DASHI    21   MARS-19 PRILL Cfarë ju pengon dhe si do ta kaloni

       DASHI    21   MARS-19 PRILL

Cfarë ju pengon dhe si do ta kaloni

Ajo që mund të themi për një Dash është se ai merret me gjithcka që kërkon një sjellje të kujdesshme e një përgatitje të madhe.

Dashët janë të padurueshëm dhe shumë herë harrojnë se në këtë botë jetojnë vetëm ata.Sulmojnë  për gjithcka që duhettë arrijë në jetë me njerëzit ose gjëra,  me kokë ulur e me gojë kycur nga  inati dhe pa menduar për pengesat që do të hasin.Dhe ndonjëherë kur  humbasin shikojnë të cuditurshkatërrimet që kanë lënë pas kur kanë kaluar.

Fatkeqësisht ,ju Dema shihni vetëm veten  dhe interesin tuaj.Gjithë bota  jeni ju dhe dëshirat tuaja.S`harroni të tregoni të tjereve sa të mirë  e të përsosur jeni. Jeni kaq të bindur  për këtë sa tregoheni indifferent ndaj mendimit të të tjerëve.Nuk llogarisni kurrë se me ato që thoni mund të prishni imazhin  tuaj apo ofendoni të tjeret.

Shpesh jeni të pasjellshëm,të rrëmbyer, të pashoqërueshëm, dhe shumë herë bëheni sulmues  prej ideve  dhe vetadhurimit tuaj.

Duhet të kuptoni se s`jeni vetëm ju në këtë botë dhe vetja juaj s`është qendra e rëndësisë.Duhet t`ju bëhet zakon që të  merrni parasysh dhe jerëzit e tjerë që ju rrethojnë  e ju duan.Vetëm kështu mund të arrini të fitoni vleësimin e tyre, interesimin dhe të shijoni admirimin e tyre kur jut a keni nevojë.Provoni sikur vetëm një herë zakonet e këqia  dhe dëgjoni cfarë kanë për t`ju thënë.Do të bëni hapin e parë  dhe ndoshta më kryesorin për të arritur ato cka keni dëshiruar  dhe I keni dhënë jetës një  kuptim.

 

             Avantazhet

Drejtesia e fjalëve  dhe e asaj që bëjnë Dashët është cilësia e parë që I dallon nga shenjat e tjera.Për njerëzit e pranverës nuk ekzistojnë fjalët hipokrizi dhe gënjeshtër.Akoma edhe pse një Dash do të dëmtojë veten e tij nuk do të durojë pa e thënë të vërtetën.Gjithkush me sigurinë më të madhe mund të besojë një D ash.

Cilësia e dytë që I dallon Dashët nga shenjat e tjera është energjia e pashtershme që kanë për tu dhënë të tjerëve  dhe drejtuar sa më mirë.Me të vërtetë Dashët janë të lindur komandantë.Qysh në moshë të vogël , në lojrat në kopësht, në shkollë , në zgjedhjet studentore e deri në”Kryetar” të lagjes, të punës apo shoqërisë.Janë akoma  praktikë  në mënyrë të pabesueshme,shprehës, ekspresiv të ndjenjave.

Pra është tipi I njeriut që fiton simpatinë  e të gjithëve me një të parë.

Dashët punojnë shumë dhe s`kënaqen në qoftë se s`përfundojnë  atë që kanë filluar.Sigurisht u intereson cilësia e punë s që bëjnë,jo vetëm që të jetë e përsosur por dhe të fitojë admirimin e gjithë të tjerëve.

          

                            Dobësitë

Shpesh Dashët  e lënë veten që të shfaqin mendjemadhësinë dhe vetëadmirimin e tyre,gjë që nxjerr në sipërfaqe karakteristikat negative të ësaj shenje.Pra një Dash bën gjithcka për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve.Nuk pushon kurrë së foluri për ‘bëmat” e tij në punë dhe në seks.Fatkeqësisht ata do të përsërisin të njëjtat gjëra me një durim të mërzitshëm dhe ata që do të gjenden pranë tyre do të ketë dhimbje koke.Të gjitha propozimet e Dashit negative fillojnë me “Unë “ dhe “Mua” .Shpesh ai bëhet vetfillues, vetëqendra dhe përfundon në besdi.S`bëhet fjalë kurrë që ai të pranojë   as gabimin  më të vogël.Për gjithcka e kanë fajin të tjerët dhe situatat , por kurrë  Dashët…

Qysh në moshë të vogël e deri në pleqëri Dashët janë tepër këmbëngulës, por të dhunshëm pa qenë nevoja,për të arritur dicka që e kanë shumë të nevojshme.

Diplomacia dhe durimi janë fjalë të panjohura për ta.Filozofia e tyre për jetën është e thjeshtë “Të  tuat janë të miat , të miat janë të miat”.Në mardhëiet e tyre janë tepër xhelozë, antagonist,shpesh të dhunshëm por rallë herë tëdashur.

Vuajnë nga njëdashuri e sëmurë për vetveten, dhe kërkojnë përherë  me këmbëngulje admirimin nga të tjerët.

Së fundi Dashët negativë kanë frikë e dridhen në kuptimin e drejtë të fjalës nga mospërfillja e tjetrit, por thellë Brenda tyre janë tepër të ndjeshëm e të frikësuar sepse nuk duan të mbeten vetëm në jetë.Të fshehtat e kësaj shenje

Dashet pëlqejnë të hyjnë direct në thelbin e cështjeve që iu interesojnë dhe jot ë merren me imtësira të kota.Dashi komandant dhe sulmues do të arrijë me cfarëdo lloj mënyre në  krye të jetës së tij sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lumturia për Dashët është kur merren vazhdimisht me dicka.Në qoftë se do të shkatërrosh një Dash mbylle atë jë një shtëpi dhe mos I jep të bëjë asnjë punë.

Të gjithë Dashët zotërojnë energji  dhe këmbëngulje, por aspak durim.Kjo ndërthurje cilësish  e detyron që të ndryshojëshpesh herë profesion, ose të bëjë dy a tre punë njëkohësisht.

Cdo Dash I vërtetë jeton në kuptimin e plotë të fjalës me trupin e tij.Do që gjithca është rreth tij ta shohë, ta prekë,të lëvizë rreth saj, ta nuhasi etj.

I kundërt me Gaforen që jeton dhe gjykon botën me ndjenjat e tij dhe Binjaku me fantazinë e tij.

Shumica e Dashëve kanë trup të stërvitur dhe shqetësohen shumë kur sëmuren dhe nga një ftohjee lehte.Për Dashët bota duhet të jetë vetëm e bardhë ose e zezë, dhe njerëzit të përgjighen vetëm me një po ose jo.Gjithë të tjerat I quajnë  hipokrizi dhe humbje kohe.

Shiko gjithashtu