Gaforrja

DATA: 22 Qershor- 22 Korrik

Planet udhëheqës:Hëna

Element:Uji

Karakter: Sentimentalitet

Karakteristikat: Varësia nga të tjerët

Ngjyra: E argjend dhe e bardhë

Ornament: Diamant dhe perlë

Metali: Floriri i bardhë dhe argjend

Lule: Trëndafil i bardhë

Bima: Rrap

Dita: E hënë

Numri: 2 dhe 4

Dëshira kryesore: Këmbëngulje

Parim planetar:Shqetësim

Simbol: Dy gaforre

 

KARAKTERISTIKAT E GAFORRES

POZITIVE

Është një person shumë i zgjuar dhe diplomat.Është këmbëngulës për të arritur qëllimin e  tij.Është shumë i sjellshëm dhe i ngrohtë dhe gjithashtu për të krijuar familje.Ka memorie shumë të mirë, interesohet për problemet e personave rreth tij, është shok dhe familjar mbrojtës.Arrin gjithmonë qëllimet që vendos.Nuk i ikën asgjë sepse ka memorie të mirë.Ka ndjenja të mira, por zakonisht ka një humor të mirë dhe të çmendur.

NEGATIVE

Gaforrja si person është egoist, gërnjar.Më e keqja e tij është se plagoset shumë lehtë dhe mban inat.Është shumë i ndjeshëm dhe ngacmohet lehtë dhe kjo mund të jetë arsyeja që ndërron në çdo moment.Nga brenda është shumë i turpshëm sidomos në një moshë të re.Ka një frikë të brendshme se mos i prishet ëndrra e bukur që ka brenda. Frika e tij është të mos ia arrijë dhe të humbet në errësirë.Mosbesimi shpesh e dërgon të investojë më shumë kohë dhe mundim në aktivitete që do t’ju sjellin ndjenja dhe siguri.

 

GAFORRJA PËLQEHET

I pëlqen ajo grua e cila do mamanë e tij.I pëlqen ushqimi delikat.Lidhet shumë sentimentalisht me sjellje dhe kujtime.I pëlqen shumë historia.Shoqëria për të është mënyrë jetese, i pëlqen të marrë kartolina për ditëlindje në datën e caktuar.Gjithashtu i pëlqen të dalë shpesh për pazare.Kërkon gjithmonë një ambient pune të qetë.

 

GAFORRJA URREN

I pëlqen të jetë i paparashikueshëm dhe i lidhur shumë me mamanë  e tij.Nuk shtyn asnjëherë veten e tij në publicitet.I pëlqen reklama vetëm në qoftë se ka kohë.Urren shumë të ndajë gjërat personale me të tjerët.I pëlqen gjithashtu të jetë në qendër të vëmendjes kur i jepet mundësia.Do shumë siguri, paratë ushqimin dhe fëmijët.Nuk i pëlqen të flasë për gjërat e tij personale dhe i pëlqen të veshë disa rroba të vjetra të tij.

 

BURRI GAFORRE

Burri klasik gaforre ka një trup të shëndoshë me kokë të madhe, shumë vetulla dhe sy të vegjël.Vesh gjithmonë rroba serioze dhe është shumë i ndjeshëm.Nuk i pëlqen që ta përgjojnë të tjerët sidomos e ëma.Ka ndenjë shumë të mirë afaristi.Nuk i pëlqen të flasë shumë dhe të humbë kohën e tij kot.

 

GRUAJA GAFORRE

Gruaja tipike gaforre ka një fytyrë të butë dhe rrumbullake.Gjoks mesatar, sy të tejshikueshëm dhe këmbë të gjatë.Merr shumë shpejt peshë rreth moshës mesatare.Është shumë sentimentale, përdor ndjenjat e saj më shumë se logjikën, është e aftë të përdorë të gjitha mënyrat që ka për të mbrojtur familjen dhe shokët e saj.Është e turpshme dhe kurrë provokuese.Nuk ofendon lehtë por ofendohet gati në gjithçka.Është e padurueshme.

 

GAFORRJA SI PRIND

Si prind mund të shqetësohet shumë për fëmijët e tij.I mbështet dhe i mbron dhe mund të bëjë gjithçka që t’i inkurajojë në krijmtarinë e tyre.Adhurojnë të luajnë me fëmijët e tyre dhe të kujtojnë ditëlindjet e tyre.

 

GAFORRJA SI FËMIJË

Dashi si fëmijë ka trup dhe mendje të fortë. Shpesh flet dhe ecën para kohe. Është shumë zemërgjerë në lojra me moshatarët e tij. Adhuron kërkime dhe ka shumë energji. Në rast se doni mbasdite të qeta gjeni diçka që të merret fëmija juaj. Gjithmonë duan të provojnë diçka të re sidomos të rrezikshme prandaj mund të bien nga një pemë ose të thyejnë ndonjë dhëmb. Kështu që duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Kanë kureshtje të palodhshme dhe mund të arrijnë shumë për një kohë të shkurtër. Janë shumë të shkathët dhe çuditen ditët e para të shkollës sepse nuk janë mësuar të presin me fëmijë të tjerë në rradhë.

 

DUKE RRITUR GAFORRE

Shumica e gaforreve janë fëmijë emocionues, i pëlqen të përdorin fantazinë e tyre dhe sigurisht që duhet të kenë ngrohtësi dhe kujdes.Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm kur trregohen të frikësuar.Janë fëmijë shumë të ndjeshëm dhe sentimental dhe kanë nevojë për mbështetjen e prindërve vazhdimisht.Në rast se ndjehen të refuzuar mbyllen në veten  e tyre.Kanë nevojë të ndjehet i lirë dhe të shprehë ndjenjat e tij në poezi, pikturë, muzikë, art dhe në çfarëdo lloj gjëje tjetër.Duhet të mësohet në artet bazë që të mund t’i jepet mundësia të shprehet.Prindërit duhet të gjejnë mënyra të ashpra dhe jo vetëm, që të komunikojnë me fëmijët e tyre.

 

GAFORRJA SI SHOK

Gaforret i shohin shokët e tyre si thesar, diçka që ndodh nga ndjeshmëria e tyre. Megjithëse shokët vijnë dhe ikin janë gjëja më e çmuar për ta.Kanë një memorie thithëse sidomos për gjërat që janë të lidhur sentimentalisht me ta.Jetojnë të kaluarën dhe për të ardhmen përdorin fantazinë e tyre, mund të ketë qenë një dashuri e vjetër e cila mund të zgjohet në çdo moment.

 

GAFORRJA SI NËNPUNËS

Gaforrja si nënpunës punon shumë fort përpara megjithëse kanë një rezervim ndihen siguri. Pret gjithmonë një rrogë të qëndrueshme si shpërblim i asaj që bën dhe tregon.Do që të rrezikojë dhe i pëlqen të marrë përsipër detyrimet, do të punojë në një ambient të rehatshëm dhe të sigurtë.Do të ketë gjithmonë afër tij fotografitë e familje ku punon, zyra e tij duhet të jetë e dekoruar me cilësi të mirë.

 

GAFORRJA SI PRONAR

Si pronar pret nga nënpunësit e tij që të jenë të veshur thjeshtë.Merr punën seriozisht, vë qëllim në jetën e tij për të nxjerrë para.Bën pazare të theksuara që të bëjë një blerje shumë të mirë.Rrallë harron çfarëdo, është i drejtë dhe shpërblen për punën.

 

GAFORRJA NË SHTËPI

Shtëpia e tij është një vend që i sjell sigurinë, është i aftë që çfarëdo lloj pune të ketë në shtëpi e bën pa problem.I pëlqen rregulli, të mirëmbajë kopshtin dhe të mbledhë gjëra relike.Mëson keq miqtë e tij sepse ju plotëson të gjithë dëshirat.Fsheh me kujdes gjëra me vlerë diçka që mund t’ju shihet vlera më vonë.

 

UDHËHEQJE KARRIERE PËR GAFORREN

Aftësitë që kanë i japin mundësi të zgjedhin shumë punë, edhe pse interesohen se ç’thonë të tjerët.Mund të jenë shkrimtar, politikanë dhe gazetar shumë të mirë.Si idealistë dhe romantikët e horoskopit mund  të ndërrojnë shpesh parti.Do të shkojnë atje ku mendojnë se mund të japin më shumë.Kanë talent në përdorim dhe mund t’ia arrijnë si përgjegjës të një ndërrmarrje.Kjo ndodh sepse janë organizues të mirë.Ana romantike e tyre i bën të kënaqen me kërkimet e vendeve të punës.Bëhen tregëtar të mirë, zyra e një gaforreje është si në shtëpinë e saj. Janë karaktere të mirë. Profesione që i shkojnë janë kopështar, kamarier, dietolog, prodhim kafshësh, peshkatar, punë sociale, arkeolog, shef, historian, hidraulik, programatuzues.

 

FATI I GAFORRES

Janë shumë të ndjeshëm, social dhe me shumë vetëbesim.Gjendja ekonomike rritet avash, por qëndrueshëm.Janë mjaft seriozë dhe llogaritës, urrejnë borxhet, të japni dhe të marrin sepse konsiderojnë se është humbje.Por nuk duhet të investojnë para në lojrat e fatit pasi kjo do të jetë humbje fatale për ta

 

EKONOMIA DHE PASURIA

Ka energji të madhe dhe përdor lehtë personat që konsideronte se dikur mund të vlenin.Dëshiron dhurata që i afrojnë dëshirave të tij.Puna ju zgjon interesin e tyre dhe për këtë bëhen shumë tregëtarë të mirë, afaristë dhe kanë mundësi të mëdha për tu pasuruar.Megjithatë shumë herë kanë para nuk janë njerëz që harxhojnë shumë, përkundrazi harxhojnë paratë e tyre me masë dhe ku duhet pa u munguar asgjë

 

GAFORRJA DHE PARTNERI I TIJ

Personi që mendon të bëhet bashkëshort ose bashkëpunëtor duhet të dijë se gaforrja do që të jetë zotërues.Partneri i gaforres duhet të presë nga ai përqëndrim dhe ndjenjë të fortë që i përket vetëm familjes dhe ndërmarrjes.Gaforrja e kënaqur nuk do ta zhgënjejë kurrë partnerin e tij.

 

BURRI GAFORR SI PARTNER

Si partner do një bashëshorte e cila do të kujdeset për të gjitha gjërat e shtëpisë.Në martesë ose në ndërrmarje do dojë dhe të tjerë persona rreth tij.Në rast se në martesë nuk ka fëmijë, zgjidhja për të është adoptimi.Puna  e tij konsiderohet si familja e tij.Nuk i pëlqen të punojë i pavarur

 

GRUAJA GAFORRE SI PARTNERE

Gruaja gaforre do të kërkoj një partner direkt sa të ikë nga shtëpia e saj.Dëshiron dikë i cili do ta mbështesë dhe të kujdesset për të.Kujdeset e gjitha për partnerin dhe familjen e saj.Në ndërrmarje është një drejtoreshë e shkëlqyeshme.Do medoemos të bëjë familje. Nuk është asnjëherë e pavarur kur ka të bëjë me fitimet.Do të punojë dhe jashtë shtëpisë së saj për të rritur gjendjen ekonomike të familjes së saj.

 

DASHURIA, ROMANTIKA DHE JETA SEKSUALE

Janë në përgjithësi sentimental dhe romantik, por në realitet dhe veçanërisht në martesë dashuria është më teprë besnike se sa ndjenjat.Megjithëse keni lidhje jashtëmartesore mbroni sigurimin e familjes tuaj.Ndikohen shumë lehtë nga persona që duan dhe adhurojnë.Janë shokë shumë besnikë. Kjo mund të bëjë t’i mungojë gaforres mundësia të mësojë mendime të tjera për të hapur horizontet shpirtërore.

 

PËR JU QË DILNI ME NJË GAFORRE

Duhet të dini se për gaforren lidhja shkon shumë mirë kur ka dashuri të qëndrueshme dhe s’ka probleme ekonomike.Gjithashtu duhet të dini se ai nuk bën asnjëherë lëvizjen e parë.Ka frikë se mos e largoni.Është i lidhur çmendurisht me dashurinë e tij.Është shumë person romantik dhe lë shumë herë partnerin e tij të ketë fjalën e parë.Do që gjithmonë të duhet nga të tjerët.

 

PËR Ç’KA NEVOJË NJË GAFORRE

Duhet të kuptoni se mbas një dite të lodhshme dhe me plot stres ka nevojë për qetësi, brenda ose afër ujit sepse atje gjen ngrohtësinë e partnerit të tij bashkë me familjen e tij.Edhe kur shkon për pushime i mjafton një vend i qetë dhe i mirë megjithëse është larg shtëpisë së tij.Shtëpia ku banon nuk i intereson në është e vjetër apo moderne.

 

FUNDI I NJË LIDHJEJE

Etja për dashuri mund të shkaktojë probleme në një lidhje.Shpesh ndien se nuk i duan diçka që duket se nuk ju intereson më.Në përgjithësi bëjnë të vështirë ndarjen.Në rast se partneri është tradhëtar.Do të bëhet shumë zilqar dhe ndoshta do të reagojë negativisht dhe t’i shkaktojë dhimbje të madhe.Gaforrja që ndien që nuk e duan do të kërkojë diku tjetër të mbushë nevojat e tij.

 

GAFORRJA DHE DASHURIA E TIJ

Është shumë i ngrohtë burri gaforre, dhe shpejt fiton dashurinë e ambinetit të tij.Por është ziliqar dhe fëmijë mamaje.Do të mahniteni nga mënyra e sjelljes në jetë dhe krevat.E tërheq shumë besnikëria, dhurojini atij një dhuratë të bërë nga ju.Gruaja gaforre është shumë e turpshme dhe sentimentale. Shumë herë ndjen mosbesim tek vetja.Shijon shumë momentet e dashurisë por dhe shumë herë bën sikur nuk kupton. Kërkon vetminë larg nga personat që nuk ja vlejnë ose që e duan për një natë. Dhurojini asaj disa libra dashurie ose margaritar. Që t’i fitoni duhet t’i doni jetën e tyre familjare. Do të jeni shumë të ngrohtë me të.Mos shpenzoni shumë!

 

GAFORRJA DHE SEKSI

Dashuria dhe seksi është sinonim i gaforres si dhe martesa.Nuk do një jetë dashurore të ngatërruar. Vendi në të cilin bën dashuri duhet të jetë i sigurtë dhe ta ndihmojë të qetësohet.I pëlqen ta dramatizojë dashurinë dhe e lidh atë me qëllimin e jetës.

 

LIDHJET E GAFORRES ME SHENJAT E TJERA

GAFORRE ME DASH

Lidhja mes tyre është e vështirë sepse urrejtja e gaforres është e ndjeshme.Dashi siç mendon gaforrja janë të lëvizshëm dhe të pa kuptueshëm dhe për këtë arsye nuk mund ta gjejnë me njeri-tjetrin.

GAFORRE ME DEM

Lidhja mes tyre është harmonike dhe shkojnë sepse kanë shumë gjëra të njëjta mes tyre.Ju pëlqen familja dhe siguria, kështu gjejnë një drejtim të drejtë.

GAFORRE ME BINJAK

Lidhja mes tyre është shumë harmonike dhe shkojnë.Megjithëse binjakët janë të pa kuptueshëm dhe të pakapshëm. Gaforreve ju pëlejnë sepse kanë humor me rezultat që kjo lidhje të ketë një fund të bukur.

GAFORRE ME GAFORRE

Lidhja mes tyre është shumë harmonike dhe shkojnë jashtëzakonisht.Ju që keni lidhje me njeri-tjetrin ndani problemet bashkë dhe keni përfundime të njëjta.Nuk është e pamunduar të zhvillohet një ndjenjë e këndshme.

GAFORRE ME LUAN

Lidhja mes tyre është e mirë dhe harmonike sepse gaforrja ndihet i mahnitur nga luani.Kurse luani e gjen gaforren si besnik dhe të dhënë pas lidhjes.

GAFORRE ME VIRGJËRESHË

Lidhja mes tyre është e lirë dhe harmonike.Kjo do të ketë sukses dhe ju që jeni të lidhur do të shijoni shumë të mira të jetës bashkë.Gaforrja adhuron sinqeritetin dhe gatishmërinë e virgjëreshës.Në aspektin dashuror shkojnë shumë sepse të dy kanë pasione dhe mund të bëhen partnerë të pandarë.

GAFORRE ME PESHORE

Lidhja mes tyre nuk është dhe aq e mirë, por është tepër e vështirë sepse gaforrja mban një qëndrim mbrojtës ndaj peshores sepse ndien se mund ta komandojnë.Një lidhje e tillë nuk duhet të provohet shumë.

GAFORRE ME AKREP

Lidhja mes tyre është e mirë dhe harmonike dhe shkojnë me njeri tjetrin.Mes tyre ka qetësi dhe ngrohtësi me rezultat që kjo lidhje të shkojë mirë.Kanë mirëkuptim të plotë me njeri tjetrin

GAFORRE ME SHIGJETAR

Lidhja mes tyre nuk është dhe aq e mirë pasi gaforrja është mbrojtëse në zgjidhjet ekonomike të shigjetarit.Kështu janë shumë të pakta mundësitë për të shkuar me njeri tjetrin.Kanë preferenca të ndryshme nga njeri- tjetri.

GAFORRE ME BRICJAP

Lidhja mes tyre nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike.Janë dy shenja krejt të kundërta, por kjo nuk i pengon që të gjejnë dhe të krijojnë një lidhje të lumtur dhe të mirë.Kjo ndodh sepse plotësojnë nejri tjetrin.Gaforrja është e durueshme.

GAFORRE ME UJOR

Lidhja mes tyre nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike përkundrazi ka shumë grindje mes njeri tjetrit.Ujori do lirinë e tij dhe pavarësinë e zgjidhjeve të tij dhe përkundrazi gaforrja do të jetë e qëndrueshme në një lidhje.Një lidhje e tillë nuk mund të jetë me rezultate të mira.

GAFORRE ME PESHQ

Lidhja mes tyre është e mirë dhe harmonike dhe shkojnë me njeri tjetrin sepse të dy personat janë të ndjeshëm sentimental dhe të ngrohtë.Me pak mundim mund të bëjnë një çift të shkëlqyeshëm.

 

HOBET E GAFORRES

Gaforrja si person ka shumë hobe dhe interesa.Mund të kuptoni shumë gjëra po të njihni karakterin e tij më mirë.I pëlqen shumë të bëjë shëtitje në varkë, noti dhe shumë sporte detare.Gjithashtu pasioni i tij është në sporte atletike.I pëlqen peshkimi, zhytje, dhe kopshtaria.Është shok i kafshëve dhe i pëlqen që të merret me rritjen e tyre.Është familjar i mirë dhe kur rritet familja e tij do një lidhje të ngushtë me ta.

 

PREFERENCAT DHE ANTIAPTITË E GAFORRES

Gaforres i pëlqen çdo njeri që do mamanë e tij.Lidhet sentimentalisht dhe bëhet një me ta.Preferon të ketë një ushqim të mirë në tavolinën e tij kur ai ka nevojë.Preferon të udhëtojë kudo qoftë mjafton të bëjë pazare që i pëlqejnë.I pëlqen të studiojë për histori, është social, dhe i pëlqen të marrë dhe të dërgojë njëkohësisht dhe kartolina ditëlindjesh personave të dashur.Nuk i pëlqen çfarëdolloj kritike edhe sikur të jetë nga familja e tij. Urren këdo që kundërshton për mënyrën e gatimit të tij sepse është shumë i mirë në guzhinë.Por më shumë urren personat që harrojnë emra dhe data.

 

Lindje 22-30 qershor

Planeti i tyre personal është hëna, udhëheqës I natës dhe simbol I forcës së jetës. Këta persona nuk është e pamundur të jenë të lëvizshëm dhe inatqarë. Janë shumë demokratik dhe të kuptueshëm, ju pëlqen jeta e tyre shtëpiake dhe ambjenti familjar. Urrejnë grindjet dhe artet luftarake.

Lindje 1-11 korrik

Planeti personal i tyre është marsi simbol I luftës dhe qendra e perandorisë energjike. Ndikon në lëvizjet dhe që të kalojnë anët negative të planetit neptun. Ju jep energjinë e duhur që të kenë sukses në mundimet e tyre më të shumta. Pa energji vështirësohen të arrijnë qëllimet e tyre.

Lindje 12-22 korrik

Planete udhëheqës dhe personal janë neptuni dhe jupiteri. I pari, zgjues I shpirtit, mundësi artistike, I dyti sjell harmoni dhe fat të mbarë. Personat e këtij dhjetëditëshi kanë natyrë shumë të ndryshueshme edhe në anë positive dhe në anë negative. Me mundësi të luftojnë të këqijat e tyre dhe të zhvillojnë të mirat e tyre.

22 qershor

Karakter i mirë simpatik dhe me ndjenja të thella.Personi i kësaj date merr pjekuri të herët në jetë.Në përgjithësi ka një ambjent të gëzueshëm dhe i pëlqen të merret me atletikë.Ka durim dhe mirëkuptim ndaj të tjerëve, ndoshta nga sjellja ndaj tij e ashpër dhe diktatore.

 

NE QOFT SE KENI LINDUR MË…

23 qershor

Karakter serioz me aftësi shpirtërore të mëdha.Person praktik dhe i respektueshëm, ndjenja të mëdha pavarësie dhe dëshirë për të ndihmuar njerëzit me më pak mundësi. Respekt të veçantë ndaj më të lartëve të tij.Personat që kanë lindur në këtë datë krijojnë vetë të ardhmen e tyre.

24 qershor

Karakter i padjallëzuar, që pëlqen vetminë.Ndjenjë xhelozie që duhet të luftohet. Dashuri për muzikë, art dhe letërsi.Çdo studim shkencor ose tregëtar duhet bërë me mënyrën më të lartë.Krijoni vetbesim dhe aftësi të shkoni edhe mendimet e të tjerëve.

25 qershor

Mendje e zgjuar dhe ide të rralla, natyrë e qetë dhe përmbajtur.Ana e horoskopit tregon që është një person që kënaqet lehtë.Ka nevojë të mësojë metoda më praktike për të bërë sukses.Mundësi të mëdha për tu ngriur lart, por që duhet të merrni masa reale.

26 qershor

Karakter simpatik dhe i kënaqshëm, mundësi të mëdha parandjenjash.Shumë të ndjeshëm dhe sentimental dhe duhet që të bëjnë mundësi më të mëdha për ta luftuar këtë sepse ajo mund t’ju çojë në urrejtje shumë të madhe.Ëndërron jashtë mase.Mbi të gjitha duhet të luftojë këmbënguljet e tij dhe të kërkojë ndihmë nga shokët e të kaluarës.

27 qershor

Karakter i gëzueshëm dhe që ka një mendje shumë të zgjuar dhe të kuptueshme. Zemërgjerësi për të ndihmuar njerëzit me më pak mundësi, por mbrojtja duhet të jetë në çdo moment të jetës tuaj.Preferencë në imitim, dashuri e madhe për teatrin dhe skenën. Duhet të kontrrollohet përkimi i ideve nga të tjerët që të mos pësoni dëm nga persona të cilët i quani shokë dhe miq.

28 qershor

Mendje e jashtëzakonshme dhe me forca të mëdha përqëndrimi.Jashtëzakonisht seriozë për shumë gjëra të cilat duhet të luftohen.Atmosferë dhe shoqëri e mirë ju ndihmon për këtë gjë.Personalitet mahnitës me natyrë të pavarur ju çojnë në një sukses të botës afariste. Dashuri të madhe për muzikën dhe udhëtimet.

29 qershor

Karater i shkathët këmbëngulje dhe vendosmëri akoma edhe në momentet më të vështira do t’ju sjellin sukses dhe ekonomi të pavarur.Shokë dhe bashkëpunëtor zgjidhen me kritere të ashpra, duhet të tregoni durim dhe të llogarisni ndjenjat e të tjerëve.Kritikë e keqe mund t’ju çojë në shkatërrim ekonomik.

30 qershor

Sjellje simpatike dhe e këndshme, mendje e zgjuar dhe natyrë zemërgjerë, ju bëjnë një person shumë të dashur.Personalitet mahnitës që mund t’ju sjellë shokë besnikë që duan të varen nga ju.Duhet të mësoni se pavarësia dhe të mirat tuaja personale janë të domosdoshme për lumturi dhe sukses.

1 korrik

Karakter i ndjeshëm dhe idealistë.Shoqëror dhe i sjellshëm, disa anë të planeteve tregojnë një zemërgjerësi të madhe e cila mund të kthehet kundra jush.Mësoni të dalloni të vërtetën nga gënjeshtra.Preferencë e juaja udhëtimet detare e cila mund t’ju çojë në një ngritje profesionale ose në një martesë të shkëlqyer.

2 korrik

Karakter i ndjeshëm dhe idealistë.Shoqëror dhe i sjellshëm.Mirë do të ishte të zhvilloni ndjenjat e pavarësisë dhe diplomacinë për të luftuar shpirtin për peripeci.Mendje kërkuese që do t’ju çojë në sukses në degët profesionale.Persona të kësaj date i tërheq studimi ndaj doktoratës dhe kërkimit.

3 korrik

Karakter me parandjenjë.Duhet të mësoni të përqëndroheni në atë që bëni që të kaloni shumë pengesa, ana e horoskopi tregon lodhje të lehtë dhe sjellje të papërqëndruar. Personalitet mahnitës me ndjenjë të mirë humori që i tërheq të gjithë.

4 korrik

Person romantik, idealist dhe ëndërrimtar.Preferencë në lidhje me persona më të lartë dhe më të arritur në karrierë.Në lidhjet me bashkëpunëtorët, më të lartët dhe shokët duhet të tregoni durim dhe mirëkuptim

5 korrik

Karakter me qejf të mirë i sjellshëm, i zgjuar dhe në një mendje të parandjeshme.Doni që të ushtroni forcë tek të tjerët dhe të jeni udhëheqës, pavarësisht nga rezultatet që keni.Por kjo duhet të luftohet me patjetër.Reflektoni një imazh mahnitës.

6 korrik

Karakter i kënaqshëm, i sjellshëm dhe social.Personalitet mahnitës që tërheq të tjerët dhe ju bën jo të njëjtët.Karakteristikë ndjeshmërie dhe natyrë e dhimbshme.Shokë të ngritur ju ndihmojnë të kaloni disa nga pengesat profesionale.Shqetësime të mëdha ju shkaktojnë probleme në sistemin nervor.

7 korrik

Shpirt i guximshëm me ndjenja të forta dhe me dëshira që të bëhet gjithmonë ajo që doni ju.Shkollim për degë tregëtare, është një avantazh.Sukses të madh në botën e afarizmit.Mundohuni të keni më durim dhe të shmangni lëvizshmërinë.Ulje dhe ngritje në tema personale dhe familjare.Ndërrimet e thella është më mirë të shmangen.

8 korrik

Natyrë zemërgjerë dhe pa vese.Trup të fortë dhe të shëndetshëm dhe interes për zhvillimin e atletikës.Luftoni të bëni shumë gjëra njëkohësisht.Talent të madhe në të shkruar shkollim në një qëllim të caktuar ose zanat do të jetë avantazh për ju.Kontrolli i ndjenjave do t’ju çojë në sukses dhe njohje.

9 korrik

Adhuroni fëmijët dhe njihni nëpërmjet tyre lumturi të madhe. Ana e horoskopit tregon që brenda jush keni të fshehur talent për shkenca.Mundësi të jashtëzakonshme të ndjeni mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve.

10 korrik

Mendje e parandjeshme dhe praktike.Aftësitë artistike me ndjenjat njerëzore do t’ju sjellin shokë të lartë gjatë gjithë jetës tuaj.Jeni zemërgjerë dhe pamje të bukur, me mënyra të sjellshme dhe shpirt mirë.Anë e horoskopit tregon një ikje nga detyrimet dhe dëshirë për sukses me pak mundim personal.

11 korrik

Mirësjellës, njerëzor dhe karakter simpatik.Dëshirë për të ndihmuar të gjithë ata që ju kërkojnë ndihmë, mund të përfundojë në shpenzime të tejkaluara nga mundësitë tuaja. Ndjeshmëri ndaj komplimenteve me fund të keq.Anë e horoskopit tregon një ngritje nga kujdesi që ju ushtrojnë të tretët.

12 korrik

Mendje këmbëngulëse dhe që i pëlqen të bëjë eksperimente në gjithçka.I pavarur dhe me një shpirt aktiv, ndjenjë diplomacie ju ndihmon të merrni çfarëdoni nga jeta juaj.

13 korrik

Bukuri dhe mahnitje e madhe.Mendje krijuese me ide të rralla, ndjeshmëri ndaj ftohjeve duhet të keni kujdes.Duhet të luftoni shfrytëzimin për të fituar sepse mund t’ju bëhet shprehi dhe shumë shpesh të zhgënjeheni.

14 korrik

Mendje e zgjuar, e qetë,  në përballimin e gjërave dhe çështjeve.E kuptoni lehtë jetën, keni mënyra të sjellshme dhe njerëzore.Diçka që ju bën të dashur për të gjithë.Lidhje sentimentale dhe shokë do t’ju sjellni fitime të mëdha.Keni aftësinë të merrni fatin e mirë në duart tuaja, në përfundim një fund të mirë të gjërave.

15 korrik

Aftësi të papara dhe me një shpirt shkencor.I qëndrueshëm dhe karakter i fortë.Aftësi treguese të mendimit të pavarur.Ana e horoskopit tregon se duhet të pranoni ato që ju sjell jeta dhe të mos shikoni vetëm veten tuaj.

16 korrik

Mëndje e zgjuar dhe e telepatike.Simpati dhe të mira ju sjellin emocione të mëdha. Mbroni të drejtat njerëzore dhe nganjëherë të hyni në çështjet e të tjerëve me mënyrë që t’jua marrin për keq dhe të zhgënjeheni.Nuk duhet të mendoni për të tjerët, por për veten tuaj.

17 korrik

Karakter me qejf, i sjellshëm dhe zemërgjerë, i saktë dhe i gjerë në temat personale dhe sociale.Mendja juaj e zgjuar mund t’ju çojë në çfarëdo karriere profesionale.Jeni të dhënë pas familjes dhe shtëpisë.Ju pëlqen të visheni sipas modës dhe kjo mund t’ju çojë në shpenzime të pamatura.

18 korrik

Karakter i vrullshëm, me aftësi të jashtëzakonshme parandjenje.Kjo do t’ju bëjë që të fitoni sukses dhe njohje nga puna juaj në publik.Duhet të matni vrullin tuaj sepse kjo mund të jetë shkatërruese për ju.

19 korrik

Mendje e zgjuar dhe me shpirt të mirë dhe të gëzueshëm.Aftësia të bëni dhe të mbani shokët tuaj mund t’ju sjellë fitime të mëdha.Ide të padëgjuara dhe shpirti i humorit ju bëjnë të merrni një vend të mirë në rrethin social.Fantazi të gjallëruar dhe energji të jashtëzakonshme ju sjell padurueshmëria.

20 korrik

Dëshirë e  fortë personalitet i shkathët dhe parandjenja dhe prirje tregëtare.Ju sjellin ngritje shumë të shpejtë në botën e tregëtisë.Duhet të luftoni dhe duhet të respektoni vlerat e atyre që ju vijnë në rrugën tuaj.

21 korrik

Shpirt me aftësi social ju sjell sukses dhe njohje në publik.Anë e horoskopit ju tregon një shqeëtsim nga ana e shokëve ose të dashurve tuaj personal.Tregohuni të matur dhe mos kini ankth.Vëzhgoni karakteristikat më shumë tek të tjerët dhe dashurinë e prindërve. Ndjenja të theksuara, por ndoshta edhe zhgënjim.

22 korrik

Karakter i gëzueshëm me mirësjellje dhe me zemërgjerësi shumë të madhe ndaj njerëzimit.Anë e horoskopit tregon që jeni shumë ëndërrimtar dhe keni dëshirë të bëni shumë gjëra njëkohësisht. Tregoni më shumë përqëndrim.Tërheqja mahnitëse i bën persona të kësaj date më të njohur ndaj seksit tjetër.

Zgjidh shenje tjeter