Back
  /  Tarot   /  Tarot mujor   /  Tarot Astrologjike për muajin Maj

Tarot Astrologjike për muajin Maj

Karta Taro që përfaqëson tendencat e përgjithshme të Majit 2018 është karta e 16-të e Arkanës së Madhe, Kulla, që do të thotë se këtë muaj interesi do të përqëndrohet në dashurinë dhe marrëdhëniet. Maj jep mundësi për stabilitet dhe balancë në fushën e marrëdhënieve, ku të gjithë do të jemi në gjendje të vendosim uji në verën tonë, duke justifikuar dhe duke bërë leshime atje ku duhet. Por ruhuni nga konfliktet, sepse kjo kartë mund të sjellë ndryshime të papritura në marrëdhënie.Me fleksibilitet dhe durim, ju mund të tejkaloni çdo problem që ndodh.

Karta Taro e muajt: Kulla

Çdo gjë rreth jush mund të jetë më e bukur, nëse ju tregoheni me më shumë mirëkuptim për njerëzit rreth jush ,duke treguar më shumë durim në të gjitha ato që nuk ju pëlqejnë apo nuk i miratoni! Një e vërtetë e madhe është se çdo person është i ndryshëm dhe se nuk mendojmë në të njëjtën mënyrë të gjithë.Maj është muaji që na ndihmon për të hyrë më lehtë në vendin e tjetrit, duke pranuar të vërtetat të mëdhaja që do të na ndihmojnë për të përmirësuar klimën e marrëdhënieve tona!

Dashuria në Maj dhe ribashkimet romantike:

Gjatë majit do të keni takime të rëndësishme ribashkimi, shumë prej tyre do të jenë të papritura,për shkak se ishin  çifte të cilët kishin një kohë të gjatë të ndarë apo ishin ndarë me mënyrë shumë të keqe! Ekuilibri në marrëdhëniet ri-shfaqet, klima erotike relakson dhe dominon romancën, butësinë dhe mirëkuptimin.

Çelësi i suksesit profesional dhe financiar është tek bashkëpunimet:

Bashkimi bënë fuqinë ,vetëm me këtë thënie mund të përshkruani gjendjen shpirtërore të këtij muaji mbi biznesin dhe financat tuaja.Mund të jetë muaj  I biznesit dhe zhvillimeve ekonomike, me kusht që të bëni partneritete, grupe punuese dhe të bashkoni forcat,mos kërkoni vendin e parë,mos lejoni egoizmin të qendrojë pengesë në të ardhmen tuaj, përparimi më partneritete të reja që do ju ndihmojë!

Shihni më poshtë shenjën tuaj dhe mësoni se çfarë thonë tarot astrologjike për ju për muajin Maj.

Dashi – Karta e Taro e muajit: Djalli

Maj është një muaj intensiv dhe plot passion, me zhvillime të rëndësishme për ju! Ju vështirë se do të arrini të kufizoni vetveten, ndërsa tundimet dhe sfidat do ta vëndosin një shije tjetër në jetën tuaj të përditshme! Dashuria dhe paratë do të përqendrojnë interesin tuaj dhe nuk do të kenaqeni më atë që keni, do kërkoni diçka më shumë.

Dashuria: E vërteta është se në Maj dominon pasioni juaj emocional, intrigues,por edhe xhelozia ,emocionet që ju do të ndijeni do të jenë të papërmbajtshme dhe intensive ,por duhet të vini fre, për shkak se shumë herë mund të prishni  disa situata erotike!

Karriera dhe financat: Rritja e konkurences ne punen tuaj dhe kerkesat ndaj jush po behen gjithnje e me teper. Gjatë Majit ju do të jeni të zemëruar me koleget, do të keni grindje, por do të jeni në gjendje ti kapërceni ato dhe të merrni atë që meritoni! Rritja ekonomike është pozitive këtë muaji.

Demi- Karta e Taro e muajit: Përmbajtja

Maj nuk është nga muajit e lehtë te vitit për ju që i përkisni shenjës e Demi!Jeni tek muaji i ditëlindjes tuaj dhe ndryshimet qe ndodhin në jetën tuaj nuk i kishit në program.Por në këto përmbysje duhet të bëni kompromise,sepse pavarësisht se ju shpërqendrojnë dhe ju hallakasin,do ju dalin për mirë! Testet do të kalojë dhe do të ndikojnë në marrëdhëniet tuaja personale.Me lëvizjet që ju bëni,do të jeni në gjendje për të vënë themele më të forta për të ardhmen tuaj

Dashuria: Vështirësi romantike gjatë këtij muaj për ju që jeni në marrëdhënie dhe keni bërë durimi  gjatë kësaj kohe. Durimi juaj ju ka lodhur dhe tani do të jeni të detyruar të përballeni me të vërtetën dhe të merrni vendime kuptimplota. Sa për ju se nuk keni marrëdhënie, do të keni zbulime rreth një historie erotike të se kaluarës tuaj. Për më tepër, tregoni më shumë vëmendje për zgjedhjet tuaja të reja erotike, sepse asgjë nuk është ashtu siç duket.

Karriera dhe financat:Këtë muaj problemet në punë dhe financat do shfaqen papritur. Pra, do të ishte mirë qe të keni plane alternative në pjesën e prapme të mendjes tuaj, sepse disa plane personale nuk do të zhvillohen siç ju prisnit ose do dështojnë! Mos filloni tani një aktivitet të ri profesional apo ekonomik.

Binjakët – Karta e Taro e muajit: Ylli

Maji është një muaj që ju përshtatet dhe ju jep mundësi të rëndësishme për të gjetur përsëri buzëqeshjen tuaj dhe gjendjen tuaj pozitive! Ngjarjet e gëzueshme do t’ju japin fuqi për të bërë një fillim të ri dhe do lënë pas çdo problem të djeshëm. Ngjarjet e rastësishme do t’ju sjellin në rrugë tuaj  fillime të reja.Përfitoni nga sugjerimet dhe mundësitë!

Dashuria: Ndjenjat tuaja po përmirësohen shumë këtë muaj! Nëse jeni në një marrëdhënie, atëherë do të keni zhvillime pozitive me bashkëshortin tuaj që do ju mbushin me gëzim, ngazëllim dhe emocion! Nëse nuk jeni në lidhje, këtë muaj favorizohen takime të papritura dhe më shumë erotizëm që do ju japin gëzim.

Karriera dhe financat:Lajmi i mirë i Majit është se financat tuaja do të shfaqin një rritje të lehtë, e cila do ju bëjë të ndjeni lehtësim dhe qetësi! Idetë dhe sugjerimet e reja në punë do ju sjellin një hap më afër qëllimeve tuaj personale.

Gaforrja – Karta e Taro e muajit: Hëna

Maji është një muaj emocional, i ndjeshëm, por edhe i këndshëm për ju! Karta e Hënës, e cila është sundimtari i shenjës suaj,do të thotë se këtë muaj do të përjetoni gëzime emocionuese! Në shtëpi, në familje do të keni ngjarje të gëzueshme që do ju japin një surprizë të këndshme! Marrëdhëniet tuaja po përmirësohen dhe tani gjeni përgjigje për situatat e se kaluarës!

Dashuria: Një muaj ekspresiv por edhe plot emocion është Maj për ju! Do të ketë arsye për të marrë një konfirmim emocional nga personi që ju intereson. Një bashkim erotik është në planet e muajit për ju! Nëse ju jeni tashmë në një marrëdhënie, ju mund të përmirësoni klimën me partenerin tuaj.

Karriera dhe financat:Në punë dhe financat tuaja do të jenë në një konfuzion të përkohshme dhe do karakterizohen nga  paqëndrueshmëria! Gjëja pozitive për muajin është se do të keni ide të reja, kreativitet të mjaftueshëm dhe do të jeni në gjendje të punoni më shumë me punën tuaj.

Luani- Karta e Taro e muajit: Dielli

Maji është një muaj plot eksitim, por edhe me ngjarje që ju japin gëzim, shpërblim, shikueshmëri dhe arritje! Shenja e Diellit – i cili është gjithashtu sundimtari i shenjës suaj – thotë se e gjeni përsëri optimizmin dhe realizoni një plan të rëndësishëm për ju! Komunikimet dhe udhëtimet do të japin një shije të këndshëm këti muaji!

Dashuria: Flirtimi ka nderin e tij këtë muaj për ju që i përkasin shenjës e Luanit. Ju do të jeni shumë social, ndërsa pushtimet tuaja do të rriten! Një admirues i ri erotik do të shfaqet në një mënyrë të bukur dhe do të rrisë vetëbesimin tuaj! Nëse jeni në lidhje,këtë muaji ka perspektiva për t’u argëtuar me bashkëshortin tuaj!

Karriera dhe financat: Planet e reja profesionale tani janë në një rrugë të mirë dhe ju jeni të kënaqur për shkak se krijoni lidhje dhe kontakte me njerëz të rinj dhe një dëshirë profesionale realizohet! Financat tuaja janë përmirësuar shumë dhe keni perspektiva më të mira për të ardhmen!

Virgjëresha- Karta e Taro e muajit: Kriza

Maj nuk është një muaj për të luajtur dhe për argëtim, por muaji  për t’u marrë me më shumë përgjegjësi për planet dhe të ardhmen tuaj! Ngjarjet që do të ndodhin në këto ditë pranverë do ju detyrojnë të mbylleni pak  ne vetvetë për të menduar seriozisht për vendimet që duhet të merrni për progresin tuaj!

Dashuria:  Situatat nuk ju kënaqin përkundrazi ju krijojnë dyshime emocionale. Marrëdhënia juaj po kalon një periudhë të ftohtë dhe tani ju duhet të parashtroni logjikën dhe të gjeni zgjidhje! Nëse nuk jeni në një marrëdhënie, atëherë ju do të josheni nga një person mjaft me I madh në moshë se ju.

Karriera dhe financat:Planet profesionale dhe financat tuaja janë fushat që do të marrin  gjithë interesin tuaj këtë muaj! Ju do të punoni për disa orë dhe me përgjegjësi të madhe, shpërblimi për këto përpjekje do të vijë nga muaji i ardhshëm! Financat janë mjaft të shtrënguara dhe presionet janë duke ju stresuar!

Peshorja: Karta e Taro e muajit: Bota

Maj ju gjen me lodhje dhe pafuqi por edhe kjo situat ju jep kënaqësi, sepse tani ju e kuptoni se keni arritur njohjen që ju prisnit. Disa ëndrra të jetës tani janë në fazën e realizimit dhe ju ndiheni më bukur me veten sepse merrni shpërblimin emocional dhe atë material! Këtë muaj do të jepni dhe do të merrni dashuri, ju do të përmirësoni marrëdhëniet tuaja dhe do të vendosni me pjekuri projekte të reja për hapat e mëvonshme.

Dashuria:  Këtë muaj ju mendoni se ka ardhur koha për tu hapur emocionalisht, për të dhënë, por edhe të merrni shumë dashuri! Kjo është pikërisht ajo që ju do të bëni në muajn Maj,ju do të bëni investime emocionale. Ju do të bëni një hap për të ardhur më afër me personi qe ju doni  nëpërmjet bashkimit, me të cilin ju mund të jeni së bashku në një marrëdhënie të bazuar në sinqeritetin! Nëse ju jeni tashmë në një marrëdhënie, ju do të shihni zhvillimin e marrëdhënies tuaj dhe mund të bëni plane për martesë dhe krijimin e familjes tuaj.

Karriera dhe financat:Objektivat profesionale tani janë në fazën e realizimit dhe ambicia jote e madhe tani është realitet! Ju do të merrni shpërblim profesional por edhe shtysën që ju duhet për të vazhduar të punoni edhe më shumë! Kariera juaj do të jetë në baza më të qëndrueshme. Në fushën e financave, nuk do të ketë ndryshime të mëdhaja.

Akrepi- Karta e Taro e muajit: I çmendur

Këtë Maj, i dashur Akrep, do të doni të bëni ndryshime dhe të guxoni të krijoni plane të reja. Eksitimi juaj dhe nevoja për rinovim do t’ju shtyjë të merrni rreziqe dhe madje duke shpërfillur rreziqet e mundshme! Jeta juaj është transformuar, por dominon nervozizmi, si dhe egoizmi! Tregojnë më shumë vëmendje tek zgjedhjet tuaja dhe përpiquni për të shmangur grindet me të dashurit tuaj.

Dashuria:  Gjatë Majit favorizohen takime të reja erotike, flirtime dhe lojra erotike! Aventura do të stimulojë epshin tuaj moral dhe seksual, por qëndrueshmëria e ndjenjave tuaja për momentin është e pasigurt, prandaj mos bëni investime emocionale. Nëse jeni në një marrëdhënie, shmangni gabimet ndaj partnerit tuaj ,mos mendoni vetëm për veten, hiqni mënjanë egoizmin!

Karriera dhe financat:Impulsi dhe guximi mund të kushtojnë këtë muaj!Kini kujdes dhe mendoni më mirë për veprimet tuaja profesionale dhe financiare. Një propozim i papritur, mund të jetë joshës, por  fshehë rrezikun! Para marrjes së vendimeve vendimtare, mendoni për pasojat.

Shigjetari: Karta e Taro e muajit: Shenjtori

Majin vijnë gjërat të reja dhe është një kohë e mirë për të marrë disa vendime serioze në lidhje me të ardhmen tuaj dhe rrugën që duhet të ndiqni! Vuajtjet e djeshme ju dhanë mësime të rëndësishme, kështu që në Maj ju do të shihni rrugëtimin tuaj më me vendosmëri dhe siguri, duke nxitur një filozofi të re të jetës!

Dashuria:  Do ndërmerrni iniciativa dhe do të trajtoni çështje me më pjekuri dhe  përgjegjesi. Nëse ju nuk jeni në një marrëdhënie, takimi do të keni një takim më një person qe do të që do të vijë në jetën tuaj, kjo ju bën të kuptoni se disa gjëra në dashuri janë fatale ose ndryshe karmike .

Karriera dhe financat:Do të punoni vazhdimisht dhe të përqendruar, në mënyrë që të arrini  objektivin qe keni vendosur qoft profesional apo financiar! Ju do të merrni ndihmë nga një person që me të vërtetë beson dhe njeh aftësitë tuaja! Gjatë këtij muaji do të keni një fitim të konsiderueshëm financiar.

Bricjapi: Karta e Taro e muajit: I dashuruari

Dashuria vjen dhe bëhet prioritet juaj për këtë muaj, kështu që tregoni pak neglizhencën në disa fusha të tjera të jetës tuaj! Do të jepni fokus të madh në zhvillimin e një marrëdhënie dashurie, por dhe tek  financat tuaja për të bërë jetën tuaj më të bukur.

Dashuria: Pikante janë zhvillimet e muajit! Jeta juaj emocionale bëhet më intensive dhe interesante, por nuk mungojnë pasigurit nga ana juaj, dyshime apo dilema. Nëse ju jeni në marrëdhënie  atmosfera e dashurisë me partnerin tuaj është kudo! Nëse nuk keni asnjë lidhje,ju do të bini në dashuri.

Karriera dhe financat:Shpenzimet  këtë muaj do të jenë të mjaftueshme dhe do t’i referohet lukseve, mirëqenies dhe argëtimit! Rezultati do të jetë të dilni pak nga buxheti juaj. Në sektorin profesional, tani ju mund të shfrytëzojë disa talente që ju keni për të përparuar!

Ujori: Karta e Taro e muajit: Arma

Fundi i pranverës ju gjen duke dhënë luftën tuaj për të vëndosur themele të forta në jetën tuaj. Ju merrni vendime të rëndësishme për jetën tuaj, të cilat do të orjentojnë drejtë rrugës e suksesit. Do të realizoni një qëllim të rëndësishëm apo pritje të jetës tuaj! Në anën tuaj do të qëndrojnë njerëz të cilët do të ndihen krenarë për ju .

Dashuria: Dëshirat tuaja emocionale fillojnë të realizohen dhe ju  mund të fitoni personin që dëshironi të keni. Këtë muaj, dashuria e vërtetë është e sigurt.

Karriera dhe financat:Puna juaj dhe zgjuarsia juaj do ju ndihmojnë për të zgjidhur punë të papërfunduara të së kaluarës. Në të njëjtën kohë, një zhvillim i rëndësishëm apo promovim, do t’ju japë shpërblim të madh moral!

Peshqit: Karta e Taro e muajit: Drejtësia

Së pari do të peshoni avantazhet dhe disavantazhet në një situate personale! Do të merrni vendime të cilat do të kenë të bëjnë me përmirësimin e marrëdhënieve tuaja personale. Ju do të gëzoheni me njerëzit që keni qenë në një distancë, ose në grindje.

Dashuria: Karta e Drejtësisë tregon se nëse jeni në një marrëdhënie do të arrijni të kapërceni problemet që kanë dalë midis jush dhe bashkëshortit tuaj ! Përpjekjet e përbashkëta do të bëhen për të përmirësuar marrëdhënien tuaj dhe nga ana juaj do të njihni gabimet tuaja! Nëse nuk jeni në një lidhje, tani ju jeni emocionalisht gati për të mirëpritur një person të ri në jetën tuaj!

Karriera dhe financat:Paqja shpirtërore dhe perceptimi i saktë do ju ndihmojë të bëni lëvizje të drejta që të keni rezultate pozitive në punën tuaj. Në pjesën financiare do të keni stabilitet edhe do të zgjidhni çeshtje qe ju stresonin për një kohë të gjatë.