Back
  /  Tarot   /  Tarot javor   /  Parashikimet Taro në dashuri për javën 12/03/18 – 18/03/18

Parashikimet Taro në dashuri për javën 12/03/18 – 18/03/18

Dashi :    

Letra Taro:  Arma

♥Ribashkimi: Në mesin të javës do ju jepet mundësia për të marrë çështjen e rilidhjes në duart tuaja, nëse merrni inisiativa do të arrini të ndryshoni të dhënat negative. Unë ju jap këshilla për të kërkuar një takim dhe një sqarim,do të ketë një përfundim pozitiv. Nëse dëshironi rikidhjen, atëherë shkoni përpara dhe drejtojeni situatën nën hapat tuaj.

♥Njohje e re:Një person do të jetë i magjepsur nga prania juaj, në një mënyrë tërheqëse ai do të krijojë një urë komunikimi. Mbani një qëndrim pozitiv, kini kujdes dhe interesohuni që qasja juaj të jetë e menjëhershme dhe e shpejtë, atëherë e dini se si kjo njohje hap pas hapi do të çojë në fillimin e një çështjeje të qëndrueshme dashurie.

♥Lidhja – Martesa:E vetmja mënyrë për të frenuar tensionet apo mosmarrëveshjet është që të bëhet një qartësi thelbësore midis jush dhe bashkëshortit tuaj. Merrni hapin për të nisur një diskutim të detajuar, drejtoni bisedën aty ku doni, dhe do të shihni se sa më qartë të flisni për dëshirat tuaja, aq më shpejt do të arrini të balanconi dhe të kuptoni.

Demi :

Letra Taro: Shenjtori

♥Ribashkimi:Mbërrin informacione në lidhje me ish-partnerin tuaj të dashurisë që nuk ka dalë kurrë nga mendja juaj. Brenda javës do të ndodhin ngjarje  apokaliptike, ngjarjet do të hapin një rrugë ribashkimi. Bisedat telefonike dhe takimet do të jenë të mbyllura për rilidhjen,e cila do të ketë rrugëtim angazimi në vazhdim.

♥Njohje e re:Pamja simpatike dhe personaliteti i fortë do të ketë personi që do të tërheqë vëmendjen tuaj. Për ju që nuk keni marrëdhënie, do të jetë një mundësi e mrekullueshme për t’u rifreskuar psikologjikisht dhe erotikisht. Përgatituni për eksperienca të reja intensive dhe emocionale që do të jenë të kënaqshme.

♥Lidhja – Martesa:Një bisedë angazhimi do të hapet nga ju dhe partneri juaj, do të dëgjohen fjalë të qarta dhe të ndershme, ju do të jeni në gjendje të realizoni dëshirat tuaja të përbashkëta. Vendimet tuaja do të jenë serioze dhe të vetëdijshme, premtimet midis jush do të respektohen.

Binjakët:

Letra Taro: Ruleta e fatit

♥Ribashkimi: Ngjarje fatsjellëse do ju bashkojnë me ish-partnerin tuaj, në një takim që do të zhvillohet mes jush dhe fjalët apokaliptike do të sjellin bashkimin. Rrëfimet e papritura do të zgjojnë dashurinë tuaj, tërheqja juaj është e fortë, ajo nuk do t’ju lërë të ndarë. Ju startoni  një çështje të dytë dashurie me premtime të reja.

♥Njohje e re:Ju do të bisedoni  me një person të ri, i cili ju këshillon që të mos e lini atë të shkojë. Pamje e bukur, sjellje plotë edukatë dhe intime menjëherë do të fitojë zemrën tuaj. Që nga fillimi e nisni bisedën tuaj, do të shfaqet interes i përbashkët, rezultati përfundimtar do të jetë lidhja fikse.

♥Lidhja – Martesa:Një ngjarje e papritur do të zgjidhte një problem që ndikon te ti dhe bashkëshorti yt. Do iki një peshë nga marrëdhënia juaj, duke mbyllur pengesat dhe vështirësitë. Nëse dëshira juaj themelore është angazhimi nëkëtë lidhje, atëherë pregatitu se do të hapet një perspektivë që do t’ju japë kënaqësi të madhe emocionale, do të merrni një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme.

Gaforrja:

Letra Taro: Perandori

♥Ribashkimi:Metodik dhe dinamik do të jetë trajtimi juaj, veprimet dhe premtimet që do t’i jepni, do t’ju çojë në një rilidhje të suksesshme. Ju do të mund të kontrolloni gjendjen tuaj emocionale, si dhe të personit që jeni duke menduar. Sinqeriteti dhe ndershmëria juaj do t’ju ndihmojnë të fitoni përsëri partnerin tuaj të mëparshëm.

♥Njohje e re:Një person i ri do të entusiazmojë, do të keni aftësi për të fituar interesin dhe zemrën e tij. Veprimi juaj i menjëhershëm dhe dinamik do të hapet mes jush dhe kanalit tuaj të komunikimit, këtë herë do ta trajtoni personin e ri në mënyrën e duhur dhe të saktë.

♥Lidhja – Martesa:Ju nuk do të josheni nga sjellja e partnerit tuaj, ju do të parandaloni lëvizjet e padurimit dhe gjendjen shpirtërore të  kundërshtimeve. Këtë herë, me qëndrimin tuaj të vendosur, do të arrini të ruani ekuilibrin në marrëdhënien tuaj, duke drejtuar në mënyrë indirekte gjendjen emocionale në të cilën gjëndet partneri juaj.

Luani:

Letra Taro: I çmenduri

♥Ribashkimi: Të ngatëruara do të jetë dëshirat tuaja, nga njëra anë ju do të dëshironi të lidheni me personin që ju jeni ndarë kohët e fundit, nga ana tjetër ju do të ndjeni nevojën për të shijuar një aventurë, për të bërë të njohjetë reja. Në javën e tanishme ndoshta nuk do të jeni në gjendje të arrini në përfundim nëse duhet të bëhet ndarja përfundimtare ose ribashkimi.

♥Njohje e re:Një person i ri tërheqës do të kënaqet me interesin tuaj. Entusizmi që do të ndiheni do të stimulojë vetëbesimin tuaj nga komplimentet që do të dëgjoni. Kontaktet tuaja do të çojnë në takime personale, do të fillojë një starim të  ri erotik dhe do të përpiqeni të mbani kontrollin e ndjenjave tuaja.

♥Lidhja – Martesa:Shqetësimi do të jetë qëndrimi juaj, nuk përjashtohet fakti që me fjalët dhe veprat tuaja do të sjellni një lëmsh të vërtet në lidhjen tuaj. Ju do t’i provoni bashkëshortit tuaj se ai nuk mund t’ju kufizojë ose t’ju udhëzojë, por është mirë që ju të mos kaloni në kontradita, të stabilizoni pikëpamjet dhe dëshirat tuaja.

Virgjëresha:

Letra Taro:  Shenjtori

♥Ribashkimi:Shkaqet, shkasi dhe emocionet, të gjitha të vendosura në rregull, jepen shpjegime të duhura. Ju do të bashkoheni, brenda javës që do të takoheni me personin që dëshironi, ju do të zgjidhni ndryshimet tuaja. Bashkimi juaj do të jetë i përhershëm dhe do të ketë perspektiva të ardhshme, një mundësi e dytë do t’ju jepet, këtë herë duke qenë thelbësore.

♥Njohje e re:Optimizëm do të sjellë në zemrën tuaj një person i caktuar që do ju pëlqejë dhe ju nuk do ta nxjerrësh dot nga mendja juaj.Njohja e re që do të bëni, do të jetë me fat dhe do të mbushë jetën tuaj të përditshme, tani ndryshoni të dhënat tuaja. Ju keni një partner të qëndrueshëm me prespektiva për të ardhmen.

♥Lidhja – Martesa:Në mesin të javës ju dhe partneri juaj do të flisni për zotimet, premtimet që do t’ju jepen do të jenë serioze dhe do të respektohen. Sqarimet, rrëfimet dhe fjalët e ndershme do t’ju ndihmojnë të ndiheni të sigurt dhe të besueshëm.

Peshorja:

Letra Taro: Bota

♥Ribashkimi:Miku im Peshore, qëndro i palëkundur në dëshirat tuaja, çfarë dëshiron të ndodhë do të ndodhë. Do vini më afër personit që po mendoni, dashurinë tuaj, interesin tuaj dhe ndjenjat tuaja do të gjeni një përgjigje të menjëhershme. Fjalët e ngrohta që do të dëgjoni do të jenë të vërteta, java juaj do të përfundojë me një bashkim erotik që do të marrë dimensionet e ardhshme angazhimi.

♥Njohje e re:Njohja juaj e re do të ndryshojë jetën tuaj, psikologjinë tuaj dhe tërë planin tuaj erotik. Personi i ri që do të të entusiazmojë, do ta bëni shumë mirë t’i besoni, do t’ju ndihmojnë të harroni horizontin e vjetër erotik,me rezultat lidhjen afatëgjatë.

♥Lidhja – Martesa:Propozimi që do të bëjë partneri juaj do t’ju japë një gëzim të madh, në thelb do të bëheni diçka që dëshironi për një kohë të gjatë. Ngjarjet e rastësishme, diskutimet dhe fjalët konfesionale do të hapin një rrugë angazhimi. Brenda javës që do të merrni vendime serioze, të gjitha këto do të kenë të bëjnë me zhvillimin tuaj të ardhshëm, marrëdhënia juaj do arrijë në përmbushje.

 Akrepi:

Letra Taro: Dielli

♥Ribashkimi:Është optimist dhe i lumtur, dhe papritur ajo do t’I bjerë telefonin tuaj. Personi që mendoni është duke bërë të njëjtat mendime me ju, do të gjeni se ai dëshiron të rilidhet  po aq sa ju. Ju do të merrni një propozim për takim dhe ribashkim, i shoqëruar nga një premtim për zhvillimin në të ardhmen.

♥Njohje e re:Ju do të impresionoheni dhe do të bini në dashuri me personin e ri që do të jetë para jush, unë ju këshillojë për t’i dhënë atij pa rezerva mundësinë për t’u afruar. Nëse mbani një qëndrim të ngrohtë, nuk do të zhgënjeheni, ky person do të dëshirojë të jetë i vendosur në të tashmen dhe të ardhmen tuaj. Tregoni interesin tuaj pa frikë, duke nisur një lidhje të qëndrueshme afatgjatë.

♥Lidhja – Martesa:Një ngjarje e lezetshme do t’ju ndihmojë të shihni situatat nga këndvështrimi i tyre optimist dhe pozitiv. Ka një çmenduri që do të rrisë moralin tuaj, ju do të jeni të ngazëllyer dhe të lumtur. Çdo gjë që lind midis jush dhe bashkëshortit tuaj do të ketë një fund të lumtur nëse kërkoni formalizim ose angazhim, tani do t’ju jepet hapja që keni pritur për një kohë të gjatë.

Shigjetari:

Letra Taro: I dashuruari

♥Ribashkimi:Do të magjepset përsëri nga pamja juaj, ish-partneri  juaj i dashurisë, me stilin tuaj  dhe me humori tuaj të ngrohtë erotik, ju do të rifitoni atë që keni humbur në periudhën e mëparshme. Në një mënyrë të drejtë dhe të suksesshme ju do të kombinoni bukurinë dhe ndjenjën, ju do të arrini të mbërrini rezultatin e pritur. Para se të mbyllet java, do të rilidheni në një klimë shumë erotike.

♥Njohje e re:Përgatitu në mënyrn e duhur,po mbërrin dashuria e re. Ju do të bini në dashuri me fytyrën simpatike që do të përqendrojë vëmendjen e tij tek ju. Tërheqja reciproke dhe ndjenjat intensive do të zbulohen që nga fillimi i bisedës suaj. Kjo njohje do të marrë shumë shpejt dimensionet erotike edhe në të ardhshmen.

♥Lidhja – Martesa:Një propozim i ngrohtë dhe serioz që do të merrni nga bashkëshorti juaj do t’ju bindë se ju dhe të dy do të keni një të ardhme të gjatë. Ju jeni në një fazë premtimesh për angazhim, ndjenjat dhe arsyet që ju bashkojnë do të bëhen edhe më të qëndrueshmë dhe më të forta.

Bricjapi:

Letra Taro: Perandoresha

♥Ribashkimi:Ju jepet e drejta, shpërbleheni, plotësoni dëshirën tuaj për t’u rikthyer me partnerin tuaj të mëparshëm. Një javë do të mbahet një takim, do të flasësh qartë dhe hapur, do të zbulosh mendimet, ankesat dhe dëshirat e tua, do të shohësh se si do i pranojë gabimet që ka bërë, do t’i njohë dhe do besojë tek ndjenjat tuaja.

♥Njohje e re:Nëse ajo që pret është një partner serioz, i aftë dhe i qëndrueshëm, atëherë jeni gati të pranoni ardhjen e një personi i cili është i kualifikuar për t’u bërë njeriu juaj. Në javën që do të njihesh me një person që do të meritojë besimin tënd, do të plotësojë karakterin tënd, do të ketë aspirata për të tashmen dhe të ardhmen.

♥Lidhja – Martesa:Ngjarjet e këndshme do t’ju sjellin gëzim dhe kënaqësi, ju dëshironi ta kaloni lidhjen tuaj në një fazë disi më stabël ose formale, dhe do të arrini të merrni atë që kërkoni. Brenda javës do jetë  e hapur mundësia për të dëgjuar një propozim serioz dhe angazhuese.

Ujori:

Letra Taro: Kriza

♥Ribashkimi:Në mendime do t’ju vejnë ngjarjet e paparashikueshme që do të ndodhin gjatë javës. Ju do të keni një takim me partnerin tuaj të mëparshëm, bisedat tuaja mund të ndryshojnë mendimin tuaj nëse doni të bashkoheni ose jo. Është e këshillueshme që të shmangni një përgjigje të menjëhershme, për momentin mbajë një qëndrim diplomatik.

♥Njohje e re:Ka të ngjarë të bini në dashuri me një person mbresëlënës dhe tërheqës, do të jeni të ngazëllyer, por nuk është e pamundur që zemra juaj të lëndohet. Këtë person do ta njihni, do të krijoni kontakte, por në fazën fillestare do të ketë vështirësi dhe konfuzione që do të krijojnë dilema.

♥Lidhja – Martesa:Gjatë javës bisedat që do të keni me partnerin tuaj do të jenë intensive dhe apokaliptike, ju do të përjetoni ulje-ngritje emocionale. Unë ju këshillojë që të mos shqetësoheni më shumë seç duhet, edhe pse do të ketë tensione, por në fund të fundit përfundimi do të jetë pozitiv, do të jeni në gjendje të zbuloni dhe të sqaroni.

Peshqit:

Letra Taro: Magjistari

♥Ribashkimi:Dëshira për t’u rilidhur do të krijohet nga ndryshimet që do të shihni në pamjen dhe sjelljen e një personi erotik nga më përpara. Nëse marrëdhënia juaj në të kaluarën nuk ka mbaruar, tani do t’ju jepet mundësia të vazhdoni nga vendi ku e keni lënë atë. Do të jetë një takim, do të dëgjohen fjalë të ngrohta, në dorën tuaj do të jetë tani e tutje zhvillimi i kësaj lidhje.

♥Njohje e re:Një person i ri do të shfaqet në mjedisin tuaj, tërheqje intensive dhe e pashpjegueshme do të ndjeni,do të të zbolojë se interesi është reciprok. Ky person do t’ju sjell papritur fat, ndjenjat të forta do t’ju hapin  rrugën për një lidhje afatgjatë.

♥Lidhja – Martesa:Partneri juaj do t’ju tregojë se çfarë është ajo që ju doni dhe çfarë aspirash ka në të ardhmenka për marrëdhënien tuaj. I guximshëm do të jetë debati që do të hapet midis jush, sinqerisht do të zgjidhë tematika grindjesh, ju do të arrini të vendosni në një rregull çështjet e vështira. Çdo dyshim do të zhduket, mosmarrëveshjet do të mbyllen dhe në vendin e tyre do vijnë premtimet dhe premtimet për angazim.