Back
  /  Astrologjia   /  Planetet dhe shtepite zodiakale sot   /  Afërdita tek Dashi: Të dua këtu dhe tani !

Afërdita tek Dashi: Të dua këtu dhe tani !

Dashuria bëhet më e pavarur dhe aventuriere nga data 7 deri në 31 mars, ku Afërdita entuziaste dhe impulsive tek Dashi ushqen marrëdhëniet me entuziazëm dhe gëzim.Tani më Afërditën tek Dashi nuk nguroni të kërkoni atë që dëshiron, qoftë në dashuri ose në financa duke pasur vetëbesim dhe vetërespekt.Nëse dëshironi dikë apo diçka, ai mundoheni për ta fituar atë, në mënyrë të qartë, pa analiza apo mendime serioze.Në të njëjtën kohë,Afërdita në këtë shenjë është shumë konkurente dhe egoiste. Afërdita tek Dashi nuk ka durim, e di se është e veçantë dhe nuk ka nevojë ta vërtetojë atë tek të tjerët.Tregon qartë se çfarë dëshiron dhe e kërkon më mënyrë të drejtpërdrejt.Por ka nevojë për vëmendje nga data 23 mars deri më 15 sepse Merkuri është ne drejtim të kundërt dhe jo të favorshme për dashuri të reja, qe fillimisht mund të  bëjnë përshtypje megjithatë nuk janë premtuese për të ardhmen, por jepën shanse të dyta për dashuritë e vjetra!

Lexoni më shumë rreth Merkurit në lëvizje në drejtim të kundërt këtu.

Kalimi I Afërditës tek shenja e Dashit aktivizon shenjat Dashi,Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi, u jep mundësi dhe takime të papritura tek  Binjakët dhe Ujoret, duke sjellë humor të mirë dhe lehtësime tek Luani dhe Shigjeraret. Nga data 7 deri në 15 mars ndikimi i Afërditës ushtrohettek ata të dhjetë ditëshit e parë të shenjave, dhjetë ditëshi i dytë aktivizohet nga data 15 të 23 mars dhe nga 23 deri më 31 mars ndikohen ata që kanë lindur në dhjetë ditëshin e tretë të shenjave.

Këndet që formon Afërdita kur kalon tek Dashi

Në 9 mars, Afërdita formon katërkëndesh me Saturnin.

(Afërdita tek Dashi formon katërkëndesh me Saturn tek Bricjapi)

 

Në 20 mars, Merkuri takohet me Afërditën.

Merkurin krah më Afërditën tek Dashi: Dashuria fillon nga mendja

 

Në 24 mars, Afërdita formon katërkëndesh me Plutonin.

(Afërdita tek Dashi formon katërkëndesh më Plutonin tek Bricjap)

 

Në 29 Mars, Afërdita takon Uranin.

(Afërdita në krah me Uranin tek Dashi)

 

Ndikimi i Afërditës tek Dashi dhe shenja juaj

Dashi: Forca juaj, pasioni dhe nismat që ndërmerrni në dashuri janë në focus,falë Afërditës në shenjën tuaj. Ju shprehni dëshirat dhe ndjenjat tuaja më lehtësi dhe nuk tërhiqeni derisa të keni personin që ju intereson. Ju ndoshta keni një dashuri më shikim të pare, ju reflektoni  bukuri dhe kjo tërheq vëmendjen e kandidateve për partnerët tuaj. Shpenzoni para për përmirësimin e pamjes suaj për t’u bërë më mbresëlënëse ose për të  filluar një sipërmarrje të re. Afërdita pasuron jetën tuaj me përvoja të reja që ju terheqin nga zona juaj e rehatisë dhe mundëson zhvillimin tuaj.Ju mund të gjeni një dashuri të re ose të rinovoni marrëdhënien tuaj,madje të nisni biznesin që keni ëndërruar gjithmonë.Gjithashtu Merkuri ju bën të rimendoni shumë gjera!

Demi:Do ju duhet më shumë kohë për veten tuaj, ju doni të bëni një pushim nga veprimtaria juaj shoqërore sepse Afërdita lëviz në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë. Edhe pse mund të filloni projekte të reja ose të njihni një dashuri të re, nuk duhet të nxitoni. Nëse keni disa çështje të pazgjidhura nga e kaluara, tani është koha për t’u marrë me ato. Njerëz të dobishëm dhe përkrahës janë rreth jush, prandaj mbështetuni tek ata. Planeti i harmonisë mund t’ju çojë në shërimin e plagëve të shpirtit tuaj nëse jeni gati për tu afruar më botën tuaj të brendshme.Dëgjoni ndërgjegjën tuaj dhe parandjënjen tuaj, është çelësi i zhvillimit tuaj dhe për të ndryshuar jetën tuaj për të mirë. Mos kini frikë të qëndroni në vetminë tuaj dhe të meditoni, por qëndroni larg merrëdhënieve që skanë një rrugëdalje  me njerëz që nuk janë të disponushëm për ju.

 

Binjakët: Do të ketë entuziazëm, lëvizje dhe miqësi në jetën tuaj për shkak se Afërdita në shtëpinë tuaj miqësore të njëmbëdhjetë.Ju keni më shumë kohë për t’u argëtuar dhe për të pasur një kohë të mirë me miqtë, ndoshta edhe tani po flisni më shumë në internet ose të jepni seminare. Ju jeni më të përfshirë në aktivitete në grup dhe në komunitet, mund të bëheni udhëheqës duke drejtuar një ekip. Takoni njerëz të rinj me të cilët ndjeni se përshtateni nga momenti i parë ose përfshiheni në një grup të ri. Miqtë e rinj rinovojnë jetën tuaj, ju takoni njerëz me të vërtetë të mahnitshëm që janë në harmoni me vlerat tuaja dhe filozofinë e jetës. Ju keni shumë popullaritet,bëni biseda filozofike me miqtë tuaj, keni një profil mbresëlënës në mediat sociale!

Gaforrja:Karriera juaj është në qendër të interesit tuaj, ndërsa Afërdita nga shtëpina juaj e dhjetë ambicioze ju jep një drejtim rritje. Mos hezitoni të ndërmerrni një udheheqje të re, qoftë e shoqëruar me përgjegjësi shtesë. Si një shenjë impulsive ju keni një vrull brenda jush edhe nëse fshihni aftësitë tuaja të shkëlqyera nga modestia. Me intuitën dhe mençurinë tuaj,mund të bëhëni një udhëheqës i shkëlqyesher.Ju mund të befasoheni me veten tuaj,duke shfaqur anën tuaj konkurrente,por duhet të jeni të kujdesshëm për të mos u përfshirë në konfliktet në vendin e punës, sidomos me njerëz që duan të vjedhin lavdinë dhe vendin tuaj. Tani ju do të jeni të apasionuar me fitoren, ju luftojni me çdo kusht për të arritur një qëllim, prandaj kontrolloni impulset tuaja.Nëse ju tregoni agresiv më të tjerët, do të jeni vetëm në krye, duke larguar njerëzit që mund t’ju ndihmonin.

Luani :Ju takoni njerëz të rinj, njerëz me prejardhje të ndryshme kulturore, hapni dyert për mundësi të reja falë Afërditës në shtëpinë tuaj të shtatë. Në vend që të shkoni në vendet te zakonshme ose të jeni me njerëz të zakonshëm,bëni diçka ndryshe ose takoni miqtë që janë në vende të tjera ose vendosni të bëni një udhëtim.Ju madje mund të bini në dashuri me një person që jeton larg qytetit tuaj ose ka një kulturë të ndryshme. Në përgjithësi, njiheni me njerëz që jetojnë larg nga ju dhe kështu zgjasin rrezën tuaj të kërkimit. Mund të bëni udhëtime qoftë dhe në kuptimin figurativ jeni në një faze që doni të mësoni rreth kulturave të huaja apo filozofi dhe fe të reja sepse tani shqetësimi juaj kryesor është të merrni njohuri.

Virgjëresha:Ju keni mendjen tuaj tek paratë dhe rritjen e kursimeve tuaja sepse  Afërdita lëviz në shtëpinë tuaj të tetë të energjisë dhe të ardhurave pasive. Ju tani mendoni se do të fitoni më shumë fuqi dhe pushtet nëpërmjet pasurisë.Ju mund të investoni në fillimin e një sipërmarrje të re fitimprurëse ose të mblidhni fonde për të filluar një biznes të ri. Ju gjithashtu mund të tregoni interes në tregun e pasurive të paluajtshme, kështu që është një kohë e mirë për blerje ose shitje.Promovimi i biznesit mund të tregohet gjithashtu fitimprurëse. Ju mund të bëni një partneritet të ri ,ka mundësi të bëni një zgjidhje të mirë financiare për borxhet tuaja ose të keni një rimbursim. Afërdita ju bën të guximshëm për të marr  iniciativa dhe të gjeni mënyra për të rritur të ardhurat tuaja. Ju e dini shumë mirë që ju nuk do të fitoni asgjë nëse nuk guxoni por kini kujdes kur Merkuri do të jetë ne drejtim të kundërt.

Peshorja:Komunikimi juaj i natyrshëm vjen në sipërfaqe falë sundimtarit tuaj, Afërdita në shtëpinë tuaj të shtatë,të pjesa e marrëdhënieve.Pra, bëheni më entuziastë në dashuri, prandaj merrni iniciativën për t’u afruar më personit që ju intereson. Nëse jeni në një lidhje, ju vini më afër më partnerin tuaj, por sigurohuni që të vendosni egoizmin tuaj më një anën dhe mos krijoni stress tek i dashuri juaj.Përpiquni të mbështesni aspiratat e tij për javët e ardhshme. Ndërmarrjet e reja në ambjentin profesiional favorizohen edhe nga Afërdita, kështu që ju jepet mundësia për të bashkuar forcat me dikë dhe për të pasur fitime reciproke. Ju mund të krijoni një partneritet që ju lejon të keni autonomi por dhe bashkëpunim në të njëjtën kohë.Por kini kujdes nga  Merkuri përball jush që ju bën të rishikoni lëvizjet në marrëdhëniet tuaja.

Akrepi: Afërdita në shtëpinë tuaj të gjashtë,të jetesës e shendetshme dhe në javët e ardhshme është ideale për të përmirësuar kushtet e jetës dhe punës tuaj të përditshme.Ju keni më shumë energji  dhe lini pas detyrimeve që prishin paqen tuaj të brendshme.Ju bëheni më të organizuar dhe qendrushëm,ndiqni një program që ju ofron bazat për prespektiva të sigurta dhe të forta. Ju do të jeni shumë aktiv dhe energjik në punën tuaj, do të ndiheni sikur keni për të arritur shumë gjera, megjithatë përpjekjet tuaja do ju çojnë drejt suksesit. Nëse ndiheni të gati të nisni diçka të re, por nuk jeni të sigurt atëherë lëvizni dhe mos kini frikë, merrni iniciativa. Ju gjithashtu mund të shkoni në një palestër ose nëse jeni atlet, prisni që performancat tuaja të rriten.

Shigjetari: Jeta juaj sentimentale bëhet më energjike,e gëzueshme dhe optimiste falë Afërditës në shtëpinë tuaj së pestë,të dashurisë. Nëse jeni vetëm, mos hezitoni të merrni iniciativën për t’u afruar më personit që ju intereson, të bëheni të guximshëm dhe të aktiv në dashuri.Ndiheni të rifreskuar dhe të rinovuar sepse një dashuri e madhe dhe pasionante ju godet tek porta e zemrës suaj.Nëse jeni në marrëdhënie  kaloni kohë partnerit tuaj, tani nuk jeni të interesuar për të ardhmen por të ndjeni gëzimet dhe kënaqësit të momentit. Afërdita mund t’ju sjellë shtatzëni. Ju gjithashtu mund të krijoni një vepër ose të merrni një sipërmarrje të re që pranon mbledhjen dhe ndjekjen e audiencës suaj. Talentet tuaja vijnë në sipërfaqe ,promovoni një punë të re, po tregoni aftësitë tuaja. Ndoshta jeni duke bërë një ndryshim rrënjësor në pamjen tuaj nëse nuk jeni ndjerë mirë me veten kohët e fundit.

Bricjapi: Shtëpia juaj bëhet një vend  aktiviteti intensiv, ndërsa Afërditë lëviz në shtëpinë tuaj të katërt,në sektorin e shtëpisë dhe të familjës.MUnd të mirëprisni në shtëpi njerëz që keni kohë për parë ose thjesht kaloni më shumë kohë me të dashurit tuaj ndoshta ftoni të afërmit tuaj ose partnerin tuaj për darkë.Ose jeni ende duke sistemuar shtëpinë tuaj për të punuar më qetësinë tuaj dhe për të zhvilluar një nga projektet tuaja me pasion.Familja merr një pjesë të rëndësishme të jetës suaj, kështu që ju u jepni të dashurve tuaj prioritet, duke e vendosur mënjanë punën tuaj për një kohë. Ju afroheni më pranë familjes dhe partnerit tuaj, por ju jeni më të brisht emocionalisht dhe kujdeseni për të dashurit tuaj. Përfundimisht, ka  ngjasa të përqendroheni në atë që ju mungon nga jeta juaj emocionale.

Ujori:Ju jeni në lëvizje të vazhdueshme dhe të angazhuar në aktivitete të shumta falë Afërditës që favorizon komunikimin tuaj duke qenë në shtëpinë tuaj të  tretë ,në pjesën sociale.Ju merrni përvoja të reja edhe duke diskutuar me të huajt, ndoshta bëni edhe një udhëtim të shkurtër.Ju mund të zbuloni hobi të reja, të filloni një marrëdhënie të re ose thjesht të bëni njohje të reja. Ju mund të gjeni njerëz që zgjojë entuziazmin dhe pasionin tuaj për jetën, ose të negocioni për një marrëveshje të re, ose partneritete të reja apo edhe një marrëdhënie të re platonike.Tani jeni duke kërkuar shumëllojshmëri dhe aktivitet në jetën tuaj, jeta juaj nuk do të jetë fare e mërzitshme.Ju mund të bëhëni lider në përpjekjet e ekipit ose në çështjet lokale të qytetit tuaj. Marrëdhënia juaj me  vëllan, fqinjit apo partnerin është e fortë dhe së bashku do të gëzoni përvoja të reja do merrini pjesë në aktivitete të fuqishme dhe do pranoni ftesa.

Peshqit: Ju bëheni më energjik dhe përmirësoni gjendjen tuaj financiare falë Afërditës në shtëpinë tuaj të dytë tek pjesa e parave.Tani e shihni jetën dhe të ardhurat tuaja më mënyrë logjike dhe praktike, ju jeni më të qëndrueshëm në jetën tuaj erotike.Ju do të jeni shumë të zënë dhe të përqendruar rreth financave tuaja, ju mund të filloni negociatat për një marrëveshje të re ekonomike. Menaxhoni paratë me kujdes në mënyrë që të mos shpërndani më shumë nga  sa fitoni. Afërdita ju kërkon të bëni një planifikim të  mençur financiar në mënyrë që të mund të kurseni për kohë të vështira ose për një blerje e një sendi apo objekti që vlera e të cilit do të rritet  në të ardhmensi një vepër arti, për të filluar biznesin tuaj ose për të blerë një apartament