Back
  /  Shigjetari

Periudha : 23 Nëntor – 21 Dhjetor

Planeti udhëheqës: Jupiteri

Karakteristikë : zjarri

Karakteri: Femëror, i paqëndrueshëm

Karakteristike : zgjuarsi, krenari

Ngjyra : Blu e errët dhe vishnje

             Lulja : Violeta

             Bima : Valanidhi

             Bizhu : I esëllt

             Metali: Kallaji

             Dita: E enjte

            Numrat: 9, 7, 3

Dëshira mbizotëruese : endja

Forcë planetare : Ndershmëria

Simbol : Kendavros, por edhe një shigjetë

         e gatshme për tu hedhur

KARAKTERISTIKAT E SHIGJETARIT

POZITIVE

Shigjetari është zemërgjerë, i arsyeshëm dhe bëhen udhëheqës të mirë, jupiteri është udhëheqësi i zotëve. Shigjetarët në përgjithësi kanë zhvillim të mendimeve të tyre siç edhe teorinë e jetës. Janë optimistë të përjetshëm dhe kërkojnë vazhdimisht dije dhe përgjigje dhe janë me fat që i mbron jupiteri. Janë të sigurtë që marrin përgjigje të menjëhershme dhe risqe duke u ndiher të zgjuar dhe me fat. Gjithashtu janë mendjehapur, shikon elementet e mira tek një person, është i sinqërtë, i drejtë, nuk mban inat dhe është me fat.

NEGATIVE

Shpesh është spontan dhe shumë i padurueshëm.  Kritikon ata që mohojnë talentet e tij dhe rrezikon në dashuri. Imagjinon lehtë. Është I palidhur dhe nuk programatizon mirë programet. Ka frikë nga detyrimet të cilat do ti ndalojnë lirinë. Është hakmarrës dhe I padurushëm dhe shumë herë flet me vete.

SHIGJETARËT PËLQEJNË

I pëlqen të thotë tamam atë që ka ndër mend. I pëlqen të jetë I lirë dhe gjithashtu I pëlqen dhe ushqimi dhe pija e mirë. I pëlqen të jetë social. Kozmetika dhe kolonjat. I pëlqen të besoj dikë deri sa ta zhgënjejë. Bën gjithmonë shaka. Dhe gjithashtu I pëlqën të studjojë, të krijojë dhe të mësojë.

SHIGJETARËT URREJNË

Urren njerëzit që nuk e pranojnë për çfarëdo arsye.  Dhe çfarëdolloj kufizimi. Nuk I pëlqen të ndihet I sigurtë për çdo lloj gjëje. Gjithashtu urren ata që nuk pranojnë dhe nuk besojnë sinqeritetin e tij.

BURRI SHIGJETAR

Në fytyrën e tij ka gjithmonë buzëqeshje. Ka trup të bukur dhe energjik. Kokë të madhe. Është I zgjuar, dhe me sy të ndezur. Asnjëherë nuk kalon I padukshëm ngaqë ka vetëbesim. Gjithmonë mban aftësitë e tij trupore deri sa të mplaket. I pëlqen që gjithmonë të rrezikojë.  Është pa taktikë por kurrë nuk është I dhunshëm. Thotë gjithmonë atë që ka në mendje. Ka memorje shumë të fortë për gjëra të  rëndësishme. Thotë shpesh anektoda argëtuese, por shumë herë e tepron. I pëlqen të mësojë dhe të studiojë.

GRUAJA SHIGJETAR

Lëviz vetëm kur ka arsye. Është krejt e sinqertë. Inatoset kur nuk e besojnë. Është shumë e fshehtë. Shikon të tjerët si vetja e saj. Shpesh zhgënjehet nga dashuria por jo në aspekte të tjera të jetës së saj. Është e sjellshme, por shpesh pa taktikë. Qesh dhe atëherë kur zemra e saj qan, por edhe kur ka ndonjë dhimbje trupore. Mund të bëhet ironike kur e plagosin.

SHIGJETARET SI PRIND

Është metër I pastër ndërgjegjie. Ka besim tek fëmijet e tij dhe pret shumë nga ata. U siguron një shtëpi të sigurtë dhe është I gatshëm të luaj me ta dhe të flas për udhëtime që mund ti marrë. Do të përgjigjet në pyetje.  Kënaqet si baba. E merr rolin e tij seriozisht dhe u jep fëmijëve të tij çfarë u nevojitet.  Nuk I inkurajon dhe pret që kur të rriten të qëndrojnë në këmbët e tyre.

SHIGJETARËT SI FËMIJË

Është një fëmijë I gëzuar dhe lojtar. Gëzohet me gjithçka që ka.  Është I shkathët, ka shumë interesa dhe në përgjithësi I pëlqejnë kafshët. Ka shumë shenja, gërvishtje nga të tjerët. Jep dhe do sinqeritet. I pëlqen të mbajë në krahë arushin e tij kur është vetëm. Bën pyetje të pambarueshme. Pret ta besojnë. Beson tek barazimi që I vogël. Ka shumë shokë. Nuk ka problem që të kuptojë gjithçka.

DUKE RRITUR SHIGJETAR

Ju pëlqen mësimi por jo kufizimi. Duan të vendosin ligjet e tyre.Më të mirën që kanë të bëjnë prindërit është të jenë shumë të sinqertë me ata. Në rast se nuk kanë presion, por dashuri do të ketë rezultate të shkëlqyeshme. Janë të lirë dhe nuk lodhen kurrë. Duhet t’i mësoni se si të përdorin paratë sepsenë këtë sektor nuk janë dhe aq të mirë. Ekonomia nuk është natyra e tyre. Duhet gjithashtu ti pregatisni dhe në temat e dashurisë.

SHIGJETARËT SI SHOK

I pëlqejnë shokët dhe janë gati për përipeci. Janë të shoqërueshëm dhe pranojnë çdo lloj njeriu për shoqëri. I mbrojnë shokët e tyre me ndershmëri dhe gjithashtu thonë atë që mendojnë. Tek të gjithë sillet me të njëjtën mënyrë. Jep borxh pa menduar për dëmshpërblim. I pëlqen të mbrojë kafshët. Shoqëria e ngushtë nuk është diçka e jashtëzakonshme. U pëlqen të kenë shokë mendjehapur dhe gati për peripeci. Bëhen shokë të besushëm dhe të ndihmojnë në çdo kohë.

SHIGJETARËT SI NËNPUNËS

Si nënpunës punon shumë dhe ecën me ritmin e të tjerëve që në përgjithësi është I shpejtë. Është emocionues I gatshëm dhe I drejtë. Gjithmonë bën të qeshin të tjerët kur janë melankolik. Vendi I punës ku marrin materialet  e tyre duhet të jetë I hapur dhe të ajroset. Mund të jetë I dekoruar me shumë fantazi.

SHIGJETARËT SI PRONAR

Si pronar shpesh është pa takt. Pret që të gjithë të jenë të sinqertë me të. Mund të ecë përpara shumë mirë dhe kudo. Beson në atë se është plotësisht e saktë. Shpesh me qejf. Është dhe I sjellshëm dhe I kuptueshëm.

SHIGJETARËT NË SHTËPI

Shtëpia për të është vendi ku çlodh mendjen dhe shpirtin para një udhëtimi. Mund të gjenden kudo dhe disa kanë shumë shtëpi. Nuk qëndrojnë shumë në shtëpi sepse vazhdimisht planifikojnë udhëtime. Nuk I pëlqen që të bëj ose ti bëjnë vizita.

SHIGJETARËT NË PUNË

Ka nevojë për shumë ftesa, qe mos të jetë një punë e mërzitshme për të. Do që të bëjë shumë gjëra njëkohësisht. Lodhet vetëm kur mërzitet.

UDËHEQJE KARRIERE PËR SHIGJETARËT

Ka nevojë për shumë ftesa. Janë të mësuar të punojnë në një punë  me ritëm të shpejtë, me lëvizje të shpejta, gjen rrugën për tu mbushur mendjen të tjerëvë që ta ndjekin. Ju pëlqen të argëtohen. Janë fantastik në besimet e tyre që shkon me shenjat e zjarrit.  Është shumë I thjeshtë në mbledhje publiku dhe është shumë I cuditshëm. Janë shumë të studiuar. Mund të zgjedhin të bëjnë shumë punë dhe me siguri dhe jashtë punës së tyre.  Ka shumë energji. Shigjetarëve u shkojnë këto profesione: kërkues, profesor, fotograf, tregtar, reklamues, episkop, diplomat, metereolog, shofer, përkthyes, gjykatës, avokat, filozof, etj.

FATI I SHIGJETARËVE

Nuk ndalojnë kurrë përpara një pengese. E tërheq magjia e të panjohurës. Megjithëse nuk interesohen të mësojnë lojra fati por nganjëherë gjenden të ngatëruar.  Gjendja e tyre ekonomike nuk është dhe aq e keqe dhe mund të jetojnë me rehati. Në përgjithësi bëjnë investime të sakta. Zgjerohen në punën e tyre me rrezikshmëri, shumë shpesh hapje. 

EKONOMIA DHE PASURIA

Janë shumë të shkathët dhe mund të meren me dy punë njëkohësisht. Sepse pikësynimi I tyre është suksesi dhe pasuria. I pëlqen të ketë liri lëvizjesh në vendin e punës dhe gjithashtu të bëjë punë të lira. Kur arrijnë të fitojnë para nuk bëhen fare dorëmbledhur dhe u pëlqen t’i prishin paratë për veten dhe familjen e tyre. Nuk u pëlqen të rezervojne para dhe të mendojnë për të nesërmen.

SHIGJETARËT DHE PARTNERI I TIJ

Personi që do të bëhet I dashuri ose bashkëpunëtori I shigjetarit duhet të dijë të vendosë lirinë mbi të gjitha. Kjo mund t}i sjellë sinqeritet dhe ide të jashtëzakonshme.

BURRI SHIGJETAR SI PARTNER

Burri shigjetar si partner do një partnere që do t’i pëlqejë dhe do t’i respektojë ato që bën ai. Gjithashtu do një partnere që nuk kërkon ta komandojë. Në çështjet profesionale personi që do ti tregojë mirëkuptim mbi temat ekonomike do të jetë partneri me I shkëlqyer për të.

GRUAJA SHIGJETARËT SI PARTNERË

Gruaja shigjetar si partnere është e sinqertë dhe kërkon një partnere që do ta dojë. Fjalët dhe veprimet e saj tregojnë se mendja është më e rëndësishme për të.  Janë të turpshme dhe duan një partner të luaj lojë të hapur. Në martesë ose në ndërrmarje partneri duhet gjithmonë ta pyes para se të bëjë diçka.

DASHURA, ROMANTIKA DHE JETA SEKSUALE

Duan gjithmonë të studjojnë partnerin në thellësi.  Kështu që e dinë në çdo moment me kë kanë të bëjnë. Nganjeherë muhabetet e seksit mund të kthehen dhe në politikë ose në fe. Një lidhje me ata mund të jetë interesante dhe shpirtërore sepse aq sa ju pëlqen ndjenja aq ju pëlqen edhe krevati. Janë emocionues dhe të dashur të saktë. Por partneri të kujdeset se mos bëhet I mërzitshëm ose I egër.

KUR DILNI ME SHIGJETAR

Ju që dilni me shigjetar duhet të dini se atyre u pëlqejnë shumë udhëtimet e ndryshme. Gjithashtu ju pëlqen mësimi i gjuhëve të huaja. I pëlqen çfarëdo lloje pune që ka të bëjë më kafshët. Gjithashtu do të ketë liri lëvizjesh.

PËR Ç’KANË NEVOJË NJË SHIGJETAR

Ka nevojë për një shok të shkathët dhe besnik dhe që do ta bëj të ndihet e pavarur. Gjithashtu i pëlqen i dashuri që e kupton nevojat e tij që ka nevojë të gjendet nganjëherë vetëm. Në rast se dialogu është i sinqertë dhe i hapur gjërat do të vijnë duke u zhvilluar.

FUNDI I NJË LIDHJEJE

Në rast se partneri I tij është xheloz dhe I egër lidhja do të përfundojë shpejt. Në përgjithësi bricjapëve ju pëlqen të takojnë persona të cilët mund të falin gjëra në lidhje për sa kohë të jetë. Tërheqja e lidhjeve do të jetë argëtuese si një romancë e vërtetë.  Bricjapi pranon gjithçka mjafton të mos përfundojë në rutinë.

SHIGJETARI DHE DASHURIA E TIJ

Burri shigjetar është mjaft i përparuar dhe i dashur i lirë. Prezencë që të kënaq që mahnit ambjentin. Është i sinqertë, i zjarrtë dhe dhuron ndihmën e tij dorëhapur. I pëlqejnë peripecitë dhe adhuron sportet dhe për këtë dhurojini dhurata përkatëse. Gruaja shigjetar është ajo që të verbon me personalitetin e saj. Ka pasion për peripeci dhe nuk do të lidhet. Do të dashurohet me pasion dhe bëhet sirenë e seksit. Kush lidhet me të do të kalojë momente të ëndrrueshme. Dhurojini diçka për dhomën e gjumit. Që t’i fitoni duhet të pranoni kritikën e tyre. Të mos jeni me qejf të keq dhe mos prisni fjalë të bukura. Mos i lini të rrezikojnë askund.

SHIGJETARËT DHE SEKSI

Shigjetari kujton se dashuria është si një peripeci akoma. Kanë aftësi të rrezikojnë në dashuri. Në një lidhje është I ngrohtë, I dashur dhe do të bëj një shoqëri të shkëlqyer.  Ju pëlqejnë përqafimet e ngrohta që të ndihen të sigurtë.  Duan që të kenë gjithmonë sukses në seks.

LIDHJET E SHIGJETARËVE ME SHENJA TË TJERA

SHIGJETAR ME DASH

Lidhja në mes dashit dhe shigjetarit është e mirë dhe shkojnë, për këtë duhet një mirëkuptim dhe etje për jetën.

SHIGJETAR ME DEM

Lidhja me tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Sepse siç e dimë demi është i mësuar të ecë ngadalë dhe me një ritëm të qëndrueshëm në të cilin shigjetari nuk mund ta ndjekë dhe kështu që është e vështirë të bashkëqëndrojnë.

SHIGJETAR ME BINJAKË

Lidhja është e mirë dhe harmonike.Ndiejnë për  njeri tjetrin tërheqje por gjithashtu edhe largesë.Në rast se bien dakort atëhetë mund të ketë një fund të lumtur.

SHIGJETAR ME GAFORRE

Lidhja me tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Këto shenja janë krejt të kundërta nga njëra tjetra dhe nuk mund të ketë mirëkuptim dhe tërheqje nga të dy palët. Kështu që është shumë e vështirë të jetojnë bashkë.

SHIGJETAR ME LUAN

Lidhja mes tyre mund të themi se është e mirë dhe harmonike. Ndiejnë të njëjtën dashuri për njeri tjetrin dhe gjithashtu kanë respekt që të dy. Kështu që dy persona të tillë janë të njëjtë dhe që shkojnë me njeri tjetrin.

SHIGJETAR ME VIRGJËRESHË

Lidhja mes tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Virgjëresha si shenjë e ftohtë dhe dorëmbledhur shqetëson shumë shigjetarin dhe është pak e vështirë të jenë bashkë.

SHIGJETAR ME PESHORE

Lidhja mes tyre mund të themi se është e mirë dhe harmonike. Adhurojnë njeri tjetrin dhe ndajnë me njeri tjetrin idetë e veçanta dhe respektojnë qëllimet që venë dhe kështu që mund të jenë bashkë.

SHIGJETAR ME AKREP

Lidhja mes tyre mund të themi se me pak mundim mund të jetë e mirë dhe harmonike. Fillimi I lidhjes është shumë I mirë por sa fillon të kalojë pak kohë fillojnë të kuptojnë se kanë probleme kështu që duhet të kujdesen që mos të bien në rutinë.

SHIGJETAR ME SHIGJETAR

Lidhja mes tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Mund të bisedojnë për problemet e të tjerëve me rehati të madhe dhe gjithashtu mes tyre kuptohen shumë mirë dhe me pak mundim mund të kalojnë problemet që ju dalin përpara.

SHIGJETAR ME BRICJAP

Lidhja e tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë, harmonike. Shumë herë mund të bashkëjetojnë me shumë bashkëpunime positive, por do të marrë shumë kohë dhe kjo lidhje më në fund nuk mund të vazhdojë.

SHIGJETAR ME UJOR

Lidhja mes tyre mund të themi se është e mirë dhe harmonike dhe që shkojnë me njeri tjetrin. Dhe kjo ndodh nga sinqeriteti mes tyre. Nuk mundohet asnjeri t’i kundërvihet tjetrit dhe të dy kanë shpirt komunikimi.

SHIGJETAR ME PESHK

Lidhja mes tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Në fillim të lidhjes së tyre mund të ketë një emocion,  por në vazhdimësi mund të prishet.  Sepse peshqit nuk janë të zotë të mbajnë balancim në lidhje. Dhe kështu që përfundojnë në ndarje.

HOBET E SHIGJETARIT

Shigjetari si person ka shumë hobe dhe interesa. Do ta kuptoni më mirë po të njihni karakterin e pasur të tij. U pëlqejnë artet e ndryshme dhe çdo gjë që duket e çuditshme, fantastike.  Do që vazhdimisht të udhëtojë dhe të ketë peripeci të pafund. U pëlqen argëtimi dhe janë shumë social dhe duan që të kenë lidhje kohëgjata me personat që i rrethojnë. Kanë lidhje të madhe me kafshët. Gjithashtu i pëlqejnë sportet e rrezikshme të ndryshme.

PREFERENCAT DHE ANTIPATITË E SHIGJETARIT

Shigjetari preferon gjithmonë të ketë lirinë e tij.Preferon të gjendet vazhdimisht në lëvizje. Gjithashtu i pëlqen ushqimi dhe pija e mirë. Kolonjat dhe sende të ndryshme bukurie. Llotaritë, dhe lojrat e fatit. Dhe gjithashtu dhe të shkojë nëpër parti. Urren ata që e provokojnë. Nuk do të japë premtime dhe nuk duron kufizimet. Gjithashtu urren rrobat e ngushta dhe që të mos e besojnë për ndershmërinë e tij.

DHJETËDITËSHET E SHIGJETARIT

DATËLINDJET NGA 23 DERI 30 Nëntor

Planet personal dhe mbizoteruës të këtij dhjetëditëshi  është  Jupiteri, përcakton vlerat morale dhe solidarizimin me  njerëzit. Njerëzit e kësaj kategorie jane të pajisur me  cilësi të larta mendore.  Kane  ndjenjë të lartë drejtësie  dhe urtësi për çdo lloj përpjekje, pune dhe perfaqësimi.Të ndjeshëm dhe  të ndërgjegjshëm  kanë nëvojë për butësi , dashuri dhe besim. Dualiteti në natyrën e Jupiterit  dhuron  shpirt  te lartë zemërimi.

DATËLINDJA NGA 1 DERI ME 11 DHJETOR

Planeti personal  i këtij dhjetëditëshi është Marsi, simbol i  luftës dhe i energjisë.Drejton peripecitë gjendjet e patrembura dhe sulmuese, u dhuron njerëzve ambicje dhe fat në të gjitha synimet, forcë dhe kurajo.Ata që kanë  cilësi të veçanta ngacmohen në një shkallë të lartë nga Jupiteri dhe Marsi. Shenja të suksesit  të madh për biznes dhe jetë shoqërore.

DATËLINDJA NGA 12 DERI ME 21 DHJETOR.

Trup qiellor i këtij dhjëteditëshi është Dielli, zoteruesi i ditës. Qendër e sistemit diellor dhe dhuron dinjitet, besim,vetebesim dhe ambicje. U jep njerëzve  të ketij dhjetëditëshi  dashuri te madhe për ndryshime , novatorizma dhe reformime, sjell natyrë te sjellshme dhe entuziaste me cilësi drejtuesi. Gjithashtu  ide mendjemprehta  dhe të mençura, krenari, dëshirë  për tu dalluar. Nëse gjithashtu përkujdeseni  të luftoni  mangësitë e Shigjetarit do te keni fat të mirë.

NË QOFTË SE KENI LINDUR MË....

23 Nëntor

Jeni vendimtar, përmbani cilësi që ti bëni idetë tuaja realitet. Ju pëlqen të bashkëpunoni me mundësi për sukses më të madh sesa të bëni biznesin tuaj. Shenja për pengesa shumë herë në jetë, por ama gjithnjë do ti kaloni 

24 Nëntor

Mendje e hapur, natyrë e sjellshme. Njerëzit e kësaj date zakonisht luftojnë mbi të stërmunduarit. Shumë martohen me kushërinj të largët. Mirë do të bëjnë të kujdesen të matin zemërimin dhe karakterin e paqëndrueshem. Kane talent ne art dhe muzikë, durueshmeri te madhe trupore. Shenja per sukses ne botën e muzikës dhe artit.

25 Nëntor

Karakter i butë dhe ekspresiv. Dashuri të madhe për familjen dhe kushërinjtë. Shenja për sukses në botën  elektronikës. Kini kujdes kur gjendeni në det. Shëndeti juaj ka nevojë për kujdes  të zgjatur. Shokët nuk janë fytyrat e besuara që duken.

 

26 Nëntor

Cilësi vepruese, frymëzim artisti, nuhatje profetike. Njerëzit  e kësaj date kanë  aftësi të kapërcejnë të gjitha pengesat. Nuk do të jetë e lehtë, por ama në fund do të triumfojnë. Pengesa të mëdha  nga joshjet. Do t’i duhet veprojnë  me modesti të madhe me njerëz të thyer në moshë të rrethit të tyre.

27 Nëntor

Sjellje të besuara dhe cilësi  të ndikuara nga njerëzit rreth tyre. Njerëzit e kësaj date do të provohen në faza të ndryshme të jetës së tyre me doza të mëdha fatkeqësie, por dhe të fatit të mirë. Lumturi dhe  pikëllim ndërthuren  me një mënyrë të çuditshme. Favorizohen sportet dhe udhëtimet.

28 Nëntor

Natyra e sjellshme dhe e matur i lehtëson  njerëzit  e kësaj date të bëjnë armiqtë shokë.Denjësi dhe cilësitë e duhura  për drejtues administrativ. Progresi mund të vonohet por sigurisht që do të vijë.Përsa i takon horoskopit  tregon kushërinj te thyer në moshë t’i çojnë drej fatit të mirë.

29 Nëntor

Parandjenja te forta dhe forcë të madhe ju ndihmojnë që të përballoni  çëshje të vështira profesionale dhe pengesa ekonomike. Shenja për probleme nga kushërinj. Dhënie e fortë në kënaqësi. Duhet të luftohet ndjenja e mospërfilljes

30 Nëntor

Karakter shumë i vështirë. Dhe nëse dispononi cilësi të larta perqëndrimi, paraqiteni në ndërmarrjet tuaja  nxitës dhe kokëfortë. Shenja për prova dhe ngatërresa për ndonjë burim të fshehtë duket se t’ju sjellë ndihmë dhe forcë. Lumturia dhe fati  varen në shkallë të lartë nga zhvillimi i mirë dhe edukimi i mirë.

1 Dhjetor

Synime të larta dhe cilësi të mira administrative, dashuri për të vërtetën dhe  për drejtësinë. Asgjë në jetë nuk arrihet lehtë, por në fund do të vërtetohet se ju pret fat dhe sukses i madh. Shenja per trashëgimi në ndonjë moment të jetës. Kthesat e fatit herë pas here nxisin vendosmërinë tuaj.

2 Dhjetor

Njerëz me mendim të thellë, pozitivë dhe seriozë, bujarë dhe shpirtmirë. Do t’ju duhet të anashkaloni gabime në veprime  fitimprurëse. Dëme dhe humbje nga investime të pamenduara mirë. Shenja për fatkeqësi kërkojnë kujdes në të gjitha fushat. Jetë e pasur në fakte.

3 Dhjetor

Natyrë e ndjeshme dhe e shqetësuar. Karakter  i sinqertë, i bindur përgjegjës. Shumë vështirë  do të afrohet fati, sesa ndihma nga shokë dhe persona të ngarkuar. I talentuar me energji të madhe shpirtërore dhe fizike, do të zhvillojë një vepër të rëndësishme.Përsa i përket horoskopit shfaq pikëllim nga vdekje te menjëhershme ose hiperndjeshmeri.

4 Dhjetor

Njerëzit e kësaj date  do të provojnë suksese te mëdha, por dhe humbje të mëdha për arsye te tendencës së tyre për operacione te guximshme dhe  synime te rrezikshme. Fat të mirë do të sjëllë ndihma nga burime te befasishme,  do të përfundojë  në fitimin e virtyteve.

5 Dhjetor

Njerëz symprehtë , me aftësi të larta dhe efektshmëri, punëtorë. Ndonjë çështje e fshehtë mund të ushtrojë ndikim të madh në jetën e tyre. Kur nuk ia dalin dot të shkaktojnë ndjenjën që dëshirojnë, i kap melankolia. Një tendencë kundërshtimi përballë çdo pushteti do të ishte më e mira të luftohej.  Shenja për martesë a marrëdhënie të arrirë .

6 Dhjetor

Mendje e ekuilibruar, konceptim i jetës nga këndvështrim intelektuali. Shokët luajnë një rol të rëndësishëm në sukses. Përsa i takon horoskopit tregon shumë goditje zemre nga ideale të pasuksesshme.Njerëz të ndershëm dhe shpirtmirë që bien lehtë pre e bashkëpunëtorëve.

7 Dhjetor

Shpirt i pavarur, dëshirë e madhe për liri veprimi. Njerëz të aftë  të akumulojnë me lehtësi të madhe  njohuri të vjetra. Vendosmërisht dhe  në mënyrë të shqetësuar, nëse qëndrojnë gjatë në të njëjtin ambient mërziten.Përsa i përket horoskopit shfaq kthim kundër të moshuarve dhe marrëdhënieve me vjeherrin (vjehrren).

8 Dhjetor

Shpirt kritik, zgjuarsi, të përshtatshëm, filozof. Këta njerëz bëhen  gazetarë të aftë. Kanë  të dhëna të mëdha për peripeci, por edhe modesti në të gjitha veprimtaritë e tyre. Kanë talent ne politikë. Rekomandohet kujdes ne çështjet e shëndetit, ruhuni nga ftohjet dhe virozat.

9 Dhjetor

Shpirt i përshtatshëm dhe bashkëjetues me një shije te hollë artisike. Shumë shoqëri me përfaqësues të seksit te kundërt. Dashuria për letërsinë dhe filozofinë, favorizon  një vend famshëm në fushën e letërsisë. Fitime dhe humbje  nga bisedime sekrete.

10 Dhjetor

Karakter sulmues, ambicioz me  energji të madhe shpirtërore dhe fizike. Njerëz konservatorë me ndjenjë të lartë për ekonominë, bëjnë cdo lloj shpenzimi kur duan të kënaqin persona te seksit tjetër. Është i nevojshëm kujdesi i veçantë në perballimin e cështjeve ligjore. Tejkalime në ushqim më mirë të evitohen.Tendencat për qëllime fitimi më mirë të luftohen.

11 Dhjetor

Njerëz veçanërisht me fat, të shoqërueshem , shpirtmirë dhe të sinqertë. Parandjenja të forta në tema pune, fiton dashamirësinë e eprorëve. Por nuk duhet ngacmuar gjykimi i tyre i mirë nga persona të tretë, sidomos  përsa i përket marëdhënieve me  seksin tjetër. Marrëveshje të fshehta vijnë në ndonjë moment te jetës papritur në sipërfaqe.

12 Dhjetor

Njerëzit e kësaj date kanë shumë virtyte dhe aftësi të veçanta. Janë bashkëbisedues të mirë dhe zotësia e tyre retorike i është dhënë për karrierë  avokatia politike. Mirë do të bëjnë të mos provokojnë zili me të tretë.

13 Dhjetor

Karakter i fortë dhe i sjellshëm. Fati ju ruan shumë provokime. Ngjarje të papritura mund të sjellin ndryshime në jetë.Priten zhgënjime në dashuri dhe në shoqëri.

14 Dhjetor

Karakter simpatik, gjithashtu dhe nevrik. Zgjuarsi, por edhe sjellje e paqëndrueshme. Mos harroni dhe mos zbutni kujdesin tuaj për shumë cështje që tregojnë rrezik nga aksidente ose fatkeqësi. Mos rrezikoni pa arsye, jo vetëm kur udhëtoni por edhe në cështjet ekonomike.

15 Dhjetor

Gjallëri e madhe, karakter me mendime të mira, mikpritës, i qëndrueshëm. Teatri, muzika, letersia dhe arti jepen për një karrierë të shkëlqyer që do tju sjellë shumë të mira. Shenja për shoqëri me persona të seksit tjetër.

16 Dhjetor

Shije të zgjedhura, shpirt i njerëzishëm. Persona të shquar, me qejf të mirë dhe me dashuri të madhe për jetën. U pëlqen cdo gjë e bukur dhe adhurojnë poezinë. Mirë është të masin dëshirat e tyre për ndryshim të vazhdueshëm.

17 Dhjetor

Karakter i fortë, dëshirë të madhe për njohje dhe famë. Fantazi të zhvilluar dhe vecanërisht mundësi për të bërë një karriere për autor. Talentet tuaja të zhvilluara do të bëjnë ziliqarë të tretë. Lidhjet e forta familjare ju jepen si shërues në zhgënjimet nga shoqëri e rreme.

18 Dhjetor

Natyrë e ndjeshme dhe sentimentale. Guxim dhe besim ju mbajnë në ballancim nga turbullime të vazhdueshme. Jeni njerëzor, i sjellshëm, sentimental, shumë e lehtë të bini viktimë e kujdo duke shfrytëzuar mirësinë tuaj. Mundësi udhëheqje dhe tendencë suksesi në botën e tregëtisë dhe të afarizmit.

19 Dhjetor

Ju pret një karrierë interesante. Guxim dhe besim ju mbajnë në ballancim nga turbullime të vazhdueshme. Natyra e juaj zemërgjerë, e sjellshme dhe e ngrohtë ndoshta do t’ju dërgojnë në zhgënjim. Mundësitë e shkëlqyera ju ruajnë sukses profesional.

20 Dhjetor

Karakter zemërmirë që kupton pozitivisht jetën. Duhet të kujdeseni kur gjendeni afër zjarrit, makinerive dhe ekskluziviteteve. Keni demon tregëtar, por edhe mundësi për politikë ose karrierë diplomatike. Ruhuni nga zhgënjime dashurie. Tregoni kujdes kur të njiheni me të huaj.

21 Dhjetor

Keni tendencë të shqetësoheni për tema që ju ikin nga duart. Keni ngatërresa sentimentale. Të cilat do t’ju venë në rrezik pasurinë. Probleme shëndeti me stomakun. Mos ngurroni të kërkoni ndihmë nga shok të afërt dhe besnik.