplimenta  përgjegjësve të tyre.

Nuk simpatizoni njerëzit që:

1.Janë pa takt dhe fusin hundët në cështjet e të tjerëve.

2. Bëhen të përsosur me qëllim dhe shikojnë vetëm interesat e tyre, duke mos u interesuar  për ata që kanë rreth tyre.

3. Kërcënojnë  sigurinë tuaj  me cfarëdo lloj mënyre,  akoma dhe sigurinë e atyre që ju doni.

4.Janë cinikë, racionalistë dhe   egoista pa kufi.

Ju pëlqen të:

 

1.Këshilloni dhe drejtoni njerëzit e tjerë.Vecanërisht ju pëlqen t`i mësoni ata.

2.Inkurajoni të gjithë ata që janë të plagosur dhe të dëshpëruar, akoma dhe në rastet kur e dini se do t`ju zhysë në melankoli të thellë.

3. Shkruani vjersha apo të ndiqni histori prekëse në kinema ose televizor.

4. Të ecni vetëm në pyll në ditë me shi…

Nuk duroni do të:

1. Të merreni me punë që kërkojnë prej jush vazhdimisht ide dhe propozime të reja.

2. Të grindeni me njerëz të tjerë, dhe është e pakuptueshme për ju që të pushoni nga puna një nëpunësin tuaj.

3. Të ndiqni një film horror me gjak në televizor.

4. Shpërngulni vazhdimisht shtëpinë dhe sendet tuaja.

  Të fshehtat e kësaj shenje

Gaforet janë zevzek profesionistë tëZodiakut.Cfarëdo që kanë dhe sido që të kalojnë , ata nuk kënaqen kurrë me asgjë, vazhdimisht ankohen për gjithcka.Burrat dhe gratë Gafore duan me  cdo kusht dashurinë e tjetrit ,  dhe kërkojnë të jenë epiqendra e kujdesit të të gjithëve. Shumica e Gaforeve janë të turpshëm dhe fjalëpak.Por me gjithë këtë kërkojnë  famën dhe e ndjekin atë kur ju jepet një rast i mundshëm.

Cmenden për sportet e detit, duke u nisur nga garat me varka e serf deri tek noti e zhytjet në thellësi. Loja e tyre më e dashur s`është tjetër vec polos, kurse kohën e lirë e kalojnë duke peshkuar.

Hobe të tjera të dashura të tyre janë fotografia dhe koleksioni i sendeve të ndryshme prej argjendi apo qelqi.

Gaforet  vështirë  është të ndjekin modën në veshjen e tyre.Nuk ndajnë kurrë rrobat e tyre të preferuara , dhe kur ato  vjetërohen dhe duhet të blejnë të reja, do të parapëlqenin dicka të për afërt që t`ju kujtojnë të mëparshmet.E bardha dhe  ngjyrat e shndritshme janë më të preferuarat e tyre, që i kombinojnë me ngjyrat e vajit në të gjitha nuancat, duke treguar kështu mospëlqimin e tyre për ngjyrat e errëta.

Makina për Gaforet është thjesht një mjet që thjesht duhet t`i coj nga një vend në tjetrin  në mënyrë tw saktë e të sigurt.Është zëvendësuesi i lëvores së guackës.

Duan që makinat e tyre të duken nga jashtë të bollshme e kompakte,por nga brenda të jetë e mundur sa më të thjeshta e të rehatshme.

Makina karakteristike për një Gafore s`është tjetër vecse një Wolswagen. Por sot Gaforet japin një preferencë të vecantë për Saab dhe Volvo, të cilat plotësojnë kërkesat e tyre për siguri dhe komoditet.  

Personifikimi i lumturisë

Gjetët më në fund njeriun tuaj!I shkoni për shtat shumë mirë njëri – tjetrit dhe  cdo cast jeni gati të bëni atë që do të kënaqte partnerin tuaj.Mund të thotë dikush se  keni lindur për të zbuluar dhe plotësuar njëri – tjetrin.Sikur të ndërronit dhe mëndjet  asgjë nuk do të  ndryshonte në jetën tuaj.Shpesh herë mbeteni të cuditur e me gojë hapur  se para se të shprehni  një mendim apo dëshirë partneri juaj e ka bërë atë realitet.Ka caste kur kërkoni vetë  të keni kundërshtime , kjo vetëm për ta bërë më të pasur jetën tuaj me eksperiencën e një  zënke.Problemi i vetëm në këtë lidhje është se ju që ngjani si dy pika uji, s`keni mundësinë të njihni gjëra që  secili prej jush nuk do të mund t`i bënte vetëm.Ju mungon provokimi dhe antagonizmi.Duhet kujdes që mos të bini në besdisje gjatë ,vec të tjerash një lidhje perfekte.

Në kërkim të përsosmërisë

Mund të karakterizohej  mardhënia juaj “miqësi e përsosur” .

Sepse  sinqerisht ju po shijoni  kënaqësinë e shoqërisë të njërit me tjetrin.Një lidhje me diskutime të pafundme, shqetësime shpirtërore dhe me mbështetje të sinqerta.Do zbuloni mijëra gjëra për të diskutuar dhe do të kaloni bashkë orë pafund  pa besdisur kurrë njëri- tjetrin.Do të shpjegoni ëndërrat dhe dëshirat tuaja ,e analizoni planet tuaja për të ardhmen.Nuk do të ketë aspak rëndësi nëse këto plane nuk do të realizohen, apo do të bëni plane të reja cdo ditë.Ju po shijoni  në kuptimin e plotë të fjalës prezencën e njëri –tjetrit dhe kërkoni  me cdo kusht të jeni bashkë.Rrallë nuk do të dakortoheni dhe akoma më rrallë do të ziheni.Edhe pse do të ketë cështje që  keni kundërshtime rrënjësore  ju do t`i lini mënjanë

pa u kushtuar rëndësi, me qëllim që të mos prishni zemrën e njëri-tjetrit.Jeni nga ciftet  e admiruar që do të qëndrojnë të dashuruar deri në  pleqëri.

Logjikë dhe pasion

Në këtë mardhënie  cdo partner gjen tek tjetri vlera që admiron  me të vërtetë dhe që do të uronte t`i kishte dhe ai vetë.Kur jeni bashkë uroni që të merrni dicka nga stili, ndjenja , humori, zgjuarsia dhe mënyra e sjelljes së partnerit tuaj.Kujdes se kjo  nuk është rruga e vetme , se mund të ndodh dhe e kundërta.Dhe shoku ju admiron gjëra që bëni apo thoni  e do të donte dhe ai t`ju ngjante me të njëjtën mënyrë.Kjo heshtje e sjellshme mes jush është një e fshehtë e lumturisë  në mardhënien tuaj.është aftësi  juaja magjike të shpalosni talentet e shokut tuaj dhe t`i ktheni në dicka të mirë, më të mirë se cfarë është në të vërtetë.Sigurisht që zënkat nuk do t`ju mungojnë kur shoku juaj e humbet interesin për ju, s`ju korrigjon e kritikon më.S`ju mungon logjika dhe shumë shpejt castet e lumtura do fshijnë nga kujtesa zenkat e vogla.

Martesa juaj ka  parashikimet më të mira.

Bashkë nuk bëni dhe vec nuk mundeni

Një lidhje ku shfaqen vështirësitë.Kjo vjen nga kontraditat tuaja që nuk janë të pakta.Shumë shpesh do të kuptoni se keni mendim të kundërt në trajtimin e cështjeve të ndryshme . E dini se nuk kundërshtoni njëri –tjetrin për gjërat thelbësore, por karakteret përplasëse tuajat vënë në provë padrejtësinë kur bëhet fjalë të merrni vendime të rëndësishmëe për jetën.

Lidhja juaj një ditë duket e përsosur dhe tjetrën e padurueshme,por asnjë prej jush s`merr guximin t`i jap fund kësaj. Ndani bashkë shqetësimet dhe përpiqeni shpesh me dëshirë të mirë të vendosni një urë kalimi për  ndryshimet tuaja.

Mos u përpiqni kot t`ju shpjegoni të tjerëve, miqve e të afërmve  tuaj, situatat se nuk do t`ju kuptojnë.Nuk është logjika ajo që ju mban ju të dy pranë, por ndjenja.Është shumë e mundur të jetoni një lidhje jashtëzakonisht të fortë por që rallë mund të coj në martesë.

Ta kisha thënë se do të largohem !

Bëni cirk në mënyrë të rrezikshme!Lumturinë dhe katastrofën në lidhjen tuaj i ndan veëm një hap.Zënkat e shpeshta nuk mungojnë , por fatmirësisht mundeni pas pak të përqafoheni dhe t`i jepni njëri –tjetrit premtime për dashuri  të përjetshme.Kjo deri në mëngjesin tjetër  dhe prapë nga fillimi.Në këtë vlerësim marrdhëniesh futen të gjitha ciftet që i përkasin të njëjtës Shenjë.Kjo do të thotë se ka mundësi mirëkuptimi për të përballuar  problemet, por asnjë mundësi për zgjidhje  alternative.Dy njerëz që mendojnë e veprojnë në të njëjtën mënyrë s`janë të aftë të ecin përpara.Pengesat që do të hasin do mbyllin në të njëjtën kohë horizontet e të dyve dhe do t`ju bllokojnë nga ana psikologjike dhe sentimentale.Njerëzit që hyjnë në këtë vlerësim është më mirë që të kuptojnë sa s`është vonë se për ta më mirë të krijojnë një lidhje miqësore se sa të përfundojnë në martesë.

Dashuroni provokimet

Këtu mos përputhjet dhe ndryshimet duken më tepër e në mënyrë më serioze nga gjërat që mund t`ju lidhinShpejt do kuptoni se jeni dy njerëz të ndryshëm me dëshira të vecanta  dhe besim.Në qoftë se doni të qëndroni bashkë duhet të krijoni një sistem komunikimi

,ku mes ndryshimeve që keni të mund të merrni  dhe të jepni vetëm cilësitë tuaja positive.Keni fuqinë të njihni talentet e njërit tek tjetri  dhe aftësitë që ju vet nuk keni,dhe kjo është ajo që ju lidh.

Por ka dhe shumë të tjera  që ju ndajnë.Po nuk mëndët të respektoni njëri –tjetrin atëherë shumë shpejt kritika juaj do bëhet djegëse dhe bosh e do të largojë shokun tuaj.

Mardhënia juaj s`ka asnjë mundësi për të vazhduar e forcuar, po mbetët duke zënë në gojë dobësitë  e tjetrit , e duke u hequr gabimeve përmasat e së vërtetës.

Secili nga ju duhet të lëshojë pe  dhe të mësojë të respektojë vendin  ku merr frymë e lëviz  shoku juaj ,që të mund të shijoni mardhënien tuaj.

Një mardhënie, që dhe për qetësinë shpirtërore të të dyve, të mos përfundonte në martesë.

Gjërat janë të vështira

 

E vetmja e mirë në fillim të kësaj lidhjeje është pamundësia e lidhjes!Është e qartë se ju të dy nuk përputheni aspak.Ndryshime deri në ekstrem në mënyrën e jetës, në të ngrënit , në veshje , në argëtim , në seks.Por dicka  ju sjell ju të dy më pranë.Bukuria e të panjohurës për të jetuar në anën tjetër edhe për pak, është hallka e fatit,e një lidhjeje të fortë  sentimentale.Ndryshimet tuaja janë të thella  dhe shumë shpejt do të dalin në sipërfaqe e do t`ju tundin të dyve. Kurrë kjo lidhje nuk do të shkojë në ujëra të qeta.Vazhdimisht do të ndjeheni si i mbytur deri në mes  në një det me furtunë , ku secili do të kapet nga një copë dërrasë , se është i detyruar ,pa rënë dakort se në cfarë vendi , për të mos u fundosur. Ciftet që bëjnë pjesë në këtë  vlerësim zakonisht  gjenden në rrethin Zodiak, dhe është e qartë se do të jetojnë një mardhënie erotike  e  pasionante, por që nuk do të coj asgjëkundi tjetër , vecse në një ndarje të shpejtë, të shoqëruar me një breshëri zënkash.

Më mirë ta harroni!

Si është e mundur të besoni që mes jush të krijohej një lidhje , vec asaj që të con në gjyq.

Largohuni sa më shpejt që të jetë  e mundur për të shpëtuar nga  sa më pak humbje.Ju shqetëson mënyra si flet , vishet, flet në telefon, si ofendon shokët, si ecën dhe akoma dhe mënyra si merr frymë.C`kërkoni ju nga ky njeri që për fat të keq është gjendur në rrugën tuaj? Ose duhet të qëndroni gojë kycur ,fakt shkatërrimtar për ju,  ose duhet të largoheni njëri nga tjetri sa më shpejtë që të jetë e mundur.Mos harxhoni kohën tuaj  të vyer, por kërkoni  nje shok që do t`ju përshtatet më mirë.

 

Shiko gjithashtu