Back
  /  Astrologjia   /  Parashikimi per dashurine sot   /  Çfarë parashikon Astrologjia për shenjat e horoskopit dhe ndjenjat e tyre në javën : 16/04/18 – 22/04/18

Çfarë parashikon Astrologjia për shenjat e horoskopit dhe ndjenjat e tyre në javën : 16/04/18 – 22/04/18

DASHI

Beqarët:  Hëna e re në shenjën tuaj do ju sjellë eksitim dhe forcë për hapa të guximshëm. Në këtë fazë gjithçka do të bazohet pikërisht në atë që kërkoni. A doni të fitoni zemrën e një personi që tashmë është në fokusin tuaj? ose dëshironi të largoheni nga çdo gjë dhe të kërkoni një të re? Ngjarjet do ju japin mundësi për të hapur një kapitull të ri në jetën tuaj, në dorën tuaj do të jetë nëse kapni mundësinë apo jo.  

Në lidhje:  Hëna e re tek Dashi dhe Diell përkrah me Uranin nuk do t’ju lejojë të përqafoni partenerin tuaj dhe do ju mbysin zakonet dhe dëshirat të paracaktuara. Brenda javës ju do të gjeni guximin për të mbyllur përgjithmonë situata të veshtira, ju do të jeni në gjendje të dilni nga pasiviteti. Bashkohuni në veprime të rëndësishme, ngjarjet do t’ju çojnë në një udhëkryq që do të presë për vendimet tuaja.

DEMI

Beqarët : Nëse mendoni të bashkoheni me shokut tuaj të mëparshëm, Hëna e re tek Dashi do ju sjelli rilidhjën. Me Afërditën duke formuar një trekëndësh me Plutonin,do sjellin kontakte me personin që ju mendoni. Synimet do të jenë të qarta, fjalët domethënëse , mendoni gjerat seriozisht dhe do të merrni vendimet të duhura. Brenda javës do të ketë një takim emocional, do të dëgjohet një rrëfim, duke ardhur Hëna tek Gaforrja do ju sjellë premtime. 

Në lidhje:  Me Hënën e Re tek Dashi dhe Diellin përkrah me Uranin , java juaj do të ketë një kthesë pozitive. Në mes të javës që vjen Hëna tek Binjakët do të krijojë kushte të favorshme për fjalë kuptimplota dhe zbulimin e tyre, ju përpiquni të hapni diskutimet me partnerin tuaj, ju gaboni nëse ju fshihni atë që ju ndjeheni dhe çfarë ju me të vërtetë dëshironi. Shpjegoni, formuloni dhe vazhdoni me sqarime të menjëhershme.

BINJAKËT

Beqarët: Ndryshime të këndshme do të ndodhin gjatë javës, ju që doni të rinovoheni dhe të bini në dashuri me Hënë e re tek Dashi që sjell njohje të reja dhe perspektiva. Me Diellin përkrah me Uranin do të ndiheni entuziast, do të guxoni të bëni një fillim të ri,t’i dalloni dëshirat dhe qëllimet tuaja. Ju do të bëni mirë dhe do të lini ndjenjat tuaja, do të arrijnë ne fakte shpresëdhënëse. 

Në lidhje: Me Afërditën duke formuar me Plutonin do t’ju ndihmojë të vlerësoni dhe të besoni partenerin tuaj. Me paraqitjen e Hënës në shenjën tuaj , komunikimi me partnerin tuaj do të zhvillohe pa probleme, të detajuara do të jenë bisedat tuaja. Hiqni pasiguritë dhe fobitë e papërshtatshme, marrëdhënia juaj do të shkojë shumë mirë, ndjenjat e dashurisë, përpiqeni të ruani ekuilibrin.

GAFORRJA

Beqarët: Hëna e re tek Dashi do të sjellë zhvillime që në mënyrë që të keni thelbin dhe efektin që duhet të jeni në gjendje të vendosni. Me Saturnin tek Bricjapi përpiquni të rregulloni stresin, nëse nuk përjashtoni mendimet e pasigurta dhe negative, nuk do të jeni në gjendje të gjeni bilancet tuaja personale. Në rast se doni të dilni nga e kaluara juaj,lejoni vetes të afroheni me njerëz të rinj. 

Në lidhje:  Hëna e re tek Dashi dhe më vonë me paraqitjen e Hënës në shenjën tuaj ju vendosni për zhvillimet te ardhshme. Mundohuni të organizoni lëvizjet tuaja, të veproni në mënyrë metodike, të shmangni veprimet të nxituara. Me Plutonin tek Bricjapi duke qënë në një lëvizje jo të regullt kini kujdes ndaj energjive reaguese, gjëja më e mirë për të bërë është shmangia e stresit dhe e mendimeve stresuese.

LUANI

Beqarët:  Hëna e re tek Dashi do të krijojë rastësi dhe rrethana që do ju hapin rrugën tuaj nëpërmjet kontakteve dhe takimeve. Afërdita në një trekëndësh me Plutonin do ju ndihmojë të keni besim dhe të avanconi hapat tuaj, në thelb do të dilni nga gjendja stresuese. Veprimet e drejtpërdrejta do të kenë një kurs pozitiv dhe evolues, unë ju këshilloj që të mos vononi afrimet apo vendimet tuaja. Brenda javës pritet një fillim i ri, është e këshillueshme të mos hezitoni. 

Në lidhje:  Me Saturnin tek Bricjapi duke e kthyer impulsivitetin e prapambetur për të mos humbur rrugën tuaj, ndjenjat tuaja mund të ngatërrohen, nuk duhet të dorëzoheni pas pasigurive. Mundohuni të mendoni logjikisht dhe t’i jepni fund ngritjeve dhe uljeve psikologjike. Me Hënën që shfaqet në shenjën tuaj, bisedoni me bashkëshortin tuaj për marrëdhënien tuaj, flisni me ndershmëri, sillni në sipërfaqe aspektin e relaksuar dhe pozitiv të karakterit tuaj.

VIRGJËRESHA

Beqarët:  Brenda javës do të keni mundësi për të krijuar një mundësi për një marrëdhënie. Nga njëra anë, Hëna e Re tek Dashi , nga ana tjetër, Afërdita në një trekëndësh me Plutonin, ngjarje do ju ndihmojnë të keni besim, të bëni një fillim të ri, ndoshta të bini në dashuri. Mbani pamjen tuaj tërheqëse, lëvizni me spontanitet dhe besim, nëse doni të ndryshoni gjendjën negative që ka marrë jeta juaj personale. 

Në lidhje:  Ju që jeni të dashuruar Hëna e Re stabilizohet tek Dashi dhe do ju japi hapjen e pritshme, ka shumë gjasa që do të keni një zhvillim formalizimi. Afërdita në një trekëndësh me Plutonin dhe Diellin përkrah me Uranin do të stimulojë optimizmin tuaj dhe në të njëjtën kohë do ju ndihmojë të lëvizni në mënyrë dinamike dhe lirisht. Bashkëshorti juaj do ju bëjë një propozim shumë të këndshëm, prandaj jepni një përgjigje pozitive.

PESHORJA

Beqarët:  Vendos ankthin në anë, përpiquni të qetësoheni, të relaksoheni dhe të distanconi veten nga gjendjet stresuese. Hëna e re tek Dashi do t’ju japë mundësinë të ikni nga situatat e vjetra psikotike dhe të shikoni përpara. Rinovohuni, vendosni mendimet dhe dëshirat tuaja në një rregull, jepni prioritet nevojave tuaja reale. Me Afërditën në një trekëndësh me Plutonin, një person i caktuar do t’ju flasë sinqerisht, çfarëdo që tju zbulojë, e beson, jepni bazën e kërkuar. 

Në lidhje: Në fillim të javës, me ardhjen e Hënës tek Demi, qëndrimi juaj mund të jetë disi pasiv, por me Diellin përkrah me Uranin, do të keni ndryshime në sjelljen tuaj, disponimi juaj do të jetë revolucionar. Me Saturnin tek Bricjapi kini kujdes për të mbajtur kujtimet tuaja negative dhe të pasigurta larg , duke shmangur reagimet e ashpra. Diskutoni me partnerin tuaj hapur dhe në mënyrë të qartë, mos u kapni në mënyrën e dyshimtë të të menduarit.

AKREPI

Beqarët:  Hëna e re tek Dashi do ju japi hapjen e duhur që ju nuk duhet të lini pa e shfrytëzuar. Afërdita në një trekëndësh me Plutonin do t’ju japë impulsin emocional që ju nevojitet për të lëvizur, veproni ju do të jeni në gjendje të shkelqeni. Me Hënën tek Binjakët, do të keni mundësi të takoni të persona te rinj, do të gjeni interesante bisedimet që do të hapni me një person të caktuar.

Në lidhje:  Zbulime emocionale do ju sjelli trekëndëshi i Afërditës me Plutonin, mos humbisni surprizat. Deri në fund të javës, me Plutonin tek Bricjapi, bëni kujdes në dyshimet që do ju ngatrojnë. Mundohuni të kufizoni mendimet e errëta, mund të jepni shpjegime të gabuara.Do të jetë ekzistuese mundësia e rënies në kurth për tu ndjer xheloz me partenerin tuaj, për të shmangur rastet e tilla, mendoni me logjik.

SHIGJETARI

Beqarët: Hëna e re tek Dashi do t’ju ndihmojnë të shpëtoni nga inercia, do të ndjeni forcën dhe besimin, sugjeroni atë që ju dëshironi përgjigjet dhe nuk do të jenë negative. Me Afërditën në një trekëndësh me Plutonin, tregoni besim në fjalët logjike qe personi që ju intereson do ju tregojë. Me Diellin përkrah me Uranin ju keni një hhumor që ndryshon, lëvizjet tuaja janë të drejtpërdrejta, atëherë rezultati do të ndryshojë të dhënat tuaja. 

Në lidhje: Me Hënën e Re tek Dashi ka disa sqarime që do të vënë në vend disa nga gjërat që kanë krijuar pengesa në ditët e fundit. Trekëndëshi i Afërditës me Plutonin do t’ju ndihmojë të sqaroni, zbuloni dhe të udhëheqni situatën në një nivel të ekuilibruar. Ju po kaloni një periudhë ndarjeje mbarojnë tranzirat, do të keni një ribashkim. Një telefonatë dhe një takim do të jetë fillimi i një rrethi të ri dashurie.

BRICJAPI

Beqarët: Ju që kaloni një periudhë të vetmuar, me Hënën e Re tek Dashi do t’ju ndihmojë të merrni vendime dhe të vendoseni në veprim. E vazhdueshme dhe të rëndë do të jetë qëndrimi juaj, me ardhjen e Hënës tek Demi dhe në mes të javës tek Gaforrja, ju kërkoni qëndrueshmeri në jetën tuaj. Nëse ju jeni takuar tashmë me një person të ri do të merreni me situatën me me pjekuri, edhe ju do të shmangni teprimet dhe paqartësitë. 

Në lidhje: Ju do të keni ndryshime në humorin tuaj, me Diellin përkrah me Uranin, Saturni dhe Plutoni në shenjën tuaj që kthehet në reaksionar, qendrimi juaj do të jetë herë i ftohtë dhe herë i ngrohtë. Kujdes nga uljet dhe ngritjet, pasioni dhe tendencat e zotërimit duhet të jenë nën kontrollin tuaj. Nëse doni ta mbani lidhjen tuaj duke mbajtur një qëndrim të relaksuar, tregoni interesin dhe dashurinë tuaj në një mënyrë të ngrohtë .

UJORI

Beqarët: Ju që dëshironi një marrëdhënie të re ose njohje me Hënë e Re tek Dashi do të jenë të përshtatshme për t’u afruar me persona të rinj. Promovoni pamjen tuaj, tregoni elementet tërheqëse të personalitetit tuaj që do të arrini të fitoni përshtypjet. Ardhja e Hënës tek Binjakët do t’ju shtyjë të kërkoni aventurën dhe nuk do të refuzoni sugjerimet që do të merrni. Me Plutonin tek Bricjapi duke shkuar mbrapa ju jeni duke rishikuar të situatat e vjetra dhe duke marrë vendime të reja. 

Në lidhje: Me Afërditën në një trekëndësh me Plutonin dhe Hënën tek Demi, ju do të dëshironi të stabilizoni dhe qetsoni situatat. Më bashkëshortin tuaj qëndrimi juaj do të jetë i ngrohtë dhe sensual, ndryshimi në sjelljen do të ndodhë në datën 18 të muajit, me Dielli përkrah Uranit dhe Saturnin tek Bricjapi do ju marrë jashtë nga kushtet e mërzitshëm, përpiquni të shmangni veprimet e pasionuar dhe sjelljen e parregullt.

PESHQIT

Beqarët: Hëna e re tek Dashi nuk do t’ju lejojë të qendroni pasiv, kushtet dhe perspektivat e reja do të nxisin moralin tuaj. Me Afërditën në një trekëndësh me Plutonin do të shtyheni për të ndryshuar jetën tuaj, për të ëndërruar aspirata për të ndryshuar situaten duke zbuluar anën e karakterit tuaj. Plutoni tek Bricjapi kthehet prapa duke shmangur të njëjtat gabime, duke ecur përpara dhe kërkuar për përvoja të reja. Me Diellin përkrah me Uranin dhe me Saturnin tek Bricjapi , ju ndryshoni mendjen dhe mënyrën tuaj të trajtimit të situatave. 

Në lidhje: Në marrëdhënien tuaj, mund të mendoni se jeni nën presion ose që kufizimet tuaja të lirisë janë zvogëluar, kini kujdes që të mos bëni veprime impulsive. Për të mos u bllokuar në vendimet që do të pendoheni, mendoni shumë mirë para se të veproni. Shfaqja e Hënës tek Gaforrja do ju ndihmojë të kombinoni emocionet dhe logjikën.