Binjakët 21 Maj - 21 Qershor Çfarë ju pengon dhe si do ta kaloni

                                          Binjakët 21 Maj - 21 Qershor

 

Çfarë ju pengon dhe si do ta kaloni

 

Binjakët janë sigurisht shpirtra të shqetësuar. Mendja e tyre çdo çast hidhet sa nga njëra çështje në tjetrën. Për shumicën e njerëzve që ndodhen rreth tyre, kjo sjellje konsiderohet  jo si zgjuarsi, por mungesë pjekurie dhe përqëndrimi. Por me gjithë këtë, janë vetë ata që shqetësohen për këtë gjendje. Deri sa të piqet një Binjak, në qoftë se do të arrijë të shikojë realitetin, energjia e tij e padisiplinuar, do bëj për vete gjithçka dhe të gjithë që ndodhen rreth tij, duke lënë pas gjithnjë e më shumë çështje në mes.Të gjithë miqtë tuaj që ju quajnë të pashërueshëm e të çuditshëm, do të donin t`ju gjenin dhe t`ju mbyllnin brenda në shtëpinë tuaj, duke thyer dhe telefonin që jut ë pushoni së foluri, por thjesht kthejnë mendje.

Por sigurisht dhe juve ju duket joshëse ideja që të qëndroni sikur dhe një natë në shtëpi për t`u qetësuar, por e dini mirë se diçka e tillë është e pamundur për ju.

Ju presin në 32 mbrëmje dhe 5 koktej. Do t`ju duhet të mbaroni shpejt këtej dhe pastaj të shihni nja dy miqtë tuaj në 3-4 bare dhe të gjitha këto sonte! E prapë nesër nga fillimi.

Qetësohuni! Është e rëndësishme për shëndetin tuaj shpirtëror që vihet përditë në një provë të vështirë. Është nevojë taktike që të frenoni dallgët e pandalshme të mendjes suaj,për hatër të paqes tuaj të brendshme.Ndryshe do të vazhdoni këtë vrapim ,pandërprerë drejt çdo drejtimi, si një kamion i çmendur.

Pa frena, që kur të bini përtokë do të kërkoni të çuditur shkaqet. Ndiqni kodin magjik të shkencës “Ligji i Heshtjes”. Ky ligj ka shumë shpjegime dhe nënkuptime.Heshtni dhe mendoni mirë se çfarë doni të thoni e të bëni! Heshtni dhe përqëndroni forcën e mendjes tuaj në një drejtim për të arritur rezultatet çdo herë.

Do të çuditeni kur shumë shpejt do të kuptoni se vetëm arritët të përmirësonit jetën tuaj, dhe të zhdukni problemet tuaja më të shumta.

 

                           Avantazhet

Keni një personalitet që do të mund të magjepsë edhe gjarprinjtë, sepse mendja juaj mund t`i bëj ballë çdo intelektuali. Entuziasmi juaj dinamik mund t`ju çoj shumë shpejt drejt majës, kurse qejfi juaj I përhershëm dhe gjallëria mbledhin rreth jush miq. Shpirti juaj  është I palodhur dhe I etur për njohje gjithnjë e më të reja. Personaliteti juaj shumëkrahësh ju nxjerr gjithmonë faqebardhë.Lirshmëria karakteristike e fjalës tuaj dhe  dhuntia juaj për përgjigje të zgjuara dhe të shpejta , ju ndihmon të komunioni shpejtë dhe me rezultate  me ata që ju rrethojnë.Si fëmijë ju sigurojmë se jeni më I zgjuari në klasën tuaj, por është e sigurt se fjalët e shumta çmendin dhe mësueset tuaja. Dashuroni të gjitha lojërat shpirtërore , dhe ju  rrëmben antagonizmi në këto çështje.Ndjenja e rritur e humorit ju bën shpesh qendër e kujdesit të çdo shoqërie, dhe ky fakt shkakton shumë herë dhe shikime ziliqare mbi ju.

Fëmijët adhurojnë  shoqërinë e Binjakëve,sepse ju dhuron të qeshura pa fund. Përfundimisht mund të themi se njerëzit dashurojnë Binjakët, sepse dhe Binjakët dashurojnë njerëzit.

 

 

                            Dobësitë

Kurrë nuk do të mundeni të kuptoni veten tuaj edhe pse u përpoqët gjithë jetën tuaj. Dëshirat tuaja të fshehta dhe shqetësimet ju dërgojnë në të njëjtën kohë drejt dy drejtimeve. Nuk dini kurrë ku të shkoni më parë, por dhe  kur vendosni jeni gjithmonë të fundit me vonesë.Vendosmëria e Binjakëve është proverbiale.Duhet të shkoni në 5 mbrëmje brenda një nate, kaloni 3 orë para dollapit deri sa të vendosni se çfarë do të vishni, edhe  2 orë të tjera sa të visheni e të kriheni, dhe më në fund qëndroni në shtëpi duke vendosur të lexoni ndonjë libër të mirë…

Urreni vetminë se keni frikë të qëndroni vetëmme veten tuaj.E dini mirë se vështirë do të shpëtoni nga vetkritika juaj.Mundeni të flisni papushim  sa që ata që keni rreth tyre  kanë nevojë të mbyllin  veshët.Por dobësia juaj më e madhe nuk është llomotitja,por  mbetja gjysmake juaja… Flisni kot për lajme apo çështje të shpërndara por pa u thelluar kurrë në tuajat. Dhe kur dikush ju shtrëngon  rrëshkisni si mjalt në çështjen tjetër  me indiferencë.

Mund të jeni gjithë ditën në shoqërinë e “miqve” të panumërt, por nuk lini kurrë asnjë të kuptojë sa të pasigurt dhe të ndjeshëm jeni thellë në shpirt.Ju pëlqen të luani shumë role në jetën tuaj, por shumë herë shihni rreth jush sikur të jetë një shfaqje e regjizuar mirë.Kujdes se ka rrezik që drita e korridorit të shuhet papritur, miqtë të zhduken dhe brenda në errësirë tëshfaqethija errezikshme e vetmisë së Binjakëve.

 

Keni dobësi tek njerëzit që:

 

Janë të zgjuar, komunikues dhe kanë humor.

 Entuziasmohen çdo ditë me diçka rë re dhe janë optimistë.

 Nuk mërziten me ju në qoftë se ndryshoni mendje për çdo gjë që doni çdo 5 minuta.

 Nuk ju mbajnë inat edhe pse në të folurën tuaj të shumtë ju shpëtoi diçka që është kundër tyre.

 

  Nuk duroni dot njerëzit që:

1. Marrin çdo bisedë tuajën si në kuptimin e parë të fjalës dhe besojnë se të gjitha ato që thoni janë të vërteta.

2. Nuk kanë humor dhe s`janë komunikues

3. Përpiqen vazhdimisht t` ju korrigjojnë dhe dyshojnë për gjithçka thoni.

4. Janë përherë të trishtuar dhe pesimistë.

 

Të fshehtat e kësaj shenje

Binjakët janë kudo dhe kurdoherë shenja e lëvizjes së pandërprerë.Për të mbajtur përherë formën e tyre duhet të ecin vazhdimisht, dhe brenda në shtëpinë e tyre. Nuk reklamohen aspak për durimin e tyre Nuk durojnë që të merren me çfarëdo lloj pune përveç se pak minuta. Binjakët adhurojnë vallëzimin dhe e ushtrojnë shpesh edhe si profesion. Lojërat e tyre të preferuara janë ato që luhen me raketa, si tenisi dhe  skuosi. Shumica e Binjakëve janë gjenial në zgjidhjen e fjalëkryqëve, dhe përgjithësisht adhurojnë çdo punë që ka të bëj  me shkronjat.Duke u nisur nga shkrimi deri tek analiza e karaktereve grafike të të tjerëve.

Kurrë një Binjak nuk vesh të njëjtat rroba dhe ditën e dytë në vazhdim.Kur vishet bën të pamundurën për të kombinuargjithçka që gjen përpara.Urren përgjithësisht rrobat e ngushta dhe me ngjyrë të errët, sepse ndien se I burgosin shpirtin e tij.

Makinat, motorët apo tjetër gjë që I jep mundësinë për të lëvizur, është shoqëria më e dashur për të gjithë Binjakët.

Makinat që zgjedh një Binjak, janë gjithmonë të shpejta dhe bëjnë përshtypje.

Fjala magjike për suksesin e Binjakëve është kontakti shoqëror! Mbani mend, se në qoftë se ja hiqni këtë mundësi,nuk do të arrini dot të kuptoni se sa shpejt u larguan nga ju…

Cfarë tregojnë kombinimet e yjeve për të tashmen dhe të ardhmen e marrdhënies tuaj.

 

personifikimi I lumturisë

 

Gjetët më në fund njeriun tuaj!I shkoni për shtat shumë mirë njëri – tjetrit dhe  çdo çast jeni gati të bëni atë që do të kënaqte partnerin tuaj.Mund të thotë dikush se  keni lindur për të zbuluar dhe plotësuar njëri – tjetrin.Sikur të ndërronit dhe mëndjet  asgjë nuk do të  ndryshonte në jetën tuaj.Shpesh herë mbeteni të çuditur e me gojë hapur  se para se të shprehni  një mendim apo dëshirë partneri juaj e ka bërë atë realitet.Ka çaste kur kërkoni vetë  të keni kundërshtime , kjo vetëm për ta bërë më të pasur jetën tuaj me eksperiencën e një  zënke apo kundërshtimi.Problemi I vetëm në këtë lidhje është se ju që ngjani si dy pika uji, s`keni mundësinë të njihni gjëra që  secili prej jush nuk do të mund t`I bënte vetëm.Ju mungon provokimi dhe antagonizmi.Duhet kujdes që mos të bini në mërzitje të gjatë ,veç të tjerash një lidhje perfekte.

 

Në kërkim të përsosmërisë

 

Mund të karakterizohej  mardhënia juaj si “miqësi e përsosur”

Sepse  sinqerisht ju po shijoni  kënaqësinë e shoqërisë të njërit me tjetrin. Një mardhënie me diskutime të pafundme, shqetësime shpirtërore dhe me mbështetje të sinqerta.Do zbuloni mijëra gjëra për të diskutuar dhe do të kaloni bashkë orë pafund  pa besdisur kurrë njëri- tjetrin.Do të shpjegoni ëndërrat dhe dëshirat , e do të analizoni planet tuaja për të ardhmen.Nuk do të ketë aspak rëndësi nëse këto plane nuk do të realizohen kurrë, apo do të bëni plane të reja çdo ditë.Ju po shijoni  në kuptimin e plotë të fjalës prezencën e njëri –tjetrit dhe kërkoni  me çdo kusht të jeni bashkë.Rrallë  herë nuk do të dakortoheni dhe akoma më rrallë do të ziheni.Edhe pse do të ketë çështje që do të  keni kundërshtime rrënjësore  ju do t`I lini mënjanë

pa u kushtuar rëndësi, me qëllim që të mos prishni zemrën e njëri-tjetrit.Jeni nga çiftet  e admiruar që do të qëndrojnë të dashuruar deri në  pleqëri.

 

:  Logjikë dhe pasion

 

Në këtë mardhënie  çdo partner gjen tek tjetri vlera që admiron  me të vërtetë dhe që do të uronte t`I kishte dhe ai vetë.Kur jeni bashkë uroni që të merrni diçka nga stili, ndjenja , humori, zgjuarsia dhe mënyra e të sjellurit të partnerit tuaj.Kujdes se kjo  nuk është rruga e vetme por mund të ndodh dhe e kundërta.Dhe shoku juaj ju admiron gjëra qe bëni apo thoni  dhe donte dhe ai t`ju ngjante me të njëjtën mënyrë.Kjo heshtje e sjellshme mes jush është një e fshehtë e lumturisë  në mardhënien tuaj.është aftësi  juaj magjike të shpalosni talentet e shokut tuaj dhe t`I ktheni në diçka të mirë, më të mirë se çfarë është në të vërtetë.Sigurisht që zënkat nuk do t`ju mungojnë kur shoku juaj e humbet interesin për ju, s`ju korrigjon e s`ju kritikon më.S`ju mungon logjika dhe shumë shpejt çastet e lumtura do fshijnë nga kujtesa zenkat e vogla.Për martesën tuaj ekzistojnë parashikimet më të mira.

 

Bashkë nuk bëni dhe veç nuk mundeni

 

Një lidhje ku fillojne të shfaqen vështirësitë.Kjo vjen nga kontraditat tuaja që nuk janë të pakta.Shumë shpesh do të kuptoni se keni mendim të kundërt në trajtimin e çështjeve të ndryshme. E dini se në të vërtetë nuk kundërshtoni njëri –tjetrin për gjërat thelbësore, por karakteret përplasëse tuaja vënë në provë padrejtësinë kur bëhet fjalë të merrni vendime të rëndësishmëe për jetën.

Lidhja juaj një ditë duket e përsosur dhe tjetrën e padurueshme,por asnjëri prej jush s`merr guximin t`I jap fund kësaj situate.Ndani bashkë shqetësimet dhe përpiqeni shpesh me dëshirë të mirë të vendosni një urë kalimi për  ndryshimet tuaja.

Mos u përpiqni kot t`ju shpjegoni të tjerëve këtë situatë, miqve e të afërmve  tuaj , se nuk do t`ju kuptojnë.Nuk është logjika ajo që ju mban ju të dyve pranë por ndjenja.Është shumë e mundur të jetoni një lidhje jashtëzakonisht të fortë por që rallë mund të çoj në martesë.

 

Ta kisha thënë se do të largohem !

 

Bëni cirk në mënyrë të rrezikshme!Lumturinë dhe katastrofën në lidhjen tuaj I ndan veëm një hap.Zënkat e shpeshta nuk mungojnë por , fatmirësisht mundeni pas pak të përqafoheni dhe t`I jepni njëri –tjetrit premtime për dashuri të përjetshme.Kjo deri në mëngjesin tjetër  dhe prapë nga fillimi.Në këtë vlerësim marrdhëniesh futen të gjitha çiftet që I përkasin të njëjtës Shenjë.Kjo do të thotë se ka mundësi mirëkuptimi në zgjidhjen e  problemeve,por asnjë mundësi për zgjidhje  alternative.Dy njerëz që mendojnë e veprojnë në të njëjtën mënyrë s`janë të aftë të ecin përpara.Pengesat që do të hasin do mbyllin në të njëjtën kohë horizontet e të dyve dhe do t`ju bllokojnë nga ana psikologjike dhe sentimentale.Njerëzit që hyjnë në këtë vlerësim është më mirë që të kuptojnë sa s`është vonë, se për ta, më mirë të krijojnë një lidhje miqësore se sa të përfundojnë në martesë.

 

Dashuroni provokimet

 

Këtu mos përputhjet dhe ndryshimet duken më tepër e në mënyrë më serioze, nga gjërat që mund t`ju lidhin. Shpejt do kuptoni se jeni dy njerëz të ndryshëm me dëshira të veçanta  dhe besim.Në qoftë se doni të qëndroni bashkë duhet të krijoni një system komunikimi

ku mes ndryshimeve që keni ,të mund të merrni  dhe të jepni vetëm cilësitë tuaja positive.Keni fuqinë të njihni talentet e njërit tek tjetri  dhe aftësitë që nuk keni,dhe kjo është ajo që ju lidh.

Por ka dhe shumë të tjera  që ju ndajnë.Po nuk mëndët të respektoni njëri –tjetrin atëherë shumë shpejt kritika juaj do mbetet djegëse dhe boshe, dhe e do të largojë shokun tuaj.

Mardhënia juaj s`ka asnjë mundësi për të vazhduar e fortë po mbetët duke zënë në gojë dobësitë  e tjetrit , e duke u hequr gabimeve përmasat e së vërtetës.

Secili nga ju duhet të lëshojë pe  dhe të mësojë të respektojë vendin  ku merr frymë e lëviz  shoku juaj ,që të mund të shijoni mardhënien tuaj.

Një mardhënie që dhe për qetësinë shpirtërore të të dyve të mos përfundonte në martesë.

 

Gjërat janë të vështira

 

E vetmja gjë e mirë të paktën  në fillim të kësaj lidhjeje është pamundësia e lidhjes!Është e qartë se ju të  dy nuk përputheni aspak.Ndryshime deri në ekstrem në zakone,në mënyrën e jetës, në të ngrënë , në veshje , në argëtim , në seks.Por diçka  ju sjell ju të dy më pranë.Bukuria e të panjohurës për të jetuar në anën tjetër edhe për pak është hallka e fatit,enjë lidhje të forte sentimentale.Ndryshimet tuaja jan ëtë thella  dhe shumë shpejt do të dalin në sipërfaqe do t`ju tundin të dyve. Kurrë kjo lidhje nuk do të shkojë në ujëra të qeta.Vazhdimisht do të ndjeheni si I mbytur deri në mes  në një det me furtunë , ku secili do të kapet nga një copë dërrasë  se është I detyruar ,pa rënë dakort se ku të kapet për të mos u fundosur.Çiftet që bëjnë pjesë në këtë  vlerësim zakonisht  gjenden në rrethin Zodiak, dhe është e qartë se do të jetojnë një mardhënie sentimentale dhe me pathos, por që s`do të çoj veteëm në një ndarje të shpejtë të shoqëruar me një breshëri zënkash.

 

Më mirë ta harroni!

 

Si është e mundur të besoniqë mes jush të krijohej një lidhje , veç asaj që të çon në gjyq.

Largohuni sa më shpejt që është e mundur për të shpëtuar nga  sa më pak humbje.Ju shqetëson mënyra si flet , vishet, flet në telefon, si ofendon shokët, si ecën dhe akoma si merr frymë.Ç`kërkoni ju nga ky njeri që për fat të keq është gjendur në rrugën tuaj? Ose duhet të qëndroni gojë kyçur ,fakt shkatërrimtar për ju,  ose duhet të largoheni njëri nga tjetri sa më shpejtë që të jetë e mundur.Mos harxhoni kohën tuaj  të vyer, por kërkoni  nje shok që do t`ju përshtatet më mirë.

Shiko gjithashtu