Back
  /  Astrologjia   /  Parashikimi per dashurine sot   /  Çfarë parashikon Astrologjia për shenjat e horoskopit dhe ndjenjat e tyre në javën : 12/03/18 – 18/03/18

Çfarë parashikon Astrologjia për shenjat e horoskopit dhe ndjenjat e tyre në javën : 12/03/18 – 18/03/18

DASHI

Beqarët:  Me Marsin duke hyrë tek Bricjapi futesh në aksion, do jetë e theksuar nevoja për të flirtuar dhe të të flirtojn. Do kujdesesh që paraqitja jote të bëhet tërheqëse, do bësh ti lëvizjen e parë për të njohur personin që do arrij të të tërheqi vëmëndjen. Me ardhjen e Hënës në shenjën tuaj merr vendimin të lësh veten të entuziasmohesh dhe të dashurohesh, ndërkaq do duhet të mundohesh të qartësosh veten tënde nëse ajo që kërkon është aventura momentale apo lidhja serioze.

Në lidhje:  Ti që je në një lidhje shumëvjeçare, me Marsin të shfaqet tek Bricjapi dhe Hënën të hyjë në shenjën tënde është shumë e mundshme të ndjesh nevojën të bësh kryengritje dhe të çlirohesh nga rutina e lodhshme dhe veprimet e paracaktuara. Bëj kujdes me reagimet nevrike dhe të prera, mundohu të stabilizosh luhatjet psikologjike. Të këshilloj të mos anashkalosh ose të injorosh të mirat që të ofron lidhja serioze.

DEMI

Beqarët : Për ty që je për shumë kohë pa lidhje ose pa një person me interes të veçant do të ekzistojnë brënda javës hapje për qasje, megjithatë tema është se sa e arritshme është qëndrimi yt. Nëse do të japësh një vrull në jetën tënde sentimentale mundohu të shmangësh stilin e largët, sillu spontanisht, flit me afrimitet dhe humor pozitiv. Ardhja e Hënës tek Dashi do krijoj mundësi për njohje te reja, në dorën tënde do jetë takimi personal.

Në lidhje:  Me Hënën e Re tek Peshqit partneri yt do të japi mundësin të hapni zemrat tuaja, të zbuloni ndjenjat tuaja reale. Fjalët që do dëgjoni do të qetësojn, në rast se të torturojnë pasiguri tani do çlirohesh nga mendime të dyshimta. Nuk do duhet të bini në grack me supozime negative, mundohu të tregosh besim, do gjesh mirëkuptim dhe përputhje emocionale.

BINJAKËT 

Beqarët: Perspektiva e njohjes së re prosupozon që do lësh hapsirën të të afrohen, lë hapur një hapsirë qasje personit që do kuptosh që do të njiheni në nivel personal. Të këshilloj të përgjigjesh ndaj interesit që do marrësh. Në fund të javës me shfaqen e Hënës tek Dashi do kesh mundësin të fillosh mardhënje me një person të ri, ndërkohë të gjitha do varen nga qëndrimi që do mbash dhe nga të drejtat që do japësh.

Në lidhje: Shfaqja e Hënës tek Ujori dhe Afërdita në katrror me Kronin do të shtyjn në sjellje te pazakonta, ndoshta do ndjesh se partneri yt ska mundësin të të mbështesi dëshirat e tua. Me shfaqen e Hënës tek Peshqit mundohu mendimet dhe fantazit e tua të variojnë në pahësira reale. Nëse do të mos humbasi ekuilibri i mardhënjes tënde do duhet që qëndrimi jote të jetë konvencionale dhe jo kundërshtuese apo kërkuese.

GAFORRJA

Beqarët:  Do kujdesesh për pamjen tënde të jashtme. Do vësh qëllim të shfaqet bukuria jote, tërheqëse do jetë paraqitja jote. Shfaqja e Arit tek Bricjapi, do të shtyj për të vepruar, do mundohesh të lësh përshtypje dhe do ja arrish, ndërkohë përveç pamjes së jashtme suksesi yt do ketë nevoj për qasjen e duhur. Mos u mundo të huazosh një stil tjetër nga ai që realisht je, tregoni atë që me të vërtet jeni, flisni sinqerisht.

Në lidhje:  Ti që je në një lidhje të qëndrueshme java jote do ketë shumëllojshmeri, ndoshta nuk do ju mungojnë kundërshtimet. Do shfaqësh entusiazëm dhe pasion partnerit tënd, ndërkaq nuk do mungojnë kokfortësitë dhe xhelozitë, kujdes me pasiguritë e pa bazuara që ndoshta do shfaqen. Mundohuni të përmbash vrrullin tënd, sistemo lëvizjet e tua dhe reagimet e tua. Hëna e Re tek Peshqit do të ndihmojë të kuptosh dhe të perceptosh.

LUANI

Beqarët:  Me hyrjen e Hënës në Ujor dhe tek Marsi të shfaqet në Bricjap, do kërkosh aventura dhe ndryshimin, të drejtpërdrejta do jenë qasjet tuaja, do të flirtoni në mënyrë dinamike. Hëna e Re në Peshqit do të nxjerrë sensualitetin tuaj, do të stimulojë intuitën tuaj. Ju do të arrini të gjeni personin që do të tërheq interesin tuaj, me arritjen e Hënës tek Ari ka mundësi të merrni vendimin për të filluar një romancë të re me fundin që ju do të përcaktoni. 

Në lidhje:  Me Afërditën në katërkëndësh me Saturnin, kini kujdes të mos kritikoni me rreptësi bashkëshortin tuaj. Me Hënën në Ujori dhe më pas tek Peshqit, mund të ndieni se po mbyteni në lidhjen tuaj, duke kërkuar lirinë dhe pavarësinë, duke u kujdesur që të mos hyni në veprime impulsive. Ju do të jeni të prirur për ekzagjerim, kujdes të mos bllokohesh në vendime prej reagimesh. Shmangni komentet negative, përcaktoni kërkesat tuaja.

VIRGJËRESHA

Beqarët:  Me Hënën e Re në Peshqit lehtësi do të ketë në lëvizjet tuaja, do të kthesh interesimin tënd drejtë imazhitë dhe atmosferës që reflekton, do vësh qëllim të bësh për vete të tjerët. Do jeni në gjendje të paraqisni një pamje veçanërisht atraktive, por është gjithashtu një ide e mirë për ta kombinuar atë me një qëndrim të arritshme. Nëse doni që një person të arrijë të bisedoni do duhet të jepni dritën jeshile. Është e këshillueshme që të mos nxitoni për tu sjellur snob ose të refuzoni, mbaj në ekuilibër pamjen dhe sjelljen.

Në lidhje:  Trazira do të ndodhin brenda një jave, nëse doni të bini dakort me partnerin tuaj, duhet të mendoni shumë mirë se ku do të vendosni nivelin e kërkesave tuaja. Ju këshilloj për të mos kërkuar më shumë se çfarë mund të ofroni. Për t’i dhënë fund pengesave ose tensioneve që vonojnë përparimin e marrëdhënies tuaj, ju duhet të ndihmoni për të gjetur zgjidhjen që ju nevojitet dhe jo për të rritur hendekun që mund të ekzistojë.

PESHORJA

Beqarët:  Me Hënën e Re tek Peshqit dhe mbyllja e javës me paraqitjen e Hënës tek Marsi, nis një fillim të ri, lëni mënjanë zhgënjimet, tekstet e këqija dhe mendimet egocentrike. Do të ndodhin dhe ngjarje që do t’ju ndihmojnë të rishikoni dhe të fokusoheni në aspektet pozitive të situatave. Java juaj do të jetë vendimtare, zhvillimet do të udhëhiqen nga dëshirat tuaja të brendshme dhe nga vendimet dhe qasjet tuaja dinamike.

Në lidhje: Nevoja juaj për përmirësim dhe zhvillim do të ngrejë dhumorin tuaj për ndryshim, si dhe propozimet dhe veprimet serioze dhe angazhuese  nuk do të mungojnë. Me Marsin që shfaqet në Bricjap, dinamizmi dhe dashuria juaj do t’ju shtyjë të kërkoni një rezultat serioz në marrëdhënien tuaj me bashkëshortin tuaj. Pasiguritë tuaja janë zhdukur, lëvizjet tuaja substanciale dhe të pjekura do të hapin një horizonte të reja për lidhjen tuaj.

AKREPI

Beqarët:  Llojet e ndryshme të mendimeve dhe kujtimeve do të të shqetësojnë, mund të mendoni të rilidheni me partnerin tuaj të mëparshëm për ato që keni kaluar së bashku. Nëse dëshira juaj primare është të rilidheni me Hënën e Re tek Peshqit, do t’ju ndihmojë të gjeni mënyrën e duhur për t’u  arritur, perspektiva e ribashkimit do të jetë e hapur, nëse lëvizni duke vepruar dhe flisni me ndershmëri, do të merrni shansin e dytë që dëshironi. Marsi në Bricjap do t’ju nxisë dhe do të merrni vendime të fuqishme.

Në lidhje:  Me ardhjen e Hënës tek Ujori dhe Afërdita në një katrkëndësh me Saturnin, ju që keni një lidhje të gjatë, por do të ndjeni rutinën e marrëdhënies tuaj. Dëshira juaj do të jetë ripërtëritja dhe diversiteti, mendoni sugjerime freskuese dhe bisedoni me bashkëshortin tuaj. Ardhja e Hënës tek  Marsi do të rrisë dinamizmin dhe besimin tuaj dhe ju ka shanse të merrni vendimin për të marrë përsipër frenat e lidhjes suaj.

SHIGJETARI

Beqarët: Në “pushtimin” që ju do të synoni, ju do të flirtoni, ju do të joshësh,me qëllimi të bëni përshtypje. Me Marsin tek Bricjapi ju do të vendosni të gjithë hijeshinë tuaj dhe do të arrini të gjeni personin të cilitdo të fitoni vëmendjen tij, por evoluimi I gjithë kësaj duhet të vendoset nga ju. Dëshiron vetëm të tërheqësh vëmëndjen? apo doni të fitoni ndjenja dhe një rrugëtim të qëndrueshëm të dashurisë reciproke? Gjeni atë çfarë kërkoni në të vërtetë dhe lëvizni në përputhje me rrethanat.

Në lidhje: Me shfaqjen e Hënës tek Ujori dhe Afërdita në një katërkëndësh me Saturnin, nëse lëshoni impulsivitetin ose padurueshmërinë tuaj, do të rrezikoni të uleni në ekzagjërime dhe gabime. Kini mëndjen të mos sillni tension mes jush dhe partnerit tuaj. Ju e dini shumë mirë cilat janë situatat që  kërcënojnë ekuilibrin e marrëdhënies tuaj, kështu që ju mund të kuptoni se çfarë nuk duhet të bëni.

BRICJAPI

Beqarët: Nëse ndarja me parnerin tuaj është shkaktuar nga faji juaj tani me Hënën e Re tek Peshqit ju do të keni mundësi të ndryshoni situatën negative dhe të risillni partnerin tuaj të mëparshëm në jetën tuaj. Në rastin e një mungese të një personi të rëndësishëm në të kaluarën tuaj, me ardhjen e Marsit në shenjën tuaj dhe shfaqien e Hënës tek Dashi, ju ndërmerrni hapin për të joshur,për t’u afruar me persona të rinj, pra do të jeni në gjendje të bëni përshtypje dhe të fitoni simpatitë.

Në lidhje: Me Afërditën në një katërkëndësh me Saturnin, është mirë të shmangësh presionin mbi veten dhe parnerin tënd. Nëse mendoni se caqet janë të kufizuara dhe ju mbysin, atëherë bëni një bisedë të rëndësishme dhe serioze me partnerin tuaj për rrugëtimin që ka marrë marrëdhënia juaj. Ai shmang qëndrimin reagues, me paraqitjen e Marsit tek Bricjapi, Bëni kujdes të mos krijoni debate superioriteti.

UJORI

Beqarët: Ardhja e Hënës në shenjën tuaj dhe Afërdita në një katërkëndësh me Saturnin do t’ju mërzisin dhe do të ngatërrojnë mendimet tuaja dhe rrjedhimisht qëndrimin tuaj. Duhet të sqarosh nëse dëshiron tnjë ribashkim ose të kesh një njohje të reja. Me Marsin që shfaqet në Bricjap, do të ndjeni nevojën për t’u njojur me njerëz të rinj, por jeni të  sigurt që doni të largoheni nga e kaluara juaj? Këtë  javë do të jeni të  hapur për një njohje të re, por së pari ju duhet të qartësoni atë që kërkoni.

Në lidhje: Kujdes nga luhatjet e humorit ne reagimet tuaja, ulje-ngritjet që do të ketë sjellja juaj, do të ndjeni nevojën për t’u stabilizuar, nga ana tjetër do ju mbysin angazhimet dhe rutina e përditshme. E ngatërruar zemra juaj, të dyzuara edhe dëshirat tuaja, por nëse kaloni në diskutime analitike me partnerin tuaj atëherë do të gjeni fundin e nyjeve. Ekuilibri i lidhjes suaj do të kërkojë ndershmëri dhe vizion të qartë.

PESHQIT

Beqarët: Hëna e re në zodiakun tuaj do të dndryshojë mendimin tuaj, mund t’ju ndryshojë këndi pamor dhe emocional. Ju keni më shumë proabilitet të merrni vendimin për t’u ndarë emocionalisht nga njerëzit që ju kanë zhgënjyer. Me ardhjen e Hënës tek Dashi ju do të kërkoni ripërtëritje dhe rizgjim sensual, ana dinamike e karakterit tuaj del në dritë, ju do të jeni në gjendje t’i ktheni aspiratat dhe synimet tuaja në një drejtim tjetër. Rivendosni vetëbesimin tuaj, lini hapësirë për njohje të reja.

Në lidhje: . Me Hënën e Re në shenjën tuaj, ju do të kërkoni në lidhjen tuaj një evolucion kuptimplotë dhe krijues, nuk përjashtohet fakti që këtë herë qëllimi juaj kryesor është angazhimi. Me Marsin që hyn tek Bricjapi, ju lini mënjanë mënyrën defetiste e të menduarit, dhe do të veproni me sinqeritet absolut. Aty ku duhet të marrësh vendime serioze, ki besim në intuitën tënde.