Back
  /  Astrologjia   /  Planetet dhe shtepite zodiakale sot   /  Merkuri tek Gaforrja

Merkuri tek Gaforrja

Emocioni kontrollon mendjen.

Merkuri që shkon në Gaforrja nga 12 deri më 29 Qershor, është në shenja që sundon Hëna. Kështu, mendimi dhe aktiviteti shpirtëror ngopet nga emocioni intensiv. Forcat intuitive të Hënës ju japin mundësinë të psikoanalizoni të tjerët, keni kujtesë dhe imagjinatë të fuqishme.

Përveç kësaj, Merkuri në Gaforrja ka qetësinë e të folurit për emocionet dhe të analizoj më lehtë, por keni vështirësi në të qenit objektiv në lidhje me faktet, dhe jeni të lidhur me të kaluarën me një mendim të pa vlerë ose fëmijëror. Gjithashtu është koha me informata të rëndësishme për institucionin e familjes, pasurive të paluajtshme, grave apo atdheut të secilit prej nesh.

Kalimi i Merkurit përmes Gaforres shkakton ata të lindur psh Dashët, Gaforret, Peshoret dhe Bricjapët dhe i fton të marrin vendime. Jep mundësi dhe ide të papritura Demave dhe Virgjëreshave, dhe mendime dhe lehtësi Akrepave dhe Peshqëve. Nga data 12 deri më 17 Qershor, ndikimi i planetit është ushtruar në dhjetë ditëshin e parë të shenjave, dhjetë ditëshi i dytë aktivizohet nga 17 deri 23 Qershor dhe nga 23 deri më 29 Qershor ndikimi i planetit pranohet nga ata që kanë lindur në dhjetë ditëshin e tretë të shenjave.

Pikëpamjet që Merkuri do të bëjë kur të kalojë përmes Gaforres.

13 Qershor Merkuri  formon gjashtëkëndësh me Uranin. 

16 Qershor Merkuri është në kundërshtimi me Saturnin retrospektiv.

21 qershor, Merkuri formon një trekëndësh me Neptunin retrospektiv.

Ndikimi i kalimit të Merkurit nëpërmjet Gaforrers dhe shenjave.

Dashi:

Kalimi i Merkurit është në shtëpinë e katërt të horoskopit tuaj, fushë e hartës që lidhet me çështjet e sigurisë emocionale, instinktin, familjen dhe privatësinë. Pra, kur Merkuri hyn në Gaforrja, bazoheni në komunikimin tuaj në emocionet tuaja. Çfarëdo që të thoni del nga zemra juaj dhe nuk kalon në mendjen t dhe logjikën tuaj. Përveç kësaj, familja juaj luan një rol të rëndësishëm kësaj radhe, por më 16  dhe 23 Qersho rmund të rriten humbjet mes jush dhe të afërmve nëse nuk kufizoni gjuhën tuaj dhe nuk mendoni se çdo gjë që thoni prek edhe të tjerët. Pra, duhet të shihni se shpërthimi juaj mund të bazohet në përfundime të nxituara. Tregoni më shumë mirëkuptim dhe dëgjoni intuitën tuaj pa nxituar.

Demi:

Kalimi i Merkurit zhvillohet në shtëpinë tuaj të tretë të horoskopit tuaj, fushë e hartës që lidhet me çështjet e perceptimit, mendimit dhe komunikimit dhe tregon se si komunikoni dhe bashkëveproni me mjedisin tuaj të menjëhershëm. Është koha ideale për të bërë ekskursione dhe udhëtime me miqtë dhe vëllezërit tuaj. Keni mundësi për t’u çlodhur dhe për të kaluar mirë ndërkohë dëshironi të informoheni shumë tema, madje edhe për çështje financiare. E sigurt është që ju të komunikoni më mirë me mjedisin tuaj të afërt dhe të gjeni njerëz të gatshëm për t’ju dëgjuar. Është gjithashtu një kohë e mirë për lëvizjet ose  pajisjet e komunikimit ose për blerjet që lidhen me to.

Binjakët:

Kalimi i sundimtarit tuaj Merkuri, është në shtëpinë e dytë diellore të horoskopit tuaj,  fushë e hartës që lidhet me çështjet e sigurisë në aspektin material dhe emocional, me vlerat tuaja, vetëvlerësimin tuaj, talentet dhe aftësitë tuaja. Gjithë energjia juaj është e përkushtuar për çështjet ekonomike dhe keni mundësi të vendosni një rregull në to. Përveç kësaj, doni të shihni se çfarë njerëzit ju bëjnë të ndiheni të sigurt dhe të qetë, por në fund të muajit duhet t’i kushtoni vëmendje çështjeve ekonomike. Arrini, megjithatë, kushte më të favorshme financiare fal diplomacisë tuaj. Në përgjithësi duhet të jeni më të gjithanshëm dhe fleksibël.

Gaforrja:

Kalimi i Merkurit ndodh në shtëpinë e parë diellore të horoskopit tuaj, fusha e hartës që lidhet me çështjet  personale, pamjen dhe trupin.Merkuri në shenjën tuaj ndihmon të thoni atë që dëshironit prej një kohë të gjatë. Mendja juaj punon shpejt dhe mund t’i bindni të tjerët që të pranojnë pikëpamjet tuaja dhe të shprehin të gjitha ankesat që janë grumbulluar që nga hera e kaluar. Në 16 dhe 23 Qershor, keni vështirësi dhe atëhere do të duhet që disa here të mbani veten. Gjithashtu mund të zbuloni një sekret ose një informacion dhe tani mësoni gjithë sfondin e periudhës së mëparshme. E sigurt është se po kaloni në një periudhë frymëzime të rëndësishme, kështu mund t’i shkruani idetë tuaja në një letër!

Luani:

Merkuri shkon në shtëpinë e dymbëdhjetë diellore të horoskopit tuaj, fusha e hartës që lidhet me nënndërgjegjësimin, çdo gjë që është fshehur, sekretet, sfondi dhe armiqtë. Këtë herë doni të kaloni kohë me veten dhe të humbisni në mendimet tuaja, larg jetës së përditshme të lodhshme. Një periudhë e qetë ku nuk flisni shumë por tërhiqeni në çështjet që lindin dhe nuk pretendojnë se çfarë ju takon. Por mund të mbështeteni tek miqtë nëse hasni pengesa, por mos i zbuloni planet tuaja. Në të njëjtën kohë është një kohë kur bëhen edhe shumë thashetheme rreth jush, prandaj është e preferueshme të mos merreni për komentet e pafavorshme kundër jush.

Virgjëresha:

Kalimi i Merkurit, sundimtari juaj bashkë me Binjakët është në shtëpinë e njëmbëdhjetë diellore të horoskopit tuaj, fusha e hartës që lidhet me miqtë dhe marrëdhëniet e tyre me ta, si dhe çështjet e veprimtarisë kolektive në kontekstin më të gjerë të shoqërisë dhe duke iu bashkuar grupeve me njerëz që sjellin  ide dhe perceptime të ngjashme.Deri sa Merkuri është tek Gaforrja ju jep jetë sociale intensive dhe përmes miqve bë njohje që ju ndihmojnë në fusha të ndryshme të jetës suaj.Në të njëjtën kohë, është periudhë e kontakteve ndërkohë, dhe ju kërkoni të krijoni përshtypje të mirë nga fjalët tuaja. Por joshni vlerësimin dhe interesin e të tjerëve me rehati, duke bërë plane afatgjata për të ardhmen.

Peshorja:

Merkuri kalon në shtëpinë e dhjetë të horoskopit tuaj diellor, tregues të karrierës suaj dhe zbulon imazhin tuaj publik, lidhet me çështjet e ambicieve, pritjet tuaja dhe suksesin, arritjet, njohjen, reputacionin dhe prestigjin tuaj. Pra, çështjet tuaja profesionale janë shqetësuese për ju në këtë kohë, por  mund t’ia arrini dhe të gjeni një zgjidhje në problemet e punes por do t’ju duhet të vendosni gjithë diplomacinë tuaj dhe të aktivizoni njohjet tuaja. Kujdes në personalet tuaja mos i transferoni vështirësitë e punës suaj në marrëdhënien tuaj, sepse do të vijnë tensionet e papritura ku nuk mundeni lehtë të jeni të qetësuar, veçanërisht rreth 16 dhe 23 të muajit. Është  koha kur i afroheni njerëzve që qëndrojnë me pozicionin ose idetë e tyre, por në të njëjtën kohë, mos harroni se në këtë periudhë çfarë do që të thoni hyn në mikroskop nga të tjerët , gjithashtu të jeni të matur.

Akrepi:

Kalimi i Merkurit zhvillohet në horoskopin tuaj të nëntë diellor, një fushë hartë lidhur me çështjet e arsimit të lartë, udhëtime të gjata, filozofinë e jetës, fesë, moralit dhe të drejtës shoqërore. Prandaj, Merkuri është shumë i favorshëm për Gaforren dhe është periudhë e mirë që mund të zgjeroni shpirtërisht dhe të kërkoni gjëra të reja që mbulojnë kërkimet shpirtërore që keni bërë herën e kaluar, sidomos ditët që do të formojnë aspekte pozitive me Jupiterin nga shenja juaj dhe me Neptunin nga Peshqit. Ju nuk duhet të nxitoni dhe të jeni të hapur në opinionet e të tjerëve. Përveç kësaj kujtoni gjëra të harruara ose bëni shumë njohje  të rëndësishme, nënshkruani marrëveshje, bëni takime konstruktive ndërkohë dilni të fituar duke folur me një audiencë më të madhe.

Shigjetari:

Kalimi i Merkurit është në shtëpinë e tetë të horoskopit tuaj, një fushë e hartës që lidhet me transformimin, burimet e përbashkëta me partnerin dhe seksin. Në këtë kohë nuk doni të flisni shumë dhe është e vështirë për ju të besoni fjalët e të tjerëve nëse ata nuk ju tregojnë prova konkrete. Pra, mbylleni në vetvete dhe kërkoni për të vërtetën tuaj, dhe kjo është për shkak se ka disa kujtime nga e kaluara që kthehet në sipërfaqe.Në të njëjtën kohë  merrni informacione për bilancin tuaj të të ardhurave – shpenzimeve, veçanërisht nëse keni një portofol të përbashkët me bashkëshortin tuaj. Në përgjithësi, dëgjoni intuitën tuaj që ju çon në vendime financiare.

Bricjapi:

Kalimi i Merkurit zhvillohet në shtëpinë e shtatë diellore të horoskopit tuaj, një sektor i hartës që merret me çështjet e bashkëpunimeve me bizneset dhe armiqtë,  angazhime me shkrim ose me gojë, çështjet ligjore, paditë dhe kundërshtarët. Në këtë kohë, keni nevojë të sillni ekuilibrin në të gjitha marrëdhëniet tuaja prandaj duhet të  jeni të gatshëm të bëni shumë kompromise. Kujdeseni shumë për fjalët tuaja dhe përpiqeni të shikoni anën e të tjerëve, gjë që ngre aksionet tuaja dhe ju bën më sociale. Kërkoni më shumë për të ndarë mendimet, dhe idetë ndërkohë komunikoni më qetë me personin që ju intereson nëse jeni tashmë në një lidhje ose mund të keni një njohje të këndshme. Por kufizoni grindjen në jetën tuaj të përditshme, sidomos në 16 dhe 23 të muajit.

Ujori:

Kalimi i Merkurit zhvillohet në shtëpinë e gjashtë diellore të horoskopit tuaj, një fushë e hartës që lidhet me çështjet e përditshme, kushtet, dhe sjelljen në vendin e punës dhe marrëdhëniet tuaja me kolegët dhe punëdhënësit por edhe problemet tuaja shëndetësore. Jeta juaj profesionale dhe jeta juaj e përditshme rinovohen në këtë kohë dhe do të bëni gjithçka që t’i përmirësoni. Sidoqoftë, ka ditë kur faji juaj dhe mendimet e dyta që keni në mendje nuk do t’ju ndihmojnë në komunikimin tuaj, por kur kur të vijë momenti do flisni, do habisni të tjerët në atë sa nuk do gjejnë fjalë për t’ju përgjigjur. Sidoqoftë, kjo periudhë është shumë e efektshme për punën tuaj pasi përdorni të gjitha talentet tuaja mendore.

Peshqit:

Kalimi i Merkurit është në shtëpinë e pestë diellore të horoskopit tuaj, një fushë e hartës që lidhet me krijimtarinë, argëtimin, marrëdhëniet e dashurisë, argëtimin, rrezikun dhe anën e lumtur të jetës. Pra, Merkuri nga Gaforrja ju shtyn të shijoni jetën dhe veçanërisht ju favorizon kur të jetë në një trekëndësh me sundimtarin tuaj Neptunin nga shenja juaj. Ato ditë do të gjeni përgjigje për çështjet e vjetra që ju kanë shqetësuar. Për pjesën tjetër jeni plot energji dhe doni të dilni jashtë dhe të argëtoheni. Flirtoni shumë dhe kërkoni një person që t’ju ofrojë siguri, jo diçka rastësor por në përgjithësi keni  nevojë të ndani momente të këndshme, veçanërisht natyrës romantike, me njerëzit tuaj të dashur.