Back
  /  Akrepi

Data: 24 Tetor– 22 Nentor

Planet udhëheqës: Marsi dhe Plutoni

Element: Ujë

Karakter: Natyrë femërore

Karakteristikat: Forca

Ngjyra: E zezë, e kuqe, vishnje.

Ornament: I esëllt

Lule: Pisha

Dita: E martë

Numri: 4

Dëshira kryesore: Peripecitë

Parim planetar: Ngjitja në majë

KARAKTERISTIKAT E AKREPIT

POZITIVE

Është një person shumë kërkues, mendje e fortë dhe pranon autokritikë. Si prind dhe si bashkëshort është I apasionuar, I ngrohtë dhe mbi të gjitha mbrojtës. Është këmbëngulës për atë që do.Shumë herë është sentimental.Gjithmonë sillet me qetësi dhe kur problematizohet për një temë përqëndrohet shumë thellë dhe kështu mund të kuptojë dhe të kalojë ndonjë zhgënjim. 

NEGATIVE

Është vetëshkatërrues. Është ziliqar dhe shume I ashpër dhe mund të bëhet dhe I rrezikshëm. Ndonjëherë nuk nevrikoset lehtë por këmbëngul për idetë e tij. Bëhet ofendues me gjërat dhe më të vogla, dhe gjithashtu është dhe I fshehtë. Është I djallëzuar dhe dyshon tek të gjithë dhe gjithmonë. Akrepi mban të fshehtë karakterin e tij mirë.

AKREPI PËLQEHET

I pëlqen shume të fitojë dhe të kapet. Janë të vendosur me pasion dhe forcë. Nuk dinë të dorëzohen prandaj dhe dorëzojnë punën. Duhet të jenë të sigurtë se e bëjnë të saktë punën që ti shmangen zhgënjimit. U pëlqen në përgjithësi aktivizimi. Gjithashtu u pëlqen shtëpia, seksi dhe të njihet nga të tjerët.

AKREPI URREN

Urren këdo që I bën pyetje. Nuk do që ta zbulojë njeri. Gjithashtu nuk do që ti bëjnë shumë komplimente. Nuk beson kurrë persona të panjohur. Urren këdo që di më shumë se ai.

BURRI AKREP

Burri akrep ka disa ose të gjitha karakteristikat e mëposhtme.Ka karakteristika të theksuara. Sy të theksuar dhe vetulla të trasha, trup të bukur dhe me shumë qime në trup. Është besnik I fortë tek shokët dhe mund të lëvizë dhe mundohet për t’i ndihmuar. Nuk harron kurrë nderet ose plagë që I bëjnë. Jep 100% këshilla të sinqertadhe mund të jetë I mirë dhe I keq.  Beson tek vetja e tij dhe është guximtar.

GRUAJA AKREP

Gruaja akrep ka një trup me linja të bukura. Shpesh ka këmbë të trasha. Është tërheqëse dhe kur është e zemëruar. Nuk përdor pothuajse kurrë komplimente vetëm në rast se e ka seriozisht. Është e balancuar dhe në pamje e ftohtë. Do që të ketë liri të plotë të lëvizjeve të saj. Do të komandojë por shkëputet disa herë që në fund të mund të fitojë. Ka shumë talente dhe I përdor ata me passion. Vendos dhe mban gradat e saj.

AKREPI SI PRIND

Si prind është I ashpër. Vështirë ndërron mendje ose vështirësohet të afrohet me ata, por po ju afrua bëhet shok I përjetshëm. Akrepi prind shijon jetën familjare dhe interesohet për fëmijët me pasion. I nxjerr shpesh fëmijët jashtë.

AKREPI SI FËMIJË

Kënaqet me sherret dhe do që të fitojë. Pranon të mësojë nga një person më I fortë se ai. Mban mendimet e fshehta. Mund të mësojë lehtë të fshehtat e të tjerëve. Kupton problemet e më të mëdhenjve. Sjell shumë dhimbje. Do të jetë shumë I dashur dhe besnik me familjen dhe shokët. Do të hakmeret ndaj atyre që u thyejnë lojrat e të tjerëve. Di se çfarë do dhe bën të pamundurën që ta ketë. Është një fëmijë I theksuar, diçka që largon fëmijët e tjerë. Nuk mundohen të jenë të çuditshëm por thjeshtë duan të dinë se ç’ndodh në ç’do moment. Është I tmershëm në kërkime. Do të vështirësoheni të dini se çfarë ndihen. Është ziliqar ndaj fëmijëvë të tjerë dhe e tregon këtë gjë. 

DUKE RRITUR AKREP

Fëmijët akrep janë shumë të shkathët. Kanë një çudi të pasionuar për gjithçka. Duhet të largohen nga zona të ndaluara me mënyrë sepse emocionohen për çdo gjë që është e fshehtë. Mënyra më e mirë që të doni një fëmi të tillë është të jeni gjithmonë besnik dhe ta shtyni të interesohet për fizikën, farmaceutikën, mekanikë, atletikë dhe letërsi.Ky fëmijë ka nevoje për:  një vend personal ku mund të rrijë vetëm pa e shqetësuar. Ky vend mund të jetë dhoma ose akoma dhe një dollap. Kjo I jep një ndjenjë mbrojtjeje. Duhet t’ju mësoni të drejtat dhe nevojat e të tjerëve. 

AKREPI SI SHOK

Ka shumë pak shokë për të cilët është shumë besnik dhe të njëjtën gjë pret dhe nga ata. Ka një memorie të fortë dhe I pëlqen të bëjë shaka. Janë shumë zemërgjerë, mikëpritës dhe mund të japin këshilla të sakta. Në përgjithësi I pëlqen që shokët e tij të mahniten me të pa I bërë komplimente të tepërta. Zgjedh vetëm pak shokë dhe pret besim nga ata. Nga natyra e tij nuk është social por mban shokë të ngushtë për shumë vjetë me rradhë.U pëlqen të tregojnë historira. Janë shumë zemërgjerë, mikëpritës dhe gjithashtu presin mirë të huajt kur kanë nevojë për ndihmë ose këshillë. Një shok I akrepit duhet të jetë I sigurtë se ai nuk merret kurrë me fjalë. Në rast se dikujt nuk I pëlqen të ndajë sekretet e tij duhet të qëndrojë larg.

AKREPI SI NËNPUNËS

Si nënpunës është I shkathët. Di që do t’ja arrijë qëllimit. Pranon kritikë vetëm nga dikush që e ka nevojë. Është I theksuar, I saktë dhe mendon karrierën e tij. Nuk humb kohën dhe nuk stresohet për kohën.Ambjenti I punës duhet t’i krijojë vetëbesim. Është I rregullt. U pëlqen që të zbulojnë sekretet e jetës. Duan dhe gjenden në zemër të çdo njeriu, problemi ose mekaniku. Mund të bëhen detektiv, patolog, kirurg, shkencëtar, kërkues, sigurues, punëtor, kasap, farmacist etj. Në çdo punë ndihen se janë të rëndësishëm dhe mund të komandojnë ndërmarje të mëdha apo të vogla.

AKREPI SI PRONAR

Si pronar (burrë ose grua) do besim absolut. Do medoemos të ndihmojë dikë për të cilin ka simpati. Do të zgjidhë dhe problemet më të vështira. Përballon çdo problem drejt për drejt. Do të jetë I dhimbshëm me familjet e punëtorve te tij. Pranon rregullat e bashkëpunëtorit të tij për t’ja arritur një qëllimi. Në rast se paratë ose e ardhmja e shpërblejnë do të pranojë vend më të ulët që t’ja arrijë qëllimit që ka.

AKREPI NË SHTËPI

Në rast se një person ka personalitetin e akrepit shtëpia dhe ambjenti I tij duhet të ketë karakteristikat e mëposhtme: Kur gjendet në shtëpi akrepi burrë ose grua ka shtëpinë e tij të pavarur.Është mbrojtës ndaj fëmijëve.Është I sjellshëm me të sëmurët.Mbron shtëpinë e tij. i pëlqen të mbajë shtëpinë e tij të pastërt dhe të rregullt.Ka gusto.Shijon rehatinë.

AKREPI NË PUNË

Akrepi do gjithmonë të dijë sekretet e të gjithëve. Në punën e tij ka aftësi të parandjejë dhe të kuptojë mendimet e të tjerëve. Është I gatshëm dhe gjithmonë I palodhshëm. Është gjithmonë I qetë në çdo rast.

UDËHEQJE KARRIERE PËR AKREPIN

Mund të jetë shumë ndihmës sa nuk e plagos njeri. Është energjik, shumë I vendosur dhe gjithashtu shumë I përqëndruar në atë që bën. Janë të emocionuar dhe dinë gjithmonë të thithin lëngun e jetës. Ata që lindin poshtë kësaj shenje duan të krijojnë, ta zgjidhin dhe të përdorin të mirën dhe të keqen dhe u pëlqen të fitojnë. Kur arrijnë të komandojnë me inatin të gjitha mund të arrihen. Kjo shenjë do gjithmonë të tregojë se kush është ai që ka kontrollin. Zyra e akrepit ka gjithmonë ajrin e forcës dhe të qetësisë. Do të ketë material për zhvillimin e dijeve dhe aftësive të tij. Kur vjen ora e ngrënjes akrepi do të porosisë me kënaqësi mish të kuq për të gjithë. Punët ëndërrimtare të akrepit janë kërkues, drejtor, mekanik, këshillues kariere, kirurg doktor, hipnotizues, sigurues, punëtor minierash, financier, teknik, patholog, hidraulik, psikiatër, psikolog, dhe shkenca të ndryshme.

FATI I AKREPIT

Akrepët kanë shumë aftësi sidomos në degët shpirtërore. Dhe fantazia e tyre krijuese I ndihmon të investojnë saktë paratë e tyre duke marrë përsipër detyra që do t’i ndihmojnë në të ardhmen. Në rast se të tjerët nuk kuptojnë këmbënguljen e tyre në investime dhe pastaj shohin se kishin të drejtë. Duke pasur fatin me anën e tyre bëhen kundërshtarë të rrezikshëm. Loja sistematike në lojrat e fatit ka si rrezultat fitime të vazhdueshme. Fat me të madh kanë në moshë të madhe.

EKONOMIA DHE PASURIA

Për akrepët që punojnë fuqishëm edhe suksesi ju vjen gati gjithmonë, paraja për ta nuk është gjithçka në jetën e tyre. Duke punuar shumë fort kanë gati gjithmonë sukses dhe dallim. Për të arritur qëllimet e tyre që kanë vënë por edhe profesionalisht duke ja arritur  dhe duke fituar shumë para punojnë shumë dhe jashtë orarit dhe programit akoma dhe jashtë mundësive të tyre.

AKREPI DHE PARTNERI I TIJ

Personi që llogarit të martohet apo të bashkëpunojë me një akrep duhet të dijë se akrepi do të presë si do të udhëheqë lidhjen. Personi që bashkëpunon me akrep mund të presë besim të plotë, shumë punë dhe pasion për sukses ose ne ndërmarje ose në martese.

BURRI AKREP SI PARTNER

Partneri akrep konsideron se dashuria është një ndjenjë e thellë, e pasionuar dhe që mban për shumë kohë që mund të drejtohet vetëm nga një person. Dashuria është qendra e jetës së tij. Akrepi pret: besim. Dashuri të dukshme. Jo shumë romantike. Shumë ngrohtësi. Dijeni e personit se është me fat që merr pjesë në sekretet e akrepit.

GRUAJA AKREP SI PARTNERE

Gruaja akrep si partnere: është e lidhur shpirtërisht me të dashurin e saj. Tërheq të dashurin e saj si magnet. Fsheh ndjenjat e saj tek të tjerët. Kur është e dashuruar është shumë besnike. Rri gjithmonë reale ndaj ndjenjave të saj.

DASHURIA, ROMANTIKA DHE JETA SEKSUALE

Akrepi udhëheq strehën e dashurisë dhe janë të dashur të pasionuar. Gjithmonë qëllimi I tyre është të mos humbet jeta seksuale me partnerin e tyre. Dhe gjithmonë duan lidhjen shpirtërore më shumë se atë trupërore. Akrepi si shenjë e parandjenjave që është do që gjithmonë të jetë në thellësi të gjërave. Ndjenjat e tyre janë të theksuara dhe shpesh kanë rolin e parë akoma dhe në gjëra tragjike dhe romantike. Vetëqëndrimi është e ndjeshme tek akrepët, dinë se ç’është më e mirë për ta kapur. E mira është se ke një të dashur të ngrohtë dhe të gatshëm.  Një këshillë: kujdesni se mos I plagosni sepse akrepët nuk harrojnë kurrë. Përkundrazi do të hakmerret. Në përgjithësi akrepët janë koka e lidhjes tyre.

KU JU DEL ME AKREPIN

Për ju që dilni me akrep duhet të dini se ju pëlqen shumë të mësojnë, të prishin diçka dhe të rregullojnë nga fillimi. Fitoria është shumë e rëndësishme për ata. Gjithashtu duhet të dini se I pëlqejnë shumë sportet dhe taktikat e ngatërruara. Gjithashtu I pëlqejnë gjërat shkencore, arkeologjike, psikologjia, ndjekja e thesareve dhe kafshët dhe bimët.

PËR Ç’KA NEVOJË NJË AKREP

Kërkojnë të gjejnë një partner të dashur dhe të fortë I cili do ti përqafojë me ngrohtësi. Do që të tjerët të vlerësojnë atë që bën dhe që është. Ka oreks të madh për seks në çdo kohë.Është I vendosur, I fortë dhe I pasionuar të mbarojë atë që ka filluar.

FUNDI I NJË LIDHJEJE

Duhet të dini se akrepi ka doemos lidhje jashtëmartesore dhe shpesh jeta e tij seksuale me bashkëshortin ka shumë probleme. Akrepi që refuzohet është shumë I plagosur me ish partnerin e tij. Dhe gjithaashtu nuk harron dhe nuk fal kurrrë.

AKREPI DHE DASHURIA E TIJ

Burri akrep sentimentalisht është shumë I ndjeshëm. Është shumë ziliqar megjithëse për vete është I lëvizshëm. Dhurojini libra fantastiko shkencor si dhe një këmishë të zezë. Me të do të jeni të lumtur.Gruaja akrep është mahnitëse dhe seksuale me burrin që ka pranë. Duke ndjerë dashurinë afër saj bëhet shumë e ngrohtë dhe besnike. Dhurojini asaj rroba të zeza dhe aroma. Për t’i fituar duhet të gjeni gjëra fantastike. Tu tregoni dashuri, ngrohtësi dhe të dini të jetoni dashurinë në çdo moment. Mos të xhelozoheni dhe të mos I kritikoni dhe t’’i lini nganjëherë vetëm.

AKREPI DHE SEKSI

Kur akrepi bën dashuri ka pasion të madh. Seksi është dicka shumë e rëndësishme për ta. Është shenja që tregon seksualitetin me të madh nga të gjithë.

LIDHJET E AKREPIT ME SHENJA TE TJERA

AKREPI ME DASH

Lidhja në mes dashit dhe akrepit është e tronditshme dhe mundohen të jenë me njeri tjetrin me mirëkuptim dhe tërheqje të njëjta.

AKREPI ME DEM

Lidhja mes tyre mund të themi se mund të jetë e mirë dhe harmonike. Sepse demi është një shenjë tokësore, është këmbëgulëse dhe e qëndrueshme akrepi ndihet I sigurtë me të në çdo lloj lidhje.

AKREPI ME BINJAK

Lidhja nuk është dhe aq e mirë sepse binjaku nuk di, por dhe nuk mundet të fshehë nga akrepi që ai është i fortë dhe që i do të gjitha.

AKREPI ME GAFORRE

Lidhja mes tyre është e mirë dhe harmonike dhe shkojnë me njeri tjetrin.Mes tyre ka qetësi dhe ngrohtësi me rezultat që kjo lidhje të shkojë mirë.Kanë mirëkuptim të plotë me njeri tjetrin.

AKREPI ME LUAN

Lidhja me tyre mund të themi se nuk është e mirë dhe harmonike. Kjo ndodh sepse ka fërkime mes tyre sepse kanë që të dy karaktere të fuqishme dhe është e vështirë të ketë shmangie të problemeve.

AKREPI ME VIRGJËRESHË

Lidhja mes tyre mund të themi se me pak mundim mund të jetë e mirë dhe harmonike dhe që shkojnë disi. Por që të ndodhë kjo duhet të kenë mes tyre mirëkuptim në të gjithë aspektet akoma dhe në lidhjet intime.

AKREPI ME PESHORE

Lidhja mes tyre mund të themi se është e mirë dhe harmonike. Është e mundur të ekzistojnë disa probleme për arsye të karaktereve të kundërt, por ka dëshirë dhe pasion mes tyre dhe që në fund e gjejnë dhe në anën dashurore.

AKREPI ME AKREP

Lidhja mes tyre mund të themi se nuk mund të jetë dhe aq e mirë dhe harmonike. Megjithëse shkojnë në krevat është vështirë të kenë një lidhje kohëgjatë dhe ka shumë mundësi që lidhja e tyre të përfundojë keq.

AKREPI ME SHIGJETAR

Lidhja mes tyre mund të themi se me pak mundim mund të jetë e mirë dhe harmonike. Fillimi I lidhjes është shumë I mire, por sa fillon të kalojë pak kohë fillojnë të kuptojnë se kanë probleme kështu që duhet të kujdesen që mos të bien në rutinë.

AKREPI ME BRICJAP

Lidhja e tyre mund të themi se është e mirë, harmonike. Janë dy persona që me pak mirëkuptim mund të kuptohen dhe të jenë bashkë. Akrepi si person social që është bën një lidhje harmonike me bricjapin.

AKREPI ME UJOR

Lidhja mes tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Pasionet e ndryshme që kanë mes tyre përfundojnë në refuzim mirëkuptimi gjë që bën të pamundur të jenë bashkë.

AKREPI ME PESHQ

Lidhja mes tyre mund të themi se është e mirë dhe harmonike dhe shkojnë. Kjo lidhje është shumë e mirë interesante dhe argëtuese. Kanë të njëjtat mendime, mirëkuptim dhe simpati.

HOBET E AKREPIT

Që të njohim hobet e akrepit do t’i dimë ato po të njohim më mirë karakterin e tij. I pëlqen që të ketë shoqëri të këndshme rreth tij. Me çfarë do lloj gjëje që të kapet do gjithmonë të fitojë. Gjithashtu hobi tij është të merret me shtëpinë që I pëlqen jashtë mase.

PREFERENCAT DHE ANTIPATITË E AKREPIT

I pëlqen dhe preferon të merret me çfarë do lloj gjëje qe ka interes gjithashtu dhe çështjet më sekrete. I pëlqejnë shumë lidhje dashurie dhe seksi. Do që të tjërët të vlerësojnë atë që bën dhe që është. Urren dhe nuk do me asnjë lloje mënyre që të tjerët t’i bëjnë pyetje personale. Gjithashtu urren njerëzit që dinë më shumë se ai. Nuk I pëlqejnë komplimentet e ekzagjeruara. Dhe nuk mundet me asnjë mënyrë të besojë të huajt.

DHJETËDITSHET E AKREPIT

Lindje 24 – 31 Tetor

Planeti udhëheqës dhe personal është marsi, dyfish I fuqishëm dhe ka aftësitë ti vejë në dukje forcat. Është shumë e rëndësishme për personat e këtij dhjetëditëshi të përmirësojnë durimin dhe mirëkuptimin. Trup I shkathët dhe I fuqishëm. Vendosmëri të vecantë të bëjnë gjithmonë të tyren. Por duhet të jënë më të matur që të kenë rezultate me te mira.

Lindje 1 - 11 Nëntor

Planetet personale janë neptuni dhe jupiteri. Neptuni është zgjues I shpirtit, mundësi artistike. Jupiteri sjell harmoni dhe fat të mbarë. Personat e këtij dhjetëditëshi kanë natyrë shumë të ndryshueshme edhe në anë positive dhe në anë negative. Me mundësi të luftojnë të këqijat e tyre dhe të zhvillojnë të mirat tyre.

Lindje 12 – 22 Nëntor

Planeti i tyre personal është hëna, udhëheqës I natës dhe simbol I forcës së jetës. Këta persona nuk është e pamundur të jenë të lëvizshëm dhe inatqarë. Janë shumë mahnitës dhe të kuptueshëm. Kombinimi hënë me mars është i suksesshëm meqë është i fuqishëm. Ka aftësi të veçantë në profesionet artistike.

NE QOFT SE KENI LINDUR MË…

24 Tetor.

Dëshirë të fortë, personalitet I shkathët dhe këmbëngulës. Ka rezultate të mira në tregti. I pëlqen në mënyrë të tepruar mirëqenia e cila duhet të matet vazhdimisht. Duhet të kuptoni dhe të vlerësoni gjërat që keni. Natyrë e zjarrtë dhe e dhimbshme dhe me ëndrra të egra duan një kontroll.

25 Tetor.

Zgjuarsi dhe parandjenjë, sinqeritet qëllimesh mund qe të çojë personin në një kritikë të madhe. Kjo mund të shmanget me zbërthim të kujdesshëm të gjërave. Aktivitetet trupërore duhet të inkurajohen me sa më shumë mundësi që të mos të keni lodhje të shpirtit.

26 Tetor.

Natyrë studiuese, e vetmuar dhe e drejtë. Pak zili e cila shfaq nganjëherë duhet të matet. Dashuri për letërsinë, muzikën dhe artin. Mirë do të bëni të shfrytëzoni dijet tuaja në fushën e tregëtisë. Duhet të forconi vetëbesimin dhe aftësitë të shikoni mendimet e të tjerëve. Personat e kësaj date tregojnë mos qëndrueshmëri në sjelljen e tyre diçka që vështirëson të tjerët ta kuptojnë nganjëherë.

 

27 Tetor.

Mendje shkenctari që I pëlqen të bëjë eksperimente. Aftësi të jashtëzakonshme bisedimi që ju bëjnë të njohur. Shpirt I pavarur që I pëlqen rregulli dhe ndjenja e diplomacisë. Një anë e horoskopit tregon që në fund bëheni të vetëqëndrueshëm dhe të mësuar keq.

28 Tetor.

Karakter I mirë dhe I pafajshëm, natyrë simpatike dhe ndjenja të thella. Është shumë I matur dhe serioz. Ka balancim shpirtëror që të gjindet në një ambjent të këndshëm dhe të ketë rreth tij persona që mund të kujdesen për të. Duhet durim dhe mirëkuptim nga të tretë.

29 Tetor.

Mendje e zgjuar dhe kritike, natyrë simpatike. Mendim të fuqishëm. Interes të madh për letërsinë, artin dhe shkrimin. Që të gjejë suksesin dhe lumturinë e jetës së tij duhet të zhvilloni më shumë anën praktike të karakterit tuaj.

30 Tetor.

Karakter bamirës. Trup të shëndetshëm me interes të madh për sportin. Mësoni vlerën e përqëndrimit dhe mos bëni shumë gjëra njëkohësisht. Aftësi të jashtëzakonshme komunikimi. Persona me pasion dashurie.

31 Tetor.

Karakter I mirë dhe I këndshëm dhe ndjenjë të saktë dhe parandjenje. Person punëtor, që mbështetet vetëm në forcat e tij dhe person I vendosur. Vështirësi nga ana e seksit tjetër.

1 Nëntor.

Aftësi shpirtërore të pazakonshme dhe aftësi zhvillimi në degët shkencore. Pavarësi mendimi, qëndrueshmëri karakteri dhe mendim të fuqishëm. Kokëfortësia është një minus I madh për ju kështu që duhet ta komandoni.

2 Nëntor.

Mendje e zjuar. Person I dhimbshëm që mbështet të tjerët. Mund të bëhesh lehtë mbrojtës I të drejtave të njeriut. Mësoni të mos hyni në punët e të tjerëve sepse kjo mund t’ju sjellë vetëm zhgënjime. Mos harroni se do të shpërbleheni më shumë po të shikoni punën tuaj më parë. Sukses në art dhe shkencë.

3 Nëntor.

Karakter I vrullshëm. Shpirt të xhirueshëm me aftësi të veçanta parandjenje.Mundohuni të përmisoni sjelljen tuaj të vrullshme sepse kjo mund t’ju sjellë vetëm dëme.

4 Nëntor.

Karakter I ndjeshëm, sentimental dhe kërkues. I pëlqejnë udhëtimet dhe sidomos vizita në vende të largëta. Disa herë bëheni I vështirë dhe trembni të tjerët me sjelljen tuaj.

5 Nëntor.

Zgjuarsi dhe aftësi përqëndrimi. Nuk ka arsye përse të merrni jetën tuaj kaq seriozisht. Atmosferë e këndshme dhe e gjallëruar dhe një shoqëri e mirë do t’ju ndihmojë. Personalit mahnitës dhe natyrë e pavarur ju çojnë me sukses të madh në botën e afarizmit.

6 Nëntor.

Mendje e qetë. Sjellje e këndshme dhe e zjarrtë ju bëjnë të dashur tek të gjitha. Shokë me forca ju ndihmojnë të keni fitime të mëdha. Një anë e horoskopit ju tregon shumë fat në jetë. Mësoni të vlerësoni aftësitë që ju ka dhuruar natyra.

7 Nëntor.

Mendje praktike me parandjenja të mëdha. Shpirt artistik dhe me shoqëri të mëdha. Pamje të mirë, zemërgjerësi, mënyra të mira sjlljeje dhe bamirësi. Mundoheni tu shmangeni detyrimeve dhe ia arrini me pak mundim personal.

8 Nëntor.

Dëshira për bamirësi dhe një natyrë simpatike. Ju pëlqen të ndihmoni këdo që kërkon ndihmën tuaj dhe nuk është e pamundur që shpenzimet që bëni të tejkalojnë gjendjen tuaj ekonomike. Ju pëlqejnë fjalët e bukura dhe lehtë mund të bini viktimi e shokëve apo bashkëpunëtorëve tuaj.

9 Nëntor.

Natyrë e guximshme dhe e kuptueshme. I drejtë dhe ju pëlqen te bëni gjithmonë tuajën. Por duhet gjithmone ta kontrolloni këtë gjë. Aftësi të mëdha në fushën e tregtisë janë një plus I madh për ju. Mund të keni dhe suksese të mëdha në këtë fushë. Por duhet të keni durim dhe të luftoni shqetësimet tuaja.

10 Nëntor.

Personalitet I këndshëm. Natyrë e tejndjeshme.Ju pëlqen të ëndërrroni dhe shpesh herë jeni melankolikë në rast se qëndroni për një kohë të gjatë vetëm. Duhet të bëjë shoqëri me persona të klasit të tij.

11 Nëntor.

Natyrë e shkathët dhe me dëshira për marrjen përsipër të detyrimeve. Këmbëngulje dhe vendosmëri akoma dhe në kohë të vështira ju sjellin lumturi dhe sukses dhe pavarësi ekonomike. Zakonisht përzgjedhin shokët me kritere të caktuara dhe mbajnë një qëndrim mbrojtës ndaj tyre.

12 Nëntor.

Natyrë e ndjeshme dhe idealiste, karakter I shoqërueshëm dhe zemër mirë. Anët planetare tregojnë një zemërgjerësi disi të tepruar që mund të kthehet kundra. Duhet të mësojnë të ndajnë të vërtetën nga gënjeshtra dhe te mos harrojnë se duhen ndihmuar vetëm ata që ia vlejnë. Dashuri për detin dhe mund të bëni një udhëtim të gjatë që mund të përfundojë në një marrveshje të mirë tregtare.

13 Nëntor.

Mendje e shkathët dhe me parandjenjë. Personalitet mahnitës që tërheq shumë shokë në jetë. Mirë është të matni pak përqëndrimin tuaj diku. Ju pëlqejnë ndërrimet e shpeshta. Sukses nga një pronësi e madhe.

14 Nëntor.

Karakter serioz me aftësi të kuptojë të tjerët. Person praktik me ndjenjë të madhe pavarësie. Dhe gjithashtu dëshirë për të ndihmuar personat me më pak mundësi. Nganjëherë kjo mund të kthehet kundra jush. Keni  respekt për personat që janë më lart jush. Krijon vetë të ardhmen.

15 Nëntor.

Personalitet shumë I zgjuar. Botë sentimentale e qëndrueshme. Karakter artist dhe mahnitës, ju ndihmojnë të keni sukses profesional dhe jo karrierë afariste.

16 Nëntor.

Natyrë romantike, idealiste dhe ëndërrimtare. Ju pëlqen shoqëria e personave me gjendje ekonomike të madhe. Mirë është që ta luftoni se mund të keni probleme ekonomike nga besimi I madh që keni.

17 Nëntor.

Mendje e shkathët me parandjenjë të madhe. Duhet të vlerësoni vlerën e përqëndrimit në një qëllim. Një anë e horoskopit tregon lodhje të madhe. Personalitet interesant me ndjenjë humori që tërheq shumë shoqëri.

18 Nëntor.

Mendje e shkathët, I sinqertë dhe me parandjenjë të madhe. Sukses I madh I pret personat e kësaj date sidomos në avokati, gazetari dhe ndërrmarje. Duhet të dalloni të saktën dhe të gabuarën që të mos keni ndonjë dëm të madh.

19 Nëntor.

Mendje ideale dhe me ide të padëgjuara. Një anë e horoskopit tregon kënaqësi të lehtë, diçka që ju vështirëson në kalimin e pengesave. Keni vetëbesim dhe mësoni mënyra praktike për sukses.

20 Nëntor.

Magnitizëm të madh. Personat e kësaj date janë të ndjeshëm në ftohje dhe mirë do të bëjnë të marrin masat e duhura dhe tu ikin ndërrimeve të menjëhershme të kohës. Anë e horoskopit tregon sukses ne degën e afarizmit.

21 Nëntor.

Natyrë e këndshme, me mirësjellje dhe ndjenja të ngrohta. Zemërgjerësi për të ndihmuar të tjerët. Dëshirë të madhe për të arritur shumë gjëra njëkohësisht. Duhet të mësohen të përqëndrohen në një qëllim por dhe të mbarojnë dicka para se të fillojnë një tjetër. Natyrë dashurore mahnitëse dhe shumë e njohur tek seksi I kundërt.

22 Nëntor.

Parandjenjë. Kërkimi I vazhdueshëm I dijes e çon në suksese ekonomike. Ka karrierë tregtare ose shkencore. Por për fat të keq ka vështirësi. Personat e kësaj date kanë talent në kërkim dhe filozofi.