Bricjapi

Data: 22 Dhjetor –19 Janar

Planet udhëheqës:  Saturni

Element: Toka

Karakter: femëror

Karakteristikat: Arritja e qëllimit

Ngjyra:  E zezë, jeshile dhe kafe

Lule:  Lulja e natës

Metali: Plumbi

Ornament: Zafir

Bima: Molla

Dita: E shtunë dhe e dielë

Numri: 7, 6, 8

Dëshira kryesore: Përballimi

llogjik I problemeve

Parim planetar:Ftohtësi sentimentale,  përqëndrim

    Simbol: brirët e një cjapi

KARAKTERISTIKAT E BRICJAPIT

POZITIVE

Është shumë I mirë në organizim, I kujdesshëm dhe realist. Punon fort. Llogarit çdo rrezik që merr dhe mban përgjegjësitë e tij. Do gjithmonë të realizojë qëllimet e tij. Është besnik në parimet e vjetra dhe jep këshilla të mira kur nevojitet.

NEGATIVE

Beson se gjithmonë ajo që bën ai është gjëja më e saktë.Nuk fal lehtë dhe është egoist. I pëlqen të kritikojë gjithçka. Nuk duron që ta ofendojnë publikisht. Shumë herë bëhet I padurueshëm për tu argëtuar pak. Në thellësi janë romantikë dhe duan një dashuri të sigurtë dhe të shkëlqyer në jetën e tyre.

BRICJAPI PËLQEHET

I pëlqen ushqimi I thjeshtë dhe I ngrohtë. I pëlqen historia. Gjithashtu edhe dhuratat që kanë mbështjellje të bukur dhe të lexojë libra të rinj. Do që të marrë përsipër detyra dhe detyrime. Gjithashtu I pëlqen familja dhe shtëpia e tyre.

BRICJAPI URREN

Urren lëmshin. Nuk do që me asnjë lloj mënyre ta ngacmojnë.Gjithashtu nuk I pëlqen ta turpërojnë publikisht. Nuk I pëlqejnë surprizat. Dhe nuk do që kurrë ta bëjnë të ndjehet I pavlefshëm.

BURRI BRICJAP

Është I shkurtër. Ka sy të ndezur dhe rrallë qesh. Ka dhëmbë të fortë. Është serioz dhe në përgjithësi duken më të mëdhenj seç janë. Në përgjithësi janë të qetë. Është besnik në rast se ka arsye. Do kohë që të mësohet me dikë. Kërkon famë. Tregon I vetmuar dhe I pakapshëm. Ngul këmbë për idetë e tij. Ka sjellje dhe mënyra të pa dukshme.

GRUAJA BRICJAP

Ka nje trup të bukur. Sy serioz.Vishet sipas rastit të përcaktuar.Kërkon t’i njihet puna e saj. Duket e qëndrueshme si shkëmb, por nuk është. Është besnike në familje. Nuk duron ta ngacmojnë. Nuk qesh shpesh, por kur e bën qesh bukur. Duket e qetë, por për brenda ka një zjarr të fshehur. Është besnike në ata që I pëlqejnë.

BRICJAPI SI PRIND

Është I egër, por I gjykueshëm. E merr këtë rol seriozisht dhe ka një humor ironik. Vështirësohet të hyjë në kontakt me fëmijët e vegjël. Do që fëmijët e tij të shkollohen. U mëson mënyra sjelljeje.

BRICJAPI SI FËMIJË

Preferojnë më të mëdhenjtë në moshë për shoqëri. Ka dëshira të mëdha. Është I qetë. I pëlqen rutina dhe rregulli. Ka një ose dy shokë të ngushtë. I pëlqen të lexojë. I pëlqejnë gjërat praktike. Merret me gjërat e të mëdhenjve. I kujdesshëm me fëmijët e tjerë dhe mban gjithmonë rregull. Por mos shfrytëzoni mundësinë që mban detyrime. 

DUKE RRITUR BRICJAP

Janë shumë emocionues në sportet e jashtme. Udhëtimet dhe vendet arkeologjike mund edhe ta kënaqin. Punojnë mjaft për të marrë nota të mira në shkollë.Duhet të inkurajohen, të çlodhen dhe të luajnë. Duken fëmijë shumë seriozë, por kanë edhe humor. Ka nevojë për një shtëpi të ngrohtë dhe të sigurtë. Humbin vetëbesimin e tyre lehtë. Ushqimi dhe lëvizja duan kujdes të veçantë. Janë delikat në sëmundje. Duhet gjithashtu tu mësoni se si të sillen dhe se si të shprehin ndjenjat e tyre që t’i shmangen turpit.

BRICJAPI SI SHOK

Si shok është besnik, I sjellshëm dhe shumë zemërgjerë. Do të vazhdojnë të duan shokun e tyre dhe në rast se ai është sakat ose plak. Nuk do ta linin në baltë në çdo lloj situate. Nuk janë kritik shumë të dyshojnë tek të gjithë. Më e keqja tek bricjapët është se shfrytëzojnë të tjerët për të arritur diku edhe pa I falënderuar fare.

BRICJAPI SI NËNPUNËS

Grua ose burrë shkon I pari dhe ikën I fundit. Është besnik dhe mund të përballojë një masë të madhe pune. Sheh vetëm punën e tij. Ka synime të mëdha dhe pret një rrogë sipas punës që bën. Ka respekt për më të mëdhenjtë. Ambjenti i punës duhet të jetë i rehatshëm si në shtëpinë e tij. Duhet të kenë një fotografi të familjes së tyre në zyrë. Nuk harxhojnë kot para për ambjentin e punës së tyre. 

BRICJAPI SI PRONAR

Nuk lë mbas dore kurrë familjen e tij për punën. Është I sjellshëm, por do rregull. Ka ndjenja të forta dhe punon shumë.  Nuk është kombinues I mirë, por të tjerët duhet ta besojnë. Vishet seriozisht dhe shumë I organizuar.

BRICJAPI NË SHTËPI

Është një person I cili shijon familjen e tij në shtëpi me sa më shumë mundësi. I pëlqen rutina dhe familje e organizuar.Do që materialet e shtëpisë të jenë të një vlere të madhe. Ështe besnik në familje dhe në shtëpi. Ka nevojë për një shtëpi për kënaqësitë personale të tijat.

BRICJAPI NË PUNË

Punon shumë orë në ditë për të arritur qëllimin e tij të mbarojë atë që ka marë përsipër. I pëlqejnë rehatitë në ambjentin e punës që të mund të punojë dhe gjithë natën nëse dëshiron.

UDËHEQJE KARRIERE PËR BRICJAPIN

Bricjapi në përgjithësi është punëtori I horoskopit. Praktik dhe serioz, I pëlqen të punojë. Durimi dhe vendosmëria e ndihmojnë të arrijnë aty ku të tjerët do të dorëzoheshin. Kërkojnë pavarësinë, një zyrë në të cilën mund të komandojnë gjithçka. Kujdesen shumë për pamjen e tyre. Zyra e një bricjapi është e mbushur me dru dhe libra të rradhitura me rregull. Në rast se puna I detyron për një udhëtim do të preferonin sigurinë e makinës së tyre. I pëlqen çdo lloj pune që ka rregull drejtim të zgjuar që të jenë në rradhë të parë. Në përgjithësi duan të punojnë vetëm.  Zakonisht bëhen: bank arkëtar, ekonomist, dentist, drejtues orkestre, etj.  Mund gjithashtu ti gjesh në televizor ose në radio, janë të qetë, të shkëlqyeshëm për një punë serioze. Por bricjapëve u shkojnë dhe këto profesione: astronaut, shofer, furnitor, mekanik, gjeolog, drejtor, patholog, programatizues.

FATI I BRICJAPIT

  Është serioz dhe nuk ka probleme ekonomike. Përdor mirë paratë e tij dhe investimet e tij janë të sakta. Hidhet pa frikë në lojrat e fatit me shpresë se një ditë do të dalë I fituar. Por duke vëzhguar kalimin e kohës dhe duke parë që nuk fiton asgjë, atëherë e lë lojën e kotë. Arrin në vende të pakapshme duke fituar prestigj, forcë, para, dashuri dhe veçanti.

EKONOMIA DHE PASURIA

Bricjapi vë mbi të gjitha punën e tij. Punën e tij ka pasion dhe është gjithmonë I programatizuar, sepse do që t’i bëj gjithçka shkëlqyeshëm. Zakonisht fiton prestigj dhe para. Mendimi I tij sillet gjithmonë rreth punës dhe se si do të fitojë para. Dhe në çfarë do pune që të jetë mendohet se si do t’ja dalë mbanë me detyrimet e tij. 

BRICJAPI DHE PARTNERI I TIJ

Bricjapi burrë ose grua që mendon martesë ose bashkëpunim me dikë duhet të dini se gjithmonë organizim dhe kontroll në punët e bashkëshortit të tij.

BURRI BRICJAP SI PARTNER

Bricjapi si burrë bashkëshort do një bashkëshorte që do ta ndihmojë të arrijë qëllimet e tij. Në rast se do që të organizojë një ndërrmarje duhet të ketë shumë besim. Mund të besojë se partneri I tij varet plotësisht nga ai.

GRUAJA BRICJAP SI PARTNERE

Kërkon një partner që ka një vend të mirë në jetë. Është shumë e mundshme të bëjë zgjidhje të gabueshme sesa një burrë bricjap, por do ta kuptojë shpejt gabimin e saj. Në bashkëpunim rrallë zgjedhin femra. Në rast se partneri I tyre në martesë ose në ndërrmarje vdes ose diçka e tillë e kanë të vështirë të zëvendsojne partner dhe kështu që mbyllen në veten e tyre.

DASHURA, ROMANTIKA DHE JETA SEKSUALE

Janë punëtor dhe të vendosur. Janë të vendosur të bëjnë gjithçka për dashurinë. U pëlqen romantizmi dhe përdorin mënyra të ndryshme për të krijuar diçka romantike për personat e tyre të dashur. Janë të famshëm për dashuri besnike. Garda sociale është shumë e rëndësishme për ta. Duhen të kenë kujdes tek përdorimi I seksit për të hyrë në pjesën e të tjerëve ose për të fituar ndeshjen. Disa nga bricjapët nuk kanë vetëbesim kur është tema për dashuri, e kërkojnë, por kanë frikë dhe ashtu që ikin larg.

KUR DILNI ME NJË BRICJAP

Për ju që dilni me bricjapë duhet të dini se ajo që ju intereson atyre është kur I merrni seriozisht. Do që të ketë lidhje kohëgjata dhe të jetë besnik. Gjithashtu duhet të dini se I pëlqen qetësia dhe pretendon një shtëpi dhe një familje të mirë.

PËR Ç’KA NEVOJE NJË BRICJAP

Duhet të dini se kanë nevojë për lojra ku mund të dalin fitimtar. Do që të ketë një partner seksi. Në rast se partneri I tij mund t’i qetësojë është më e mira për ta. Është shumë I zjarrtë dhe gjithmonë është në pritje të personit të duhur për të.

FUNDI I NJË LIDHJEJE

Nuk bëjnë lidhje kalimtare. Në rast se lidhja e tyre ka filluar të rrëzohet në përgjithësi merr shumë kohë. Zakonisht urrejnë divocet. Në rast se bricjapët kuptojnë se kanë bërë zgjidhje të gabuar të ndonjë shoku atëherë ndarja do të jetë e menjëhershme dhe e papritur. Në rast se bricjapi bie në tradhëti do të mundohet të mos shkatërrojë familjen por në rast se ajo vazhdon atëherë bëhet hakmarrës.

BRICJAPI DHE DASHURIA E TIJ

Burri bricjap është një, port I palëvizhshëm që kërkon të rrëmbejë një grua.E do jetën famijare. Vështirë të ndahet në rast se partneria e tij e zbulon. Kur dashurohet bëhet një I dashur I zjarrtë dhe shumë I pakujdesshëm. Vështirë ta humbisni. Gruaja bricjap është enigmatike. Disa herë është një mal I ftohtë dhe disa herë shumë seksi.Bëhet bashkëshorte e mirë dhe kërkon sigurim në jetën e saj. Quhet si një nga femrat më besnike të horoskopit. Dhurojini asaj një shami firme ose një fustan të zi. Që ta fitoni duhet të jeni të kënaqshëm por edhe seriozë dhe mbi të gjitha të pranoni punën e tyre. Mos u grindni dhe mos I kritikoni kurrë.

BRICJAP DHE SEKSI

Kur një bricjap tipik dashurohet atëherë është në më të mirat e tij: për të nuk ka ndryshim dashuria dhe seksi. Dinë të zgjedhin partnerin e duhur. Në seks duan që të arrijnë në kulmin e kënaqësisë dhe jo vetëm ata, por dhe partneret e tyre. Megjithëse janë të turpshëm me seksin tjetër në thellësi interesohen për dashuri dhe që të kenë famën e më të mirëve në krevat. Thotë të dua vetëm kur e ndjen dhe nuk e sheh të nevojshme se duhet ta përsërisë vazdimisht.

LIDHJET E BRICJAPIT ME SHENJA TË TJERA

BRICJAP ME DASH

Lidhja mes tyre nuk mund të themi se është dhe aq e mirë dhe harmonike. Bricjapi e gjen dashin shumë të vështirë në metrat e tij dhe duhet shumë forcë dhe durim që ta gjejnë me njeri tjetrin.

BRICJAP ME DEM

Lidhja e tyre mund të themi se është e mirë, harmonike dhe shkojnë me njeri-tjetrin. Mund të ketë një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme, por ndonjëherë mund të mungojë pasioni.

BRICJAP ME BINJAK

Lidhja e tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Mes tyre ka shumë ndryshime që nuk kapërcehen lehtë. Idetë e tyre janë dhe vendimet e tyre, janë krejt të kundërta dhe në mes tyre formohet një boshllëk.

BRICJAP ME GAFORRE

Lidhja e tyre mund të themi se është e mirë, harmonike. Megjithëse janë shenja krejt të kundërta mund të plotësojnë njeri tjetrin.

BRICJAP ME LUAN

Lidhja e tyre mund të themi se nuk është e mirë, harmonike. Bricjapi rri I nguruar ndaj forcës së luanit dhe kështu që kjo lidhje është shumë e vështirë të qëndrojë.

BRICJAP ME VIRGJËRESHË

Lidhja e tyre mund të themi se është e mirë, harmonike dhe që shkojnë me njeri-tjetrin. Bricjapi mund të merret vesh shumë mirë me të sepse ndan praktikën e tij me të kështu që mund të jenë bashkë.

BRICJAP ME PESHORE

Lidhja e tyre mund të themi se nuk është e mirë, harmonike. Bricjapi me ndjenjat e ngatëruara me peshoren sepse në një moment mund të merren vesh dhe në një moment tjetër të mos kuptohet.

BRICJAP ME AKREP

Lidhja e tyre mund të themi se është e mirë, harmonike. Janë dy persona që me pak mirëkuptim mund të kuptohen dhe të jenë bashkë. Akrepi si person social që është bën një lidhje harmonike me bricjapin.

BRICJAP ME SHIGJETAR

Lidhja e tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë, harmonike. Shumë herë mund të bashkëjetojnë me shumë bashkëpunime positive, por do të marrë shumë kohë dhe kjo lidhje më në fund nuk mund të vazhdojë.

BRICJAP ME BRICJAPE

Lidhja e tyre mund të themi se është e mirë, harmonike dhe që shkojnë me njeri-tjetrin. Gjithmonë janë të qetë në bashkëpunim me njeri-tjetrin. Ka rezultate të shkëlqyera lidhja e tyre.

BRICJAP ME UJOR

Lidhja e tyre mund të themi se është pak e mirë, harmonike. Të dy shenjat megjithëse janë të kundërta ka mes tyre respekt dhe me pak mundësi mund të jenë bashkë.

BRICJAP ME PESHQ

Lidhja e tyre mund të themi se është pak e mirë, harmonike. Që të jenë bashkë duhet të bëjnë përpjekje të madhe në anët sentimentale dhe në lidhjet personale.

HOBET E BRICJAPIT

Shumica e bricjapëve preferojnë lojra të përbashkëta. Punojnë fort me një hob për të cilën kanë sukses. Ç’farë do që të zgjedhin e adhurojnë dhe e respektojnë. Marrin përsipër detyrimet e tyre dhe rrallë çlodhen dhe kënaqen me gjërat që kanë bërë. Hobet e tyre janë muzika, golfi, ecja, shahu, dhe lojrat. Gjithashtu dhe të lexojë.

PREFERENCAT DHE ANTIPATITË E BRICJAPIT

Preferon gjëra të thjeshta, por edhe ushqimin e nxehtë. I pëlqen historia dhe gjërat e vjetra. Do të ketë shumë kohë të lirë. I pëlqen dashuria seksuale dhe të ketë një makinë të mirë dhe të shtrenjtë. Gjithashtu edhe familja dhe shtëpia. Dhuratat personale dhe të lexojë libra. Urren kur e gjen rrëmujë. Gjithashtu nuk I pëlqejnë surprizat dhe idetë e reja dhe të turpërohet publikisht.

DHJETËDITSHET E BRICJAPIT

Lindje 22 – 31 Dhjetor

Personat e lindur në këtë dhjetëditësh kanë fatin që saturni është mbi ta për dy vjet. Pak shoqëri të sinqerta ose ata që do t’i kalojnë provokimeve do të mbajnë për shumë kohë. Ka forcë qëndrueshmëri, durim dhe këmbëngulje. Fitime dhe investime. Karakter I durueshëm dhe I qëndrueshëm

Lindje 1 – 10 Janar

Planet personal afërdita. Sjell qëndrueshmëri, punësim dhe këmbëngulje. Është planeti më energjik I sistemit diellor.Tregon natyrë harmonike.Sjell në dukje ndjenjat idealiste, artiste dhe muzikante tuajën. Saturni është udhëheqësi I planeteve të shenjave ndihmon personat të mbajnë ndjenjat e tyre.

Lindje 11 – 19 Janar

Planet personal është mërkuri u jep këtyre personave llogjikë. Drejton mendjen dhe nerva. Ky planet luan rol kryesor meqë komandon çështjet ekonomike famijare dhe shpirtërore. Këta persona janë të mbrojtshëm në përballimin e çështjeve me një mënyrë praktike.

NË RAST SE KENI LINDUR

22 Dhjetor.

Karakter I kuptueshëm I zoti dhe shumë praktik. Me damar tregtar dhe interesa në afarizëm. Jeni I lindur udhëheqës, dhe keni aftësinë të fitoni respektin e të tjerëve. Në rast se lejoni që gabimet të bëhen situata atëherë do të luajnë rol në jetën tuaj.

23 Dhjetor

Shpirt I qarkullueshëm. Vendosmëri të madhe për sukses. Aftësi të paarritshme për imitim dhe prodhim. Jeni I lindur udhëheqës, njeri që do gjithmonë të bëjë të tijën.

23 Mars

Ndjenjë të madhe humori. Frymë të shumëllojshme dhe enstikt të zhvilluar që tregon sukses të madh. Nuk hiqet mundësia për një karrierë të madhe në fushën e letersisë.
Njeri me pasion dhe ambicioz. Mos e teproni me ushqimin dhe pijen.

24 Dhjetor

Karakter I vendosur. Pak I pakujdesshëm në çështjet ekonomike.  Mësoni të vendoseni vetëm për një qëllim. Kujdesuni të kaloni inatet tuaja. Ka mundësi shumë të madhe që të bien poshtë pa e kuptuar.

25 Dhjetor

Personat e kësaj date kanë një shpirt largues dhe me dëshirë të madhe për udhëtime. Duan aktivizimet sociale. Kanë aftësi organizimi dhe gjithmonë duan të komandojnë të tjerët. Më mirë është të shmangen të bëjnë shumë gjëra njëkohësisht.

26 Dhjetor

Karakter I padukshëm dhe simpatik. Dashuri për rrobat e bukura dhe dëshirë të vishet mirë në çdo kohë. Shumë rëndësi I jep pamjes së jashtme. Ka vështirësi në lidhje me familjen.

27 Dhjetor

Karakter I mirë dhe simpatik. Shumë zemërgjerësi dhe dëshirë të ndihmojë të tjerët. Më mirë është të shmangen të bëjnë shumë gjëra njëkohësisht. Pamje mahnitëse seksuale që tregon interes ndaj seksit tjetër.

28 Dhjetor

Natyrë e fshehtë dhe e çuditshme me mendime shkencore. Dashuri të madhe për udhëtime dhe detin. Dëshiron të ndihmojë të tjerët.Studime që mund të ndihmojnë njerëzimin nuk është e pamundur që të arrijnë kulmin.

29 Dhjetor

Natyrë e ndjeshme. Kur nuk ja arrijnë qëllimit të tyre këta persona shumë herë inatosen dhe tregojnë të padurueshëm. Kanë një imagjinatë të gjallëruar dhe nuk është e pamundur të duan të zhduken.

30 Dhjetor

Karakter I shkathët, serioz, dhe me ide të fortë. Mendje xhiruese dhe me ndjenja ndihme për të tjerët. Duhet të shqetësohet për shëndetin e shokëve ose të afërmve të tij. Tregohuni të matur që të mos gjykoheni. Dashuri të madhe për nënën.

31 Dhjetor

Karakter përparues, zemërgjerë, dhe I vendosur. Këta ia arrijnë me aftësinë e tyre. Duhet të rrethohen me dashuri dhe mirëkuptim sepse shumë herë mund të bëhen egoist dhe të largueshëm.

1 Janar

Mendje të matur dhe vendosmëri në natyrën e tyre. Persona me personalitet mahnitës. Mirë do të bëjnë tu shmangen ushtrimeve të forta. Do duhet të mendohen më shpesh dhe më shumë për anët e jetës së tyre.

2 Janar

Personat e kësaj date kanë një karakter shumë të mirë dhe mësojnë shumë shpejtë. Kanë një natyrë artistike dhe dëshirë për të arritur sa më lartë në jetë. Ja dalin mbanë me pak lodhje për çdo gjë. Duhet të luftojnë për të kaluar mirë.

3 Janar

Personalitet shumë I mahnitshëm. I fortë, trup të lidhur dhe me aftësi fitimit të pushtetit. Ndihmon personat e kësaj date të kalojnë rreziqet e jetës. Zhgënjime nga persona të cilët I keni besuar. Plane ekonomike ju dërgojnë në dëme dhe humbje.

4 Janar

Persona me parandjenja dhe paramendime. Mundohen gjithnjë që të bëjnë gjithçka me më pak skandal. Mundësi afarizmi dhe demon tregëtar. Karakter I sjellshëm dhe që mundohet të ndihmojë të tjerët me çdo lloje mënyre. Tregohet se do të keni rezultate të mira në anët dashurore.

5 Janar

Natyrë praktike dhe artistike dhe me parandjenja. Shpirt i lirë dhe persona të cilët ja arrijnë qëllimeve pa ndihmën e askujt. Më mirë është të mos detyrojnë veten e tyre në një karierë profesionale, por më mirë të ndjekin instiktin e tyre. Vetëm kështu do të arrijnë kuptimin e jetës së tyre.

6 Prill

Vendosmëri dhe respekt në karakterin e tyre.Aftësi të pazakontë në përdorimin e popullatës dhe suksese nga ndihma e shokëve. Duhet të mësojnë të mos kritikojnë pamjen e jashtme, por të presin të shohin përvojat praktike.

7 Janar

Natyrë artistike dhe njerëzore. Sjellje, ndjeshmëri por edhe mosbesim. Mirë do të bëni të zhvilloni vëtebesimin tuaj. Megjithëse mundohen nuk janë në gjendje të mbajnë përsipër të gjithë detyrimet e familjes.

8 Janar

Mendje e xhirueshme me një natyrë mbrojtëse. Fat I mirë dhe shoqëri kohëgjata. Bëni një përpjekje të respektoni ndjenjat e të tjerëve. Fitoni shumë gjëra të mira në jetë me mundësitë tuaja dhe vetëm. Mirë do të bëni të mos lodheni shumë përveç në anën seksuale.

9 Janar

Mendje e xhirueshme me një natyrë mbrojtëse me dëshira për të vendosur drejtësi. Qëndrueshmëri piksynimesh dhe në çdo rast ju sjell sukses. Jeni të mbrojtshëm në përballimin e çështjeve me një mënyrë praktike. Kujdes se mos lini jetën tuaj familjare mbrapa dore.

10 Janar

Fantazi guximtare dhe me një mendje që mundohet të arrijë më të mirat në botën afariste. Preferon rrobat e shtrenjta dhe partner që u pëlqen të dalin.Paksojini pak. Luftoni zhgënjimet që bëni sepse mund të gjendeni në pozicion të rrezikshëm.  Natyra e ndjeshme lulëzon në një ambjent lulëzimi, durimi dhe respekti.

11 Janar

Jashtëzakonisht I zgjuar, natyrë simpatike. Mendim fortë në gradë të shqetësueshme. Interes të madh për letërsinë dhe artin. Natyra e ndjeshme e tyre ka nevojë për një atmosferë shoqërore. Duhet të sillen me realizëm dhe praktikë për sukses dhe lumturi.

12 Janar

I sinqertë dhe mendjehapur bën këta persona agresiv kur dikush ndërhyn në planet e tyre. Mirë do të bënin të merreshin me ndonjë sport dhe të lodhen pak. Me pak mbrojtje dhe keqkuptim.

13 Janar

Natyrë e shkathët dhe agresive. Dashuri për shkencën dhe ndoshta të ndjekin dhe studime përkatëse. Do të marrin famë dhe sukses.  Ndoshta duhet të presin hidhërim dhe zhgënjim për çështjet familjare.

14 Janar

Personalitet I mahnitshëm, karakter I kënaqshëm dhe simpatik. Dashuri të veçantë për muzikën dhe artin dhe në veçanti për gjërat e zgjedhura dhe të bukura. Nuk duhet ta mësojnë veten keq dhe as të mahniten nga çdo gjë sepse I presin prbleme. Më mirë është tu shmangen gjërave pa rezultat.

15 Janar

Këta persona janë më shumë artistë. Mirë është për ta të përmbahen. Aftësitë që ka e çojnë në një botë afarizmi dhe në një karrierë të suksesshme.Duhet të kujdesen shumë kur fillojnë një udhëtim.

16 Janar

Një natyrë artistike. Për arsye të botës së tyre të ndjeshme në rast se nuk kanë shoqërinë dhe ambjentin e duhur nuk është e pamundur të ndihen të mposhtur. Duhet të merren me më shumë sport. Karriera e tyre tërhiqet nga arti me një rezultat të shkëlqyeshëm.

17 Janar

Mendje të matur dhe vendosmëri në natyrën e tyre. Vlera të mëdha. Ka një mendje të balancuar dhe sistem nervor shumë të ndjeshëm. Janë studjues dhe përparojnë në çdo gjë që mund të ndryshojë ose balancim shpirtëror.

18 Janar

Persona me karakter studiues, por disa herë vetmohen. Shumë aftësi në atletike dhe nuk është e pamundur të përparojnë në ndonjë sport dhe të marrin famë. Dëshira e fortë do t’i ndihmojë të kalojnë shumë pengesa në jetë.

19 Janar

Karakter I kënaqshëm, social dhe simpatik. Kjo gjë tërheq shumë shokët e tij. Shumë herë I shohin gjërat nga ana e dëshpërueshme. Mirë do të bëjnë të përforcojnë vetëbesimin dhe të mundohen të kalojnë anët e errëta. Tronditje të kota dhe grindje mbushin negativisht sistemin nervor.

Zgjidh shenje tjeter