Parashikimet

Luani mujor
01/07/2020 to 31/07/2020

Të përgjithshmet

Për ju Luan, këtë muaj ka gjasa që të shfaqen çështje që lidhen me detyrimet e jetës së përditshme, të cilat do të fillojnë të bëhen më presionuese. Eklipsi hënor që do të zhvillohet në boshtin Gaforre-Bricjap në 5/7, ka mundësi të sjellë edhe më shumë çështje për t'u zgjidhur, veçanërisht nëse ato kanë mbetur pezull nga e kaluara. Nga 12/7 e tutje, do të jetë më e lehtë për të zgjidhur punët dhe detyrimet që ju presin, pasi Merkuri kthehet në rrugë të drejtë në shenjën e Gaforres. Hëna e re, e cila do të zhvillohet në 20/7 dhe ajo në shenjën e Gaforres, mund të sjellë në sipërfaqje disa plane që kanë lëvizur prapa skenave në të kaluarën. Më 22/7, me hyrjen e diellit në shenjën tuaj të zodiakut, fillon një periudhë shumë e mirë për ju, qëllimet dhe ambiciet tuaja! Dhjetë ditët e fundit të muajit ju përgatisin për një Gusht premtues dhe më relaksues!

Parashikimet në dashuri

Merkuri i kundërt që do të mbizotërojë deri në 12/7 ka gjasa të krijojë barriera komunikimi, të cilat do të ndikojnë në klimën e lidhjes me partnerin tuaj. Ju duhet të jeni të kujdesshëm pasi ka mundësi të ketë çështje që lidhen me palët e treta (siç janë njerëzit përreth jush) që mund të ndikojnë tek ju dhe të krijojnë mosmarrëveshje midis jush. Pas 12/7, kur Mërkuri do të kthehet në rrugë të drejtë, fillon një kohë më e mire për t’u afruar me partnerin tuaj. Nëse jeni i lirë, gjashtëkëndëshi i zgjatur midis Marsit tek Dashi dhe Afërditës tek Binjakët, tregon se ka mundësi të keni “fansa” që janë në rrethin tuaj shoqëror! Një aventurë romantike me një person që mund të takoni gjatë një udhëtimi është një nga skenarët e këtij muaji.

Parashikimet profesionale

C’do gjë që lidhet me punën ka mundësi t’ju shqetësojë, pasi nga mesi i muajit do të vini re se edhe detyrimet e thjeshta të punës kanë një shkallë të vështirësisë që nuk e parashikonit. Nëse mund të kurseni kohë dhe të transferoni diskutime të rëndësishme profesionale pas 12/7 kur Merkuri do të jetë në rrugë të drejtë, do të jetë shumë më mirë për zhvillimin e tyre. Hyrja e Diellit në shenjën tuaj të zodiakut në 22/7, tregon se po fillon një periudhë gjatë së cilës do të jetë më e lehtë për ju të negocioni çështjet e biznesit dhe të dilni fitimtar prej tyre. E tëra që duhet të shmangni është qëndrimi egoist - i cili do të ndodhë herë pas here - dhe që mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e diskutimeve profesionale.

, , ,