Parashikimet

Gaforrja mujor
01/07/2020 to 31/07/2020

Të përgjithshmet

Për ju Gaforre, Korriku është një muaj që do të ketë eklipsin e fundit që do të zhvillohet në boshtin tuaj (Gaforre-Bricjap) i cili do të zhvillohet në 5/7. Ky eklips ka gjasa të sjellë kërkesa nga e kaluara që kanë të bëjnë ose me marrëdhënie personale ose bashkëpunime dhe ju ftoheni që t’i zgjidhni ato menjëherë, pasi sa më gjatë të mbeten pezull, aq më të mëdha janë problemet që mund të krijojnë në lidhjet tuaja ndërnjerëzore. Më 12/7, Merkuri kthehet në vijë të drejtë në shenjën tuaj të zodiakut dhe komunikimi do të jetë aleati juaj dhe jo "armiku" juaj siç ishte në periudhën e mëparshme që kishte disa keqkuptime. Hëna e re që do të zhvillohet në shenjën tuaj të zodiakut në 20/7 tregon që të dashurit tuaj mund të kenë kërkesa nga ju, gjë që do t'ju presionojë. Mos merrni vendime impulsive dhe përpiquni të vini veten në vendin e tjetrit në mënyrë që t'i shihni gjërat në anë gjithëpërfshirëse. Hyrja e Diellit në shenjën e Luanit më 22/7 tregon se fillon një periudhë që mund të sjellë rezultate shumë të mira në fushën ekonomike, për sa kohë që jeni aktiv.

Parashikimet në dashuri

Gjysma e parë e muajit do të jetë më kërkuese për ju, nëse jeni në një lidhje apo jo, pasi rrugëtimi i kundërt i Mërkurit në shenjën tuaj, tregon se si komunikimi nuk do të jetë në favorin tuaj. Ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm pasi keni tendencë të doni të thoni diçka dhe përfundimisht të thoni diçka tjetër dhe kjo mund të shkaktojë probleme kur komunikoni me dikë që ju intereson. Gjysma e dytë e muajit kur Mërkuri do të jetë në rrugë të drejtë në shenjën tuaj dhe do të ketë kaluar dhe eklipsi që do të zhvillohet në 5/7, do të jetë më e dobishme për të ndërmarrë një hap të ri në jetën tuaj personale. Nëse tashmë jeni në një lidhje, Hëna e re që do të zhvillohet në shenjën tuaj në 20/7, nuk përjashton mundësinë që t'ju çojë në mendime për zyrtarizimin e saj.

Parashikimet profesionale

Këtë muaj ka mundësi që të ketë disa çështje që do t'ju vështirësojnë në një nivel profesional dhe nuk përjashtohet mundësia që ato të lidhen me ngjarje të së kaluarës. Ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm në mënyrën se si vendosni të shprehni ankesat, mosmarrëveshjet ose ndonjë gjë tjetër që doni të thoni në lidhje me punën. Deri në 12/7, rrugëtimi i kundërt i Mërkurit në shenjën tuaj tregon se do hasni një shkallë vështirësi për tu kuptuar nga të tjerët. Gjysma e dytë e muajit ,do të jetë më e këndshme për ju por edhe për çështjet tuaja profesionale, pasi rruga e drejtë e Mërkurit në shenjën tuaj do të "zhbllokojë" një çështje profesionale.

, , ,