Parashikimi javor

01/06/2020 to 07/06/2020

 

Parashikimet javore 01/06/20 – 07/06/20

Eklipsi Hënor në boshtin Binjakët- Shigjetari: Paraskenat ndikojnë në lidhjet e rëndësishme të jetës tonë.

Java shenjëstrohet nga eklipsi i parë i verës, Eklipsi Hënor në boshtin e Binjakëve – Shigjetarit që realizohet në 5 Qershor. Ky eklips sjell në epiqëndër të vëmëndjes lidhjet me rrethin më të gjërë të afërmve, rrethit shoqëror dhe në përgjithësi me rrethin tonë më të ngushtë. Eshtë e rëndësishme të mirëkuptojmë se ndryshimet që do të shfaqen nga ngjarje të mundshme apo sekrete që vijnë në sipërfaqje, do ndikojnë definitivisht këto lidhje.

Nervozizmi është i përhapur pasi katrori i Marsit nga Peshqit me Dritat (Dielli, Hëna) nuk lënë hapësira për të parë qartë se duhet të menaxhojmë cështje që na shqetësojnë. Reagimet impulsive dhe graduale mund të luajnë vecanërisht rol negative në këto zhvillime. Ka mundësi, paralelisht, të dalë në sipërfaqje prapaskena mbi ne që do të na zhgënjejnë. Do duhet të jemi të përgatitur për të ekzistuar një menaxhim korrekt ku do të kryesojë llogjika dhe jo qëndrimi agresiv.

Afërdita e kundërt tek Binjkaët në takim me Diellin, merr pjesë në mënyrë aktive në këtë eklips dhe sjell në sipërfaqje persona të kaluarës që mund të keni shenjëstruar jetën tonë personale. Përplasja e brëndshme të nevojave dhe dëshirave nuk lë hapësira për të parë objektivisht c’farë është ajo që realisht na shpreh në lidhje. Socializimi dhe ulje-ngritjet sentimentale mund të drejtojnë në kundërshtime që mirë do të jetë t’i shmangim, sepse më pas ka mundësi të bëhemi pishman.

Në nivel profesional, mund të ekzistojnë vonesa në lidhje me shkëmbimet që do të na nevrikosin. Paqartësia ekonomike, paralelisht krijon trazira dhe frikë, pasi planet tona nuk zhvillohen me mënyrën që do donim. Nuk nevojitet të krijojmë debate me persona që rrethohemi pasi ata do ta zmadhojnë problemin. Fatmirësisht, gjashtkëndëshi i Merkurit në Gaforre me Uranin në Dem, na furnizon me mirëkuptim dhe ide prototipe, ndaj dhe do duhet ta vlerësojmë. Eshtë ajo që do të na ndihmojë në castet e vështira që mund të ekzistojnë në lidhjet e rëndësishme të jetës tonë. Për të qënë gjithnjë të informuar, mos harroni të lexoni përditë parashikimet tona ditore. Javë të mbarë të dashur miq!